Njëri përbuzës, tjetri triumfator. Por të dy pranojnë 29 Nëntorin

November 29, 2017 04:33

Njëri përbuzës, tjetri triumfator. Por të dy pranojnë 29 Nëntorin

Më poshtë mund të lexohet çlirimi i Shqipërisë, parë nga dy këndvështrime nga dy dëshmimtarë okularë: At Zef Pllumi dhe historiani Kristo Frashëri.

I pari sodit nga dritaret e Kuvendit të Françeskanëve, tjetri është partizan i thjeshtë.

I pari bën një përshkrim përbuzës, i dyti futet triumfator në qytet.

Tabloja e historianit është krejt e kundërt me atë të priftit françeskan.

Por që të dy pranojnë se “29 Nandori”, 29 Nëntori është ditë e çlirimit të vendit.

Zef Pllumi shkruan për ditën e çlirimit të Shkodrës në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”:

“28 Nandori 1944 qe nji ditë e ftohtë, e zymtë, ndoshta mà e zymta që prej shpalljes së pamvarësisë. Qysh në fëmijni këtë ditë e kishim festue me dritë, ngjyra, kangë, brohori e flamuj… Atë natë u ndie zhurma e disa shpërthimeve të mëdha, aq sa u thyen xhamat e shumë shpijave. Mbas atyne bumbullimave që shpallën largimin përfundimtar të gjermanëve, nuk fjeti mà kurrkush n’atë natë të gjatë. Në Kuvendin Françeskan, ku jetojshem, zotnonte parandjenja se me atë çast se Oksidenti po largohej prej nesh me një hap shumshekullor…”(f-18)

Më 29 Nandor gdhini ditë e zymtë dhe e ftohtë, në orën 10.30–11 nëpër rrugët kryesore të qytetit hyni brigada partizane e prime prej Major Gjin Markut… Për hir të së vërtetës, duhet dishmue se popullsia katolike e qytetit nuk merrte pjesë n’ate manifestim, përveç ndonji personi të rrallë, që njihej si prokumunist, ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë muslimane, veshë me tesha feste, jepte dukjen e nji pritje të gëzueshme. Ushtrija partizane e veshun me gjithnduer uniformash të huaja, paraqitej si një ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untë. Shka bante mà shumë përshtypje ishin partizanet. Çfarë nanash mund ishin ato femna me pushkë në krah? Populli i strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazit” (fq.19-20)”

Ndërsa Kristo Frashëri në librin e tij “Jeta e një historiani” shkruan:

“Nuk mund të harrojmë kurrë ato çaste, kur duke kaluar nëpër rrugët e qytetit, qytetarë burra e gra e fëmijë na përshëndesnin si çlirimtarët. Entuziazmin e tyre e dëshmojnë dy fotografi të shkrepura në çastin e hyrjes së partizanëve në Shkodër, në mëngjesin e 29 Nëntorit 1944.” (F.163)

b.m. / dita

November 29, 2017 04:33
Komento

15 Komente

  1. demo November 29, 04:50

    Ishin morra sllave,at Pllumi.

    Reply to this comment
  2. Deda November 29, 05:20

    Shkrim nga nje muzhik per muzhikun qe sheh ne pasqyre dhe per muzhike te tjere.
    “Çlirimi” = pushtimin sllavo-komunist

    Reply to this comment
  3. . November 29, 05:21

    ashtu si zef pllumi helm leshuan nga goja prifterinjte katolike si gjate luftes clirimtare anti-fashiste dhe pas saj. Iu ngecte ne fyt fjala e mire, ndoshta nga zilia se njeriu i vogel merrte fatin ne duar e iu zhvleresoi pushtetin kishave, pasanikeve mizore, sherbetorve te pushtuesit (qe sot mund te quheshin b.lepiresa).

    Zili dhe percmim percollen kallepi i Zef Pllumbit kur vegjelia provonte se ish e forte, e iu sfidonte pushtetin.
    Mund te kishin reaguar ndryshe me njerezillek e perulesi por s’pranuan kurre. Zef Pllumbi e meritoi denimin qe hengri.

