Një ditëlindje që për turp nuk po festohet as në Shqipëri, as në Kosovë

Moikom Zeqo May 25, 2016 10:43

Një ditëlindje që për turp nuk po festohet as në Shqipëri, as në Kosovë

Në  80-vjetorin e lindjes së personalitetit të jashtëzakonshëm Rexhep Qoses – që për çudi dhe turp nuk po festohet fare as ne Shqiperi dhe as ne Kosove po ribotoj per lexuesit e  gazetes DITA disa shkrime te mia ne vitet 1991 deri në 1994  për Rexhep Qosen. Në 1994 unë  nxora nga shtypi edhe librin me titull “Qosja dhe Çështja Kombëtare Shqiptare”.

 

 

1 – Njeriu i kohës dhe koha e njeriut

Kam lexuar dhe rilexuar këto ditë librin e Rexhep Qoses “Populli i ndaluar”, (Prishtinë 1990)

Vëmendja e tendosur, shumëfishimi i pamjeve, akribia e analizave, shqiptarësia e patjetërsueshme, të tëra së bashku, ravizojnë profilimin e Njeriut të Kohës. Rexhep Qosja është padyshim Njeri i vërtetë dhe i madh i Kohës.

I kujt kohe? Vetëm i Kohës së Njeriut, i kohës së lirisë, që parakupton sa lirinë e individit aq dhe të kombit.

Mund të thuhet, se Rexhep Qosja, si rrallë kush, është dimensionuar me jetën e tij vetjake prej intelektuali tribun në tragjedinë dhe fatet e kombit shqiptar.

Më 25 qershor të këtij viti Qosja mbushi 55 vjetorin e jetës së tij.

Nuk është një zakon rutinor, as gjest ceremonial për të përshëndetur jubileun kuptimplotë të njërit, nga njerëzit më të mëdhenj të kombit shqiptar të të gjitha kohërave.

Në vend të një letre, apo të një telegrami përshëndetës preferoj të shpreh disa mendime për këtë personalitet të rrallë, për të cilin trimëria intelektuale është metafora e ndritshme dhe shprehëse e dinjitetit kombëtar.

Popull i ndaluar! Një titull i jashtëzakonshëm, një titull, që shpreh një të vërtetë nga më të rëndat dhe më paradoksalet në Evropën e sotme të qytetëruar. Nuk është fjala vetëm, për të treguar, se shqiptarët në Kosovë dhe në viset e tjera në Jugosllavi i janë nënshtruar një verdikti dhe një anateme inkuizicioniste. Ata janë shpallur një popull i ndaluar, të përjashtuar nga statusi kushtetues, të mohuar nga liria, të ofenduar përbindëshist.

“Shpirti i Vlladan Gjorgjeviçit është ringjallur në trajtën më të panjerëzishme”, shkruan në mënyrë lakonike Qosja. Edhe fjala, për shovinizmin më të tërbuar të kontinentit, shovinizmin serb, i cili tenton të fabulojë histori të rreme, shqiptarofobe, ku liria është një tabu ekzistenciale, një aparteid mendor, ndërsa serbokroacia është gjithçka.

Rexhep Qosja është një intelektual i fuqishëm. Zëri i tij është zëri i ndërgjegjes së shqetësuar kombëtare. Ai me dinjitet të pazakontë demaskon filozofinë fashistoide dhe vampirizmin politik të shovenëve, që i tremben me tmerr lirisë dhe të drejtave të kombit shqiptar, ashtu si Drakulla, që i trembet dritës.

Rexhep Qosja, duke qenë një krijues dhe studjues i formatit evropian ngre problemet tragjike të popullit të vet, duke i ndërkombëtarizuar sepse njohja e së vërtetës është një nga shprehjet autentike të lirisë, jo vetëm, për një popull, por për tërë bashkësinë e popujve. Në këtë mënyrë, duke luftuar për emancipimin e kombit shqiptar Qosja reflekton kudo.

Mund të thuhet se masa e emancipimit të shqiptarëve, dhënie e lirive dhe e të drejtave, që i takojnë është dhe masë e emancipimit të vet popujve evropianë.

Pse e them këtë? Jo, për të mohuar nivelin e arritur të emancipimit të Evropës, por për të thënë, se pikërisht ky emancipim vihet në gjendje paradoksale dhe penguese, përderisa popullit shqiptar, që jeton në Kosovë dhe në viset e tjera të Jugosllavisë nuk i ka arritur të drejtat e tij më elementare, pa të cilat, nuk mund të ekzistojë dhe denatyrohet vetë vizioni i Evropës së ardhme të Bashkuar.

Rexhep Qosja nuk bën një retorikë të instrumentalizuar të ditës, ai nuk është prestigjator i bujshëm i iluzioneve politike.

Përkundrazi ai shpall kudo të vërtetën, ashtu siç është demaskon monstruozitetet, terrorin psikik, dhunën verbale, tërë regjizurat e sofistikuara të skenarëve të përgjakshëm dhe të llahtarshëm antishqiptarë.

Ai flet me fakt në atë kuptim, që është dhe vetë mishërimi i personifikuar i fakteve. Është plotësisht i ndërgjegjshëm për misionin e madh por dhe tejet të vështirë.

Nuk i frikësohet pasojave. Nuk i intereson fati i tij vetjak. Prej kohësh ai nuk mendon dhe vepron si individ, por si një ndërgjegje kombëtare.

Te ky njeri i vetëm ka një kolektivitet të habitshëm popullor. Tek ai, mbijetojnë fjalët shqipe të Bogdanit dhe të Nolit, të Naimit e të Ismail Qemalit, gjithçka, që formulon qartë dhe pa asnjë dyzim Testamentin e vetëm të pafallsifikuar të shqiptarësisë, të çështjes kombëtare.

Ky testament është për Qosen gjaku dhe mendimi, jeta dhe pavdekësia.

Rexhep Qosja nuk di të heshtë. Heshtja për të është statusi i skllavërisë mendore, që është skllavëria më e keqe nga të gjitha skllavëritë.

