Njeriu i mirë dhe atdhetari i madh Gjergj Kalaj

August 25, 2018 12:14

Njeriu i mirë dhe atdhetari i madh Gjergj Kalaj

Shënime për librin me kujtime “Nderim për burrin fisnik Gjergj Kalaj”, i cili promovohet sot në komunën e Tuzit në Malin e Zi, me një pjesëmarrje të gjerë nga komuniteti i shqiptarëve të atjeshëm, intelektualëve nga Shqipëria, Kosova e deri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Xhevdet Shehu

Nuk kam patur rast ta njoh personalisht Gjergj Kalajn. Por portretin dhe personalitetin e tij ma solli të qartë libri i dalë tani së fundi me një titull sa të thjeshtë aq dhe domethënës “Nderim për burrin fisnik Gjergj Kalaj”. Ky libër është botuar në Tiranë dy vjet pas ndarjes nga jeta të Gjergjit. Një libër për një njeri si Gjergji nuk është pak për të krijuar një përfytyrim, për të ngjallur simpatinë për heroin e librit, për të ruajtur të gjallë kujtimin e njeriu të mirë dhe me vlera të spikatura, për të cilët ka shumë nevojë shoqëria jonë e kërcënuar në shumë aspekte të saj.

Metaforat dhe hiperbolat e mundshme vetëm mund ta zbehnin figurën e tij. Në faqet e këtij libri të përgatitur me dashuri nga Nasho Jorgaqi, Kristina Jorgaqi dhe Luan Pobrati është portreti real i njeriut Gjergj Kalaj, me një kontribut të çmuar për propagandimin e dhe mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare e në veçanti atë të Kosovës. Këtë kontribut ai e ka dhënë sidomos atje në zemrën e Amerikës së madhe ku shkëlqeu si një veprimtar dhe atdhetar i madh së toku me shumë bashkëkombas të tjerë, por edhe në Shqipërinë amë që edeshi si rrallëkush, në Kosovë për të cilën sakrifikoi aq shumë, por edhe Malin e Zi e kudo që ka shqiptarë.

Fjala “fisnik” ka dy kuptime: 1. Ai që ka veti të larta morale, që është i ndershëm a zemërgjerë; bujar.

  1. hist. Ai që bënte pjesë në shtresën me të lartë e të privilegjuar të klasës shfrytëzuese në shoqërinë feudale ose feudalo-borgjeze; pronar i madh tokash; titulli që u jepej njerëzve të kësaj shtrese. Shtresa e fisnikëve. Nga radhët e fisnikëve.

Pa dyshim që Gjergji hyn në radhën e kuptimit të parë të kësaj fjale. Sepse ai e meritoi këtë titull jo si latifondist, pra si pronar i madh tokash apo pasuritë përrallore, si aristokrat. Jo. Ai e meritoi këtë titull për vlerat e larta morale që manifestoi dhe shpërfaqi gjatë gjithë jetës së tij, për zemërgjerësinë dhe shpirtin bujar, duke mbetur shëmbëlltyrë e një njeriu model jo vetëm për bashkëkohësit, por edhe për pasardhësit.

Do të mjaftonte përcaktimi emblematik që bën Akademiku Rexhep Qosja në kujtimet e tij, që botohen në hyrje të këtij libri, për të kuptuar përmasat e këtij burri: “Në qoftë se mund të themi sot se shqiptarët e Nju Jorkut dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgjithësi kanë luajtur rol vendimtar në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare e, në kuadrin e saj, sidomos të çështjes së Kosovës, atëherë duhet të dihet se roli i Gjergj Kalajt në këtë veprimtari ishte shumë i madh – ishte historik.”

