Njëmijë vite burg, për ty janë shumë pak!

March 4, 2015 17:15

Njëmijë vite burg, për ty janë shumë pak!

(Jo vetëm satirë)

Arben Duka

Populli tani,

tek ty qaka hall,

po ti këtë popull,

e urren si djall!

 

Vetëm ti për hallet,

mos fol-o i marrë,

se ti disa herë,

popullin ke vrarë!

 

Vetëm ti mos fol,

more Katallan,

se ke zhdukur njerëz,

pa nam e nishan!

 

Kot që si i çartur,

tani shkumëzon,

sepse koha jote,

iku përgjithmonë!

 

Jo se je i plakur,

dhe me tru të thara,

por se përmbi popull,

ke bërë hatara!

 

Si mund të mbrosh ti,

fatet njerëzore,

kur vetë ke vulosur,

një kohë mortore!

 

Ti me mijëra varre,

në Atdhe ke hapur,

s’di pse drejtësia,

ende s’të ka kapur!

 

Me kohë qelinë

e ke pasur hak,

njëmijë vite burg,

për ty janë shumë pak!

 

Po një ditë patjetër,

do biesh në lak,

sepse Pinoçeti,

ishte dhe më plak!

 

Jo vetëm Janari,

nga pas të ndjek ty,

po me dhjetëra varre,

duan drejtësi!

 

Vetëm drejtësi,

çdo viktimë kërkon,

se sa kohë je jashtë,

si gjarpër kafshon!

 

Kafshon si një gjarpër,

vjell si një lubi,

se krimin dhe shpifjen,

ti i ke hobi!

 

Mijëra që të shohin,

nga ty sytë u dhëmbin,

si halenë tënde,

e ke bërë Kuvëndin!

 

Kuvëndit nga ty,

i ka dalë boja,

sepse ti në fakt,

dhjet më shumë nga goja!

 

Ne themi të gjithë:

“Si s’tu mbyll haleja?!”,

ti me ulërimë,

do zgjedhje të reja!

 

Kot që ulëret.

si kafshë – o idiot,

se zgjedhje të reja,

nuk provokon dot!

 

Zgjedhje nuk do ketë,

kurrë në Shqipëri,

nëse ti me Bandën,

nuk jep llogari!

 

Ajo që është thënë,

për ju do bitiset,

drejtësi do bëhet,

bota të përmbyset!

 

Kjo që po them unë,

është një postulat,

se për ty s’përmbyset,

këtu asnjë fshat!

 

Më kurrë s’do ta lëmë,

në dorë Shqipërinë,

në mos në qeli,

do shkosh në çmendinë!

March 4, 2015 17:15
Komento

9 Komente

  1. ani March 4, 19:23

    perle

    Reply to this comment
    • piro March 5, 11:35

      Poezi populli, fjale shpiti, te verteta e te sinqerta. Gjithmone me kane pelqyer poezit e Dukes, por ketu ka revolte, ka guxim e trimeri. Duke lexuar keto vargje njeriu qetesohet, se nulk i tha nje njeri sido …, por nje poet i pelqyer. Te faleminderit Arben Duka! Dhe here te tjera e ke shprehur deshiren e shumices, por ti nuk je nga ata qe demoralizohej. Po pres edhe une si ti. Dhe ne qofte se ato qe thua nuk behen shpejt, mos u dorezo edhe une do te shpresoj!

      Reply to this comment
  2. arber March 4, 21:12

    zoti te dhente jete o Arben duka e vec bekime pac

    Reply to this comment
  3. lumi March 5, 09:31

    I Madh je o Arben Duka

    Reply to this comment
  4. perla March 5, 14:15

    arben je imadhe ne poezit e tua,prandaj populli dhe shpresen dy
    uhet ta ket nga jugu
    , te me fali veriu, se bojen ja ka ncjer saliu.

    Reply to this comment
  5. pisi March 5, 16:20

    1 “poet” esht i madh kur vargjet e tij pasqyrojne ne menyre te DREJTE cdo lengim qe ka populli apo vendi i tij!!!!!!!!!!
    nqs vargjet e “poetit” ne fjal jan gjithmon te ngjyrosura ateher me vjen keq tju zhgenjej po ky esht 1 pseudopoet qe ben ham-ham kot e sa her i teket
    sa per komentin e pavlere pak me lart veri-jug eshte mira te vihet re nga administratori dhe te qerohet prej aty

    Reply to this comment
  6. colombo March 5, 17:36

    je si gjithmone i sakte dhe i drejte.te falenderoj z duka per mencurine dhe penen tende therese.

    Reply to this comment
  7. alqi March 5, 18:11

    Rrofte lideri i Demokracise Sali Berisha. Poshte blloku dhe bllokmenet e rinj.

    Reply to this comment
  8. Trebeshina March 5, 20:12

    Vetem ate poezin per Bled Fevziun dhe ate per ushtrin greke ke bere te bukura,me kete ja ke fute kot plako se ne radhe te pare nuk po marim vesh kujt ja kushton se nuk ka emer,pastaj cfare poeti je ti qe fjalet,hale,mut,gjarper band,kafsh,ulerim,lubi,krim,shpifje shoqerojn te famshmet vargje te tua?Nje ver ne uje ke bere!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*