Njeriu me kujtesën më të mirë në botë (a na duhet sot kujtesa?)

May 18, 2018 09:48

Njeriu me kujtesën më të mirë në botë (a na duhet sot kujtesa?)

Personi në foto quhet Uang Feng.

Ai ka kujtesën më të mirë në botë. Mund të memorizjë 2660 numra rastësorë brenda orës, dhe në vetëm 24 sekonda, mund të kujtojë një seri prej 52 letrash bixhozi.

Një vit para se Feng të linte shenjë në Kampionatin Botëror të Kujtesës, kujtesa e tij ishte aq e fragmentuar, sa që vendosi të hyjë në klubin universitar të kujtesës.

Aty, Feng mësoi teknikën e lashtë të quajtur mnemonikë, që ndihmonte për ngulitjen e informacionit në tru.

Një tjetër kampion i kujtesës, Tansel Ali përdori mnemonikën kur gëlltiti me mendje gjithë librin e telefonave të një qyteti të tërë, brenda vetëm 24 ditësh.

Cili është numri i telefonit i “Bob’s cleaning”? Ali ta thoshte menjëherë: 9217 7747.

A duhet kujtesa sot, kur teknologjia e kërkimit në internet ka ecur kaq shumë?

Të gjithë kampionët e kujtesës e përshkruajnë kujtesën si një “minierë diamantesh me potencial të paeksploruar dhe pashfrytëzuar”.

O’Brien, Feng apo Ali, na kujtojnë për aftësinë e jashtëzakonshme të trurit të njeriut që shpesh herë harrohet, në rrëmujën e pandalshme të progresit teknologjik, inteligjencës artificiale dhe shpejtësisë së RAM.

Ndonëse sot memorizimi i letrave dhe shifrave binarë mund të ngjajë diçka e pavlerë, këto karakteristika të forcës mendore na kujtojnë se të gjithë kemi një tru që rri aty i heshtur – i papërdorur, i mërzitur, i paharxhuar.

n.s. / dita

May 18, 2018 09:48
Komento

4 Komente

  1. MH May 18, 12:44

    Nji pyetje koti!

    ‘A duhet kujtesa sot, kur teknologjia e kërkimit në internet ka ecur kaq shumë?”
    Jo vetem kaq shume,por edhe shume shume nuk ia vlene.
    Kujtesa qe bahet ne fjale ia vlen me nji interrese teper te jashtzakonshme.
    Nji shkendije elektrike internetit apo virus dhe kujtesa artificile te len shenden deri ne riparimin normal te aparaturave.

    Reply to this comment
  2. MH May 18, 23:47

    Shaqo
    HM ti lyfte turinjet dhe ti mbushte vrimat e hundve me M deri te dalin fryma si ati te ndjerit ne Hale.

    Reply to this comment
  3. !! May 19, 16:17

    Mos iu merzit ketij shaqos, siç ka emrin, edhe eshte, dmth sharës, pa aresye, perfundimisht idiot i lindur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*