Portreti i këtij veprimtari të shquar të çështjes kombëtare plotësohet më mirë dhe kompletohet me kujtimet që botohen në këtë libër. Aty shkruajnë bashkëshortja e tij, Gjyste Kalaj, Ramiz Llapashtica, Luan Pobrati, Gjergj Uli, Nasho Jorgaqi, Bardhyl Reso, Sadije Agolli, Pal Neçaj, Skënder Duka, Naim Balidemaj, Rexhep Vuçetaj, Indrit Reso, Ndue Sinishtaj, Bruno Selimaj, Ejllo Berishaj, Jorgo Melica, Shpend Haxhaj si dhe nga fjalimet që kanë mbajtur Gjeto Sinishtaj, Dilaver Avdiu, Dedë Camaj, Ndue Kalaj në ceremoninë mortore të Gjergj Kalajt.

Në këtë libër zbërthehet shpirti i një njeriu fisnik, formimi dhe përkushtimi i tij në disa gjëra madhore. Për ta kuptuar më mirë qartësinë dhe devotshmërinë e Gjergjit për çështjen tonë kombëtare, duhet të saktësojmë se ai këtë veprimtari e kreu në një periudhë të zymtë dhe kur nuk vërehej asnjë rreze shprese në horizont. Shqipëria ishte nën regjimin e Enver Hoxhës, ndërsa Kosova nën Jugosllavinë e Titos. Pra një qëndresë midis dhe nën dy diktatura. Ky është një libër i vërtetë për një njeri që e kanë njohur dhe ruajnë respektin mijëra vetë. Pikërisht këtu buron dhe vlera e njëmendët e këtij libri: paraqet një model të kundërt me ata që e kanë shitur Shqipërinë dhe kombin e tyre nëpër kohëra dhe që vazhdojnë ta shesin edhe sot e gjithë ditën.

Ja pse ky libër i ngjan një monumenti. Këtë monument më së pari e ngriti Gjergj Kalaj dhe mandej e lartësuan të njohurit e tij të shumtë në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi e deri në Shtetet e Bashkuara.

***

Nga ky libër del se Gjergj Kalaj ka qenë një njeri i suksesshëm në jetë. Nuk është e lehtë të fitosh dashurinë, respektin dhe simpatinë e kaq shumë njerëzve që shkruajnë e flasin pareshtur për të. Është një rrugë e mundimshme deri te ky sukses i lakmueshëm. Unë i besoj asaj që shkruan një nga miqtë e Gjergjit se pas një burri të suksesshëm, qëndron një grua e devotshme.

E tillë paska qenë dhe mbetet Gjyste Kalaj. Ajo është pjesë e kësaj historie suksesi të ish-bashkëshortit të saj me plot virtyte. E duke folur për vlerat dhe virtytet e Gjergjit, pa dashje ajo u jep një shkëlqim rrezatues edhe vlerave të saj si bashkëshorte që, edhe pse nuk pati fatin të kishte fëmijë me të, e adhuron Gjergjin duke i vënë në dukje të gjitha tiparet e tij njerëzore, atdhetare e shoqërore.

Dhe Gjergji, sipas bashkëshortes së tij, Gjystes, ka qenë një njeri mjaft shpirt mirë dhe bujar, i prirur për të ndihmuar të tjerët, sidomos shqiptarët që shkonin në Amerikë. Këtë shërbim human ai e bënte pa kurrfarë shpërblimi. “Shpejt kuptova se ai kishte lindur vetëm për të ndihmuar të tjerët, – shkruan Gjyste Kalaj në kujtimet e saj. – Nuk vonoi shumë dhe ai u hapi shqiptarëve nevojtarë edhe derën e shtëpisë, ku unë nisa të prisja e të përcillja me dhjetëra sosh…”

“Për 45 vjet rresht dera e shtëpisë së tij mu në mes të Manhatanit ka qenë e hapur për të pritur e përcjellë me qindra shqiptarë. Aty kanë bujtë me javë të tëra edhe personalitete të shquara të kulturës dhe artit shqiptar, si shkrimtarë, poetë, gazetarë, këngëtarë, muzikantë, koreografë,aktorë etj. Ata ishin nga e gjithë Shqipëria, nga ajo shtetërore, por edhe nga Kosova, Malësia e Malit të Zi, Maqedonia, Presheva dhe deri nga Çamëria”, shkruan Pal Neçaj.

“Urdhëroni në shtëpinë e kombit!” u uronte mirëseardhjen Gjergji mysafirëve të tij të shumtë që si me magji shndërroheshin në miq të përhershëm të tij dhe të Gjystes.

Në këtë libër shkruan kujtimet e saj për Gjergjin edhe Sadije Agolli. Ajo gjen rastin të flasë edhe në emër të Dritëroit për mbresat që i ka lënë familja Kalaj gjatë qëndrimit të tyre për disa ditë në Shtetet e Bashkuara në gjysmën e parë të viteve 90. Ishin vite të vështira për Dritëroin ato kur demokratët e sapo ardhur në pushtet e kishin vënë në shënjestër shkrimtarin e shquar si ish-komunist, si ish anëtar i Komitetit Qendror të PPSH dhe si ish-kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ata kanë bujtur në familjen Kalaj ku të ftuar nga Gjergji dhe “për aq ditë sa qëndruam në apartamentin e tyre, i harruam fëmijët dhe hallet, telashet, shqetësimet, sharjet e gazetave në Shqipëri”, shkruan Sadija.

Por duke lexuar kujtimet e shumë miqve të tij, te Gjergji del se ka qenë një burrë i mençur, një filozof, një njeri që i njihte mirë doket zakonet e mrekullueshme shqiptarëve. Shpesh mendimet e tij me fjalë të kursyera ngjajnë me sentenca filozofike dhe urtësie popullore si ato të Saadiut apo Ezopit, të cilat pavarësisht se vijnë nga lashtësia janë të gjithëkohshme dhe nuk u humbet vlera asnjëherë. Ato mbahen mend vetvetiu dhe e mençurojnë njeriun, e bëjnë më të mirë në një botë të mbushur me prapësira, padrejtësi, kurthe e pabesira.

Ja se çfarë shkruan Luan Pobrati, i cili e ka patur mik Gjergjin qysh nga vitet 1980. “Po bëre mirë, ndonjëherë mund të veshin edhe qëllime të këqija; s’ka rëndësi, bëj mirë”, fliste Gjergji. “E mira mund të harrohet, por nuk ka rëndësi, bëj mirë.” “Pushteti dhe sinqeriteti të bëjnë të lakueshëm, por nuk ka rëndësi, ji i sinqertë”, porosiste ai.”Nëse ndihmon njerëzit, do të lodhesh. S’ka rëndësi, lodhu!”…

E pra, ky ka qenë dhe mbetet Gjergji, i thjeshtë dhe i mençur, si vetë mirësia. Personalitetin dhe figurën e tij për ata që nuk patën fatin ta njihnin nga afër, na e sjell të gjallë Prof. Nasho Jorgaqi kur e përshkruan me fjalë zemre si “burrin e pashëm, shtatlartë, syshqiponjë, zemërartë, bujar të papërsëritshëm, burrin e fjalës e të besës, trimin, njeriun që të bënte menjëherë për vete e mbi të gjitha atdhetarin e përkushtuar dhe luftëtarin e përparimit.”

Ndue Sinishtaj e quan Gjergjin “zemërbardhi, zemërhapuri, tolerant, altruist, bamirës i pashoq…”

Fakt është se falë këtyre cilësive, të cilat nuk janë aspak epitete e figura letrare, por mishërim i ngjizur natyrshëm në personalitetin e tij njerëzor, ai kishte miq të shumtë dhe emra të mëdhenj të botës së kulturës, politike e religjioze. Ndër këta miq bënin pjesë Akademiku Rexhep Qosja, shkrimtarët Dritëro Agolli, Nasho Jorgaqi e Moikom Zeqo, At Artur Liolini, Antonio Bellushi, akademiku Jorgo Bulo, kongresmenin Joe DioGuardi, diplomatë si ish-ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani, ambasadorët Bashkim Pitarka e Pëllumb Kulla, Artistin e Popullit Sulejman Pitarka e sa e sa të tjerë. Madje ka takuar dhe është njohur edhe me ish-Presidentin Ramiz Alia me të cilin ka bërë edhe fotografi në vitin 1989 dhe 1992.

