Njeriu i digave

September 12, 2017 11:03

Njeriu i digave

Ai iku, ndërsa veprat i la pas/Akademik Farudin Hoxha njihej si projektuesi i një sërësh veprash të mëdha si hidrocentrali i Fierzës, Hidrocentrali i Banjës, i Bistricës, Bogovës, rezervuarit të Bovillës etj. Akademiku Hoxha ka dhënë kontributin kryesor në ideimin e rregullimin të regjimit të ujerave të liqenit të Shkodrës, Drinit dhe lumit Buna. Akademiku me profesion inxhinier hidroteknik ka qenë edhe ish-ministri i Ndërtimit

 Entela Resuli – DITA

 Dje pasdite Tiranën e kishte pushtuar shiu, me siguri në diga ishte rritur niveli i ujit, ndërsa personi që i projektoi ato, po përcillej për në banesën e fundit nga miqtë dhe të afërmit.

Sa herë që  kishte përmbytje në vendin tonë, personit të parë të cilit i binte telefoni ishte Farudin Hoxha. Jo për të ndalur reshjet e shiut, se ende njeriu nuk e ka marrë në dorë këtë fuqi, por për të marrë nga ai disa këshilla se si veprohet në kësi situatash të vështira. Akademiku Hoxha ka qenë projektues i shumë veprave hidroenergjetike në  vendin tonë dhe ndryshe e thërrisnin “njeriu i digave”.

Nga dje ai nuk është më midis nesh. Profesori ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, dhe pasditen e kësaj të hëne, mes shiut dhe ujit me të cilin kishte patur një marrëdhënie studimi gjithë jetën ai u përcoll nga njerëzit e dashur.

Profesori nuk i humbi asnjëherë kontaktet me natyrën, muajt e fundit atë e shihnin shpesh nga Kodrat e Liqenit duke bërë shëtitje në ajër të pastër.

Fizikisht do i mungojë familjarëve dhe miqve ndërsa vendit i ka lënë një pasuri të çmuar dhe me vlerë, të cilët po i gëzojnë dhe do i gëzojnë  brezat.

Vitet e fundit ai ishte shumë i ndjeshëm ndaj gjendjes së digave në vendin tonë, pasi nga viti 1957 kur daton dhe ngritja e digës së parë ne vend, e deri në vitin 1990, kujdesi për to ka qenë maksimal. Por pas viteve ’90 problemet janë shfaqur dukshëm. Mendohej vetëm për shfrytëzimin e tyre dhe për mirëmbajtjen shumë më pak, ose aspak.

Digat

Në një intervistë të vitit 2016, akademiku Hoxha shprehte shqetësimin e tij për mosmirëmbajtjen e digave, duke paralajmëruar ndodhi të rrezikshme në këto vepra.

“Kërkesa për të mirëmbajtur e mbrojtur digat dhe ujëmbledhësit dhe për t’i vlerësuar ato si “objekte të rëndësisë së veçantë” – lind jo vetëm për shkak të vlerave të mëdha ekonomike që ato kanë në vetvete por mbi të gjitha nga fakti se, në rrethana të caktuara, në një moment të caktuar, ato nga një burim të mirash të mëdha materiale, kthehen në burim fatkeqësish, me pasoja të rënda ekonomike e mbi të gjitha njerëzore. Kjo ndodh kur një digë çahet ose prishet.

Falë punës së mirë projektuese e ndërtuese por dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të tyre, në vendin tonë, që nga viti 1957, kur u ndërtua diga e parë, e deri më sot, nuk ka pasur katastrofa me pasoja të rënda. Ka pasur vetëm dëmtime të pjesshme digash, të cilat janë riparuar në kohë. Kjo është pozitive dhe inkurajuese por nuk është e mjaftueshme dhe gjithçka.

Me keqardhje digat dhe ujëmbledhësit e tyre, nga viti 1990 e këtej, tranzicionin e shoqërisë tonë e kanë përjetuar me shumë probleme të mëdha për qenien e tyre. Pavarësisht nga shkaqet objektive apo subjektive, kujdesi për to ka qenë shumë i vogël, për të mos thënë që në disa raste është shkuar deri në braktisjen e tyre. Diga të caktuara në periudha të caktuara janë lënë në mëshirë të fatit të njerëzve, të pakualifikuar për shfrytëzimin e tyre.

Në to, për arsye absurde, me dashje, janë shpërthyer edhe ngarkesa eksplozivi. Një pjesë e Digave tashmë i janë nënshtruar procesit të vjetërimit. Ky fakt kërkon nga shfrytëzuesit të forcojnë kërkesat për mirëmbajtje cilësore të digave, për të garantuar sigurinë dhe jetëgjatësinë e tyre. Mosvlerësim i drejt i të mirave që ato japin dhe i pasojave të rënda dhe shkatërruese që digat dhe ujëmbledhësit shkaktojnë kur prishen.

Mungesa e specialistëve të kualifikuar dhe të profilit në shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e tyre, bën që prishja e një dige dhe pasojat që vijnë prej saj, të mbeten një rrezik real potencial shumë i madh. Mosha relativisht e madhe e digave dhe kujdesi i pakët për to, ka bërë që një pjesë e elementëve përbërës të tyre, të kenë humbur vetitë e nevojshme, që garantojnë funksionimin normal dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Kjo vihet re në bllokimin e sistemit të drenazheve, të pajisjeve hidromekanike të portave, saracineskave, e pajisjeve të tjera. Të gjitha këto krijojnë premisa për ndodhi të rrezikshme në këto vepra”- shprehej Hoxha.

Biografi/ Kush ishte akademiku Farudin Hoxha

Farudin Hoxha, akademik prof. dr. Inxhinier hidroteknik, lindi në Gjirokastër në vitin 1935. Kreu Politeknikumin e Tiranës dhe ndoqi studimet e larta për ndërtime hidroenergjetike në Budapest e Sofje; u diplomua më 1961 në UT.

Prej vitit  1961 punoi në Institutin Shtetëror të Projektimit në Tiranë, në Drejtorinë e Hidrocentraleve dhe më vonë në Institutin e Studimeve dhe  të Projektimeve të Hidrocentraleve, Nënstacioneve dhe Linjave të Tensionit  të Lartë.

Në vitin 1971 për një periudhë gjashtëmujore, kreu specializim pasuniversitar në Francë për mekanikën e dherave dhe ndërtimin e digave të larta  me materiale vendi ose rrethanorë.

Pavarësisht nga detyrat e tjera që iu ngarkuan, profesori vazhdoi rregullisht punën  studimore e projektuese në këtë Institut deri në mesin e vitit 1993.

Nga nëntori 1982 deri në maj 1988, qe ministër i Ndërtimit dhe më pas deri në 21 shkurt 1991, ministër pranë Këshillit të Ministrave për  bashkëpunimin ekonomik me jashtë.

Kreu studime dhe projektime për vepra hidroteknike dhe hidroenergjetike të rëndësishme, si: hidrocentrale, ujëmbledhës, diga, stacione pompimi etj. Disa prej digave të hidrocentraleve me lartësi nga 40 m deri në 167 m të projektuara nga grupi i punës, që kryesonte akademik Hoxha janë klasifikuar nga Komiteti Botëror i Digave të Mëdha (ICOLD), ndër më të lartat në Evropë e më gjerë.

Ka qenë kryetar i Komitetit Kombëtar Shqiptar të Digave të Larta prej vitit 1991 deri në vitin 1995. Prej vitit 2002 e në vazhdim kryetar i këtij Komiteti.

Në vazhdim, ka kryer edhe një sërë detyrash të rëndësishme shtetërore, si: drejtor  i përgjithshëm i Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare (1999–2000);  anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (1997–2008); anëtar i Këshillit të  Politikës Shkencore dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Shqipërisë (1997–2004); anëtar i Komisionit Qeveritar për ekonominë ujore me vendet fqinje (1973–1982); anëtar i Këshillit Bashkiak të Qytetit të  Tiranës (2000–2006)

Në vitin 1986 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së  Shkencave të Shqipërisë dhe nga viti 1989 ishte anëtar i saj, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave (1997–1999) dhe zëvendëskryetar i saj (1999–2008).

Për arritjet në punën studimore dhe projektuese në fushën e ndërtimeve hidroenergjetike,  është nderuar dy herë me Çmimin e Republikës së Klasit të Parë.

 

September 12, 2017 11:03
Komento

13 Komente

  1. Arben September 12, 13:04

    ORE MIRE BENI QE I BENI NJE RESUME JETES

    SE KETIJ NJERIU TE NDERUAR TE PUNES.

    PERMENDNI PAK, SA PARA MORI AI NE SHKEMBIM

    TE PUNES SE TIJ KOLOSALE.

    JO PER GJE, POR TI AKTUALIZONI NGJARJET

    ME KOHET E SOTME???????!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • floriri i Bençes September 12, 15:12

      Sa para? Ta them une, kishte nje rroge mujore pre 800 leke te reja dhe meqenese pjesen me te madhe te punes e ka kryer direk ne kantier, si Fierz, Koman, Vau i Dejes, merrte dhe 18 lek ne dite per ushqim e fjetje, po aq sa merrte edhe çdo punetor.
      I Qarte? Re rrehat tani?

      Reply to this comment
      • Arben September 12, 17:01

        PAS PILAFIT, FJALET MBETEN, SE PILAFI IKU.

        EDHE NE NEKROLOGJITE, ANASHKALOHET

        QELLIMISHT KY DETAJ.

        PROBLEMI ESHTE THELBESOR, DHE EDHE

        SOT ME ATE MENTALITET PUNOHET.

        SHIKOHET ADMINISTRATA DHE NE PERGJITHESI

        PUNONJESIT (EDHE ATA QE QUAJME PRIVAT,

        ISH-SIGURIMSA JANE NE MASEN 99%),

        TRAJTOHEN NJESOJ, KUR NE FAKT SECILI

        KA VLERAT E TIJ, DHE DY NJEREZ ME TE

        VLERA TE BARABARTA NUK GJEN.

        SISTEMI SERBO-KOMUNIST I ENVER

        KRIMINELIT, E “ZGJIDHI KETE PROBLEM”,

        DUKE E KTHYER SHQIPERINE NE NJE BURG

        TE MADH, KU TE MOS KISHTE NGA TJA

        MBANTE NJERI.

        SISTEMI SERBO-KOMUNIST I ENVER KRIMINELIT

        SHKOI NE TE S’EMES, DHE NJEREZIT ME VLERA

        U LARGUAN NGA SHQIPERIA, E GJETEN VETEN

        NE SISTEMIN E VLERAVE QE NGRITI BOTA E

        TERE, KUR NE MASTURBOHESHIN KETU BRENDA.

        E KEQJA ESHTE SE SIGURIMI I SHTETIT, DOSJET

        E TE CILIT JEMI RASTI UNIKAL QE NUK I KEMI

        HAPUR, MEGJITHESE EUROPA LINDORE

        KA 20 VJET E KUSUR QE I KA HAPUR, VAZHDON

        PUNEN DUKE E MBAJTUR NE KEMBE SISTEMIN

        KRIMINAL SERBO-KOMUNIST, KUPTOHET NE

        HESHTJE.

        OR MIK, KANE KALUAR 27 VITE NGA KOHA

        KUR “E RREZUAM” KOMUNIZMIN, DHE I VETMI

        PARAMETER QE NJEH RRITJE ESHTE

        “RRITMI I LARGIMIT TE RINISE NGA SHQIPERIA”

        NUK ESHTE E RASTESISHME ESHTE E

        QELLIMSHME.

        PO NUK U C’RRENJOS SIGURIMI I SHTETIT

        (VETE FAKTI QE KEMI MBETUR NE KETE PIKE

        ESHTE PER TE ARDHUR KEQ), AS NUK KA

        SHANCE TE SHOHIM NDONJE DITE TE BARDHE

        KETU NE VENDIN TONE, EMIGRANT DO TE

        MBETEN SHQIPETARET NE JETE TE JETEVE.

        Reply to this comment
    • Arben September 12, 17:39

      SHOKET E DITES,

      OSE LESHONI KOMENTET E MIA, OSE MOS LEJONI

      NJERI TU PERGJIGJET, SE NUK KA NDRYSHE.

      Reply to this comment
  2. DRENICA E KUQE September 12, 15:20

    Drite i la Shqiperise dhe shqiptareve!
    Drite paste!
    Lavdi vepres e punes se tij!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  3. Dashamiresi D. September 12, 15:43

    Njerez si Pr.Dr Farrudin Hoxha i kishim te ralle
    I perjetshem kujtimi Tij.
    Ngushellime families dhe shoqerise.
    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
  4. Arben September 12, 17:02

    PAS PILAFIT, FJALET MBETEN, SE PILAFI IKU.

    EDHE NE NEKROLOGJITE, ANASHKALOHET

    QELLIMISHT KY DETAJ..

    PROBLEMI ESHTE THELBESOR, DHE EDHE

    SOT ME ATE MENTALITET PUNOHET.

    SHIKOHET ADMINISTRATA DHE NE PERGJITHESI

    PUNONJESIT (EDHE ATA QE QUAJME PRIVAT,

    ISH-SIGURIMSA JANE NE MASEN 99%),

    TRAJTOHEN NJESOJ, KUR NE FAKT SECILI

    KA VLERAT E TIJ, DHE DY NJEREZ ME TE

    VLERA TE BARABARTA NUK GJEN.

    SISTEMI SERBO-KOMUNIST I ENVER

    KRIMINELIT, E “ZGJIDHI KETE PROBLEM”,

    DUKE E KTHYER SHQIPERINE NE NJE BURG

    TE MADH, KU TE MOS KISHTE NGA TJA

    MBANTE NJERI.

    SISTEMI SERBO-KOMUNIST I ENVER KRIMINELIT

    SHKOI NE TE S’EMES, DHE NJEREZIT ME VLERA

    U LARGUAN NGA SHQIPERIA, E GJETEN VETEN

    NE SISTEMIN E VLERAVE QE NGRITI BOTA E

    TERE, KUR NE MASTURBOHESHIN KETU BRENDA.

    E KEQJA ESHTE SE SIGURIMI I SHTETIT, DOSJET

    E TE CILIT JEMI RASTI UNIKAL QE NUK I KEMI

    HAPUR, MEGJITHESE EUROPA LINDORE

    KA 20 VJET E KUSUR QE I KA HAPUR, VAZHDON

    PUNEN DUKE E MBAJTUR NE KEMBE SISTEMIN

    KRIMINAL SERBO-KOMUNIST, KUPTOHET NE

    HESHTJE.

    OR MIK, KANE KALUAR 27 VITE NGA KOHA

    KUR “E RREZUAM” KOMUNIZMIN, DHE I VETMI

    PARAMETER QE NJEH RRITJE ESHTE

    “RRITMI I LARGIMIT TE RINISE NGA SHQIPERIA”

    NUK ESHTE E RASTESISHME ESHTE E

    QELLIMSHME.

    PO NUK U C’RRENJOS SIGURIMI I SHTETIT

    (VETE FAKTI QE KEMI MBETUR NE KETE PIKE

    ESHTE PER TE ARDHUR KEQ), AS NUK KA

    SHANCE TE SHOHIM NDONJE DITE TE BARDHE

    KETU NE VENDIN TONE, EMIGRANT DO TE

    MBETEN SHQIPETARET NE JETE TE JETEVE.

    Reply to this comment
  5. Novruz Taip Vishanji September 12, 18:29

    Publiko komentin moj delenxheshka Resuli…

    Reply to this comment
  6. KORÇARI September 12, 20:39

    Ore ju të Dita- s , mjaft u bëtë Legena, përse nuk botoni postimet e mija ????

    Reply to this comment
  7. ALI ABDULLAI September 12, 21:39

    NJERI I NDERUAR NE PROJEKTIMIN DHE NDERTIMIN E HIDRICENTRALEVE. I MERITON TE GJITHA LEVDATAT.
    DHENIA E TITULLIT DOKTOR QE E PA DREJTE SE NE KOHEN QE ISHTE MINISTER PERVETESOI PUNEN E NJE GJEOLOGU DHE E PARAQITI SI PUNEN E TIJ.
    NE KETE DISERTACION VETEM MENDIMI SE DIGA DUHEJ TE NDERTOHEJ ME MATERIALE DHEU QE TIJ TE TJARAT ISHIN PUNE SHKENCORE DHE LABORATORIKE E ATIJ GJEOLOGUT QE JU PERVETESUA DISERTACIONI.
    PER SQARIME TE ME TEJSHME PYESNI PO TE DONI EDHE ISH PUNONJESIT E GJEOLOGISE SE NDERTIMIT

    Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic September 13, 01:42

    Ishte nje shkenctar i cili ka len nje bosheellek te madhe. Ai vertet iku pore vepera e tije do te jetoje ne shekuj.
    Sjqiperise dhe shkences enegjitike do ti mungoj mendja e ndritu e ketij shkenctari.!
    Mgushllime familjes .

    Reply to this comment
  9. intelektuali September 13, 09:18

    NJERIU AKADEMIKT I DIGAVE QE E KA LENE SHQYPNINE PA DRITA

    Po AMAN o gazeta DITA me keto mite dhe elozhe enveriste totalisht dallkaukesh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*