Qosja është luftëtar i denjë. Një luftëtar i Fitores. Për të disfata është gjithashtu një status i skllavërisë, diçka e tejkaluar përgjithmonë. Dituria e tij polivalente e bën të sigurtë, të qartë, të pakundërshtueshëm, përherë fitimtar. E pra, beteja është e llahtarshme, një nga betejat më të çuditshme dhe më të egra, që janë bërë ndonjëherë në fushën intelektuale në këtë fundshekull. Pa qenë i kompletuar me dituri dhe pasuri të jashtëzakonshme shpirtërore, nuk mund të bësh sfidë dhe të marrësh pjesë në këtë duel të përbindshëm.

Është fjala për të përballuar, shpeshherë dhe i vetëm, një mitologji të egër të mas medias, që është krijuar për shqiptarët, mitologji, që vetkupohet ka kuçedra dhe kimera të gjalla politike, që e kanë persekutuar popullin shqiptar e kanë konstruktuar për të një ferr asgjësues dhe një strategji të destruktimit dhe të zhdukjes së njeriut shqiptar në përgjithësi.

Me qindra politikologë, pseudodijetarë, shkrimtarë delirantë, të shpërfytyruar nga paranoja e shovinizmit, kanë botuar libra të pafund, ku në formën e alibive shkencore kërkojnë ta paraqesin karakterin dhe tipin shqiptar, ashtu siç e kanë paraqitur antropologët dhe etnologët e parë kolonistë mentalitetin primitiv e prapambetjen e fiseve autoktone në Guinenë e Re dhe Kaledoninë e Re në shekullin XIX.

Qosja e sulmon dhe e ç’vlerëson tërë këtë butafori, duke vërtetuar, se atentatet ndaj kulturës e ndërgjegjes kombëtare shqiptare ndaj qytetërimit iliro-shqiptar janë aq të shëmtuara, sa që, kulti i shpifjes, brutaliteti dhe asgjësimit total është kulti i vetëm i shovinizmit.

Qosja e ngre kulturën e vendit të vet, sepse e di, që albanofobia është parathënia e zhdukjes së vetë kombit.

Gjuha totalitare dhe e egër e Sllobodan Milosheviçit nuk tregon forcë dhe arsyetim, por delir dhe frikë. Qosja i kupton në thelb tërë ata politikanë dhe pushtetmbajtës, të cilët ashtu si Nostradamosi bëjnë horoskopin e Kosovës, duke përfunduar në profecinë e zhdukjes së të gjitha të drejtave të saj, jo vetëm, të drejtave kushtetuese, por edhe të drejtave më të mirëfillta njerëzore.

Qosja është parë gjithashtu mendimtar, një eseist i shkëlqyer. Ai nuk i përket asnjë partie politike, sepse mbi të gjitha politikat është kombi.

Ai thotë qartë: “me politikë kurrë nuk jam marrë, politikës kurrë nuk i kam takuar. Dhe nuk i kam takuar politikës, sepse kam dashur t’i takoj popullit tim, jo për një kohë, por përgjithmonë”.

Në fakt ai i beson vetëm një filozofie politike: sistemit të dijeve kombëtare, të vërtetuar në shekuj, që janë testi i ndërgjegjes së vërtetë të njeriut shqiptar, për të cilin liria është dinjitet dhe dinjiteti është gjithashtu liri.

Qosja hedh tutje tërë mbishtresat politike, tërë truket e neveritshme të politizimeve të shumta dhe të rrezikshme, me të cilat është mbushur jeta sot. Ky mendoj është një mesazh i pamohueshëm konkret, që duhet ta dëgjojnë, që të gjithë. Përndryshe, ne shqiptarët, do të biem pre e gënjeshtrave të reja, instrumentalizimeve politike të fjalës e duke u çliruar nga kultet e vjetra, do të robërohemi nga kultet e rinj, duke mbivlerësuar të tjerët do të përjetësojmë nënvleftësimin tonë. Është ora historike për ta kuptuar përfundimisht këtë gjë.

Duke perifrazuar Migjenin, ne s’duhet të humbasim më në lojën e përgjakshme të historisë njerëzore.

Për Rexhep Qosen demokracia dhe liria janë ajri i mushkërive të mendimit, të ekzistencës së kombit. Çështja jonë kombëtare vërtet është e komplikuar, por mbi të nuk rëndon përjetësisht fataliteti. Qosja e di se ndarja me një moskomunikim të pashembullt të dy pjesëve të të njëjtit komb, sikur ato të ekzistonin veç e veç, në dy planete të ndryshëm, është vetëm një absurditet i qëllimshëm i kobshëm, politik, një formulë arkaike e padrejtësisë, së vetme në llojin e vet, që ka sot për sot Evropa, që theksohet akoma më tepër, sidomos, mbas prishjes së murit të Berlinit, që krijoi simbolikën e re politike shpresëdhënëse të Europës së ardhme.

Sa shumë jetë, sa shumë fate, sa shumë tragjedi, sa shumë liri dhe sa shumë shpresë ka në jetën e një njeriu të vetëm si Rexhep Qosja.

Në 55 vjetorin e tij ka të drejtë ai për të bërë një sfidë edhe ndaj moshës. Madje, të duket se ai, më shumë se kurrë ka fituar një rinim të çuditshëm, që pak kush e arrin, që vetëm njerëz të rrallë kanë të drejtë ta gëzojnë. Dhe megjithatë për Qosen dhe ky rinim nuk është pronë e vet, por e të tjerëve.

Për intelektualët e mëdhenj ndodh gjithmonë dukuria e mrekullueshme: sa më shumë që japin, aq më shumë fitojnë, egoja e tyre vetiake humbet, sepse ata bëhen alter egoja e popullit të vet.Tiranë, 26 qershor 1991

 

******

2 – Çfarë është Shqipëria sot? 

Një klithmë e thekshme e Dhimbjes? Një ëndërr kimerike? Një Shpresë përtëritëse e së Ardhmes?

Mes apostrofimeve të vërteta apo të rreme të kohës ngrihet emri i ndritur i Rexhep Qoses. Ky emër ka të mbrujtur logjikën e pakundërshtueshme të historisë, dinjitetin, (për fat të keq kaq shumë të mohuar!) krenarinë naimiane të të qenit shqiptar.

