Njeriu i është kundërvënë Natyrës dhe Zotit!

October 17, 2020 13:14

Njeriu i është kundërvënë Natyrës dhe Zotit!

Po bindem çdo ditë se ka Zot,
sidomos në këtë vit të lik,
vdekja tani nuk po korr më kot,
por është një mallkim i madh biblik!

Zotit dhe natyrës ne ju kundërvumë,
ju kundërvumë vërtetë,
s’di kush na nxiti kaq shumë,
të bënim njeriun në epruvetë!

Zoti një mësim shumë të madh,
po na jep ne bukëshkalëve,
që kur miratuam me ligj,
martesat e homoseksualëve!

Zotit të vetëm dhe natyrës,
nuk mund t’u kundërvihemi kurrë,
që burrin ta kthejmë në grua,
dhe gruan ta kthejmë në burrë!

Një sistem shoqëror i shpërfytyruar,
që ekstremisht keq ka ndarë pasurinë,
Zoti me kohë na ka paralajmëruar,
se s’e pranon dot pangopësinë!

Bota po bëhet çdo ditë më e pasur,
por jeta e individit po vështirësohet,
hendeku i madh njerëzor,
nga Zoti kurrë nuk mund të pranohet!

Shkatërruam pyjet dhe lumenjtë,
e politikanët i bien kot legenit,
për të shtuar paratë-paramëdhenjtë,
na pakësuan sasinë e oksigjenit!

Mjekësia ka ecur me të breshkës hap,
farë e së keqes pa fund këtu u mboll,
si para njëqind vjetësh sot jemi prapë,
kur na griu e na shoi gripi spanjoll!

Kemi kaluar dy luftëra botërore,
kemi shkuar gjer tek energjia atomike,
në Të Tretën tani jemi prore,
situata po bëhet gjithmonë e më kritike!

Është thelluar hendeku shoqëror,
midis pasanikëve dhe fukarenjve,
si në një film pa fund horror,
Bota ka mbetur në dorë të maskarenjve!

Janë pa fund kundërvëniet,
e njeriut kundër natyrës dhe Zotit,
s’mbarojnë dyshimet dhe hamëndjet,
nga të katër anët e globit!

As krijimi dhe as evolucioni,
s’kanë lënë asgjë në mjegull,
njerëz që besoni dhe s’besoni,
nuk prishni dot as rend-as regull!

Arben Duka

October 17, 2020 13:14
Komento

10 Komente

  1. Gjitoni i Benkos October 17, 13:49

    Ne ka Njeri qe i eshte kundervene atij Zot,
    ai ishte Enverkua yt more ti Benkua idiot,
    se komunizmi nuk kish as Din e as Iman,
    ai polli Njeriun e Ri anti-Zot edhe shejtan.

    Reply to this comment
  2. Molla e dijes October 17, 15:31

    Is God willing to prevent evil, but not able? Then he is not omnipotent. Is he able, but not willing? Then he is malevolent. Is he both able and willing? Then whence cometh evil? Is he neither able nor willing? Then why call him God? (EPICURUS)