    Reply to this comment
  4. Nendori i Trete November 29, 05:21

    Të nderuar lexues !

    Kushdo që I lexon keto rrjeshta me poshte duhet te kuptoje se kleri katolik sidomos ai I Shkodrës tregoi nje tradheti kriminale te peshtirosur…..E priten me kenge dhe valle pushtimin gje qe I jep te drejte Enver Hoxhes qe I shkerdheu nenen ketyre At Pallumbave qe na cane menderen pas 1992-it
    ……………………..
    Më 7 prill, ndërsa radio Italia njoftoi zbarkimin e njëkohshëm të trupave Italiane në katër portet e Shqipërisë, krerët katolik në Shkodër dërguan përfaqësuesit e tyre, pater Anton Harapin dhe dom Mikel Koliqin, në bisedime me krerët e Shkodrës, ku vendosën që trupave Italiane të mos u rezistohej, pse, simbas kle¬rit katolik, “ishte pregatitur terreni me kohë për këtë punë”. U zgjodh nje përfaqësi, me patër Anton Harapin në krye, e cila ju paraqit komandës së ush¬trisë të qytetit të Shkodrës me propozimin që të mos u rezistohej me armë trupave fashiste, duke parashtruar bindjet se një qëndresë e tillë kundër trupave Italiane te Ura e Bahçellëkut dhe te kalaja e Rozafatit ishte e kotë, pse ata kishin trupa të shumta e mjete dhe, nga ana tjeter, një bombardimi mundshëm në Shkodër do të rrafshonte krejt qytetin. Në këtë kohë te Ura e Bahça¬llëkut kishte filluar përpjekja me pushtuesit. Pushkët e atdhetarëve shkodrane kishin shtrirë për tokë togerin fashist Malian Xhusepe Bombis dhe kishin plagosur të tjerë.
    .
    Komanda e garnizonit te Shkodrës, me kermbënguljen e pater Anton Harapit, pranoi propozimin e përfaqësuesit te klerit dhe urdhëroi forcat ushtarake të ndërpritnin luftimet në hyrjen e qytetit. Shkodra ju dorëzua fashistëve.
    “Për fund të kalasë së Rozafatit, në të hyrë të qy¬tetit, kreret e klerit katolik shqiptar, i plotfuqishmi i Papës në Shkodër, Leon G.B. Negris, si dhe paria e vendit, përkrahës e aderues të fashizmit, ju dualën për¬para pushtuesve Italianë per t’i pritur ata si mysafirë, Si miq te vërtetë.
    .

    Aty u takuan me komandantin e tru¬pave Italiane, që ishte drejtuar për në Shkodër, kolonelin Skattini. Këtij i uruan mirëseardhjen, duke e sho¬qëruar me respekt, kujdes dhe dashuri për në qëndrën e qytetit.” Ndërsa, klerikë të tjerë gjatë kësaj kohe, për t’u uruar mirëseardhjen trupave fashiste në Shkodër, rrihnin kambanat e katedraleveKoloneli pushtues, në fjalën e rastit që mbajti para popullit në ndërtesën e bashkisë së qytetit, u përpoq t’i binde dëgjuesit, qëishin mbledhur aty, se, gjoja, fashiz¬mi Italian kishte ardhur, jo për të pushtuar Shqipërinë, por për ta shpëtuar nga regjimi shtypës e gjakatari A. Zogut, për ta bërë të lumtur popullin shqiptar. “Trupat tona- tha Skattini-kanë ardhur në Shqipëri, jo si një popull i panjohur dhe armik. Ata ju konsiderojnë si popull vëlla dhe mik. Këta dy flamuj, që u vendosën këtu (e kishte fjalën për flamurin shqiptar dhe atë Italian- R.B.) do të valojnë për jetë së bashku, në sajë të kësaj miqësie vëllazërore”.). Këto fjalë demagogjike nuk e qetësuan mërinë e ndërgjesve, që ndodheshin aty. Populli e kuptonte qartë se pavarësia e Shqipërisë kishte marrë fund.

    Pikërisht ashtu si shënonte Konte Çianua në ditarin e tij personal, më 7 prill 1939:
    “Shqipëri të pavarur nuk ka më”.

    Mbas këtyre ceremonive, për miqtë u shtrua një drekë në argjipeshkvinë e Shkodrës. Kjo pritje madhështore, që ju bë pushtuesve nga ana e klerit katolik qysh në ditët e para te pushtimit fashist, u shpreh edhe në organet e tyre të shtypit. «Hyllii Dritës”, organi françeskanëve, në artikujt me titujt “Ushtarët e Romës, shkelën në tokën eilirëve me u ngjitë dorën për mei gëzue” dhe “Sheshi i veprimit tonë asht Shqipnia në kuadrin e Perandorisë së Romës”, shpreh hapët simpatinë e klerit katolik për pushtuesit fashistë. Simbas françeskanëve, fashistët Italianë “kishin ardhë për të mirën e Shqipnisë”. Po kjo e përkohshme, në artikullin “Lajme rrotull Shqipnisë”, shkruan «dita e 7 prillit shënon fillesën e një epoke të re e fatbardhë për popullin shqiptare. Kurse e përkohëshmja e jezuitëve, “Leka”, në një artikull të saj, shkruan: «Ma i pari kujdesi yni, mbasi u zhduk reja e zezë, që mbuloi qiellin e Shqipnisë, kje të merremi vesh me drejtuesit e rij dhe me u thanë: “Ju qendrimi i ynë i deri sodit, atdhedashurizmi i shëndoshtë, në themel të moralit; sot e mbrapa kena ndër mend të vazhdojmë po atë”, e na u përgjegjën: “Mos të kishit ardhun ju me na thanë, na do t’u kishim çue fjalë që ju kështu duhet bani””. .

    Më 9 prill, nje ditë pas hyrjes së pushtuesve në Tiranë, u krijuai ashtuquajturi “Komitetii përkohshëm administrative”, me Zhafer Ypin në krye. Më 10 prill 1939, Maliq Bushati, ministëri brendshëmi qeverisë së Shefqet Vërlacit, dërgohet nga Jakomoni në Shkodër dhe, po këto ditë, thërret në shtëpinë e Gjon Marka Gjonit të gjithë parinë e qarkut të Shkodrës, të caktuar për të marrë pjesë si përfaqësues të Shkodrës në asamblenë tradhëtare të Tiranës. Në këtë mbledhje merrnin pjesë paria katolike me patër Anton Harapin në krye dhe ajo muslimane me hafiz Ali Tarin në krye, etj. Në mbledhje pati kundërshtime, pjesa më e madhe e përfaqësuesve të caktuar si asamblistë, të udhëhequr nga hafiz Ali Tari, nuk pranuan të shkonin në asamble për të sanksionuar pushtimin ushtarak te Shqipërisë nga Italia. All e quanin te padrejttë shkeljen, nga ana e Musolinit, të marrëveshjes së Zurihut të vitit 1938 midisitalisë dhe krerëve të “Bashkimit Kombëtar”, të klerit katolik, të klerit musliman dhe të opozitës antizogiste, që vepronte brenda vendit, marrëveshje e cila parashikonte që, me ndihmën eitalisë, të rrezohej mbreti Zog dhe në krye të shtetit shqiptar të vendosej një princ Italian nga shtëpia e Savojës. Për të bindur këta, u thirr ne mbledhje edhe ish-kryekonsulli Italian në Shkodër para pushtimit, Salvatore Meloni, por edhe ky nuk mundi të bëjë gjë. Një pjesë e perfaqësuesve muslimanë u largua nga mbledhja. Në këto rrethana, Meloni, patër Anton Harapi dhe Gjon Marka Gjoni, mbasi muaren dhe pëlqimin e Jakomonit, caktuan asamblistë të tjerë. Mbas kësaj date, filloi një e çarë me rëndësi midis klerit katolik dhe elites muslimane të Shkodrës, e cila vazhdoi deri në fund të vitit 1942, kur ata, para rrezikut të përbashkët, që u kërcënohej nga L.N.Çl., e harruan këtë grindje dhe u bënë përsëri miq e bashkëpunëtorë të ngushtë në shërbim të pushtuesve.
    .
    “Dërgata e Shkodrës, me në krye patër Anton Harapin, më 12 prill 1939, arriti në Tiranë dhe po atë ditë, u prit në audiencë nga Konte çianua,i cili u tha se do tëishte mirë për Shqipërinë që t’i ofronin kurorën e Shqipërisë Vittorio Emanuelit i II.”) Dërgata e Shkodrës menjëherë dha pelqimin e vet. Po ate dite, perfaqësuesii klerit katolik, patër Anton Harapi, zuri vend në asamblenë tradhëtare, duke aprovuar Projekt-vendimin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe “Shpalljen e bashkimit personal të Shqiperisë meitalinë”; po ashtu dhe dhënjen e kurorës mbretërore V. Emanueli II. Në këtë mënyrë, krerët e klerit katolik, së bashku me tradhëtarët e tjerë të vendit, sank sionuan humbjen e pavarësisë së Shqiperisë.
    .
    Më 21 prill 1939, Jakomoni rezervoi një audiencë të përzemërt për krerët e klerit katolik shqiptar, të përbërë nga arqipeshkvi metropolitani Shkodrës, Gaspër Thaçi, Luigj Bumçi, Pjeter Gjuraj, Bernardin Shllaku dhe Vincene Prendushi. Në këtë takim, krerët katolikë, mbasi falenderuan përfaqësuesin personal të Musolinit për ardhjen e tyre në Shqipëri, “i shprehën ndjenjat e konsideracionit ma të naltë për ardhjen e kësaj dite fat¬bardhe dhe të lumtur për katolikët e Shqipnisë dhe mbarë popullin shqiptarë ”(13) Diskutuan me Jakomonin per gjendjen politike dhe ekonomike to Shqipërise, dukei parashtruar atij mendimet e tyre për masat, që du¬heshin marrë për qetësimin e gjendjes mbas pushtimit.
    .
    Më 29 po të këtij muaji, me propozimin e delega¬tit apostolik të Vatikanit në Shqipëri, Leon G.B. Negris, kleri katolik shqiptari dërgoi një telegram urimi Vitto¬rio Emanuelit i II, me rastin e dhënjes së kurrorës mbre¬tërore të Shqipërisë.
    Po këtë ditë ishin thirrur në Shkodër të gjithë kle¬rikët katolikë, të cilët, te mbledhur në Kuvendin Fran¬çeskan, uinformuan nga arqipeshkvi Gaspër Thaçi rreth ardhjes së ushtrisë Italiane dhe qëllimit të saj “çlirimtar” në Shqipëri. Këtu patër Anton Harapi u spjegoi të pranishmëve se “ajo çka bamë nuk shkoi pa frut, por mbas sodit duhet me pasë kujdes me vigjilue ma tepër dhe me përkrahë, në të gjitha veprimet, qeverinë dhe ushtrinë Italiane”. (15) Në këtë mbledhje u dhane udhëzime, në bazë të së cilave kleriket duhej të puno¬nin për të popullarizuar qëllimet e mira të ardhjes sëItalianëve në Shqipëri dhe përfitimet që do të kishte populli shqiptar nga bashkimii tij meitalinë fashiste.

    ,,,,,

    Dy fjale per kater rrjeshtat e fundit qe ka thene me nder At Zef Pallumbi (citoj)

    Ushtrija partizane e veshun me gjithnduer uniformash të huaja, paraqitej si një ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untë. Shka bante mà shumë përshtypje ishin partizanet. Çfarë nanash mund ishin ato femna me pushkë në krah? Populli i strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazit”
    .
    Vetem per keto rrjeshta me siper duhet te themi se Enver Hoxha duhet kritikuar rende qe qenka sjelle xhentil me keto gjarperinj si ky mender pellumbi qe bota me te drejte I vari ne litar se ishin me zi se vet fashizmi
    Boll me keto gjarperinj te zi fashiste me pupla pellumbash
    Hallall burgu dhe pak e ka patur…

    Reply to this comment
  5. Nard Ndoka ne konkurim me Lek Plepin November 29, 07:39

    Po i kerkoj gazetes “Dita” qe te na ribotoje foton ku tregon momentin e kapjes prej nje punonjesi te pyjores te katolikut te tmerruar 1, 2 meter i gjate me gjithe duart perpjete ashtu si zhuls sic ka qene kur po arratisej.
    Kjo foto flet shume per kete spiun dhe tradhetar te Kombit Shqiptar.

    Reply to this comment
  6. Arben November 29, 08:22

    29 NENTORI U IMPONUA SI DITE CLIRIMI

    NGA SERBET, PASI 29 NENTORI ESHTE DITA

    E CLIRIMIT TE BEOGRADIT, DHE SHKONTE FIKS

    FARE PER PLANIN E TYRE PER FUTJEN E

    SHQIPERISE NEN SUNDIMIN DIREKT SLLAV.

    VETEM KAQ MJAFTON QE TA URREJME KETE

    VEPRIM.

    ARGUMENTET E THJESHTA FARE JANE

    JEMI I VETMI VEND QE FESTON SI DITE CLIRIMI

    DATEN KUR U THA SHURRA QE KISHTE BERE

    GJERMANI I FUNDIT NE TERRITORIN E TIJ,

    TE GJITHA VENDET E EUROPES FESTOJNE SI DITE

    CLIRIMI DITEN E LIRIMIT TE KRYEQYTETIT.

    ATA QE VAZHDOJNE TE POMPOJNE PERSERI

    29 NENTORIN SI FESTE, JANE THJESHT

    USHTARE TE BINDUR TE SERBO-KOMUNISTEVE.

    Reply to this comment
  7. Vicens November 29, 09:54

    “Ushtria leckamane ” thote Ati, po kjo sdo mend ne 1944, ate ushtri te rregullt qe kishte me mbretin, u zhduk si kripa ne uje, e la vendin ne meshiren e “leckamaneve” pa ata nuk do kushim clirim.Se zoteria me lutjet e zotit nuk beri mrekulli. Ishte lufte e zoti nuk e ndali luften.E keshtu qe lufta u mbeti leckamaneve !*O zoti o leckamani !Dikush duhet ta nxjerr gomarrin nga balta (lufta)

    Reply to this comment
  8. Gani USA November 29, 10:02

    Te quash largimin e pushtuesve gjermane si “largim te Oksdidentit”, me falni por kjo deshmon qe at Zef Pllumbi nuk ka qene antikomunist, ka qene nje nazist kolaboracionist.
    Kam patur respekt per kete por kjo pjese sinqerisht me ka befasuar

    Reply to this comment
  9. intelektuali November 29, 13:32

    29 NETORI ESHTE “CLIRIM” APO “MALLKIM” PER SHQYPTARET?

    Besoj se askujt nuk i plas sot nese ka qene sakte 29 nentori apo nje date tjeter e vitit 1944 kur u larguan edhe gjermanet e fundit nga Shqypnia qe ishte harruar nga Fuqite e Medha nderluftuese si nje njolle e zeze ne harten e Botes, por qe kishte ngritur apetitin e Josip Titos per kauzen e Federates Ballkanike kur themeloi po me 29 netor Jugosllavine Komuniste si nje kundervenie te BRSS staliniste. Tito si nje komunist i regjur qe kishte jetuar gjate ne Moske dhe ishte njohur me barbarizmin e regjimit sovjetik dhe me krimet monstruoze te komunizmit ne Rusi dhe per kete arsye ishte i pari marksist qe hodhi tezen qe ne vitin 1943:

    TE KRIJOJME SOCIALIZMIN ME FYTYRE NJERIU

    Tito e kuptonte qe kjo ide per Federaten Ballkanike do te ishte nje mision i pamundur nen kupolen e Rusise Bolshevike te Stalinit prandaj i meshoi afrimit me Perendimin qe gjate Luftes duke perdorur autoritetin e madh qe gezonte levizja partizane ne Jugosllavi.

    Anglia ishte e para qe i u pergjegj mesazheve te Titos dhe dergoi ushtarake te larte te sherbimeve sekrete qe ne vere te vitit 1943 kur fati i gjermaneve ishte vendosur ne Moske dhe Stalingrad dhe disfata e Kurskut nuk kishte lene asnje dyshim se Bota do te ndahej midis Stalinit, Churchillit dhe Rooseveltit dhe qe secili do te donte te kollofiste copa me te medha te BYREKUT.

    KU ISHTE SHQYPNIA JONE NE KETO HESAPE?

    Per shumicen e atyre qe kane lexuar sado pak histori te mirefillte pergjigja do te ishte:

    SHQYPNIA NUK ISHTE NE LLOGARINE E ASKUJT!

    I vetmi qe interesohet per Shqypnine gjate Luftes ishte Josip Tito qe zgjoi i pari interesin e Anglise per nje vend Properendimor buze Adriatikut, ne veri te Greqise dhe prandaj derguan me vrap ne vere te 1943 ne Shqypni dy oficere te larte te Sherbimit Sekret me nje oferte per bashkimin e trojeve shqyptare me kushtin per ndryshimin e kursit politik nga Lindja ne Perendim, por kjo oferte nuk perputhej me planet e Titos dhe e sabotoi ate me besnikun e tij, Enver Hoxha qe jo vetem sabotoi Mukjen, por spiunoi oficeret angleze tek gjermanet me lidhjet qe kishte me Bahri Omarin.Me tej cfare te thuash dhe tregosh si filloi rrokellitja kokeposhte e Shqypnise ne drejtim te Beogradit dhe Moskes deri ne 29 nentorin e vitit 1944 dhe pytja qe duhet t’i bejne vetes sot shqyptaret por me shume Politika jone Kombetare eshte:

    CFARE I SOLLI SHQYPNISE 29 NENTORI I ZI JUGOSLLAV SHQYPNISE?

    sepse:

    Po te gjykojme nga pamjet e viteve 80-90 do te shikojme vetem katastrofe dhe mjerim total, por po te shikojme sot 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit kur Edi Rama me Llie Floririn ngazellehen si BOSA te shtetit me 29 netorin fatal qe mbolli MURTAJEN bolshevike dhe qe e ka mbuluar Vatanin me kanabis e droge duke i detyruar shqyptaret te ikin nga Shqypnia si te marre nga syte kembet, kjo do te thote se:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE SHQYPNI QE NGA KOHA E QEPES E PARTISE SE PUNES.

    Reply to this comment
  10. Haka Tekizoti November 29, 16:01

    At Zef Pllumi këtu mund të quhet At Zef Pjerdha.

    Reply to this comment
  11. Amerikani... November 29, 19:32

    …Per te gjithe komentarucet(injorantet e pafajshem, komunisto-ateistet-islamike), duhet kujtuar se kolera 500-vjeçare turko-arabo-selxhuke, pothuajse e zhberi identitetin e shqiptareve…Ketu perfshi dhe neo-otomanin Zogoll…Kesaj zhberje identiteti, i mbijetoi vetem katolicizmi shqiptar, fale kalvarit çnjerezor neper te cilin kaloi pergjate kesaj lengate 500-vjeçare…Ishte GJergji i Madh, Budi, Bogdani, Barleti, Biçikemi, Bardhi, Gazullet,…dhe nje varg i pafundem katolikesh, …pa gjakun e te cileve sot nuk do te ekzistonte emri shqiptar dhe Shqiperi…Duhet te keshe njohuri minimale per vuajtjet, perndjekjet, vrasjet, dhunimet dhe çdo gje antinjerezore, qe kane kaluar pergjate kesaj erresire shum shekullore katoliket, ndersa pjesa me e madhe e popullsise e konvertuar ne islam perfitonte privilegjet e kesaj kolere, ..qe te kuptosh ate brenge te madhe qe shpreh At ZEF PLLUMI…Dhe kjo brenge e tij shihet sot e bere realitet ne çdo cep ku jetojne shqiptare…Nje vend i ripushtuar nga sllavo-komunizmi per 50-vjet,…dhe se fundmi, keto 27 vjet, nje vend i neo-otomanizuar nga pjella bastarde e sllavo-komunisteve…!!!.!………