Në momentin e emergjencës historike, kur vargu i psalmit të Davidit “Abisus abisum invocat”, (“Humnera humnerën thërret”), duket se po bëhet një realitet fatal, njerëz të pafrikshëm e seriozë si Rexhep Qosja, dinë të sfidojnë si askush. Dinë të konstruktojnë optimizmin konceptual, etik, besojnë tek e Ardhmja e kombit, te plotfuqishmëria e ndërgjegjes kombëtare.

Qosja, ky korife i inteligjencës shqiptare, i nivelit ballkanik e europian, dëshmon shkëlqyeshëm, se kombi është mbi partitë dhe jo partitë mbi kombin, se Demokracia është dimension human, pajtim e bashkim kombëtar, kurse Anarkia është tmerri i kuçedërshëm dhe alibia e mafias antikombëtare, se mençuria dhe forca autoritative e arsyes është një betejë e të gjithëve, që duhet fituar me çdo kusht, se shansi historik nuk duhet humbur, për një pjatë thjerrëza, se vampirizmi politik ndaj shqiptarëve do të dështojë, se shqiptarofagitë e shovenëve të Ballkanit nuk do të kenë sukses. Të jesh ndërgjegjja erazmike e shqiptarëve, të mos përkulesh, të jesh fisnik në sakrifica, larg pozave të politizuara të heronjve të mas medias, të jesh i thjeshtë e largpamës, i palëkundur në qëndrime e në strategjinë e fitores, do të thotë, të jesh Rexhep Qose.

Të jesh me të do të thotë të jemi së bashku! Përshëndetje Rexhep! Shqiptarët nuk vdesin kurrë!

Tiranë, 10 janar 1992

 

******

3 – Secili të flasë për turpin e vet – Bibla

Si një konfirmim, për analizën dualiste të situatave politike shqiptare, gazeta pushtetare RD botoi, më 17 tetor, një paskuil të vëllimshëm, të sforcuar, kontrovers, të (ish) shefit të sektorit politik të ZP, (ish) komunistit Bashkim Trenova.

Stili primitiv, i mjerë, tautologjik, kopjonte stilin e dikurshëm të artikujve punistë kundër revizionizmit, me nëntituj pompozë, me zellin e spikatur e bile të ngutur për demaskimin “asgjësues”, pa asnjë kompromis.

Rexhepofagu B. Trenova ka zbuluar (sic!?), Makbethin e çështjes tonë kombëtare, dmth akademikun prof. Rexhep Qosen.

Sharjet e panumërta, pezhorativat banale etj., tentojnë të bëjnë një autodafe të Qoses, Satana antikomb, kryearmiku i shqiptarëve të të gjitha kohërave.

Sipas komunikuesit dhe anatemuesit ka dy Qose brenda një njeriu të vetëm: një burrë të madh të letrave shqipe, me shkrime të një “rëndësie të veçantë”, që përbëjnë një “kontribut të jashtëzakonshëm”, në kulturën shqiptare, pra, të thelbit të kombit dhe një tjetër Qose, dvojnik, sozie djallëzore, qenie kriminale, me të gjitha atributet e nënnjeriut, kanibalit, agjentit, të Bishës së Apokalipsit të demokracisë berishiane.

Po kush do mbetet në histori?

Qosja i parë, apo Qosja i dytë?

Qosja i dytë e ka gëlltitur Qosen e parë dhe kështu arrijmë në teorinë e parapëlqyer të Zeros, të asgjësimit, ose të vetasgjësimit.

Nëse, Qosja i parë është një intelektual i jashtëzakonshëm shqiptar, si dhe në nivel europian, Qosja i dytë është shkërbeu mostër, vampiri Drakula i shqiptarizmës.

Nëse, Qosja i parë është një emër i madh i nderit, Qosja i dytë është një emër i dyshimtë i turpit.

Nëse, Qosja i parë është ithtar i Naim Frashërit, Qosja i dytë është agjenti i fshehtë dhe njëkohësisht publik i fashistit Milosheviç.

Nëse, Qosja i parë është shqiptar, Qosja i dytë është serb, domethënë, Qosiç.

Nëse, Qosja i parë do të mbetet përherë i tillë për kombin, Qosja i dytë do të përjetësohet kuçedërshëm e shumta për disa, të cilët pretendojnë se janë gjithçka.

E gjithë kjo, është kaq perverse dhe idioteske sa njeriu normal, i çliruar nga dhuna e propagandës partiake, vetëm mund të qeshë e madje të gajaset.

Po megjithatë, serioziteti i së vërtetës, që mbart kjo çështje është tejet i rëndë, bile llahtarisht paradoksal.

Kjo tregon bindshëm, qartë, raportin shtrëngues të pushteteve me lirinë, se si është, kur nuk duhet të ishte, siç është, po krejt ndryshe.

Shtypi zyrtar e mbiquan veten pronar të së vërtetës analitike dhe të lirisë së shtypit, pra, shtypit jo zyrtar, opozitar, ose të pavarur, i mbetet të jetë në statusin e nënshtypit, të dorës së dytë, të shtypit shërbyes, të shtypit maxhordom, të shtypit puthadorës, të shtypit… që s’është shtyp.

Atë, që e shkruan pena nuk e pret dot sopata, thotë një maksimë e lashtë.

Asgjë, nga ato, që janë shkruar nuk do të mund të fshihet, ose të asgjësohet, qoftë dëshmitë e nderit, qoftë të turpit.

Së fundi, dua të kujtoj një shembull historik të këtij shekulli.

Askush më shumë se filozofi e shkrimtari i madh francez Zhan Pol Sartri nuk e ka kritikuar më ashpër Presidentin De Gol.

Po, megjithatë, ky President e vlerësonte shumë lart Sartrin, me urdhër të tij i qenë shpërndarë tërë policëve të Francës fotografia e Sartrit, për ta njohur, me urdhrin suprem, që në asnjë mënyrë të mos arrestohej, as të prekej, sepse Sartri ishte megjithatë sipas De Golit “nderi i Francës dhe i epokës”.

Tiranë, 17 tetor 1993

 

******

4 – Kush e ka izoluar Rexhep Qosen

Në Prishtinë jeton i izoluar në shtëpinë e tij Rexhep Qosja. Ky është një simbol shumëkuptimësh, një simbol tipik, i jashtëzakonshëm i izolimit.

Rexhep Qoses i kanë marrë pasaportën dhe është dënuar për tre vjet të mos udhëtojë jashtë Prishtinës.

Autori, që shkroi metaforën tragjike të Popullit të Ndaluar, është vetë, kështu, një Njeri i Ndaluar! Kemi një identifikim të çuditshëm. Një përputhje të plotë. Një përfaqësim universal. Një tretje dhe ngjizje të individit dhe kombit.

Rexhepi është i Ndaluar, sepse dhe Kosova është e Ndaluar – Rexhepi është i izoluar, se edhe Kosova është e izoluar. Rexhepi persekutohet, se edhe Kosova persekutohet!

Rexhepi vuan se Kosova vuan.

Ky (s)’është një precedent europian!

Po kush e ka izoluar Rexhep Qosen?

Janë ata, që e kanë izoluar vetë Kosovën!

Për këtë izolim janë të interesuar shqiptarofobët serbë, shovinistë.

Po tjetër? A ka të tjerë që gëzohen nga ky izolim? Padyshim, që ka! Për këtë izolim janë të interesuar edhe segmente të caktuar të politikës në Shqipëri dhe në Kosovë. Arsyeja e kësaj mosarësyeje absurde? Kushti i tmerrshëm për t’i mbyllur gojën Rexhep Qoses. Për të kufizuar në maksimum ndikimin e tij autoritativ në mjediset shqiptare, po edhe ndërkombëtare. A ka një kombinim, një marrëveshje infernale të tërë atyre, që janë të interesuar, për ta mbyllur këtë burrë të fortë në një vetmi të detyruar, në një moskomunikim të rëndë? Këtë unë nuk e di. Por parandiej, se nuk është aspak e thjeshtë ideja makabre dhe realizimi qesharak i këtij izolimi.

A kanë protestuar Komitetet e të Drejtave të Njeriut Komunitetet e Helsinkit në Kosovë dhe në Shqipëri për këtë ngjarje të pashembullt?

Më kujtohet, se para ca kohësh, Rexhepi ka thënë, se Komiteti i Helsinkit në Kosovë ka protestuar edhe për burgosjen e shkurtër së Vuk Drashkoviçit, po nuk ka patur kurajë qytetare dhe njerëzore të protestojë për burgosjen haluçinante të Fatos Nanos në Shqipëri. Ky shembull tregon shumë. Është tepër shprehës. Tepër zbërthyes për të vërtetën që mbart.

Kush ka protestuar në Shqipëri për represionin ndaj akademikut dhe personalitetit kombëtar Rexhep Qosja?

Shqipëria është shtet sovran. Ka institucione. Ka president. A ka protestuar Berisha? A është shprehur publikisht për këtë gjë?

Shqipëria ka mundësi, që me anë të kanaleve diplomatike, me anë të institucioneve dhe organizmave ndërkombëtarë të protestojë e të sensibilizojë opinionin e Europës dhe të SHBA-së për sfidën primitive që i është bërë Rexhep Qoses në Prishtinë.

Jo Shqipëria, po ata, që sot e përfaqësojnë Shqipërinë, heshtin.

Po heshtja është miratim. Është cinizëm. Është pabesi. Është imoralitet i paharruar ndaj Rexhep Qoses.

Rexhep Qosja po përjeton fatin e popullit të vet. Ky nuk është turpi, po nderi i tij. Nuk është veçim nga populli, po bashkim në thelb me popullin.

TVSH hesht. Shkrimtarët dhe akademikët shqiptarë heshtin. Asnjë miting. Asnjë manifestim pro Rexhep Qoses, për OKB dhe Këshillin e Europës. Akademikët dhe intelektualët e Europës heshtin, se nuk kanë informacion, se pikërisht, në fundin e shekullit XX, një njeri i fuqishëm i racës së tyre krijuese është pa telefon dhe pa pasaportë. Është një lloj personazhi ovidian brenda vendit të vet. E kanë ofenduar si askush. E kanë persekutuar. I kanë përgatitur një linçim intelektual. E kanë rrethuar me dezinformim keqdashës, duke e kthyer padashur në një klandestin të shenjtë të kombit shqiptar.

Ky klandestin i patrembur është i tillë për armiqtë e shqiptarëve. Po jo, për vetë shqiptarët.

Ai ka bërë shumë për bashkëkombësit. Pra meriton, që edhe bashkëkombësit të bënin diçka për të.

Po secili përgjigjet për veprimet e tij.

Secili konstrukton turpin, apo nderin e jetës.

Historia regjistron gjithçka. Heshtja është e gënjeshtër. Indiferenca është e rreme. Alibitë janë të përkohshme.

Jo Rexhep Qosja, po të tjerë janë të izoluar.

Bumerangu i izolimit kthehet te ideatorët e izolimit.

Viktimizuesit bëhen vetë viktima.

Po diçka e keqe – shumë e keqe, është arritur. Mekanizmi i poshtërisë ka funksionuar verbërisht.

Në këto momente tepër delikate të historisë ata që kanë frikë nga fjala e Qoses kanë mundur me stërmundim dhe ekstremizëm, që ta bllokojnë disi këtë demijurg rebel të gjuhës shqipe.

Ani, Rexhep! Le të vetëkënaqen këta mazohistë të pandreqshëm me iluzionin e tyre pervers!

Ti je gjallë! Librat e tu janë të pavdekshëm.

Po më kryesorja është populli që nuk asgjësohet dot kurrë! Ky është dhe kriteri i mbijetesës tënde, o Rexhep Qosja me halle të mëdha, po edhe me shpresa vigane.

Përshëndetje, o trim i mençur!

Durrës, 5 korrik 1994

 

***** 

5 – Në vend të pasthënies për librin “Rexhep Qosja dhe Çështja Kombëtare Shqiptare”

J’ai vu des archipels sideraux! et des iles / Don’t les cieux delirants sont ouvert au vogueur: – Est-ce en ces nuis sans fonds que tu dors et t’exiles / Million d’oiseaux d’or, future Vigueur? –  Arthur Rimbaud “Le bateau ivre” (“Kam parë arkipelagët yjorë dhe ishujt/ku qiejt delirantë janë të hapur për lundërtarin/ në këto netë pafund si flenë të mërguar/ njëmilion zogjtë e artë o Fuqi e Ardhmërisë?” Artyr Rembo “Anija e dehur”.