    Barsaleta

    Farsa mijëvjeçare fetare

    (Dy miq u takuan rastësisht një të dielë.)
    Miku1: Hë, si po të shkojnë punët tani?
    Miku2: Mirë, falë Zotit.
    Miku1: Falë Zotit? Si kështu? Ti ke tërë kohës që përpiqesh, e në fakt, meriton shumë më shumë se aq sa ke arritur.
    Miku2: Epo, e di atë shprehjen, ti? “Zoti të mbyll një derë dhe të hap një portë më të madhe”.
    Miku1: Ashtu? Kur? Di gjë sa kohë i duhet nga mbyllja e derës te hapja e portës? Pastaj, kur të mbyll derën dhe të hap portën, të pyet? Si e bën? Apo duhet t’i lutesh? Pse, po s’iu lute, nuk duhet të ndihmojë njësoj Zoti? Nëse po, atëherë pse t’i lutemi?
    Miku2: Do marrë parasysh edhe Djalli, përpjekjet e tij për të penguar që të shkosh nga dera te porta, në mënyrë që të humbësh besimin te Zoti.
    Miku1: Djalli? Vërtet? Ç’është ky personazh? S’ka me çfarë të merret ky? Po Zoti ç’bën, rri e mban sehir sesi ky luan me nevojat, sakrificat dhe jetën e tjetrit?! Lë një palaço të bëjë ç’të dojë? Zoti normalisht pretendohet të jetë një qënie që kontrollon gjithshka. Nuk kontrollon dot Djallin?!
    Miku2: S’ka problem, një shprehje tjetër thotë se “rrugët e Zotit janë të pafund”.
    Miku1: Vërtet? Unë kujtoja se rruga e Zotit është vetëm një, dhe ajo është rruga e së vërtetës, drejtësisë.
    Miku2: Ore, unë kujtoja se ti besoje në Zot.
    Miku1: Kurse unë mendova se po bënim thjesht muhabet kot, sa për të shtyrë kohën. Pse ka Zot?
    Miku2: Nëse s’ka Zot, nga kemi dalë?
    Miku1: Nga majmuni. Më thuaj pse ka vetëm një Zot? Cila është arsyeja pse ekziston Zoti? Si ka lindur ai? Ke ndonjë provë?
    (Në këtë moment, një zog që po fluturonte aty, bën një glasë e cila bie te Miku2)
    Miku2: Ja prova, Zoti ekziston! Ai na dëgjoi dhe fiks në këtë moment dha shenjën. Si e shpjegon ti këtë?
    Miku1: Thjesht, zogu ka pasur barkun plot, ka pasur nevojë për të bërë glasën, dhe në momentin më të përshtatshëm u shkarkua. Kjo koinçidoi me muhabetin tonë. Epo, ai s’do priste apo do pyeste Djallin që ta pengonte për ta bërë!

    Reply to this comment
  3. Molla e dijes October 17, 15:43

    Is God willing to prevent evil, but not able? Then he is not omnipotent. Is he able, but not willing? Then he is malevolent. Is he both able and willing? Then whence cometh evil? Is he neither able nor willing? Then why call him God? (EPICURUS)

    I cannot imagine a God who rewards and punishes the objects of his creation, whose purposes are modeled after our own a God, in short who is but a reflection of human frailty. Neither can I believe that the individual survives the death of his body, although feeble souls harbor such thoughts through fear or ridiculous egotisms. I cannot conceive of a pesonal God who would directly influence the actions of individuals, or would directly sit in judgment on creatures of his own creation. For me, the Jewish religion like all other religions is an incarnation of the most childish superstitions. (A.Einstein)

    Men create gods after their own image, not only with regard to their form but with regard to their mode of life. (Aristotle)

    I don’t know if God exists, but it would be better for His reputation if He didn’t. (Jules Renard)

    Barsaleta

    Farsa mijëvjeçare fetare

    (Dy miq u takuan rastësisht një të dielë.)
    Miku1: Hë, si po të shkojnë punët tani?
    Miku2: Mirë, falë Zotit.
    Miku1: Falë Zotit? Si kështu? Ti ke tërë kohës që përpiqesh, e në fakt, meriton shumë më shumë se aq sa ke arritur.
    Miku2: Epo, e di atë shprehjen, ti? “Zoti të mbyll një derë dhe të hap një portë më të madhe”.
    Miku1: Ashtu? Kur? Di gjë sa kohë i duhet nga mbyllja e derës te hapja e portës? Pastaj, kur të mbyll derën dhe të hap portën, të pyet? Si e bën? Apo duhet t’i lutesh? Pse, po s’iu lute, nuk duhet të ndihmojë njësoj Zoti? Nëse po, atëherë pse t’i lutemi?
    Miku2: Do marrë parasysh edhe Djalli, përpjekjet e tij për të penguar që të shkosh nga dera te porta, në mënyrë që të humbësh besimin te Zoti.
    Miku1: Djalli? Vërtet? Ç’është ky personazh? S’ka me çfarë të merret ky? Po Zoti ç’bën, rri e mban sehir sesi ky luan me nevojat, sakrificat dhe jetën e tjetrit?! Lë një palaço të bëjë ç’të dojë? Zoti normalisht pretendohet të jetë një qënie që kontrollon gjithshka. Nuk kontrollon dot Djallin?!
    Miku2: S’ka problem, një shprehje tjetër thotë se “rrugët e Zotit janë të pafund”.
    Miku1: Vërtet? Unë kujtoja se rruga e Zotit është vetëm një, dhe ajo është rruga e së vërtetës, drejtësisë.
    Miku2: Ore, unë kujtoja se ti besoje në Zot.
    Miku1: Kurse unë mendova se po bënim thjesht muhabet kot, sa për të shtyrë kohën. Pse ka Zot?
    Miku2: Nëse s’ka Zot, nga kemi dalë?
    Miku1: Nga majmuni. Më thuaj pse ka vetëm një Zot? Cila është arsyeja pse ekziston Zoti? Si ka lindur ai? Ke ndonjë provë?
    (Në këtë moment, një zog që po fluturonte aty, bën një glasë e cila bie te Miku2)
    Miku2: Ja prova, Zoti ekziston! Ai na dëgjoi dhe fiks në këtë moment dha shenjën. Si e shpjegon ti këtë?
    Miku1: Thjesht, zogu ka pasur barkun plot, ka pasur nevojë për të bërë glasën, dhe në momentin më të përshtatshëm u shkarkua. Kjo koinçidoi me muhabetin tonë. Epo, ai s’do priste apo do pyeste Djallin që ta pengonte për ta bërë!

    Reply to this comment
    • Molla e dijes October 18, 11:29

      E vërteta do t’ju çlirojë!

      I once thought that if I could ask God one question, I would ask how the universe began, because once I knew it that, all the rest is simply equations. But as I got older I became less concerned with how the universe began. Rather, I would want to know why he started the universe. For once I knew that answer, then I would know the purpose of my own life. (A.Einstein)

      Unë: Përgjigjia: Fillimi i universit=0^0=1=kur e vërteta e madhe del, gënjeshtrat nuk ekzistojnë. Tani pyetja është: Ky njëshi që del si rezultat i kësaj formule universale, është Zoti, apo lëmshi i Big Bangut dhe si rezultat ne njerëzit më pas? Nëse supozojmë se ka dalë Zoti, pra ai është e vërteta që është një dhe vetëm një, atëherë gjithë njerëzimi është simbol i gënjeshtrës, se s’mund të jenë shumë të vërteta. Në bibël thuhet se Zoti krijoi Adamin dhe Evën, të ngjashmit e tij, dhe ata s’duhet të hanin nga pema e mollës së ndaluar, nuk duhet të dinin diferemcën midis të mirës dhe së keqes. Zoti a e dinte këtë diferencë? Po. Atëherë ku është ngjashmëria këtu e njeriut me Zotin? Adami me Evën kur u krijuan ishin dy budallenj që mund të bënin diçka të keqe dhe mund t’iu dukej si gjë e mirë. Te bibla, zanafilla, kapitulli3, paragrafi 22 thuhet: Dhe Zoti Perëndi tha: “Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë”. Ja pra, doli gënjeshtra që nuk ishin të ngjashëm me Zotin. Atëherë, pse i krijoi Zoti njerëzit që nuk ishin të ngjashëm me të, pra pse krijoi dy budallenj? Cili ishte qëllimi? Duke mos qënë të ngjashëm me Zotin, atëherë nuk janë të ngjashëm me të vërtetën që është një dhe vetëm një. Atëherë me çfarë ishin të ngjashëm? Me gënjeshtrën. Po Zoti nuk i do gënjeshtrat, se është e vërteta. Atëherë për se i krijoi gënjeshtrat? S’kishte si kalonte i vetëm përjetësinë dhe i duhej të shihte një teatër absurdi fundi i të cilit është kur del e vërteta e madhe? Do ishte një çmenduri! Pra, nëse njerëzit simbolizojnë gënjeshtrën, ata nuk e duan të vërtetën se po doli e vërteta, ata nuk ekzistojnë më. 2020 vite më parë vranë Krishtin në kryq. Jezusi tha se ishte e vërteta. Por e vërteta është Zoti, dhe është një dhe vetëm një, s’mund të ketë dy, dhe e vërtrta nuk vdes e pastaj ngjallet dhe ka vetëm një formë. Pra, Jezusi nuk ishte e vërteta. Le të supozojmë kot sikur ishte. Pse e vranë duke e kryqëzuar? Se do shpëtonin nga mëkatet? Gënjeshtër. Nëse njerëzit janë simbol i gënjeshtrës, atëherë e vranë se kur del e vërteta e madhe, ata nuk ekzistojnë më. Ta kenë vrarë për këtë arsye vallë? Prandaj, nga gjithë këto më sipër del se feja është një mashtrim i madh publik me qëllim kontrollin e masave, dhe kontrollin kryesisht që të varfërit mos të ngrihen kundër të pasurve. Të varfërve iu premtohet se pas vdekjes do shkojnë në parajsë se “të fundit do jenë të parët”. Prandaj o Arben Duka (që njeherë bëhesh me koqet e Enverit e njëherë me Zotin), strofa e fundit e vargjeve të tua nuk qëndron. Feja është komplet mjegull dhe gënjeshtër. Nuk ka as fakte shkencore e as prova që e mbështesin. Prova që e hedh poshtë është formula e parimit universal 0^0=1. 0 është gënjeshtra, 1 është e vërteta. Ti A.Duka je komunist, por bën gjasme sikur beson se ka Zot. Dhe këtë e bën se pushteti fetar është i fuqishëm dhe i lidhur ngushtë me pushtetin politik. Të duhen koqe të mëdha t’iu vihesh kundër e t’ua plasësh të vërtetën sheshit. Prandaj ti adhuron koqet e Enverit. Dhe prandaj ti shpeshherë je thjesht një makineri rime që bën vargje në formë, por pa përmbajtje, përmbajtja është e gënjeshtërt.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 October 19, 16:12

        “Atëherë, pse i krijoi Zoti njerëzit që nuk ishin të ngjashëm me të, pra pse krijoi dy budallenj?”
        mund të thuhet dhe e kundërta e kësaj që thua ti!!
        krijoji të ngjashëm me veten,pra duke u bazuar në tërë atë arsyetim që ke bërë ti!?
        dhe zoti ishte po kaq trap sa dhe njerzit!
        pra nuk ja kishte idenë e asaj që bënte!!
        për mendimin tim,si ateist,ne si qënje e zgjuar jemi një rastësi(nuk e di se kjo rastësi mund të jetë e përsëritur në planete të tjerë)!!
        një rastësi në perfeksionin e çdo gjëje tjetër përjashtuar ne!!
        natyra ka krijuar një ballancim të përsosur të universit!!
        nuk them përsosmëri në përjetsi dhe të pandryshueshme,por një përsosmëri të ndryshueshme në kohë!!
        po të marrim jetën në tokë!!ka 3.6 mld vjet që ka filluar!!përjashto këto 250 mij vjet të njeriut,homosapiensit,kemi një cikël normal të materjes organike e inorganike,përfshi dhe jetën në tokë!!
        psh,kur një qënje ka të hajë,shumohet!kur nuk ka paksohet,dhe kur nuk ka fare!?zhduket!!
        asnjëra prej miliarda qënjeve që kanë jetuar dhe janë zhdukur nuk e ka ndryshuar ambjentin e saj ku ka jetuar!!ato që e kanë bërë në mënyrë drastike,janë vetëshfarorsur!!
        ndryshimi ka ndodhur me pandeminë e parë që ka parë ky planet!!
        pandemija e parë që ka përfshirë tokën që prej 50-70 mijë vjet më parë quhet homosapiens!!
        është e vetmia qënje e gjallë që është përhapur në tërë botën!!është e vetmia qënje e gjallë që ka shfarrosur të ngjashmit e tij bile dhe të njëjtët e tij në masë!!ndryshe nga gjithë seciet e tjera!!
        është e vetmia qënje që ka kujtesë dhe që e trasmeton atë nga brezi në brez!është e vetmja qënje që ka frikë nga vdekja dhe që për të përballuar këtë frikë pëpiqet të gënjejë vetveten se është i pavdekshëm!!
        është e vetmia specie që ka ndryshuar vëndin ku jeton në mënyrë drastike deri në shkatërrim!!
        është e vetmia specie që nuk ka mësuar asnjëherë nga gabimet e veta,pavarsisht se i di fare mirë se ato përsëriten nga brezi në brez e nga njeriu në njeri!

        Reply to this comment
  4. Shefqet çela October 17, 21:23

    Kur njerëzimi besonte verbërisht dhe energjikisht (mesjeta e më parë) në zot, njerëzit ishin shumë mbrapa shoqërisë sonë.
    Nuk thuhet kot që hajduti, kur niset për aksion, i lutet, më shumë se kushdo,zotit
    RRESPEKTE dhe mirënjohje për poetin!

    Reply to this comment
  5. Arben October 18, 08:39

    Jo po thoni kot ju,

    ca gjera i kap.

    Reply to this comment
  6. edi October 18, 09:07

    Kurse ti Shefqet i besoje dhe i beson me shume partise ose thene me shqip Enverit dhe Rames.ZOTI ESHTE NJE.Ti Shefqet vdis me endrrat e partise dhe me tesren ne gji.Poeti te pakten e kuptoi qe ka zot kurse ti ngele me partine ne goje,ate parti qe na shkaterroi si ngamorali ashtu dhe nga ekonomia.Njerez si ju qe nuk besoni ne zot na muaret pronat me pretekstin se njeriut nuk ju duhen privatisht por ne menyre kolektive dhe ky kolektivitet ishte qe punonte populli i Lushnjes,Fierit,Elbasnit dhe sidomos i Kavajes dhe ushqehej udheheqja bashke me drejtuesit partiake ne rrethe (perfshi dhe ca kapterra ushtrie ) dhe ne qe prodhonim grure e qumesht hanim buke misri (ibrit )qe ishte per derrat kurse qumeshtin apo kosin duhet ta perzienim me uje qe te dilte per te gjithe familjen.

    Reply to this comment
  7. Molla e dijes October 18, 11:41

    E vërteta do t’ju çlirojë!

    I once thought that if I could ask God one question, I would ask how the universe began, because once I knew it that, all the rest is simply equations. But as I got older I became less concerned with how the universe began. Rather, I would want to know why he started the universe. For once I knew that answer, then I would know the purpose of my own life. (A.Einstein)

