Njeriu nuk lind vrasës,por bëhet i tillë në jetë

Arben Duka July 21, 2015 15:29

Njeriu nuk lind vrasës,por bëhet i tillë në jetë

Në vatanin tënë,
ka vrasje çdo ditë,
sa vrasjet janë kthyer,
në një statistikë!

Sa vrasjet janë kthyer,
në një statistikë,
dhe me to-dy Kampet,
bëjnë politikë!

Mua më është dukur,
cinizëm pa cak,
kur thotë një-që kemi,
kaq për qind më pak!!

Po edhe në vapën,
e gjithë kësaj vere,
shumica e tyre,
janë ordinere!

Sivjet mozaiku,
u bë më i plotë,
se u shtua zëri,
vrasje për kullotë!

Gjithnjë kemi pasur,
tok dot nuk i mbledh,
vrasje për një gardh,
vrasje për një ledh!

Kemi pasur vrasje,
fare pa kuptim,
thjeshtë për një gërvishje,
apo një parkim!

Rregulli rrugor,
ka qenë më i pritshëm,
por vdekjet në rrugë,
refren i përditshëm!

Vdekjet me makina,
problem i vërtetë,
nuk ka ditë behari,
që dy-tre mos ketë!

Nuk janë vdekje krimi,
shumë në Shqipëri,
se shumica ndodhin,
aty për aty.

Po për statistika,
vazhdojnë përplasjet,
sepse llogariten,
aty dhe vetëvrasjet!

Gati gjithë që vrasin,
me armë në duar,
janë të pashkollë,
të pakulturuar!

Pas kësaj vijnë radhë,
gjithë veset e tjera,
sepse arsimimi,
nuk afron më vlera!

Unë s’bëj statistika,
me vargjet e mia,
por një shkak për vrasjet,
është dhe varfëria!

Shkak i madh për vrasjet,
është dhe varfëria,
që ushqen sistemi,
dhe papunësia!

Ndaj dhe shumë vrasje,
që duken skandale,
kanë rrënjë kulturore,
dhe rrënjë sociale!

Nuk do vlente puna,
që bën policia,
nëse nuk përfshihet,
e gjithë shoqëria!

Gjithë shoqëria,
duhet të bjerë ndesh,
se të gjithë vrasësit,
jetojnë mes nesh!

Të parandalon,
një mjedis i qetë,
njeriu s’lind vrasës,
por bëhet në jetë!

Ata janë përgjegjës,
pa një e pa dy,
po dhe ne nuk jemi,
pa përgjegjësi!

Arben Duka July 21, 2015 15:29
Komento

5 Komente

  1. zoti July 21, 18:33

    Bravo

    Reply to this comment
  2. As Poet, As Analist July 21, 21:04

    ‘…janë të pashkollë,
    të pakulturuar’….

    Per tè gjitha çfare ke shkruar,
    asgje nuk të kundershtoj,
    per shkollen dhe per kulturen.
    m’è lejo  diçka do te shtoj.

    …Lajmi qe ka bere buje,
    ka bere buje e them pa frik,
    Nardi i demokristianes,
    zyrtarisht akademik!

    Ky është  lajm e krye lajm,
    per tè gjithe né Shqipëri,
    po me shume do lumturohet,
    Gjinua né ‘Portokalli’!

    Me né fund erdhi momenti,
    vendimtar dhe historik,
    ‘i pa zëvendësueshmi Ndoka’,
    të behet akademik!

    Duket ka punuar shumë,
    edhe jashte mase është lodhur,
    e meriton këtë titull,
    s’e ka qenë i kudo ndodhur!!

    Kur thithte gjinë e Saliut,
    ish minister shëndetsie,
    tani qe pi nga Edvini,
    mer deshmi Akademie!!

    Nuk është sot hera e parë,
    une e kam thene gjithmone,
    keta lloj politikejsh,
    vlejne shume né vendin tone!

    Nuk me habit fare fakti,
    per ndoken akademik,
    as besoj qe kete titull,
    nardi e ka ‘s’i me mik’?! ……

    Ndoka e ka merituar,
    madje meriton me shume,
    është i pa zëvendësueshëm,
    nardi është specie ‘me brumë’!!

    Ky eshte brumi qe sot kemi,
    akademike ‘koke tule’,
    edhe emrin kur e shkruajne,
    e shkruajne s’i kemba pule!

    Nga ky brume vjen dhe kultura
    kultura qe eshte né mendje,
    kur i vret kombit kulturen,
    e ke vrare me doren tende!

    Kombit po i vrave mendjen,
    edhe pa qene gjakatar,
    né s’ka lindur  i tille behet,
    behet nje popull vrastar!!

    Reply to this comment
  3. Kopaçe July 21, 21:15

    Kur do linde nje Avni Rustem.. a ka shanse shpejt…, Berisha eshte ne siklet…

    Reply to this comment
  4. Kris 1 July 22, 02:17

    Info analitiku e sheh drejt realitetin.Kemi aq shume koktula qe bejne shkence e politike sa qe mund ti eksportojme ne ate shtet qe duam te shkaterrojme

    Reply to this comment
  5. ivani i madh July 22, 10:27

    I dashur Arben me qe ka mungese arsimimi ,kulture e papunesi atehere per te parandaluar vrasjet dhe keqbersit shteti te kethehet denimi me vdekje .Shtetet e varfera e mesjetare vetem ai ligj I sjell ne normalitet.Ne te kundert do shtohen e thellohen me shume.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?