Shkrimet e këtij libri nuk kanë karakter të mirëfilltë doktrinar. As nuk pretendojnë të jenë thjeshtë një sfidë.

Janë një shqetësim i gjallë, përvëlues. Një shpresë midis Apokalipsit dhe Mbijetesës.

Bashkimi Kombëtar i shqiptarëve është prova e emancipimit, purgatori i tyre, shmangia e kushtueshme e iluzioneve dhe naiviteteve, e mitit të dyshimtë të politikanëve të sotëm.

Kombi shqiptar i ngjan një centauri haluçinant në rrafshin ballkanik dhe europian.

Atë që nuk e bëjnë dot politikanët, shpresoj ta bëjnë shkrimtarët dhe intelektualët, si dhe vetë gjuha e pashpërbërëshme dhe e plotfuqishme shqipe, kultura e identitetit, kapërcimi i krizës dhe realizimi vizionar.

Duke u mbështetur më tepër te të tjerët se sa te vetvetja shqiptarët po vonohen përsëri.

Të instrumentalizuar nga politikat e mëdha globale, ata rrezikojnë të mos respektojnë vetveten, të viktimizojnë historinë e tyre, të deformojnë dimensionin e së ardhmes.

Ky libër lidhet me emrin e Rexhep Qoses jo rastësisht.

Ky është tashmë jo emri i një njeriu, po një institucion mendor kombëtar.

Të jesh i lirë shpirtërisht do të thotë gjithçka.

Qosja, ky korife krenar e i papërkulur i vetëdijes sonë nuk është as sibilin, as i vetmuar. Për të mund të citohen vargjet e “Ultima verba” të Hygoit:

Njëmijë po të mbeten do të mbetem dhe vetë / Dhe njëqind po të bëhen nuk tundem që aty / I dhjeti do të jem po qe se mbeten dhjetë / E në mbettë veç një do të jem unë ay!

Këtë libër e paraqes si një dlirësim, si një arsyetim. Për të provuar para së gjithash konceptin tim të lirisë së vërtetë dhe jo alibike.

Një shkrimtar ka thënë dikur se nën lëkurën prej gomari të popullit fshihet një luan.

Durrës 2 tetor 1994

 

 

Moikom Zeqo May 25, 2016 10:43
Komento

27 Komente

  1. normali May 25, 12:16

    Po Shqiperia e ka humbur krenarine sot; jo shqiptaret se ata po luftojne me dhembe, por sundojne tradhetaret pavaresisht me pushtet apo pa pushtet. Nuk eshte i rrezikshem pushteti qe eshte zgjedhe nga populli, por pushteti paralel i mafjes dhe UDB-se. Rexhep Qosja ngelet kolos per shqiptaret e ndershem. I uroj jete te gjate e prodhuese!

    Reply to this comment
  2. clirimtari May 25, 12:20

    Kot je ndyre me ket komunist dje dhe islamik sot or Moiko Zeqo. E njeh me mir se ti Kosove se nuk e ka votu as 2% ne zgjedhje si politikan. E ka perjashtu Akademia e Kosoves si stalinist e percares fetar. Komunist i Lidhjes Komuniste Jugosllave ka qene kur kosovaret gjakoseshin prej serbeve. Vetem per Enver Hoxh dhe Ed Ram ka fol mir ne jet te vet, gjith tjeret i ka shar e askush nuk ka pse kujtohet per te.

    Reply to this comment
    • labivlore May 25, 12:44

      Po te kishte folur mire edhe shkerdhatokratin sal-eh ram berishoviç do ishte i mire!?

      Pttuuuu pis “milet”.
      Rexhep Qoses nuk i afroheni as te maja e b……

      Reply to this comment
    • Antikonformisti May 25, 12:47

      Pershendetje Profesor Mojkom Zeqo dhe faleminderit per gjithshka ofron mendimi yt si shkenctar dhe atdhetar i madh.
      Rexhep Qosja eshte nje nder personalitetet me te medhenj te artit,letersise dhe kultures kombetare shqiptare. Plehrat qe jane ne krye te kultures dhe artit shqiptar sot ne Shqiperi dhe Kosove, kane frike, se duke kremtuar pervjetorin e nje prej kolosve me te medhenj te historiografise shqiptare, Rilindasit (jo keta te Ramo-Metes) e sheklullit XXI te çeshtjes kombetare shqiptare, Rexhep Qoses, mos i ngelet qefi kolaqit gjirokastrit, dhe pse nje shkrimtar i rangut boteror, nje plagjaturistit i ditareve te Enver Hoxhes, Ismail Kadare. Ky eshte nje turp i madh, nje mediokritet i pashoq, nje antishqiptarizem i mirefillte, nje sherbim proserb.
      Per ty pis koqovar qe del me nick “clirimtari” kam keto rrjeshta per lehjet e tua ne adrese te ketij personaliteti te madh. Nga udbashet dhe çetniket serb, te cileve ti dhe soji yt u ka sherbyer dhe u sherben, nuk ka se si pritet ndonje mendim tjeter, ndaj lih sa te duash se lehjet e zagareve nuk e zbehin aspak as ndriçin e rrezeve te diellit dhe as shkelqimin e drites se henes.

      Reply to this comment
      • clirimtari May 25, 18:44

        Qosen e njef Kosova ma mir se komunistat e Shqipnis. Robin e njef shpia vet e jo komshijt. Megjithat pisat shkojne mas pisit edhe kur nuk e njofin.

        Reply to this comment
        • PO QY...ORE ! May 25, 20:53

          KY FARE PLEHRE , QE I PELQEKA TE JETE CLIRIMTARI , QENKA NJE KOQE INJORANTI , QE I DUHET TE RRIJE NJA DY VJET NE GROPEN E PLEHUT , DERI SA TE STAZHIONOHEJ MIRE DHE TE KTHEHEJ , NGA FEKALE , NE PLEHE , PASTAJ DO TA PERDORNIM SI PLEHE PER TOKAT BUJQESORE . I D J O T I VERTETE ! ! !

          Reply to this comment
    • PO,PO May 25, 20:43

      O “CLIRIMTARI” , ME EDUKET SIKUR JE STREHUAR NE LLOGORET E SERBE QE PERPIQEN TE “CLIROJNE” KOSOVEN DHE T`I KTHEJNE KETO VITE PERPJEKJESH TITANIKE PER PAVARESI TE KOSOVES, NJE ENDER QE DO TE HARROHET SHPEJT .
      SI GUXON TE FLASESH KESHTU , PER NJE SHQIPTAR TE MADH , SI PROFESOR R..QOSJA, QE ME PUNEN E PA LODHUR TE TIJ, NJE JETE TE TERE , SI NJE SHQIPTAR I VERTETE , E KA MBU8LUAR VETEN ME LAVDI TE PERJETESHME, KURSE TI , SI NJE ZHAPIK I NDYRE,QE HIQESH ZVARRE NEPER MOCAL, ME GJUHEN E SHKJAUT , PERPIQESH TE PERBALTESH KETE BURRE TE MADH TE KOMBIT TONE ? ! MALLKUAR QOFSH O SERBI KEQDASHES SHQIP FOLES DHE PLEQERI TE LEHTE PASTE I NDERUARI DHE SHUME RESPEKTUARI SI RRALLE KUSH ,, PROF. QOSJA !

      Reply to this comment
      • Mollosi May 26, 12:02

        PO,PO
        Te flasesh sot kunder prof. Qosjes nuk do te thot qe duhet te jesh i strehuar ne llogore serbe apo qe te jesh zhapik ose shkja. Te flasesh sot kunder tij eshte dicka objektive, dicka normale. Keshtu flasin pjesa dermuese e shqiptareve, keshtu flet pjesa dermuese e intelektualeve. Po flas per Qosjen njeri dhe jo per Qosjen e letrave. A thua perse z. Qosja ne Kosove eshte i vetmuar dhe pa shoke? A thua perse z. Qosja nuk i fitoi as edhe 1% te votave nga populli? A thua perse nje intelektual i madh kosovar, shkrimtari Ali Podrimja per te shkroi:
        “…Donkishoti yne qeth e rruar ne zero
        ne rroba femre vesh
        ne karro plehu kalon kufirin Shqiperi-Shqiperi…”
        Natyrisht qe ti do te kritikosh z. Podrimja duke e quajtur edhe serb (ndoshta) por fakti eshte se ate nuk e duan. Dhe pyetja eshte se perse nuk e duan. Nuk e duan se ai eshte nje grindavec , sepse ai eshte nje mohues i personaliteteve properendimore, sepse ai eshte nje marksiste-leninist, sepse ai eshte nje islamist, sepse ai eshte i pamoralshem.
        Disa here kam lexuar komentet tua kur flitet per ekstremizmin islam.Ti me te drejte e kritikon ate rryme qe eshte shume e demshme per ne shqiptaret. E pra prof. Qosja ka kontakte me keta islamiste. Biles ai ne vitin 2014 ne seline e Institutit Albanologjik ne Prishtine pret hoxhe Shefqet Krasniqin, qe njihet si percaresi me i madh i bashkejetese sone fetare. Dhe prof. Qosja e lavderon kete percares “per kontributin e tij te cmueshem per ngritjen e vlerave kombetare e fetare…” Prof. Qosja ishte edhe kunder arrestimeve te terroristeve islamik , arrestime qe u treguan te drejta sepse para disa ditesh ata u denuan me 42 vite burg. Dhe derisa ti kritikon islamistet dhe te gjithe ata te tjeret qe e perkrahin kete ideollogji,cuditerisht heshte per perkrahjen qe prof. Qosja u jep islamisteve.Do te ishte objektive qe edhe prof. Qosen ta kritikosh per perkrahje ndaj islamisteve, por ti duket qe nuk e ben dot kete kritike sepse “e kuqja” ta ka mjegullisur mendjen.

        Reply to this comment
  3. tepelenasi May 25, 12:24

    Nje dite,se ciles, jo nje ze i vetem i nje njeriu po kaq i madh,i Moikomit i cili me nje adhurim te merituar, ka sjelle per te gjithe ne lexuesit ne kete 80-vjetor te lindjes se R.Qoses, ulerimen heshtese te Kosoves e Shqiperise per kete NAIM te koheve moderne. Jo vetem heshtje frikacake e zyrtareve e institucioneve, akademike, intelektuale, por edhe e te gjithe ne, popullit. Tani qe po shkruaj, nuk po shoh asnje fjale e koment te meparshem!!! Sulemi ndaj cdo shkrimi per probleme politike e per emra qe i kane sjelle vec deme ketij vendi, ndersa per nje njeri e per nje emer kaq te madh, nuk po ndihet njeri. Pse? A mos ka dore dikush qe ka marre canten e eshte nisur per ne…Suedi? Kjo e majte , e cila ia pelqeu thirrjet per te ardhur ne pushtet, pse heshti ne diten e sotme? Ka shume pikepyetje. Gjithesesi, Akademikut Rexhep Qosja,Presidentit te Nderit te shoqates Laberia, i uroj jete sa me te gjate!

    Reply to this comment
    • Demostruesi May 25, 16:25

      Të gjithë ata që flasin keq për të Madhin Qosja,nuk e njohin ose i ka bindir propaganda që vazhdimisht ka njollosur Qosjen,dhe dihet se kusht e ka bërë këtë(jokombëtarët).Unë jam student i Qoses,i demostratave ’81,Qosja ishte profesori i cili na përkrahu,dhe për këto përkrahje të studentëve,PKJ,në akademin e Kosovës e përjashtun nga partia ku në atë kohë ishte në krye Ibrahim Rugova me një tjetër që për momentin spo më kujtohet emri.Rexhep Qosja ishte njeriu i cili kishte guximin më të madh ti thoshte Beogradit të vërteten për Popullin Shqiptar dhe Kosovën.Në gazetat e njohura të asaj kohe “Nin”Dan”e shumë të tjera kanë figuruar shkrimet e Qosjes per lirin e Kosovës së nënshtruar,por një propagandë e flliqur e karieristëve pas luftës filluan ta njollosin kolosin e madhë Rexhep Qosjen,i cila ne na udhëheqi drejt liris që sotë po gëzon Kosova.Andaj ata të cilët flasin keq për Qosjen ose nuk janë të informuar ose kanë ra nën ndikimet e partive politike të cilat kanë marr në qaf sot popullin e Kosovës,por ka edhe nga ata që ende kanë mbetuur në listat sikrete të agjenteve të Serbis.Qosja ka vlera të mdha kombëtare dhe se për këtë njeri historija do merret ma vonë,sepse këto që jetojn sot nuk janë të aft të shkruajt një histori per Rexhep Qosjen.

