Njerëz të mirë, gjykime të këqija

July 12, 2015 16:35

Njerëz të mirë, gjykime të këqija

Të supozosh se të gjithë myslimanët mendojnë njëlloj, për shkak të përkatësisë së tyre fetare, dhe se ata kenë “një mendje” në vend të mendimeve individuale, është një gabim po aq i madh sa të besosh se e di se çfarë kanë më mendje hebrenjtë, të krishterët, apo dikush tjetër.

Dhe të pretendosh se diçka e ndryshme, dhe nganjëherë e paqartë, sikurse është një besim fetar, mund të mbështetet në një pozicion të caktuar ideologjik, për shkak të disa teksteve të lashta, është krejtësisht çorientuese Nju Jork – Vidkun Kuisling, lideri fashist i kohës së luftës në Norvegji, emri i të cilit u shndërrua në sinonim të bashkëpunimit me të keqen, jetonte me gruan e tij në një vilë të madhe jashtë Oslos.

Kjo vilë aktualisht është rezidenca e Qendrës Norvegjeze për Studimet mbi Holokaustin dhe Pakicave Fetare, një transformim i mirë, i një vendi famëkeq. Në fillim të këtij viti, e vizitova këtë qendër për një ekspozitë interesante të kushtetutës së parë të Norvegjisë së pavarur, e shpallur në vitin 1814. Është një dokument jashtëzakonisht cilësor dhe progresiv, i hartuar nga studiues të shkolluar në histori, jurisprudencë dhe filozofi.

Disa ishin ekspertë në klasicizmin grek, të tjerët në hebraishten e lashtë; të gjithë ishin lexues të vëmendshëm të Kantit dhe Volterit. Kishte megjithatë një klauzolë të jashtëzakonshme: Neni II shpallte lirinë e fesë në shtetin Luterian, me speficikimin se “çifutët kishin disa kufizime në ushtrimin e besimit të tyre”. Kjo ishte e çuditshme edhe për kohën. Napoleoni, i mundur në të njëjtin vit, kishte siguruar të drejtat civile për çifutët në vendet që kishte pushtuar. Dhe vetëm para se klauzola të bëhej pjesë e ligjit norvegjez, Mbreti i Danimarkës, u kishte dhënë shtetësinë hebrenjve në mbretërinë e tij. Ajo që mbetet më interesantja mbi kushtetutën e Norvegjisë së vitit 1814, nuk është se ajo përmban këtë klauzolë, por arsyeja pse. Motivet e deklaruara të intelektualëve që e hartuan, nuk ishin raciste.

Ata nuk supozonin se çifutët, ishin biologjikisht inferiorë. Përkundrazi, çështja argumentohej në rrafshin e kulturës dhe besimit, me besimet dhe zakonet hebreje, që dukeshin të papajtueshme me vlerat moderne dhe të ndriçuara perëndimore. Një nga hartuesit e kushtetutës, Frederik Motzfeldt, argumentoi se hebrenjtë nuk do të asimiloheshin kurrë me njerëz e ndonjë vendi. Një tjetër, pohoi se Judaizmi i inkurajon ndjekësit e tij të mashtrojnë të krishterët dhe johebrenjtë e tjerë. Besosej se hebrenjtë, do të formonin gjithnjë një “shtet brenda shtetit”. Hartuesit e Kushtetutës, ishin padyshim të vetëdijshëm se hebrenjtë ishin persekutuar prej një kohë të gjatë në vendet e tjera, megjithatë arritën në përfundimin se ky nuk ishte një problem i Norvegjisë. Për Norvegjinë, ishte më mirë të mos i lejonte ata të bëheshin qytetarë, me të gjitha të drejtat si të tjerët. Ekspertët e kulturës hebraike, shpjeguan se kushtetuta e judaizmit dhe Norvegjisë ishin të papajtueshme.

Ligji i Moisiut, theksuan ekspertët, ishte kushtetuta e vetme që njihej nga çifutët, dhe për pasojë ai duhej patur frikë, një lloj si kritikët moderne të Islamit sot kanë frikë ligjin e Sharias. Pra, çështja kryesore ishte feja, jo raca – edhe pse të dyja mund të ngatërrohen lehtësisht. Siç shpjegonte edhe Hakon Harket, dijetari më i madh norvegjez, mbi temën e klauzolës anti-hebreje: “Edhe ata që luftuan për të drejtat civile për çifutët, patën shpesh një ambicje për t’i shkëputur hebrenjtë nga Judaizmi”. Paralelet me nocionet e tanishme rreth myslimanëve dhe Islamit, vështirë se duhet të theksohen. Tashmë Iluminizmi, evokohet shpesh si një shkurtesë për vlerat perëndimore që janë gjoja në rrezik nga “islamizimi”.