Te të gjithë këta personalitete ai i konsideronte miq, vëllezër shqiptarë, që përfaqësonin atdheun dhe kombin, pa ngjyrime politike. Dhe për Gjergjin, sikurse del nga ky libër Shqipëria dhe kombi shqiptar ishte mbi gjithçka.

***

Kam bindjen se askush nuk e ka tepruar me vlerësimet e dhëna për Gjergj Kalajn. Të gjithë ata që kanë shkruar në këtë libër i kanë bërë me vetëdije të plotë vlerësimet e tyre. Nuk ua ka imponuar kush. Gjergji e pamerituar një libër të tillë. Sepse, sikurse ka shkruar Gjeto Sinishtaj më 4 gusht 1983, “Në rrugë të drejtë janë të gjithë ata që ia dedikojnë jetën e vet interesave kombëtare e jo vetjake. Për  këtë arsye ata meritojnë çdo lëvdatë.”

August 25, 2018 12:14
Komento

6 Komente

  1. Albofili August 25, 14:00

    Po mos t’u rreshtonte ne radhet e “enveristeve: ne ShBA, Gjergji edhe pse me te vertete do te ishte njeri i mire, jo edhe patriot. Fatkeqsisht, Gjergji, si dhe disa te aferm te tij, psh, Ndue Paloka Camaj, Zef Camaj, etj., u bene sherbetore te UDB-se, njesoj sikur te Sigurimit, ashtu qe dolen si “double agents”. Detyra e tyre ishte percarja e diaspores, gje qe nuk arriten ta bejne deri ne fund, por po, bene nje dem te madh.

    Reply to this comment
  2. muhamed tabaku August 25, 16:16

    Nuk kam dijeni dhe nuk mund te quaj patriot apo jo pa njohur veprimtarine e tije dhe si eshte vleresuar ne kohe.

    Reply to this comment
  3. MERGIMTARI August 25, 18:29

    O Muhamet Tabaku,e njof une kte malokun e malit te zi nje serbofil me patente; hiqej gjoja dashamire i shqiperis por ne fakt ishin rrena me gjygym, keshtu i udhezonte agjentura jugosllave si ket gjeorgjen dhe te tjere ishin komunista me damke , Agjentura jugosllave dihet qe ka bashkpunu me sigurimin Hoxhist per interesate te dy palve. E gjith puna patriotoke e kij debili eshte qe kur erdhi ne shqiperi ne vitin 1991 me ca formular te rreme i hapi gjoja per viza pune ne SHBA dhe u zhvati sa mujti njerzve ne shkoder dhe ku njifte deri ne tirane per nje pages prej 200 dollar amerikan, sa qe u alarmua ministria e jashtme shqiptare dhe doli me deklerat;ne lajmet e TVSH ne mbremje me foles Kujtim Kamberin, qe e hodhi poshte gjith kete mashtrim. ky maskara ja mbathi dhe iku me ndihmen e abmbasades jugosllave ne tirane sepse e kerkonte policia shqiptare me derman. ky eshte dashte te arrestohet dhe ekstradohen ne shqiperi per vjedhje me mashtrim ,ky ka pas dhe nje vlla ne mal te zi me emerin gjovo; dhe ky spiun i udb sjogosllave .Por si bashkohet sebofilat komuniste dhe mbrojne levdrojne dhe perkrahin njeri -tjetrin kjo eshte per ti falenderuar . Ne qofte se nuk eshte e vertet une jam rrenacak;; Fatkeqesisht me pak para sot behesh hero dhe shkruan libra per lloj lloj llucit…

    Reply to this comment
    • ALBAN DEGA August 26, 15:26

      E NJIHKE AQ MIRE AGJENTUREN SERBE NE SHKODER SIKUR TE KESH PUNUAR PER TE !

      – Por meso te genjesh me mire heren tjeter… Je ne mashtrim flagrant !

      Ne kete perfundim te con menjehere fakti se perdor te njejtat metoda te njohura te saj sipas antiparimit te njohur gebelsian :
      Genje e genje se dicka do te mbetet !
      Gjergj Kalaj kurre nuk ka shperndare formulare te ambasades amerikane ne Tirane sepse kjo veprimtari e saj ne ate kohe nuk ka ekzistuar deri ne vitin 1995!
      E dyta, Gjergj Kalaj ka pasur agjencine me te mire, me te lire dhe me te ndershme te udhetimeve ne Nju Jork dhe krejt SHBA-ne prej vitit 1989 e deri ne vitin 1996.
      E treta Gjergj Kalaj ka qene jo vetem nje njeri i madh nga shpirti por edhe nje shqiptar i madh nga karakteri, formimi dhe perkushtimi madhor ndaj ceshtjes shqiptare ne Ballkan !
      E katerta Gjergj Kalaj ka qene nge trim i cartun qe kur behet fjale per Shqiperine e shqiptaret e jepte jeten si me le…
      Nje shembull konkret: Sapo mbaron dreka mbareshqiptare me rreth 600 veta ne Restorantin e Antoni Athanas Pier 4 ne Boston per nder te pjesmarrjes se ish- Presidentit shqiptar Ramiz Alia ne Samitin Boteror per Femijet ne Nju Jork, truprojat e tij mbeten mbrapa.
      Gjergj Kalaj e une si gazetar I paguar nga Departamenti i Informacionit te OKB-se UNDPI , per te mbuluar vizitat e tij Shqiperia po e ndiqnim…
      Papritur tre provokatore. dy greke dhe nje serb i dalin para dhe duke ngritur tre gishtat lart thirren “Poshte Ramiz Alia” dhe “ Fuck Albania “ .
      Ne momentin qe dy prej tyre u orvaten ti afroheshin Presidentit shqiptar , Gjergj Kalaj u versulet si nje shqiponje… “ Run Georgis run. He is dangerous. He will kill You….” kelthet serbi dhe bashke me grekun tjeter is mbathin me te marra. Nga paniku perplasen me derén e daljes duke thyer me koke xhamat.
      Nderkohe Georgis ne ikje e siper pengohet ne kembet time dhe perfundon si lope ne pllakat e sallonit.
      Ne kete kohe vijne 4-5 police te Bostonit dhe dy Civile dhe pasi informohen nga Gjergji i ndalojne te tre provokatoret ….. VIJON

      Reply to this comment
  4. Alban Dega August 26, 15:52

    TI JE SHUME ME TEPER SE NJE RRENACAK … !

    Je nje mashtrues i pafytyre dhe pa tru !
    E ke kapur veten keqazi ne flagrance !
    E di pse!?
    Sepse genjen per qiell jo per Toke !
    Si mund te shperndante Gjergj Kslaj formularé per viza pune ne vitin 1991, kur Ambasada ametikane ne Tirane sapo ishte hapur dhe sherbimit konsullore te saj ishin vetem per urgjenca dhe raste te jashtezakonshme !
    Genje per Toke e jo per qiell o rrenacak qe as per te genjyer nuk di !
    Ti je jo vetem lluc por edhe lloc, bajge e shqiptarise!
    I zure prite me shpifje e mashtrime 24 karat UDB- asho serbe per se vdekuri Gjergj Kalajt, ketij Shqiptari te Madh, por te dolí plumbi nga qyta, kondaku, e jo nga tyta!
    Turp e faqja e zeze !

    Reply to this comment
  5. arvaniti korca August 27, 16:02

    “LES MISERABLES”…
    Po kommentojne ne humneren erresise.
    Ket metamorfose anti-shqiptare e ka luftuar dhe do vazhdojn te luftojn Gjergji dhe Gyste Kalaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*