Njerëzit kanë bërë ski më shumë se 1300 vite më parë

September 27, 2016 13:02

Njerëzit kanë bërë ski më shumë se 1300 vite më parë

Për shkak të shkrirjes së akullit në Norvegji, këtë verë u gjetën 390 artefakte të cilat janë 6.000 vjet të vjetra. Ndër gjërat e gjetura gjenden edhe ski të cilat janë 1300 vjet të vjetra.

Skitë mesjetare janë zbuluar në parkun nacional “Rajnhajmen”. Ato janë pothuajse të tëra në formë. 172 cm të gjata, 14.5 cm të gjëra. Kanë mbetur edhe pjesë të rripave të lëkurës me të cilët skitarët kanë lidhur këpucët.

20141018001739-njerezit-kane-skijuar-qe-me-teper-se-1-300-vjet-me-pare-2

Arkeologu Espen Finshtad deklaroi që zbulimi është i rrallë sepse deri më tani në Norvegji janë gjetur vetëm afërisht 20 ski të cilat datojnë nga një periudhë më e hershme.

Në ndërkohë, në parkun nacional “Brajmen” është gjetur një mbishkrim me shkrim runik. Ky është një zbulim i pazakonshëm, sepse shkrimet zakonisht gjenden në qytete. Mbishkrimi është 1000 vjet i vjetër, ndërsa ekspertët ende nuk kanë zbuluar se çfarë është shkruar në të.

20141018001739-njerezit-kane-skijuar-qe-me-teper-se-1-300-vjet-me-pare-1

September 27, 2016 13:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*