Po aktualisht, njerëzit shqetësohen ndaj myslimanëve mashtrues, një shtet brenda shtetit, mbi pamundësinë e asimilimit të tyre, ndërsa nxisin nevojën për vendosjen e shekularizmit, dhe çlirimin e myslimanëvë të zhytur në terr nga besimi i tyre. Sigurisht në vitin 1814, nuk kishte asnjë ekuivalent hebre të xhihadit të dhunshëm, që helmon sot marrëdhëniet mes myslimanëve dhe Perëndimit. Megjithatë, ka mësime që duhen mbajtur parasysh nga klauzola devijante anti-hebraike e kushtetutës norvegjeze, e cila duhet të nënvizohet, u shfuqizua vetëm disa dekada më vonë. Gjykimi i keq mund të lindë edhe nga motive të mira, dhe dijet (mbi Islamin apo Judaizmin) nuk janë aspak profilaktike kundër ideve budallaqe. Gjithësesi, mësimi më i rëndësishëm, është se është gjithmonë qesharake – dhe në fakt e rrezikshme – ta gjykosh popullin nga ajo që ne mendojmë se ai beson.

Të supozosh se të gjithë myslimanët mendojnë njëlloj, për shkak të përkatësisë së tyre fetare, dhe se ata kenë “një mendje” në vend të mendimeve individuale, është një gabim po aq i madh sa të besosh se e di se çfarë kanë më mendje hebrenjtë, të krishterët, apo dikush tjetër. Dhe të pretendosh se diçka e ndryshme, dhe nganjëherë e paqartë, sikurse është një besim fetar, mund të mbështetet në një pozicion të caktuar ideologjik, për shkak të disa teksteve të lashta, është krejtësisht çorientuese. Në Perëndim, ka demagogë populistë që do të donin ta ndalonin Kuranin, dhe myslimanët të emigronin drejt vendeve të tyre. Ata kanë një shtysë, e cila mund të jetë në rritje, e nxitur nga ankthi i përhapur mbi terrorizmin, që është “derdhur” nga Lindja e Mesme. Por ata nuk janë ende në shumicë, dhe besimi se Perëndimi është në rrezik të madh se mos “Arabizohet” apo “islamizohet”, nuk është ende mbizotërues. Megjithatë, madje edhe politikanët e zakonshëm, nganjëherë për të mirën e arsyes, rrezikojnë të bëjnë të njëjtat gabime, si anëtarët e Asamblesë së Kushtetuese Norvegjeze në vitin 1814.

Për shembull, kryeministri britanik Dejvid Kameron, ka për qëllim të godasë ekstremizmit islamik, duke ndaluar shprehjen e ideve, të cilat qeveria i konsideron se promovojnë apo lëvdojnë këtë dukuri. Njerëzit të cilët “refuzojnë vlerat tona” do të ndiqen penalisht, ka deklaruar ai, ”pavarësisht nëse janë apo jo të dhunshëm në mjetet e tyre”. Kameron nuk është një racist i njohur, apo një fanatik. Ai është duke u përpjekur të trajtojë një problem të vërtetë:promovimin e ideologjive ekstremiste. Por, ndërsa njerëzit duhet patjetër të dënohen për aktet e dhunës, të përndjekësh njerëzit thjesht për atë që ata mendojnë – ose më keq, ajo që ne mendojmë se mendojnë ata – kjo krijon atmosferën e një gjuetie shtrigash. Kameron ka të drejtë: “vlerat kyçe” si “demokracia dhe toleranca” janë gjëra të bukura, që duhen mbrojtur. Por është e vështirë të shihet, sesi ndalimi i ideve apo ndëshkimi i atyre që nuk bëjnë asgjë më shumë sesa i shprehin ato, është mënyra më e mirë për të vepruar. / Project Syndicate, 2015/Bota.al

July 12, 2015 16:35
Komento

5 Komente

  1. Arben July 12, 17:31

    ALLAHU EKBER.

    Reply to this comment
  2. Mark uk July 12, 18:40

    Prap po na can menermethanen o turkushak.

    Reply to this comment
  3. nje ish myslyman July 12, 22:43

    Allahu pedofil e kriminel ! Per turko-ekstremistin Arben (Mazllem) .

    Reply to this comment
  4. nje ish myslyman July 12, 22:50

    Ç’jane keta kafshe qe ngrene prapanicen perpjete ne mez te rruges ? O Dio , che schifo !!
    Sa gje e peshtire ! Nuk mjaftojne gjithe te keqijat qe ka kjo fe , por edhe faljen ndaj Zotit , e ka te shemtuar e te turpshme .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim