Njeriu i Vitit, Moikom Zeqo. Antinjeriu, një hiç i kohës së ‘çelo’-ve
Nga Arkiva
Nga Bedri Islami
2019, pa asnjë dyshim, është ndër vitet e mbrapshtë të Shqipërisë; ku u bënë një, mendimi i çartur politik, kundërvënia e marrë, molotovët e opozitës dhe hajdutëria e pushtetit, braktisja e parlamentit, sipas një çorollepsje të shefit të opozitës dhe loja me “deputetët” e paslistës dhe, në fund, si për të dashur që gjithçka të jetë e përmbysur deri në skaj, ndodhi edhe tërmeti i 26 nëntorit.
E megjithatë, edhe në këtë skajim, që disa e thirrën me vitin fatkob 1997 dhe disa e quajtën një mrekulli, ku presidenti u bë ithtar i përmbysjes së qeverisë dhe shefi i qeverisë ithtar i përmbysjes së presidentit, ku oligarkët qeshën me politikën dhe e vendosën nën pushtetin e tyre, ku do të mbahet mend vrapi i një Dollapi pas protestës dhe pluhuri i ngritur pas rrëzimit e goditjes së tij, ku loja me unazën e re nuk është asgjë me atë që fshihet në skenën e teatrit, ku tërmeti dëshmoi se vetë qeveria duhet shkundur dhe njerëzit e thjeshtë vrapuan të ndihmonin të dëmtuarit, kishte vlera dhe antivlera, kishte njerëz të denjë për të qenë shëmbëlltyrë, ashtu si të tjerë që janë në antipodin e tyre.
Pra, kishte njerëz që mund të cilësohen lehtësisht si njerëz të vitit, ashtu si, në të kundërtën, anti-njerëz të këtij viti.
Njeriu i vitit
Zakonisht figurat e mëdha të botës së letrave bëhen të njohur nga pasemri i tyre. Bëhen të njohur përgjithnjë. Nuk është rastësi pse ndodh kjo. Të mbetën në kujtesë me mbiemrin e tyre Heminguej, Neruda, Eluar, Aragon, Kafka, Markes, më herët, Servantes, Shekspir, Pushkin, Prust, Lermontov, për të ardhur më tej në kohë, tek mjeshtrat e mëdhenj të sotëm. Kadare ,si një sivëlla i tyre.
Megjithatë, çdo kohë, ka përjashtimet e saj. Edhe koha e poetëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj. Ndodh edhe ndryshe. Të bëhet i njohur emri i poetit, si Dante, me “Komedinë “ e tij hyjnore, ndërsa pasemri, në këtë rast, Aligieri, të jetë në gjysmë harresën e njerëzve të zakonshëm.
Njeriu që unë i përulem si njeriu i vitit është një rast i tillë. I njohur edhe vetëm nga emri i tij, disi i veçantë, që bart mbi vete më shumë se 130 vepra të mëdha, secila prej tyre një lartësi e pazakontë dhe shpesh herë e pashoqe.
Por, nëse do të nisesha nga librat e botuar në vitin 2019 , përgjithësisht nga librat e botuar, mund ta cilësoja pa ndrojtje shkrimtari i vitit, ndoshta i dekadës, por unë fjalën e kam tek njeriu. Jo thjeshtë tek shkrimtari Moikom Zeqo, por tek Moikomi , njeriu në shumë dimensionet e tij.
Ka qenë i rëndë viti që shkoi për jetën e tij. Aq sa ne, miqve të tij, por jo vetëm miqve, na është dukur e pamundur ringritja dhe rikthimi i shpejtë me të njëjtën energji si dikur.
Një sëmundje e rëndë, përmes një cikli të ripërsëritur, e ka drobitur trupin, por jo mendjen , as shpirtin, e as fuqinë për të qenë deri në skajim njeriu i së të vërtetës.
Pak kush mund të marrë mbi vete një barrë të tillë, mbijetësore, do të thosha.
Atë e ka shqetësuar gjithnjë thellësia e domethënieve, të cilat kanë brenda vetes shumë imagjinatë të trazuar dhe shpesh herë shpërthyese. Vetë viti 2019 ishte për të thellësi e domethënies së një njeriu që, duke rishkuar përtej cikël jetës, ndërtoi pjesë të Korpusit të tij të Madh të veprës Letrave, që në të vërtetë, në tërësinë e tyre paraqesin një rend konceptual të lirisë; të lirisë së njeriut, lirisë së mendimit, lirisë krijuese, lirisë për shpalljen e të vërtetës.
Në fillimin e pranverës, Moikomi botoi njërin nga librat e mëdhenj të jetës së tij, “ Përjetësi me qira” si një sfidë për lavditë e rreme. Në parafjalën poetike të tij ka shkuar se “ Amshimi, as blihet, as shitet, as grabitet dhe as vritet”. Do të shtoja se, as e vërteta që ai ka shpallur, si një profeci madhore, nuk mund të blihet e as të shitet, e aq më pak të tjetërsohet apo të harrohet. Në fakt, më shumë se kurrë, gjithnjë sipas mendimit tim, në këtë vit ai ka hedhur mes nesh, thesaret e shpirtit njerëzor dhe artin e mendimin e tij të pafund, që i përkasin një zemre e mendje të mbushur me përkushtim ndaj vendit të tij dhe së të vërtetës.
Nëse dikush nuk do e dinte për ecejaket e tij të shpeshta në spital, dhe gjej rastin të falënderoj ministren e Shëndetësisë, Manastirlliu për kujdesin e veçantë, nuk do të mund ta besoje se Ai, Moikomi, thuaj se gjysmën e vitit, ishte nën kthetrat e shëndetit të rënduar. I përqeshi ato, u çpangua përmes mendjes dhe dëshirës për të vërtetën, u rikthye furishëm në botimin e disa librave në të njëjtin vit, në media, ku spikat në gazetën DITA, në afishimin e së vërtetës në të gjithë kohërat, në akademi shkencore, në takime të veçanta, që nga Mali i Zi ku u botua njëri ndër librat e tij me poezi, e deri në Kosovë, në përurimin e Shtatoreve të heronjve të Kosovës, Adem, Shaban e Hamzë Jashari, duke qenë pjesë e merituar e zbulimit të tyre; në diskutimet me miq, në përkthimet e mahnitshme, që nga poezitë e Garcia Lorkes e deri te poeti i shquar amerikan, Wyane Miller, i cili për herë të parë erdhi në Shqipëri me 21 maj të këtij viti.
Në një vit u dëshmua si opozitari më i besueshëm i qeverisjes, shumë më i besuar se të gjitha harxhet e hedhura kot të opozitës, përcaktues i studimeve të vyera të të gjitha kohërave, botues i më shumë se 100 studimeve në gazetën DITA, dhe , të gjitha këto, duke qenë në udhëkryqin e jetës së tij.
Në parafjalën e njërit prej librave të tij, ai ka shkruar se “ Libri im s’ka nevojë për asnjë përjetësi”. Në[ fakt, edhe sikur të ishte i pranishëm vetëm në vitin 2019, ai e ka fituar këtë. Sepse ishte viti i triumfit mbi sfidën e ashpër.
ANTINJERIU I VITIT
Nuk e kisha dëgjuar kurrë emrin e tij dhe as që mendoja se mund ta dëgjoja. Nëse ka gjë nga e cila më zverdhjet janë hibridet , sidomos hibridet intelektuale dhe ato partiake. E kur bëhen bashkë të dyja në një, atëherë më ngjallin krupën.
Pra, nuk kisha dëgjuar e as që mendoja se mund të dëgjoja. Kohërat e fundit janë mbushur me këpurdhim të ideve, aq sa nuk mund të ishte menduar.
Quhet Çelo Hoxha, tani është drejtor i një instituti të financuar nga buxheti i shtetit dhe që studion krimet e komunizmit. U bë drejtor pasi iku drejtori i mëparshëm, Agron Tufa dhe, dua të besoj se, edhe i larguari Tufa tani duhet të ketë marrë mësimin se, ne, të larguarit, jemi gjithnjë të humburit.
Çelo Hoxha paskësh bërë një libër, në të cilin bën kriminelë të gjithë heronjtë e luftës dhe drejtuesit e saj. Që Balli Kombëtar, të cilit i takon edhe ky Çelo, është hibrid i Ballit, se quhet Balli Kombëtar Demokrat, ka hesape me Luftën, kjo dihet. Që Balli u bë pjesë e kolaboracionizmit, kjo dihet. E di edhe ai vetë. Që Balli e humbi luftën pikërisht nga kolaboracionizmi dhe miopia politike, edhe kjo dihet. Dy libra të fundit nga autorë anglezë, njëri i botuar në vitin 1945 e tjetri më pas, kanë sjellë aq shumë fakte të bashkëpunimit të Ballit me forcat naziste, sa që, vështirë të mos kuptohet e vërteta. Bile, edhe për ndonjë ballist të moderuar, si Skender Muço, kanë sjellë fakte të bashkëpunimit.
Libri i Çelos ishte i panjohur, kur befas u ngrit në parlament. Dhe Çelo u mburr se i bën mirë, pasi libri iu shit. Kaq është vlera e tij: u shit apo jo libri.
Çelo Hoxha , në një intervistë, na shkruan se në luftën antifashiste u ngritën lapanjozët dhe varfanjakët. Pra, humbëtira e Shqipërisë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në jugun e Shqipërisë, por në Shkodër e rrethina, në luftë u ngritën bij e bija të disa familjeve më të shquara, që nga Bushatlinjtë, Koplikajt, Gjylbegajt, Jukajt, Repishtët, Lukajt, bajraktarë të njohur…sepse pikërisht këto familje të shquara, nga të cilat ka dëshmorë të Luftës e Heronj, kishte ardhur gjithnjë thirrja për të luftuar pushtuesit. Nëse ata nuk e kanë bërë, do të ishte i mjaftueshëm ky fakt për të qenë pjesë e heshtur e kolaboracionizmit.
Që historia duhet rishkruar , kjo është e qartë. Por nuk mund ta shkruajnë njerëzit me mllef të zi, që shteti i financon si drejtorë dhe hedhin zezonën mbi një periudhë që, duam apo nuk duam, ishte ndër më të vyerat e historisë. Ajo që erdhi më pas është epilogu i tradhtuar i një lufte të drejtë.
Në listën e “kriminelëve” të luftës, ky Çelo-ja, që paguhet nga fondi i qeverisë, megjithëse në këtë Institut nuk duhet të ketë partiakë, ka vënë edhe Jaho Gjolikun. Ata që e dinë historinë, komandantit Jaho Gjoliku iu vranë në një ditë dy djemtë e tij, Mit’hati dhe Aliu. U vranë në betejë dhe përballë tyre ishin edhe forcat e Ballit që u prinin nazistëve. Dy djem të rinj, të bukur si drita. Ata, që morën pjesë në vrasje, për Çelon, ishin atdhetarë, të mënçur, paria e vendit; ndërsa studentët e vrarë, djemtë e Jaho Gjolikut, ishin greminë e Shqipërisë.
Një poet i shquar, ndër më të shquarit e Shqipërisë, ish-i burgosur politik dhe personalitet i shquar i letrave shqipe, Jorgo Bllaci, në vëllimin e mrekullueshëm poetik, “Kuja e violinës”, Tiranë, 2007, ka edhe një poezi të ndjerë, baladë të pashoqe, për Jaho Gjolikun. Jorgo Bllaci, i dënuari për artin e tij dhe mendimin e lirë, edhe mund të mos e vinte poezinë, se mund të thoshte se jam “ i hasmëruar” me pushtetin. Por nuk ishte kurrë me të vërtetën.
Shkrepi një rrufe, thërrmoi gurin,
Shkrepi tjetra, lisi u shemb përdhe!
Kapedan xha Jaho, bëhu burrë,
Të durosh njëherësh dy rrufe!
U përpoqën hekuri me strallin,
Luftë e madhe me gjermanë u ndez.
Plumbat, njërit bir t’i skuqën ballin
Tjetrit, kraharorin mes për mes!….
Nuk kisha dëgjuar kurrë për Çelo Hoxhën…dhe as që mendoja se mund të dëgjoja. Koha e përçudnimit të vlerave, ende nuk ka marrë gjithësinë që kërkon, por është në fillesën e saj. Është koha e dëshiruar e “çelo-ve”, që kërkojnë me çdo kusht përmbysjen e së të vërtetës.
Në fund, më vjen keq që vendosa pranë njëri tjetrit dy emra, megjithëse si antipod i njëri tjetrit.
Edhe me kaq i bëj nder të dytit… që nuk e dija se ishte diku dhe as që kam dëshirë të flas më për të dhe një skotë që doli nga vrimat për të fshehur të vërtetën.
*****
Botuar në DITA, sot në numrin e parë print për Vitin 2020 në vijim të traditës së kësaj redaksie për të shpallur nëpërmjet bashkëpunëtorëve të saj Njeriun dhe Antinjeriun e Vitit që lamë pas. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
Epope e re për kolabaracionistët e rinj dhe të vjetër
Poemë
Nga
Sillen hijenat
Natës pa hënë
Thikën e krimit
Mbajnë në dhëmbë.
Soj e stërsoj
Racë e tradhëtimit
Rishtas po mprehin
Thikën e krimit…
Po hedhin baltë
Po hedhin vrerë
Mbi tonën luftë
Sot e gjithëherë…
Nga bark i natës
Natë e tradhëtisë
Dalin hijenat
E pabesisë…
Kolabaracionistë
Etër dhe bijë
Duan të fshijnë
Në histori…
Çdo gjurmë lufte
Gjurmë qëndrese
Heronj dëshmorë
Dhe flamuj shprese…
Me bojë të zezë
Me thikë në dorë
E quajnë Luftën
Një akt mizor
Iu thonë heronjve
Jeni barbarë
E quajnë luftën
Epokë të marrë…
Ditën për diell
Natën për hënë
Duan të rivrasin
Mijëra të rënë…
Mijëra dëshmorë
Të Luftës Madhe
Duan t’ua nxjerrin
Kockat në varre…
Duan të ngrejnë
Kulte mizore
Monstrave naziste
T’iu ngrejnë shtatore.
Duan t’ia presin
Krahët lirisë
Në baltë t’ia zhysin
Yjet Shqipërisë…
O pjella turpi
Qenie barbare
Mos i lëndoni
Trimat në varre…
Një herë tradhëtuat
Morët ndëshkimin
Mos ricikloni
Turpin dhe krimin!
Në kohë shtrëngate
Ju morëm zvarrë
Ju puthadorë
Armiq tradhëtarë.
Ju renegatë
Tregtarë flamuri
Për gjysëm shekulli
S’iu qeshi nuri.
Ua gjetëm vendin
Në plehra të kohës
Emër lirie
I vumë epokës.
Tash keni dalë
Nga bark i territ
Duke na kthyer
Kohën e ferrit.
Me ulërima
Me histeri
Po na riktheni
Terrin e zi.
Po na riktheni
Ditët barbare
Kur hidhte valle
Skota tradhtare.
Mjaft më xhelatë
Fytyrë njerëzore
Ne do të na gjeni
Prap në llogore.
Prap si dikur
Në front qëndrese
Për t’i dhënë popullit
Një mesazh shprese.
Për të mos i lënë
Trojet shqiptare
Në dorë të mafies
Lubisë tradhëtare…
Ne jemi etër
Bijë qëndrestarë
S’ua lëmë në dorë
Truallin shqiptar.
S’ia lëmë tradhëtisë
Armët e nderit
Ndriçuam vendin
Në mes të territ.
Dërmën ua dhamë
Këlyshve të nazizmit
Monstrave tradhëtare
Të mizorizmit…
I dhamë popullit
Një rrugë të re
Betim me zemër
Flamur atdhe…
Heshtni mizorë
Mos bëni fjalë
Nuk është atdheu
As troftë, as ngjalë.
Nuk është atdheu
Bejlik hanëm
Çdo grimcë dheu
Në shpirt më dhëmb.
Në shpirtin tim
Dehet liria
Lufta më ndjek
Tek përjetësia…
Se partizanët
Tanë legjendarë
Trojet atnore
Patën të parë…
Shpinën s’ua njohu
Erë e tradhëtisë
Mbetën në kohëra
Bijë të lavdisë…
Do kalojnë vite
Mote dhe shekuj
Emri i tyre
Tempull mbi tempuj.
Por emri juaj
Emër tradhëtie
Ec nuk ndalon
N’rrugë pabesie…
Heshtni mizorë
Sus, mos u ndjeni
Ne jemi zotër
Të këtij vendi.
Po qe nevoja
Prap tek qëndresa
I zëmë llogoret
Fortesë tek besa…
Njëzet e tetë mijë
Armatë e madhe
Po qe nevoja
Prap hedhin valle…
Valle flamuri
Valle lirie
Me rrënjë të lashta
Prej shqiptarie.
Duke lexuar këtë poemen e G.Lokës ndjej shpesh vërtetësi e krenari të shëndetëshme,për LANÇL ,por herë,herë më hip urrejtja për pushtuesit ,tradhëtarët ,renegatët e ballistët ,por kaq mos e përsërit e zgjat e stërgjat se nuk lexoi budallaalëqe .
Por literaturizma apo agjitacioni bërtitës i tejzgjatur i Gëzimit,del false , është ,uluritës , përsëritës,e mërzitëshme , me mburrje artificiale ,vulgar ,banal dhe shpesh i pa sakët ,ose e stërgjat me llojnë e prëqeshjes e urrejtjes e përsërit,e përsërit urrejtjen e satirën kaq gjatë sa del vetë i përqeshur e i urryer nga lexuesi,nga gjahtar ktheht në prehë.
Sepse akuza e ballistve Zogistve e lagalistve të sotëm është e egër dhe ashpër për heroit e dëshmorët e atdheut ,shtrembëron faktet ,shkelin ligjet e objektivitetit për hirë të përfitimit të mbushjes xhepit tyre ,si rasti Agron Tufës ,akuza gjëmon ,gjejë jo fjalë shabllone kalimtare ,por gjëmimit tradhëtisë ,fashiste e balliste hidhi bombën përmblidhe Gëzim fshatari poemën ,mos u zgërlaq me përsëritje,se del fshtar ngatrrestar.
O i nderuar Bedri , po pse na mërzit , pse e ul veten , pse merresh me Fugër e Çelot ?!
Pastajë përmend helaqin Kadare krahas Dantes , s’po i përmend të tjerët….Dante , veç talentit gjenial ishte edhe rrebel, revolucionar për kohën , këtu e 800 vjet më parë dhe e pagoi me vuajtje qëndrimin e tij të papërkulur .
Po Kadarea yt ?
Po ç’intelektualë jini ju more , servilë të përulur e frikacakë !
Pse s’merresh me Mitat beun , që kockat i ka në panteonin mbi varrezat e dëshmoreve , që ju gjoja përgjeroheni për ta dhe frymën e ka gjallë në zyrën e k/ministrit socialist ( të dhjefsha partinë dhe zagarin k/ministër ) !
Janë hapur arshivat tani dhe po mësojmë gjëra që s’i dinim .
Intelektualët që bëjnë sehir Lenini i quante muti i kombit , jo truri i kombit !
Më thuaj, Bedri , gishtat e një dore mos janë shumë për të numuruar intelektualët shqipëtarë truri i kombit ?!
Dhe prapë fajin e ka populli , se nga ky popull kanë dalë këta plehë intelektualë !
Ngrihu o popull se mjaft në robëri…………………………………..!
Duke lexuar këtë poemen e G.Lokës ndjej shpesh vërtetësi e krenari të shëndetëshme,për LANÇL ,por herë,herë më hip urrejtja për pushtuesit ,tradhëtarët ,renegatët e ballistët ,por kaq mos e përsërit e zgjat e stërgjat se nuk lexoi budallaalëqe .
Por literaturizma apo agjitacioni bërtitës i tejzgjatur i Gëzimit,del false , është ,uluritës , përsëritës,e mërzitëshme , me mburrje artificiale ,vulgar ,banal dhe shpesh i pa sakët ,ose e stërgjat me llojnë e prëqeshjes e urrejtjes e përsërit,e përsërit urrejtjen e satirën kaq gjatë sa del vetë i përqeshur e i urryer nga lexuesi,nga gjahtar ktheht në prehë.Publiku duhet të qeshë me bashkëpuntorët ,e pushtuesit tradhëtarët zogistë -ballist.Kjo do të ishte arritje e madhe.
Sepse akuza e ballistve e institutit të A.Tufës e Zogistve e lagalistve të sotëm është e egër dhe ashpër për heroit e dëshmorët e atdheut ,shtrembëron faktet e LANÇL ,shkelin ligjet e objektivitetit për hirë të karrikes e përfitimit të mbushjes xhepit tyre ,si rasti Agron Tufës që iku si tradhëtar nga vendi . Akuza gjëmon ,për këtë përgjigje gjejë jo fjalë shabllone kalimtare fluturake ,por gjëmimit tradhëtisë ,fashiste e balliste të sotëm hidhi “bombën” si një shkëmb me valë goditëse për ballistët e tjerë të zënë mend.
Përmblidhe Gëzim fshatari poemën ,mos u zgërlaq me përsëritje bajate ,se nuk e lexon njeri , del fshtar ngatrrestar.
Without having to think long, the best people of the year of 2019 are…
1. Albin Kurti,
2. Bedri Islami
3. Moikom Zeqo
Është koha e dëshiruar e “çelo-ve”…
Hahaha e forte kjo o Bedri mavrija. Nuk e di se pse mu kujtuan ato vargjet e famshme… U lodhe Qelo, u lodhe, por dore ti kurre nuk hoqe…
Pershendetje Bedri Islami!Njeriu dhe antinjeriu i vitit! Me te goditur se kaq nuk mund te vleresohej ky vit me Moikom Zeqon dhe Celon,qe mos celte kurre!;Ndersa kjo poema e “Gezimit” me duket si vazhdim
i “EPOPESE SE BALLIT KOMBETAR'”
Urime per Moikomin ,ndersa Gezimin e pergezoi per kete veper me vlere dhe qe frymezon !
Fatmiri