      Reply to this comment
      • Mollosi May 25, 18:01

        Ata qe flasin keq per z. Qose jane shume mire te informuar. Ata e dijne qe z. Qose nuk e ka perkrahjen e popullit te Kosoves. Nje here mori pjese ne zgjedhje dhe fitoi me pak vota se sa magjupi Haxhi Merxha.
        E sa per perkrahjen qe e dha z. Qosja pas vitit 1981 per studentet e tij, me se miri eshte te lexosh intervisten e tij ku ai e pranon dhe thot qe “S’fola kur u denuan studentet e mi. S’gjeta guximin”. Pra ai vet e pranon qe nuk kishte guximin qe te mbronte studentet qe arrestoheshin.

        Reply to this comment
      • SHPRESEHUMBURI May 25, 21:12

        O “DEMONSTRUESI” : TE JESH I SIGURTE , SE ESHTE DORA TINZARE E BEOGRADIT , QE PERDOR E SHPERDOR KESHTU SHQIPTARET, PER T`I CARE E PERCARE, DHE E VERTETA ESHTE SE SERBET KANE PASUR SUKSES ,JO VETEM NE KOSOVE , KU INJORANCA ESHTE ME BOLLEK, POR EDHE NE SHQIPERI , KU KA ARRITUR TE VERE ARMIQ TE BETUAR , NE KRYE TE VENDIT , PRESIDENTE , KRYEMINISTRA, SHEFA TE SHERBIMIT SEKRET, E NJE MORI FUNKSIONESH TE LARTA E TE ULTA , NJEREZIT E VET ,ME MIZORET PER KOMBIN TONE . SHIKOJI EDHE NE MAQEDONI , POLITIKANET SHQIPTARE , SE SA TE NEVERITUR QE JANE BERE , NE SYTE E POPULLIT TE TYRE, SEPSE KANE LENE ME NJE ANE , TE QENURIT SHQIPTAR DHE LEPIJNE KOCKAT QE IU HEDHIN PADRONET E BEOGRADIT E TE SHKUPIT
        CFAR MUND TE THUASH PER KAFSHE TE TIPIT
        “CLIRIMTARI” ? !

        Reply to this comment
  4. dash May 25, 16:03

    Faleminderit Moikom Zeqo,jete te gjate te madhit Rexhep Qosja(ne si popull e Kemi te keqen Brenda)

    Reply to this comment
  5. mujo May 25, 17:33

    Faliminderit per kete ribotim te analizes te viteve 90 sa aktuale eshte sote dmth se nuke kemi levizure shume ne mendimet dhe emancipimin politike

    Reply to this comment
  6. sejfi May 25, 20:34

    Zeqo, harrove meriten e madhe te Qoses qe djegejen dhe shkaterrimin e Shqiperise ne 97 e quajti REVOLUCION I VONUAR DEMOKRATIK protogonistet me tre gishta te simbolit serb i quejti heroi.

    Reply to this comment
    • SHKELZENI May 25, 21:22

      Per SEJF(Z)IUN :
      A nuk me thua , more kokrra e injorantit , se cilin ka sot Kosova intetelektualin me te shquar dhe me me teper kontribut ne fushen e letrave , se sa te nderuarin R.Qose ?! Keshtu sic veproni juve , ja beni me te lehte punen serbit,qe te hani koken me njeri tjetrin dhe te vete shfaroseni nga injoranca juaj . Ne fakt e meritoni qe tu shtype si krimbat cizmja serbe .

      Reply to this comment
    • Thanas Ara May 25, 21:24

      Rexhep Qose urtësia,
      Rexhep Qose burrë shteti,
      Kur flet ti flet historia,
      Nderi edhe dinjitetit!

      Reply to this comment
  7. Lili May 25, 21:55

    Qosja eshte sot mendja ma brillante ne boten shqiptare.
    Qe’ shqiptaret ‘ nuk e nderojne sot , nuk duhet te merret tragjike sepse sot nuk flasin shqiptaret ne shqiperi po servilet!Edhe normal qe shtypi i antishqiptareve si ne kosove si ne shqiperi bene fushate anti Qosjes!
    Vepra e tij flet vete per te,pa pas ur nevoje per lavdatate tona!
    Po prape se prape,gezuar profesor,u best 100 vjet!

    Reply to this comment
  8. lulip May 26, 00:20

    Poshtersi e padurueshme ky qendrim ndaj Rexhep Qoses,kesaj figure te permasave te jashtezakonshme, me kontributin e pakrahasueshem ne ndricimin e kultures e historise se kombit shqiptare e ne mbrojtjen heroike si askush tjeter te interesave dhe te drejtave te kombit shqiptar. Ne cdo veper, tregim, interviste apo bisede te thjeshte te bere nga Rexhep Qosja, ka dinjitet, ka kulture te thelle, ka histori, ka shkence,ka dhimshuri e dashuri per kombin e vet dhe tregon rrugen e ecjes dhe te zhvillimit.Moikom Zequa i ka treguar te gjitha per figuren e madhe te kombit Shqiptare, Rexhep Qosen,qe ne vitin 1991 qe eshte aktuale dhe tani, por Rexhepi sic e parashikon Moikomi ka shtuar ne keto 25 vjete vlera te tjera me veprat e tij kulturore e historike si dhe ne pasqyrimin e luftes se Kosoves dhe mbeshtetes i vendosur i UCK e fjala e tij u degjua e u mbeshtet edhe ne Rambuje qe ishte thike me dy presa per vendimet qe do te merreshin.Rexhepin e do kombi shqiptare me shpirte se e ka te vetem ne ditetet e sotme, Ate nuk e duan disa politikan proserb ne Tirane e Prishtine. Keta politikan shqiptare proserb nuk e duan Rexhepin pasi nuk e do serbia dhe ata kete urdher kane marre dhe do e zbatojne dhe genjejne edhe disa injorante qe me paditurine e tyre u shkojne pas avazit politikaneve te shitur te serbi. Rexhep Qosja eshte shume i madh dhe kombi shqiptare eshte krenar qe ka nxjer nga gjiri i vet nje njeri te ditur, studjues e shkencetare te letersise, historise,politikes dhe keto ja ka dhene popullit te tij,hallet e popullit ka misheruar, ka shkelmuar e hedhur poshte interesat e tij per perfitime te madha dhe ka pare interesat e kombit dhe te vertetat,duke stigmatizuar, kritikuar pa medyshje veprimet e gabuara te politikaneve ne Shqiperi e ne Kosove. Kush e ka bere kete tjeter si Rexhep Qosja?. Rexhepit i urojme jete te gjate qe te kontriboj me tej ne interes te kombit, pasi dhe me vepren e tij te deri tanishme Ai eshte i pavdekshem dhe do te rroje ne jete te jeteve.Amiqte e kombit dhe politikanet sidomos te keqijte do te harrohen gradualishte me shpejtesi.