    Reply to this comment
  12. Amerikani... November 29, 19:33

    …Per te gjithe komentarucet(injorantet e pafajshem, komunisto-ateistet-islamike), duhet kujtuar se kolera 500-vjeçare turko-arabo-selxhuke, pothuajse e zhberi identitetin e shqiptareve…Ketu perfshi dhe neo-otomanin Zogoll…Kesaj zhberje identiteti, i mbijetoi vetem katolicizmi shqiptar, fale kalvarit çnjerezor neper te cilin kaloi pergjate kesaj lengate 500-vjeçare…Ishte GJergji i Madh, Budi, Bogdani, Barleti, Biçikemi, Bardhi, Gazullet,…dhe nje varg i pafundem katolikesh, …pa gjakun e te cileve sot nuk do te ekzistonte emri shqiptar dhe Shqiperi…Duhet te keshe njohuri minimale per vuajtjet, perndjekjet, vrasjet, dhunimet dhe çdo gje antinjerezore, qe kane kaluar pergjate kesaj erresire shum shekullore katoliket, ndersa pjesa me e madhe e popullsise e konvertuar ne islam perfitonte privilegjet e kesaj kolere, ..qe te kuptosh ate brenge te madhe qe shpreh At ZEF PLLUMI…Dhe kjo brenge e tij shihet sot e bere realitet ne çdo cep ku jetojne shqiptare…Nje vend i ripushtuar nga sllavo-komunizmi per 50-vjet,…dhe se fundmi, keto 27 vjet, nje vend i neo-otomanizuar nga pjella bastarde e sllavo-komunisteve…!!!.!…….

    Reply to this comment
  13. Amerikani... November 29, 19:33

    …Per te gjithe komentarucet(injorantet e pafajshem, komunisto-ateistet-islamike), duhet kujtuar se kolera 500-vjeçare turko-arabo-selxhuke, pothuajse e zhberi identitetin e shqiptareve…Ketu perfshi dhe neo-otomanin Zogoll…Kesaj zhberje identiteti, i mbijetoi vetem katolicizmi shqiptar, fale kalvarit çnjerezor neper te cilin kaloi pergjate kesaj lengate 500-vjeçare…Ishte GJergji i Madh, Budi, Bogdani, Barleti, Biçikemi, Bardhi, Gazullet,…dhe nje varg i pafundem katolikesh, …pa gjakun e te cileve sot nuk do te ekzistonte emri shqiptar dhe Shqiperi…Duhet te keshe njohuri minimale per vuajtjet, perndjekjet, vrasjet, dhunimet dhe çdo gje antinjerezore, qe kane kaluar pergjate kesaj erresire shum shekullore katoliket, ndersa pjesa me e madhe e popullsise e konvertuar ne islam perfitonte privilegjet e kesaj kolere, ..qe te kuptosh ate brenge te madhe qe shpreh At ZEF PLLUMI…Dhe kjo brenge e tij shihet sot e bere realitet ne çdo cep ku jetojne shqiptare…Nje vend i ripushtuar nga sllavo-komunizmi per 50-vjet,…dhe se fundmi, keto 27 vjet, nje vend i neo-otomanizuar nga pjella bastarde e sllavo-komunisteve…!!!.!…..

    Reply to this comment
  14. Dhimbia e madhe Popull November 30, 14:58

    Te pacim o Komentuesi “NENDORI i TRETE” qe je vertet i Atij Nendori perfaqesues, sa shkruan. Fjala jote ne vesh te cdo shqiptari te vertete.
    Fatkeqesi qe kemi kaqe njerez antishqiptare si “Arbeni” komentues e nonje tjere qe lexojme.
    Une do te thosha mjafte me! ketyre percaresve;secilit ate qe i takon. Clirimtari nuk gjykohet. .

    Dhimbia e Madhe Popull. D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*