Njëmijë policë në plazhe, drejtorëve u ndalohen pushimet verore

July 14, 2018 15:32

Njëmijë policë në plazhe, drejtorëve u ndalohen pushimet verore

Më shumë se 1000 efektivë policie nga Tirana por edhe qytete të tjera, janë transferuar përkohësisht në zonat bregdetare të vendit me qëllim forcimin e masave të sigurisë gjatë sezonit turistik.

Komandimi i efektivëve, kryesisht i atyre të rendit dhe krimeve është një domosdoshmëri në kushtet kur stacionet policore në zonat bregdetare apo komisariatet kanë numër të limituar punonjësish dhe nuk e përballojnë dot menaxhimin e fluksit të pushuesve shqiptarë dhe të huaj që frekuentojnë këto zona.

Shumica e forcave shtesë policore janë dislokuar që në fillim të korrikut në bregdetin e jugut por edhe në zona të tjera ndërkohë që kufizime do ketë edhe për drejtuesit e policisë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu janë pezulluar edhe lejet e pushimit për titullarët e policisë në drejtoritë e qarqeve deri në përfundim të sezonit turistik.

Masat i nxiti ngjarja e rëndë e Dhërmiut fundjavën e shkuar.

Në Vlorë ishte këtë të shtunë edhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë Policia e Shtetit në të gjitha pikat e kalimit kufitar po shpërndan flete palosje me këshilla për pushuesit e huaj në anglisht dhe italisht, për pushuesit nga Kosova dhe për emigrantët shqiptarë që kthehen për të pushuar në bregdet.

o.j/dita

July 14, 2018 15:32
Komento

2 Komente

  1. a ka njeri, te shpreh ide, per ndryshimin e ketij realiteti !?... July 14, 17:27

    Plazhet jane vdekja shpirterore e hallexhinjeve shqiptare . lokalet jane vdekja shpirterore e xhep shpuarve shqiptar . bizneset ne ne te gjitha fushat e ekonomise, jane vdekja shpirterore dhe ekonomike, e gjithe mases se ndershme te kombit shqiptar . cdo gje eshte korrupsion i gjalle . plazhet i ka zaptuar zullapi, bullo ose… i forti, zhulsi qafderri barkderri halabaku . po keshtu kulturen, politiken shtetin presidencen . cdo gje, cdo gje, cdo gje, eshte ne duarte e halabakeve, qe veprojne dhe me ndihmen e nje mase njerezish te mire arsimuar, por te manipuluar e mire perdorur, nga lukunia e halabakerise, qe eshte kudo dhe kurdohere presente, jo nje, por shume hapa para njerezve te ligjit (te ndershmeve) . ne keto kushte, cdo “arritje, zhvillim e perparim” kur jepet e trasmetohet, me ane te mediave, nga njerezit e shtetit, forcat shoqerore e politike, jo vetem qe nuk gezon njeri, po te ben per te vjell, nga nje ndjenje revolte, per t’a permbys kete realitet . por mjerisht raportet, korrupsion drejtesi, jane thellesisht ne favor te …pa drejtesise….

    Reply to this comment
  2. XXXL July 14, 18:07

    Shume foto domethenese.
    Plazhi i paster, nje reklame per te sjelle turiste te huaj.
    Dy police fringo me biciklete ne rere, qe marrin urdher nga nje rreshter dhe qershia mbi torte nje futbolliste qe po ben xhonglime me top-e.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*