Njerëzit e Vitit – apo Turpet e Vitit?!

Arben Duka January 7, 2016 14:00

Njerëzit e Vitit – apo Turpet e Vitit?!

Në fund të Dhjetorit,
media prapë e ndriti,
se secila nxori,
nga një Njeri Viti!

Popull fukaranë,
e huton të ziun,
me Njeri të Vitit,
dhe Antinjeriun!

S’ka Njeri të Vitit,
për mendimin tim,
se këtu s’ka pasur,
asgjëkund zhvillim!

Ose për ta mbajtur,
tamam terezinë,
ka pasur zhvillim,
veç futbolli ynë!

Ndaj Njeriu i Vitit,
fare pa hile,
nga botë e futbollit,
duhet që të qe!

Po këtu vazhdohet,
me avaz të vjetër,
që politikan,
të jetë me patjetër!

Të gjithë i rrëzoj,
veç me një të shtënë,
se Turpi i Vitit,
shumica kanë qënë!

Dikush nxori Lulin,
me zyrë pranë Lanës,
e gazeta jonë,
ja dha skeptrin Ramës!

As njëri-as tjetri,
s’mund të nominohet,
si bëhen sondazhet,
kurrë s’na tregohet?!

Sepse po të ishin,
fjala vjen të dy,
shumë ndryshe do ishte,
Nëna Shqipëri!

Njeriu i Vitit,
s’bëhesh dot papritur,
nëse në një fushë,
vërtetë nuk ke ndritur!

Njeriu i Vitit,
është një meteor,
Një që ka në popull,
ndikim kryesor!

Pra nuk mund të ketë,
burra të shkëlqyer,
nga një politikë,
super e urryer!

Në një vend ku skamja,
një vit ulëriti,
ti më nxjerr-për turp,
Njëzet Njerëz Viti?!

Zgjedhur barabar,
nga të dy ekstremet,
nga ata që shtuan,
hallet dhe problemet!

Mua s’më ka mbetur,
as lloj marazi,
po do qe serioze,
të shpallej De Biazi.

Vetëm nga futbolli,
ne morëm një vlerë,
ndaj veç ky ja vlen,
mbi njerëzit e tjerë.

Ndaj nuk është vështirë,
fare për t’u parë,
media në dy kampe,
si me thikë është ndarë!

Vetëm politikën,
ato promovojnë,
po me realitetin,
gjithë zgjedhjet stonojnë!

Kur shpall “super njerëz”,
njerëz të urryer,
ke bërë pa dyshim,
zgjedhjen më të dhier!

Arben Duka January 7, 2016 14:00
Komento

3 Komente

  1. gjermani i fundit January 7, 17:34

    Kur dua te lexoj vjershat e numrave te kaluar kerkoj ne arkive dhe nuk me del asgje. Dita, si ka mundesi qe nuk ka nje rubrike ku mund te rilexohen vjershat e Dukes, apo ndoshta nuk e gjej dot une?

    Reply to this comment
  2. Bilbil Sulovari January 7, 18:05

    Z.Arben çdo ditè i pa parè,Respekte.

    Reply to this comment
  3. LABI January 7, 22:51

    Si more Arben
    thua s’ka njeri,
    per Njeri te Vitit,
    ketu ne Shqiperi?

    Pa mundohu mire,
    shtruar me ngadale,
    A nuk na del Lu-ja,
    i pare mbi te pare?

    A nuk eshte Lu-ja,
    si askush me pare,
    dere me dere trokiti,
    per te bere pazar?

    A s’te duket plane,
    vertete mendje ndritur,
    ti mohoshe sovranit,
    voten e shume pritur?

    Besoj eshte ne te mire,
    te “DEKRIMINALIZIMIT”
    te ndryshoshe ne kafe,
    rezultatin e votimit?

    A nuk eshte Lu-ja,
    vertete popullore,
    qe ka mare frenat,
    e ” shtetit” ne dore?

    1
    Presim per reforme
    kjo eshte alibi,
    Sala perseri
    vjene me qeveri!

    Ne se nuk ka ligj,
    Salen ta denoje,
    turma e terbuar,
    Ramen do rrezoje!

    2
    Ne se bejme “reformen”
    ajo do vonoje,
    se vete zoti Lu,
    dje na e pohoje!

    Se vertete cdo pune,
    do kohen e vete,
    ndaj dhe kjo reforme,
    i kerkone 5 vjete!

    Per kedo qe pake,
    bene arithmetike,
    do ekzakt 5 vjete,
    qe Rama te ike!

    Kot lodhet sovrani,
    njeri se degjone,
    me te dy variantet,
    vec Sala fitone!

    Me thuaj mor mik,
    a nuk eshte vertete,
    me kete plan gjigand,
    Lu-ja eshte profet?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*