Një zbulim kulturor në 30-vjetorin e pafestuar të Lasgush Poradecit

October 21, 2017 11:11

Një zbulim kulturor në 30-vjetorin e pafestuar të Lasgush Poradecit

Nga MOIKOM ZEQO

(POEMA E PANJOHUR E LASGUSHIT E VITIT 1921 BOTOHET PER HERE TE PARE MBAS 96 VITESH )

Ne 12 nentor 2017 mbushen plot 30 vjet nga vdekja e poetit te madh Lasgush Poradeci-per fat te keq Ministria e Kultures nuk e shpalli fare kete Vit Jubilar te Lasgushit.
Une jam ne perfundim te nje libri studimor dhe eseistik kushtuar lirikut te shquar .
Midis te tjera shtjelloj edhe Lasgushin si piktor.

***
Në dorëshkrimet e poetit, Lasgush Poradeci ruhet e papublikuar edhe një tekst poetik, i shkruar në gjuhën rumune, që mban titullin “Poemul” (“Poema”).
Në vitin 2000, Maria, e bija e Lasgushit e solli kopjen e këtij teksti në rumanisht në Arkivin e Muzet Historik Kombëtar.
Poema duket e çuditëshme, dhe ka një humor transparent, që krijon një ndjenjë gazmore ,por jo pa nuanca edhe ironike.
Lasgushi e ka shkruajtur këtë poemë gjatë pesë ditëve të konkursit për pranimin në Akademinë e Arteve të Bukura të Bukureshtit, ku si djalë i ri ai konkuroi për të studiuar në degën e pikturës në vitin 1921.
Poema e shkruar në formën e një ditari, ndahet në pesë pjesë, pikërisht për të pasqyruar pesë ditët e konkursit, nuk ka asnjë të dhënë konkrete për ditët, apo muajt në të cilin është shkruar.
Shkrimtari Dionis Bubani bëri një përkthim në shqip të këtij krijimi. Përkthimi i Bubanit është i vlerëshëm dhe i këndshëm.
Në bisedat e mia me Dionis Bubanin (tashmë i ndjerë) kam mësuar se përkthimi i tij ka respektuar origjinalin e shkruar në rumanisht,
Bubani është munduar që t’i përshtasë vargjet dhe strofat me rinë në shqip, për të bërë një lloj identifikimi gati dhe tingëllor të ritmit dhe të rimave në rumanisht, të kësaj poeme – ditar.
Dionis Bubani ishte gjithashtu një njeri që shkruante, madje dhe mendonte në dylingue: edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën rumune.
***
Kush është narrativa e poemës?
Te “Poezia e ditës së parë” tregohet se në sallën e madhe, ku bëhej konkursi i pikturës kishte plot djem dhe vajza, që janë të shqetësuara dhe vijnë vërdallë, por që bëjnë edhe shakara.
Befas në sallë hyn Sekretari me një vështrim plot autoritet, në atë çast djemtë dhe vajzat “heshtin siç hesht një sahat”.
Dita e dytë paraqitet me dy strofa. Modeli për t’u vizatuar ishte një skulpturë e Venerës (ndoshta replika e Venerës së Milosit), por që ngjan ankthshëm “si statujë përmbi varr!”.
Konkuruesit nisin të vizatojnë mbi letrat e bardha. Sipër është tavani i tejdukshëm “si një Muzë ndër vegime”.
Edhe Dita e tretë regjistrohet nga Lasgushi me dy strofa.
Kjo ditë “erdhi shpejt si pa kuptuar”. Djemtë dhe vajzat konkurente ndjejnë një lloj ekstaze si në Eden.

MOIKOM ZEQO

Kjo ekstazë metaforizohet si ndjesitë e Adamit dhe Evës.
Ne nuk dimë se çka bërë Lasgushi i ri dhe si e ka vizatuar statujën e Venerës gjatë tre ditëve.
Por ai shikon edhe skicat edhe vizatimet e të tjerëve.
Midis tyre ka disa të talentuar. Lasgushi e titullon një strofë pasuese “Një poezi më vete”, por shton edhe fjalët “në vend të nënshkrimit, te skica e një konkurenti”.
Konkurentët kanë bidesuar në pushimet kohore me njëri – tjetrin. Dikush thotë “jam artist”, një tjetër thotë “jam poet”.
Për veten Lasgushi shkruan vargun “Unë hesht si një Profet”.
“Kënga e ditës së katërt” përbëhet nga tre kuplete.
Një kupletë është bërë nën vizatimin e një kandidati të rreptë që quhet Nikifor Radulesku.
Kupleti i dytë i kushtohet një djali me emrin Manu, por që e ka bërë si karikaturë vizatimin.
Kupleti i tretë i kushtohet artistit të ri me emrin Barkus.
Në fund është edhe një poezi me dy strofa kushtuar “Zonjushës Maurika”. Është një motiv intim.
Lasgushi i ka bërë portretin Maurikës, që ajo “ta kujtonte”.
“Poezia e Ditës së pestë”, ku sipas shënimit të Lasgushit ka qenë ditë e premte.
Dita e paraqitjes së punimeve para Komisionit Vlerësues.
Janë gjashtë strofa, ku toni gazi humoristik vërshon.
Një pjesë e konkurentëve nuk e kishin mbaruar dot vizatimin.
Disa janë të pakënaqur.
Dikush shkollën “Belle Arte” për shkak se nuk pati fat të fitonte e mallkon për t’u shkrumbosur nga një zjarr.
Poema përfundon me një “Lamtumirë” me dy strofa, ku u drejtohet artistëve të rinj, qofshin ata që një ditë mund të rriten me përmasat e gjigandëve, qoftë dhe ata të cilët do të mbeten në përmasat e shkurtabiqëve, kanë përshëndetje dhe nderime nga autori i poemës.

POEMA

(E pesë ditëve të konkursit për pranimin në vitin e parë dhe të katërt në Shkollën e Arteve të Bukura ,në Bukuresht.)

Poezia e ditës së parë

Në një kënd të Bukureshtit,
Në shkollën e Arteve të Bukura,
Se ç’u mblodhën si ndër përralla
Djemtë dhe vajzat belkëputura.

Në Sallën e madhe të Pikturës
Për në konkurs po vizatojnë,
Dhe tek krijojnë pëshpërisin
Ato që zemrat u këndojnë.

Disa bëjnë plot shakara,
Ca nga halli vijnë vërdallë, –
Me vështrimin fort të rreptë
Sekretari hyn në Sallë!

Ëmbël duke buzëqeshur,
U avitet, kaq e pat:
Mbetën shtang djemtë dhe vajzat
Heshtin siç hesht një sahat…

Strofat e ditës së dytë

Po hesht Venera, po heshtin
Në mjedisin qelibar…
Oh, se ç’qetësi dhe paqe!
Si statujë përmbi varr!

Dhe tavani i tejdukshëm
Si një Muzë ndër vegime
Për secilin konkurent
Fal nga lart plot frymëzime…

Vargu i ditës së tretë

Ja, pra dhe dita e tretë
Erdhi shpejt si pa kuptuar;
Dhe djelmoshat edhe vajzat
Sikur janë të gëzuar;

Sikur ndjejnëAdami dhe Eva
Një ekstazë si në Edén,
Vizatoi djali dhe vajza…
Dhe atyre u pëlqen…

Një poezi më vete

(Në vend të nënëshkrimit te skica e një konkurenti)

Kur nuk jam fort i trishtuar,
Shkruaj, o bëj një portret –
Dikush thotë se jam artist,
Tjetra thotë se jam poet,
Unë hesht si një profet…

Kënga e ditës së katërt

Kupleti nr. 1

(Nën vizatimin e profilit të një kandidati të rreptë)

E Venerës fort antike,
Je krenari autor!
I ri është dhe na quhet
Radulesku Nikifor.

Kupleti nr. 2

(Nën karikaturën krijuar një ardeleani)

Kush na qënkërka djaloshi?
Ëngjëll a shejtan vërtetë?
S’është as shejtan, as ëngjëll:
Zoti Manu, dora vetë…

Kupleti nr. 3

(Nën skicën e krijuar një artisti mendimtar)

Ky njeri është artisti
Me emrin Barkush:
E krijoi për të piktori
I cili quhet Lasgush.

Zonjushës Maurika

Pasi biseduam,
Lodhja s’të shkoi bosh,
Ta bëra portretin;
Që të më kujtosh.

Por nuk di se kush
I përmëndi mikes
Mua më je lutur?
O unë Maurikes?

Poezia e ditës së pestë

(Teza e të premtes)

Në konkursin e së premtes
Erdhën mjaft të rinj të mbarë:
Vajza fort të ndrojtura,
Djema guximtarë.

Dhe u mblodhën që të gjithë
Për tezën përfundimtare;
Seç vërshuan nëpër salla
Pa e çarë kokën fare.

Por asnjeri nuk arriti
Vizatimin ta mbarojë:
Dhe e mënçura dhe i marri
Mbetën më gishin në gojë…

– “O ti nudo, o ti nudo!
Muzë që nuk turpërohesh!
Kush na thotë të vërtetën,
Pse je zverdhur dhe ankohësh?…”

– “Rri e çmendur mes sallonit,
Shtang kam mbetur, ndjenj një njollë,
Se nuk e mora provimin
Dhe kam mbetur sot pa shkollë…”

O ti shkollë “Belle Arte”,
Që fatin na ke përdhosë:
Mos të jesh kurrë e lumtur
Zjarri ty të të shkrumbosë!…

Lamtumirë

A jeni gjigandë,
Apo shkurtabiqë,
Me mall ju përshëndes
O të dashur miq!

Qofshit porsi dimëra,
O të trishta fare.
Përshëndetje dhe nderime
Artiste krenare!

Nenshkruar : P. LASGUSH

Shqipëroi nga gjuha rumune Dionis Bubani

October 21, 2017 11:11
Komento

24 Komente

  1. Nausika October 21, 11:47

    Lasgushi, qe një nga artistët, që më gjithanshëmrinë e tij, venit të gjitha ata poetët e artistët e oborrit diktatorial…

    Aftësitë e tij si poet e piktor, jam shumë e bindur, se do t’i bindin brezat e ardhshëm, që në Shqipëri nga 1944 e deri më sot, po harrohen ata artistë, që do na bënin vërtetë krenar, që jemi shqiptarë…

    U bëftë ky emër një kushtrim, që të zbulojmë thesaret tona të vërtetë, të panjollosura nga bashkëpunimi me diktaturat!
    Bravo Dita…një ndër të lexojmë këto perla..

    Reply to this comment
  2. Ky duhej të ishte për çmim Nobel. Po ky nuk u përkthye në frëngjisht, si Kadareja... October 21, 12:17

    Lum si fëmijët e këtij artisti, që dikur, do gjejë vendin e duhur!
    Një gjigand i vërtetë, që mbeti i panjohur, në kohën, kur liliputët, na krijuan ato motrat e gjigandizmit megaloman të realizmit socialisi…
    T’a ngrejmë lart artistin, që u persekutua ..
    Ky është artisti shqiptar, për t’u marrë shembull….
    Vdiqe i panderuar, por e vërteta do fitojë dikur…

    http://www.gazetadita.al/nje-zbulim-kulturor-ne-30-vjetorin-e-pafestuar-te-lasgush-poradecit/#comment-684305

    Reply to this comment
    • Sa më i nderuar në kohën e diktaturës, aq më bashkëfajtorë është ai njeri... October 21, 18:06

      E pse kush i pyet njerzit në këtë vend, se cilin emër ti vëmë, çmimit letrar?
      Jani disa atje lart në kullën e kristaltë, që nuk duan t’ja dinë se çfarë thonë lexuesit..
      Mjaft, që t’i bëjnë elozhe njëri-tjetrit, sipas principit, ti më lavdëron mua sot, unë ty nesër dhe kështu nuk nderohen ata që ju takon, por përsëri, spiunat e dikurshëm, si Kadareja e Agolli, që çuan në litar, poetët e rinj!
      Gjë më skandaloze se kjo nuk ka..
      Edhe unë jam për, Lasgushin, Nolin, Fishtën, a Migjenin por jo për djajtë, për ata që mbështeten me gjithë fuqitë e tyre diktaturen e vllavrasjen!
      Kjo tregon edhe një herë se demokracia nuk ja ka hudh sytë akoma Shqipërisë…

      Reply to this comment
  3. Bardha October 21, 12:19

    Një thesar i vërtet!
    Po si nuk qenka botuar, o Zot!

    Reply to this comment
  4. Adi October 21, 12:20

    Në akoma nuk festojmë, ata qe e meritojnë..
    Duhet të ndryshojmë kendveshtrim…

    Reply to this comment
  5. Vera October 21, 12:26

    O Lasgushi,
    Fshehurazi kam pasë lexuar diçka prej tij, po kjo qe sot një dhuratë e vërtë..
    Më filloi dita mbarë…
    Sa keq që nuk e kemi njohur më parë..
    Më mirë vonë se kurrë…

    Reply to this comment
  6. Labi October 21, 12:27

    O Moikom, po ku ke qenë, ore?
    Na kenaqe..

    Reply to this comment
  7. Çmimi letrar, do duhet të kishte emrin, Poradeci.. October 21, 13:12

    Mirë thotë e bija, Maria, persekutimi komunist ndaj tij vazhdon, se përderisa nuk kujtohet, do me thënë, që po vazhdon të persekutohet…
    Po të ishte Ismaili Kadareja i ndershëm duhet të thoshte çmimi letrar, duhet të mos mbajë emrin tim, po të Lasgushit, po a është ai aq i ndershëm?
    http://www.radiandradi.com/maria-e-lasgushit-persekucioni-komunist-ndaj-babait-tim-vazhdon-interviste-nga-bardha-nergjoni/testata-kryesore/gazeta/

    Reply to this comment
  8. Dodona mbi Tomorr October 21, 13:25

    Lasgush Poradeci eshte vleresuar dhe botuar ne cdo kohe per aq sa e meritonte.Une e kam pasur poetin e dashur qysh ne vitet ’50 kur e studjonim si nje nga shkrimtaret me te shquar te pasqyruar ne antalogjine e letersise shqipe per shkollat e mesme; ndersa permbledhje me veprat e tij jane botuar qysh para viteve ’90.Nuk ka qene i persekutuar , sepse ka punuar si perkthys ne shtypshkronjen me te madhe ne ato vite “Naim Frasheri” ku punonin edhe shume shkrimtare e perkthys te tjere te shquar

    Reply to this comment
    • Ermira October 22, 08:51

      Dodona mbi Tomorr,
      kam qenë e apasionuar pas letërsisë dhe nuk më kujtohet që në gjimnaz, ( kam mbaruar tek gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë), të jetë permendur as dhe një fjalë për Poradecin apo Fishtën. Në biblotekën e babait pata gjetur një botim shumë të vjetërr, por në shkollë nuk na është dhënë që duhej t’a lexonim…pra, një poet, që na paska qenë dhe piktor, (këtë vit pashë portretin “Vajza me sy ngjyrë gjaku”, dhe është një kryevepër).
      Pra, vajza e tij ka thënë të vërtetën. Ai qe i mohuar, pra i persekutuar. Do doja që mediet t’i merrte nën lupë, këta thesaret shqiptare të mohuara.
      Ju shpreheni, “sa e ka merituar”, kush e përcaktoi sesa vlente një artist? Apo duhej të shkruajë, për Partinë,. që të ishe i denjë për t’u vlersuar…Ate e bënë shumë, por jo Lasgushi. Unë të paktën nuk di të ketë shkruar ..
      Na sqaroni o gazetarë, ju lutem….

      Reply to this comment
    • Berti October 22, 09:03

      A kështu, moj, Dodona, nuk na e paska merituar, sipas mendimit tënd, që ta njihnim piktorin poet?!
      Mu nuk më është e ditur, se e meritonte dikush më shumë, se ai të përkthehej në gjuhë të tjera, se të njihej, se është shumë më i gjithanshëm, se ata vllavrasesit shqiptar, Kadare e Agolli! Ata e kthyen pallton nga fryu era!…
      Po të njihte populli shqiptar, veten, do vlerësohej ndryshe, po ajo kasta e artistëve që i bënë elozhe diktatorëve, kanë lënë fëmijët e tyre, që vendosin kujt i jepen e çfarë emrash marrin çmimet..
      Në jetojmë akoma në diktaturë, vetëm kemi liri të flasim…

      Reply to this comment
  9. Sa më i nderuar në kohën e diktaturës, aq më bashkëfajtorë është ai njeri... October 21, 18:07

    E pse kush i pyet njerzit në këtë vend, se cilin emër ti vëmë, çmimit letrar?
    Jani disa atje lart në kullën e kristaltë, që nuk duan t’ja dinë se çfarë thonë lexuesit..
    Mjaft, që t’i bëjnë elozhe njëri-tjetrit, sipas principit, ti më lavdëron mua sot, unë ty nesër dhe kështu nuk nderohen ata që ju takon, por përsëri, spiunat e dikurshëm, si Kadareja e Agolli, që çuan në litar, poetët e rinj!
    Gjë më skandaloze se kjo nuk ka..
    Edhe unë jam për, Lasgushin, Nolin, Fishtën, a Migjenin por jo për djajtë, për ata që mbështeten me gjithë fuqitë e tyre diktaturen e vllavrasjen!
    Kjo tregon edhe një herë se demokracia nuk ja ka hudh sytë akoma Shqipërisë…

    Reply to this comment
  10. Rita October 21, 18:18

    O Dodona, a di ti të lexosh, se çfarë thotë e bija, Marija?
    Për të punuar kanë punuar dhe të persekutuarit, kush po thotë, se kanë ndenjur, po ai nuk u nderua….sa e meritonte….dhe besoj se kjo nuk ka nevojë, për diskutim..http://www.radiandradi.com/maria-e-lasgushit-persekucioni-komunist-ndaj-babait-tim-vazhdon-interviste-nga-bardha-nergjoni/testata-kryesore/gazeta/

    Reply to this comment
  11. demo October 21, 21:33

    Nuk eshte ndonje zbulim per tu krenuar.Bejtet miqesore te Lasgushit kane nje vlere statistikore se mbajne firmen e poetit te Nositit.

    Reply to this comment
    • Mira October 22, 09:09

      O Demo,
      Këto janë përkthime..Jo origjinale.
      Kam lexuar prej tij, vërtet shumë, shumë të bukura.
      Keto përkthime, janë më shumë për të ditur jeten e tij, si ditar, po jo për vlera poetike…
      Ka shqiptarë, që nuk e dinë, se ekzistonte.
      Apo ke mendim tjetër ti?

      Reply to this comment
    • Lira October 22, 11:44

      Poezia e përkthyer, nuk duhet gjykuar kurrë!
      Ky është një ditar me vlera historike, sesa poetike…

      Reply to this comment
  12. Ermira October 22, 08:51

    Dodona mbi Tomorr,
    kam qenë e apasionuar pas letërsisë dhe nuk më kujtohet që në gjimnaz, ( kam mbaruar tek gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë), të jetë permendur as dhe një fjalë për Poradecin apo Fishtën. Në biblotekën e babait pata gjetur një botim shumë të vjetërr, por në shkollë nuk na është dhënë që duhej t’a lexonim…pra, një poet, që na paska qenë dhe piktor, (këtë vit pashë portretin “Vajza me sy ngjyrë gjaku”, dhe është një kryevepër).
    Pra, vajza e tij ka thënë të vërtetën. Ai qe i mohuar, pra i persekutuar. Do doja që mediet t’i merrte nën lupë, këta thesaret shqiptare të mohuara.
    Ju shpreheni, “sa e ka merituar”, kush e përcaktoi sesa vlente një artist? Apo duhej të shkruajë, për Partinë,. që të ishe i denjë për t’u vlersuar…Ate e bënë shumë, por jo Lasgushi. Unë të paktën nuk di të ketë shkruar ..
    Na sqaroni o gazetarë, ju lutem….

    Reply to this comment
  13. Berti October 22, 09:03

    A kështu, moj, Dodona, nuk na e paska merituar, sipas mendimit tënd, që ta njihnim piktorin poet?!
    Mu nuk më është e ditur, se e meritonte dikush më shumë, se ai të përkthehej në gjuhë të tjera, se të njihej, se është shumë më i gjithanshëm, se ata vllavrasesit shqiptar, Kadare e Agolli! Ata e kthyen pallton nga fryu era!…
    Po të njihte populli shqiptar, veten, do vlerësohej ndryshe, po ajo kasta e artistëve që i bënë elozhe diktatorëve, kanë lënë fëmijët e tyre, që vendosin kujt i jepen e çfarë emrash marrin çmimet..
    Në jetojmë akoma në diktaturë, vetëm kemi liri të flasim…

    Reply to this comment
  14. Mira October 22, 09:11

    O Demo,
    Këto janë përkthime..Jo origjinale.
    Kam lexuar prej tij, vërtet shumë, shumë të bukura.
    Keto përkthime, janë më shumë për të ditur jeten e tij, si ditar, po jo për vlera poetike…
    Ka shqiptarë, që nuk e dinë, se ekzistonte.
    Apo ke mendim tjetër ti?

    Reply to this comment
  15. Asdreni October 22, 09:15

    Ky ditar gjimnazisti, tregon se ka qenë, vërtet, i denjë për artist!
    Ne shqiptarët, mohojmë të mirën..
    Turp per Ministrine e Arsimit e Kultures, sot, që nuk korigjon gabimet e të shkuarës..

    Reply to this comment
  16. Lira October 22, 11:44

    Poezia e përkthyer, nuk duhet gjykuar kurrë!
    Ky është një ditar me vlera historike, sesa poetike…

    Reply to this comment
  17. demo October 22, 12:54

    Lasgushi studioi per pikture ne Rumani.Vargjet jane te Lasgushit;jane bejte miqesore per shoket e klases ne rumanisht.Po ti vleresonte te rtendesishme,do ti kish shqiperuar vete.Marrin vlere sepse jane te Lasgushit.
    Per analogji po te tregoj nje anekdote te piktorit te famshem Pikasso..Piktori ishte ne stacionin e trenit,kur ju afrua nje grua qe i kerkoi lemoshe.Ai nxorri nje leter vizatimi,zhgarraviti dicka aty per aty,nenshkroi me firmen e tij dhe ja dha gruas,-C`ta dua une kete?-pyeti gruaja.Menje here ne drejtim te saj u sulen disa persona,duke ja mbushur duart me para,,kush e kush t`ja rrembente zhgarravinen e nenshkruar nga Pikasso!!!!!

    Reply to this comment
  18. Dodona mbi Tomorr October 22, 15:53

    Pershendetje Ermira ! Edhe une jam nji dashamires i letersise artistike e ne menyre te vecante i poezize .Tekstin te cilin e kam cituar eshte :Teksti i letersise se re shqipe per shkollat e mesme botim i vitit 1950 .Ne . qofte se jeni edhe ju dashamireste letersise, sikunder shpreheni , ne qofte se keni deshire , une ja u jap tekstin per tu bindur se Lasgush Poradeci eshte nji nga shkrimtaret e studjuar dhe qe ne kete tekst
    pershkruhet ne faqen 190 , me veprat; Vallja e lulevet ; me poezite; Kroi i fshatit tone dhe Poradeci . Me vone une , si nji dashamires i poezise se tij kam lexuar edhe nji poezi te tijen: Elegji per Reshit Collakun , te cilen nuk di nese ju do ta kini lexuar ndonjihere apo jo!

    Reply to this comment
  19. Dodona mbi Tomorr October 22, 15:54

    Pershendetje Ermira ! Edhe une jam nji dashamires i letersise artistike e ne menyre te vecante i poezize .Tekstin te cilin e kam cituar eshte :Teksti i letersise se re shqipe per shkollat e mesme botim i vitit 1950 .Ne . qofte se jeni edhe ju dashamireste letersise, sikunder shpreheni , ne qofte se keni deshire , une ja u jap tekstin per tu bindur se Lasgush Poradeci eshte nji nga shkrimtaret e studjuar dhe qe ne kete tekst
    pershkruhet ne faqen 190 , me veprat; Vallja e lulevet ; me poezite; Kroi i fshatit tone dhe Poradeci . Me vone une , si nji dashamires i poezise se tij kam lexuar edhe nji poezi te tijen: Elegji per Reshit Collakun , te cilen nuk di nese ju do ta kini lexuar ndonjihere apo jo! ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*