    Unë: Përgjigjia: Fillimi i universit=0^0=1=kur e vërteta e madhe del, gënjeshtrat nuk ekzistojnë. Tani pyetja është: Ky njëshi që del si rezultat i kësaj formule universale, është Zoti, apo lëmshi i Big Bangut dhe si rezultat ne njerëzit më pas? Nëse supozojmë se ka dalë Zoti, pra ai është e vërteta që është një dhe vetëm një, atëherë gjithë njerëzimi është simbol i gënjeshtrës, se s’mund të jenë shumë të vërteta. Në bibël thuhet se Zoti krijoi Adamin dhe Evën, të ngjashmit e tij, dhe ata s’duhet të hanin nga pema e mollës së ndaluar, nuk duhet të dinin diferemcën midis të mirës dhe së keqes. Zoti a e dinte këtë diferencë? Po. Atëherë ku është ngjashmëria këtu e njeriut me Zotin? Adami me Evën kur u krijuan ishin dy budallenj që mund të bënin diçka të keqe dhe mund t’iu dukej si gjë e mirë. Te bibla, zanafilla, kapitulli3, paragrafi 22 thuhet: Dhe Zoti Perëndi tha: “Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë”. Ja pra, doli gënjeshtra që nuk ishin të ngjashëm me Zotin. Atëherë, pse Zoti i krijoi njerëzit që nuk ishin të ngjashëm me të, pra pse krijoi dy budallenj? Cili ishte qëllimi? Duke mos qënë të ngjashëm me Zotin, atëherë nuk janë të ngjashëm me të vërtetën që është një dhe vetëm një. Atëherë me çfarë ishin të ngjashëm? Me gënjeshtrën. Po Zoti nuk i do gënjeshtrat, se është e vërteta. Atëherë për se i krijoi gënjeshtrat? S’kishte si kalonte i vetëm përjetësinë dhe i duhej të shihte një teatër absurdi fundi i të cilit është kur del e vërteta e madhe? Do ishte një çmenduri! Pra, nëse njerëzit simbolizojnë gënjeshtrën, ata nuk e duan të vërtetën se po doli e vërteta, ata nuk ekzistojnë më. 2020 vite më parë vranë Krishtin në kryq. Jezusi tha se ishte e vërteta. Por e vërteta është Zoti, dhe është një dhe vetëm një, s’mund të ketë dy, dhe e vërteta nuk vdes e pastaj ngjallet dhe ka vetëm një formë. Pra, Jezusi nuk ishte e vërteta. Le të supozojmë kot sikur ishte. Pse e vranë duke e kryqëzuar? Se do shpëtonin nga mëkatet? Gënjeshtër. Nëse njerëzit janë simbol i gënjeshtrës, atëherë e vranë se kur del e vërteta e madhe, ata nuk ekzistojnë më. Ta kenë vrarë për këtë arsye vallë? Llogjika aty të çon. Prandaj, nga gjithë këto më sipër del se feja është një mashtrim i madh publik me qëllim kontrollin e masave, dhe kontrollin kryesisht që të varfërit mos të ngrihen kundër të pasurve. Të varfërve iu premtohet se pas vdekjes do shkojnë në parajsë se “të fundit do jenë të parët”. Prandaj o Arben Duka (që njeherë bëhesh me koqet e Enverit e njëherë me Zotin), strofa e fundit e vargjeve të tua nuk qëndron. Feja është komplet mjegull dhe gënjeshtër. Nuk ka as fakte shkencore e as prova që e mbështesin. Prova që e hedh poshtë është formula e parimit universal 0^0=1. 0 është gënjeshtra, 1 është e vërteta. Ti A.Duka je komunist, por bën gjasme sikur beson se ka Zot. Dhe këtë e bën se pushteti fetar është i fuqishëm dhe i lidhur ngushtë me pushtetin politik. Të duhen koqe të mëdha t’iu vihesh kundër e t’ua plasësh të vërtetën sheshit. Prandaj ti adhuron koqet e Enverit. Dhe prandaj ti shpeshherë je thjesht një makineri rime që bën vargje në formë, por pa përmbajtje, përmbajtja është e gënjeshtërt. Tërë vargjet më sipër i ke të babaza. Mund të mos besosh në Zot, mund të jesh njeri i ndershëm e me moral. Gjërat e këqija nuk pranohen nga një njeri i tillë i ndershëm, pavarësisht ekzistencës së Zoti. Sa për homoseksualët, nga dolën të tillë? Nësr Zoti ka krijuar të ngjashmit e tij, nuk do kishte homoseksualë, se Zoti nuk është i tillë, dhe nuk i do ata. Ja pra që Zoti nuk ka krijuar të ngjashmit e tij, është një gënjeshtër e madhe. Zoti nuk ekziston. Ju mbani në këmbë këtë farsë mashtrimi se ju intereson.

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 October 19, 12:53

    “Njeriu i është kundërvënë Natyrës dhe Zotit!”
    daje o duk,mos bashko dy gjëra që nuk mund të bashkohen!
    o natyrë o zot!
    të dyja bashkë nuk shkojnë!!
    nëse ka natyrë!?
    nuk ka zot!
    e kundërta nëse ka zot!?
    nuk ka natyrë!!
    apo e bëjmë alla shqiptarçe?
    kur i krishteri thotë “ishalla”??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim