Ky është tamam një triller i shërbimeve sekrete.
Përpara gati 60 vitesh u zhduk pa gjurmë një shkencëtar raketash.
Tashmë duket se është sqaruar fati i tij.
Ai u vra për llogari të shërbimit sekret izraelit, Mosad.
Vrasësi ishte një nazist, një prej njerëzve më të besuar të Hitlerit.
Duket e pabesueshme historia e Otto Skorzeny dhe shkencëtarit Heinz Krug.
Por ajo është zbardhur falë gazetës së njohur izraelite, Haaretz, që i referohet burimeve të saj brenda Mosadit.
Ja si është historia:
Dr. Heinz Krug, që kishte punuar në kohën e nazistëve për legjendarin Wernher von Braun në programin e raketave, pas luftës do të prodhonte një raketë për Egjiptin.
Por më 11 shtator 1962, Dr. Krug, i njohur edhe si ‘Raketa Krug’ hipi me një të panjohur në një Mercedes 300 SE në Mynih.
Më pas nuk u pa më.
Izraeli donte me çdo kusht që të pengonte Egjiptin që të prodhonte një raketën.
Mes vendeve mbizotëronte lufta dhe Izraeli i druhej një Holokausti të ri.
Por Dr. Krug i kishte besuar mikut të tij, Skorzeny.
Ky i fundit ishte një mik i Hitlerit, kishte marrë prej tij Kryqin e Hekurt dhe Kryqin e Kalorësit.
Skorzeny ishte ai që e solli Duçen në Mynih.
Pas luftës, ai u arratis jashtë vendit.
Por Krug nuk e dinte se Skorzeny kishte ndërruar krah, por jo zanat.
Tani punonte për Mosadin izraelit.
Ishte Skorzeny që u fut në Mercedes me Dr. Krug.
Nga pas u vinte një makinë tjetër.
“Janë truprojat e mia,” tha Skorzeny.
Në një pyll, ai e ekzekutoi shkencëtarin.
Pastaj tre agjentë të Mosadit i hodhën acid sipër trupit.
Skorzeny vdiq nga kanceri në vitin 1975 në Madrid.
Ai nuk dha kurrë llogari për krimet e tij.
a.c./dita