    Reply to this comment
  9. samberuka May 26, 04:05

    Tradhëtia është kanceri kronik në trupin e lodhur nga mjerimi, injoranca, dhimbja dhe varfëria e kombit tonë. Rexhep Qosja dhe akademikët e tjerë duhet të shëndrohen në kirurg të mendimit dhe veprimit për pastrimin e tumorëve nga trupi politikë agjentural, pa të cilin nuk mund të arrihet bashkimi kombëtar.

    Reply to this comment
  10. Dardani May 26, 08:14

    Ti mollasai dhe clir…shkoni dhe shkruuni ne portalin bota sote,aty jane mbledhut te gjithe kopilat qe kan lene shkiet na Kosove.

    Reply to this comment
  11. tomsojeri May 26, 08:42

    Mos u cudisni aspak per kte qendrim ndaj te madhi Rexhep Qosja !Nga kush prisni te cmoj madheshtin e tij?Sic po na trgojn sot faktet dhe histori tradhtish makaber ,tregon qe Qosja nuk esht pjes e ksaj elite te shitur e te degjeneruar antishqiptare !Tradhtia shkateroi kombin ssshqiptar por nuk mundet te fshij nga kujtesa madheshtin e nje patrioti qe sot pak kan mbetur ne kte komb ! Je i nderuar Rexhep dhe gezohu qe tradhtia nuk te perkedhel e nuk te ndyen me levdatat e saj ,armiq shqiptaresh !UDB ja ka shtrir doren e saj dhe i beri hatan Shqiperis me “patriotet”e jo ma ne Kosov ku esht ulur kembkryq e ka kompromentuar qe ne bark te nenes kuadrot e saj !
    Nderime i shtrejti Rexhep Qosja qe ndonese i ritur ne folen e armikut ,nuk te preku njolla e tij! Rrofsh sa melet e larta Shqiptare…..

    Reply to this comment
  12. Mark uk May 26, 13:24

    Meritat ja ka cmuar vetem ish Jugosllavia e UDB e tyre qe u sherbeu me devotshmeri.Dikur komunist i rrangut te lart,sot nje islamik i thekur,nuk di se per cfar te nderohet.Ma mire se e njohin bashkombsit e tij e kryesisht fshatart e vet nga Vuthajt.Sa here eshte testuar ky njeri as 2%arrit te marr.Si akademik duhet hequr kapelja ne fakt po ka aq te kqija sa e fundosin ashtu sic eshte fundosur.U prish me Berishen se ky islamik kerkonte te lidhej me lindjen e jo me prendimin.

    Reply to this comment
    • Antikonformisti May 26, 21:02

      Hahahaha! U be Mark Muti te beje vlersim per Qosen?!
      Si thote “Si akademik eshte per t’i hequr kapelen, por…” hahahaha! Çfare por mor idiot i lindur, e lexon se çfare shkruan, apo çfare shtyp ne tastiere? Dhe vazhdon me tej Mark Muti me logjiken prej nje sharlatani , si ish realizues i masakres se 2 Prillit ne Shkoder ; ” U prish me Berishen se ky islamik kerkonte te lidhej me lindjen e jo me perendimin.” Kujt po i rrefehesh o idiot dhe malok qe gamanis nga nevojtoret e Anglise duke pritur klientet qe pshurrin? Edhe qente dhe macet e rruges e dine qe Sali Ram Berisha eshte ai politikan antishqiptar dhe antiperendimor qe mundesoi aderimin si antare e plote Shqiperine ne Konferencen Islamiko-xhihadiste dhe jo ky akademik o gomar i Grykes se Selckes dhe Qafes se Bordolecit!

      Reply to this comment
  13. vlora May 26, 17:47

    Kosova eshte bere TURPI qe nga viti 1999 … Kosoven nuk e gvet kush se ku gjindet, Kosova mos ti kish pas intelektualet e Malit te Zi dhe te Dibres ish mbete bageti e biqesi … jo veteum qe ja u ka petmisuar gjuhen shqipe intelektualet jashte Kosove por edhe i ka bere shqiptar se perndyshe ishin ka perfundojn bošnjak, serb, dhe turk

    Reply to this comment
    • Mollosi May 26, 18:16

      Shqiptaret e Kosoves e mirepresin secilin shqiptar te ndershem, qofte ai prej Malit te Zi, Dibres apo Lugines. Ne Kosove ka shume intelektuale nga Mali i Zi por nuk kam njohuri per intelektualet dibrane. A ben te m’i permendesh disa pasi qe ti pretendon se paska shume.
      Te pershendes.

      Reply to this comment
  14. Princi (Belgjikë) June 2, 19:56

    Bravo Moikom Zeqo!Kisha vetëm një pyetje ; përse që nga teori i 1994 ke heshtur për Rexhep Qosen dhe kujtohesh sot pas afro 22 vitesh?Nuk është mirë kështu. Po për pozicionin islamik, dmth antishqiptar të Qoses përse hesht zotëri?Po për enverizmin e Qoses përse hesht sërish?Ki kujdes edhe në përdorimin e gjuhës sepse nuk je ndryshe nga ata që kritikon si komunistë, asgjësues etj.,etj!Qëndro tek argumentet.Fyerjet e sharjet dhe kërkimet në biografi për të poshtëruar kritikët e Qopses,dëshmojnë mungesën e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*