Njeriu i shërbimit sekret iranian do hapte TV në gjuhën shqipe

January 16, 2020 18:19

Njeriu i shërbimit sekret iranian do hapte TV në gjuhën shqipe

Ahmad Hosseini Alast mbante detyrën e atasheut kulturor të Iranit në Shqipëri dhe kishte ardhur në Tiranë katër vite më parë.

Ai u dëbua si i padëshiruar nga Shqipëria për shkak se dyshohej se ishte pjesë e shërbimit sekret Iranian MOIS dhe statusi i atasheut kulturor i shërbente për mbulim.

Menjehërë pas mbërritjes ai është emëruar edhe drejtor i fondacionit Saadi Shirazi që ushtron aktivitetin në Shqipëri prej vitit 1996.

Sipas TCH, Ahmad Hosseini Alast ishte duke punuar me Balkan Sahar, një media në shërbim të politikës se Teheranit dhe me seli në Bosnje për të ndërtuar një televizion në gjuhën shqipe.

Burimet e kësaj medie thonë se këtë detyrë ai e morri më 9 gusht të vitit 2017, kur udhëtoi për në Teheran dhe u takua me përfaqësues të MOIS (shërbimi sekret i Iranit, Forcat Quds, Zv.Drejtorin e ICRO (Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike), dhe menaxherin e rrjetit televiziv “Balkan Sahar”. Ata diskutuan për lehtësimin e krijimit të një rrjeti televiziv në gjuhën shqipe dhe vendosën t’a vazhdonin.

Alast është një anëtar i stafit të Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike, i cili shërbeu katër vjet si atashe kulturor në Bullgari.

Më pas ai u zhvendos në Teheran dhe shërbeu si Kreu i Administratës Europës Lindore dhe Gjermanisë në ICRO për 11 vite. Më vonë, ai u bë këshilltar i Kreut të marrëdhënieve ndërkombëtare në ICRO (Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike). Ahmad u zhvendos në Tiranë në 2016, ku zëvendësoi, Abbas Azizi, ish-atasheun kulturor.

Në 19 Tetor 2017, Alast mori pjesë në një takim në “ICRO HË” kryesore në Teheran, ku u takua me autoritete të MOIS, Forcat Quds, përfaqësues të MIU dhe Kreun e sektorit të Europës dhe Amerikës në ICRO.

Në takim, Alast ishte tërësisht i informuar për prezencën e MEK në Shqipëri dhe mori politikën e nevojshme për të kundërvepruar ndaj situatës.

Para se të zhvendosej në Shqipëri, Ahmad kishte punuar për kater vite në shërbimin e këshillimit kulturor në ambasadën iraniane në Bullgari, ku ai inkurajoi 17-18 shtetas bullgarë të udhëtonin në Qom për të bërë trainime teologjike.

Një pjesë e këtyre njerëzve u integruan në ideologjine ekstreme të Liderit Suprem dhe tanimë punojnë efektivisht për regjimin Iranian.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Ahmad Hosseini Alast, i dërgoi një raport drejtorit të ICRO, Abuzar Ibrahimi Torkman, dhe citoi se do të performonte aktivitete të ngjashme në Shqipëri.

Ai tha se do të tërhiqte njerëz të rinj nga Alavite ose Sunnitë, ose ndoshta dhe nga sekte të tjera dhe do i kthente në mjete lidhjeje midis Iranit dhe shteteve në rajon.

Qëllimi i prezencës kulturore të Iranit në rajon është të trajnojë mullahë, shkrimtarë apo përkthyes që mbështesin aktivitete të regjimit iranian.

Ai u dëbua së bashku me këshilltarin e ambasadës për shkak se kishin dalë nga roli i tyre si diplomatë.

Këshilltari rezultonte të ishte anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i gjeneralit Soleiman dhe pjesë e rrjetit që kishte planifikuar të rrafshonte ambasadën e SHBA në Bagdad.

j.l./ dita

January 16, 2020 18:19
Komento

8 Komente

  1. wake up albania January 16, 18:27

    larg duart nga shqiperia qofte keto iraniane te shpifur qofte armiqte e tyre kushdo qofshin

    mos eksportoni krizen arabe ne ballkan

    Reply to this comment
  2. Filoeuropiani January 16, 18:52

    Normal. Telenovela turke, Al Jazeera, TV Iranian. Ku qendron problemi?! Na e kane shqyer bythen ne shekuj dhe na pëlqen.

    Reply to this comment
  3. mirel January 16, 19:09

    Si kusheriri i Dules duket.

    Reply to this comment
  4. na mbyten injorantet turcelinj January 16, 20:29

    E pse jo ?
    A nuk jane tv tona me shume turko iranian ku turkoshaket argetohen me seriale turke me emisione surrugato te tipit cani,ku ta shpif salirat kadrirat,mahmutat….
    Drejtus emisionesh si islamistet naci ,jazenxhi…
    Pronar drogaxhinj ndroqa e co

    Reply to this comment
  5. Timi January 16, 23:17

    Mul e kuptoj perse lejohet veorimtaria e nje fondacioni iranian ketu ne Shqiperi…oer se nuk mbyllet e te pastrohet vendi nga spiunet e iranit….

    Reply to this comment
  6. Genti January 17, 07:13

    Meren me nje Iranian po mazallah se flet njeri gje per 3000 Muxhahedine Iraniane qe hane buke e strehohen nga taksat e Shqiptareve. Nje na del i keq e 3000 jane te mire. O ju marrte mu…ti shalet juve qe jeni bere gazi i botes ne teatrin e Albanistanit.

    Reply to this comment
  7. Miku January 17, 12:49

    Cfare te keqe ka po ta hapte? Ai do kete biseduar me baba Mondin dhe Liken se nuk e ben me koken e vete.Ketu ka hapu tv greku, serbi, malazezi, turku, ka hapur dhe Rama me Taulantin, lereni mavrine ta hape dhe ky.Cfare te keqe kishte po te vinte S.Ballen drejtore te pergjirhshem, do ta linit ta hapte?Po te vinte ishin e Sokolit si produciente lajmesh, do e hapnit? Shikoni ku jane soy Topi e Klani, kush i hapi ne fillim, njerez me lidhse kepicesh me spango, apo njerez qe binin ne Lane me dashnorey, po sot ku jane, kush i hapi, kush i sponsorizoj, keni pyetur ndonje here?

    Reply to this comment
  8. Ylli January 17, 21:39

    Miku me i ngushte i Fahri Balliut dhe djali i Fariut i ka premtuar hapjen e nje kanali televiziv si dhe nje shkolle te mesme…. per kete ka dijeni dhe Presiddnca

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank