Njerëzit me probleme mendore, gjykata e Tiranës izolon 3 persona në muaj

August 19, 2016 13:56

Njerëzit me probleme mendore, gjykata e Tiranës izolon 3 persona në muaj

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar mbylljen në spital me masën e mjekimit të detyrueshëm mjekësorë për 36 persona përgjatë vitit 2015 përkthyer në 3 persona për çdo muaj.

Këta persona nga vendimet e gjykatës rezultojnë të izoluar në spitalin e Krujës, atë të Elbasanit dhe disa prej tyre në spitalin e burgut.

Burime nga Report Tv sqaruan se kërkesat e paraqitura në gjykatë nga prokuroria është më e lartë se sa vendimet për të izoluar këta persona për problemet që shfaqin, por disa prej tyre lihen në mjekim ambulator ose pranë familjeve për shkak të mungesës së ambienteve.

Privimi i lirisë së personave të konsideruar të papërgjegjshëm si në rastin e Jorgo Zanit që 2 ditë më parë kreu krimin makabër duke i prerë kokën të miturit 12-vjeçar parashikohen dhe në nenin 46 të kodit penal.

Sipas këtij neni për të gjithë këta persona parashikohet Masat mjekësore dhe edukuese. Kjo masë ka përcaktuar kodi mund të jepen nga gjykata ndaj personave të papërgjegjshëm që kanë kryer vepër penale.

Mbajtja nën kontroll e tyre bëhet në dy forma mjekimi i detyruar ambulator dhe mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor.

Ndërkohë për periudhën Janar-Korrik 2016 numri i të izoluarve me mjekim të detyrueshëm është 9 persona. Sipas vendimeve të gjykatës kjo kategori përfshihet në vepra të rënda kriminale si vrasja, vjedhjet, grabitjet e ngacmimet seksuale.

Referuar denoncimeve në komisariatet e kryeqytetit një shqetësim mjaft i lartë që paraqitet në kryeqytet është zhurma dhe sjelljet e turpshme që këta persona bëjnë në banesat e tyre por ky shqetësim nuk merr zgjidhje pasi policia ka vetëm tagrin për ti shoqëruar disa orë dhe ata më pas lihen të lirë.

August 19, 2016 13:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*