Njeriu që do shndërrojë tarracat e Tiranës në… “pyje”

March 22, 2016 12:00

Njeriu që do shndërrojë tarracat e Tiranës në… “pyje”

Nga Entela Resuli

Në Ditën e Tokës, 19 Mars, në faqen e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, ishin postuar disa foto që tregonin tarracën e godinës ku ai punon, të kthyer në një ambient të gjelbëruar, me bimësi e stola. Duket si një kënd pushimi, madje me pamje më të gjerë drejt qytetit, pasi aty e sheh gjithçka nga lartë.

U interesuam dhe mësuam se kjo nuk është një ide që filloi dhe do të përfundojë aty. “Arkitekti” i kësaj nisme është Ened Mato, ambientalist, i cili na thotë se ka dy vite që lobon mbi idenë e tarracave të gjelbërta, por duket se kjo rrugë nisi mbarë, si fillim, me godinën e Bashkisë e më pas, ideja është për ta shtrirë në shumë tarraca të kryeqytetit, duke i dhënë pamje dhe ngjyrë Tiranës.

Por si mund të bëhet kjo kur shumë tarraca pallatesh janë të mbushura me depozita uji prej vitesh. Për këtë u shpreh vetë kreu i bashkisë, ditën e djeshme, ku mes të tjerave tha se:

“Tirana do të ketë ujë të pijshëm 24 orë në ditë dhe se shumë shpejt do të nisë çmontimi  i depozitave të ujit”, që sipas tij janë një burim infeksionesh dhe shëmtojnë qytetin.  “Kemi një situatë skandaloze për sa i përket humbjeve në rrjet. 70 për qind e ujit që shkon në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës, humbet në sistem” tha Veliaj që njoftoi edhe nisjen e aksionit kundër përdorimit të ujit të pijshëm nga lavazhet në Tiranë. Jemi i vetmi qytet që i lanë makinat me ujë të pijshëm. Kjo është e ndaluar me ligj, por do të ndalohet edhe me Maliq,” përfundoi kryetari i bashkisë.

10603686_10154041893401926_7673929669043432499_nPor ne sot do të qëndrojmë te tarracat e gjelbëruara dhe se si mund të marri jetë kjo ide e Matos.

Tarraca e gjelbëruar është ndër mënyrat më efikase për të bërë termoizolimin, arrin të izoloj 95 për qind, dhe më efikase se sa mënyrat standarde që përdoren sot, si katrama etj.  Arrin të parandaloj përmbytjet nga reshjet e dendura, pasi nëse sot i gjithë uji i tarracave kalon në tubat e kullimit dhe shkarkohet i gjithi në rrugë dhe në trotuare, tarraca bën filtrimin dhe drenazhimin më të mirë, pra redukton shumë sasinë e ujërave që kullon nga tarracat e objekteve”- sqaron ai për Dita-n disa nga efektet pozitive që sjell ky shndërrim.

Përveç faktit që të gjithë e dimë, që është një mushkëri shtesë për qytetin apo për banoret e zonës, mendoni që çdo objekt në vetvete lëshon CO2, dhe me një tarracë të gjelbëruar ai vetë pastron ajrin. Gjithashtu mund të ndikohet pozitivisht në jetën sociale të komunitetit, pasi nëse vetë banorët punojnë dhe mbjellin lule dekorative, apo fruta perime, dhe mund të shijojnë produktet dhe mund të krijojnë hapësira të përbashkëta ku kalojnë më shumë kohë me njëri- tjetrin dhe kujdesen për diçka”. Gjithçka duket e bukur nga mënyra se si na e sqaron Ened Mato, një nga njerëzit më inovativë në qytet. E pyetëm se cilat tarraca mund të aplikojnë këtë ide dhe çfarë do ndodhë me ato që janë të mbushura me depozita…( duhet pranuar që në momentin kur nuk ka ujë 24 orë në rubinet, depozita është një zgjidhje për banorët e një pallati).

Sipas ambientalistit  ne jemi një nga vendet më me shumë pasuri ujore në botë dhe fakti që nuk kemi ujë në rubinetet e shtëpisë është një handikap që kapërcehet shumë shpejt.

Ky është momenti që bashkë me komunitetin të ndërmarrim iniciativa konkrete që shndërrojnë tërësisht betonin dhe katranin e tarracave në freskinë e lulishteve dhe gjelbërimit. (Ne kemi më 10985267_10154041898351926_4314795124945781054_nshumë se 2 vite që lobojmë për tarracat e gjelbërta si një zgjidhje efiçente në një qytet gati të betonizuar)”

Po a mund t’i dilet, ku shpesh njerëzit kundërshtojnë dhe thonë se: në fillim na rregulloni oborret e pallateve e më pas tarracat! Si mund të jetë përgjigja për ata që kërkojnë me të drejt  këtë gjë?! Për Enedin duhet dhe është e nevojshme të funksionojnë të dyja. Por në këtë rast gjelbërimi i tarracave është një e mirë për të gjitha ndërtesat. “Po të shohim me kujdes dhe ata që i kanë “private” i kanë gjelbëruar me kohë. Në këtë rast po koordinohemi me Bashkinë Tiranë dhe administratorët e godinave që të bëhet një lëvizje masive në të gjithë qytetin, për tarraca të gjelbra”.

-Por e gjitha kjo ka kosto, apo jo?

Kur tarracat janë të pa zaptuara shndërrimi bëhet më lehtë, më me pak kosto sigurisht. Mënyrat për ta realizuar janë të shumta. Ka biznese që duan të promovojnë përgjegjshmërinë sociale dhe mjedisore të kompanisë së tyre dhe ku ka më mirë se t’i dhurosh komunitetit një lulishte që mund të shkojë nga 400 -500 metra katrorë. Një mundësi tjetër është vetëfinancimi nga banorët e pallatit, me shumë se para kjo gjë do vullnetin dhe dëshirën për një mjedis të gjelbër dhe eficient. Në shumë vende të tjera të botës kjo është realizuar me dashurinë e individëve dhe punën e komunitetit. Të mbjellësh bar dhe pemë nuk do shumë para. E rëndësishme është se kemi disa shembuj tashmë mjaft pozitivë që frymëzojnë për këtë lëvizje të gjelbër. Mirëmbajtja është gjithashtu një veprimtari çlodhëse në një orë të ditës për këdo që do mjedisin, gjelbërimin dhe pemët, duke filluar nga fëmijët për të cilët mund të jetë një aktivitet i rëndësishëm mjedisor dhe deri te prindërit që mund të kalojnë kohë cilësore me fëmijët e tyre duke u kujdesur për lulishten e pallatit të tyre.

kopshtet-e-larta-3

March 22, 2016 12:00
Komento

19 Komente

  1. dritan March 22, 12:22

    petulla me uje dhe per me teper per fushate para kohe.
    teknikisht dhe parimisht ska gje qe sbehet.
    praktikisht eshte si te thuash qe te gjithe dine ti japin bicikletes meqe une di apo mundem dhe aq me keq nga persona jo te fushes.
    gjynah

    Reply to this comment
  2. elio March 22, 18:38

    Po mire, tani u zgjidhen problemet e ujit, te rrugeve, te varferise, te helmeve te qarkullimit…mbeti vetem ceshtja e Bahces ne Tarace…

    Reply to this comment
  3. Haaaaa March 22, 20:38

    Ky eshte nje turp i pa pare!
    Tirana eshte e mbuluar nga PLEHRAT,BALTA,RRUGET E PASHTRUARA,QENTE RRUGACE,UJI I PA PIJSHEM qe shitet si i pijshem etj,qe vertetojne se ky kryetar Bashkie eshte i PA AFTE te administroje teritorin!
    Ai nuk eshte menaxher,nuk ka bere transparent asnje plan per investime ne te gjithe teritorin e Bashkise,por shpenzon pare pa mase vetem per t’u dukur!
    Servilizmi dhe bythelepirja eshte bere norme ne qeverisjen PS-LSI aq sa nuk del njeri t’ua perplase ne fytyre ketij adoleshenti qe i dhane ne dore Tiranen,qe ai te sillet si femije i llastuar!

    Reply to this comment
    • marion May 13, 09:15

      Taracat le t’i mbushi me lule dhe peme,por pasi te kete mbjelle te gjithe token brenda teritorit te bashkise!
      Ka me qindra hektare toke,lulishte,trotuare etj qe nuk kane asnje peme e lule!
      Pastaj para luleve LE TE PASTROJE QYTETIN NGA PLEHRAT E JO VETEM RRUGET KRYESORE qe duken!
      PROPAGANDE BOSHE!
      Kryebasdhkiak show men bosh!
      Pale kur duan ta bejne edhe kryeminister apo kryetar PS-je!
      TURPI I MBULOFTE!
      Ai dallohet vetem per SERVILIZEM ndaj Edi Rames,bile te PESHTIRE!

      Reply to this comment
  4. Nik March 22, 21:10

    Une banoj ne katin e 8-te. Nuk e diskuton asnjeri sesi i behet zhurmave qe mund te vine ne qofte se taracat kthehen ne ambjete per te gjithe banoret e pallatit. A emendon njeri se i prishet qetesia banoreve te kateve te fundit. I bie qe te shesesh apartamentin sepse behet i pabanueshem

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit March 22, 21:11

    Entela, une jam kati i fundit dhe doja para 10 vjetesh ta beja kete. Nuk eshte ide e re, eshte e lashte te pakten Semmiramida e Babilonise e kishte.Problemi i pare eshte leja nga bashkia, e dyta te me lejoje pallati si bashkesi, se pastaj lind problemi i kostos.Ta besh sic duhet per 100m2 kushton 30-35 mije euro.Qejfi ha kumbulla, duhet te jesh pak “matto” per “ide” si kjo e Matos.

    Reply to this comment
  6. ilir March 22, 21:50

    1- 95 përqind izolim?!
    2-Nuk do përdoresh asnjë gjë tjeter, po kostot e ketij projekti sa jane?!
    3- Redukton përmbytjet?! A e di zotëria ne fjalë sa eshte intensiteti mes i reshjeve ne Tirane, sa përqind thithet nga toka e sa filtron, Mos fol broçkulla se po del si muhabet baçevanesh.
    Me kete zgjidhje qe jep ti nuk ka per te pasur me përmbytje as ne Lezhe e Shkodër. Mjafton çatinë e shtepisë ta kthesh ne baçe me lule.

    Muabet pazaresh edhe Ecovolis eshte monopol ne treg te pakten keshtu me eshte krijuar ideja, uroj te jem gabim.
    Ka specialist te kualifikuar dhe te shkolluar per keto gjera pa dashur ta ofendoj sepse eshte ide e mire por zotëria ne fjale Z.Mato ka mbaruar per shkenca sociale nuk e ka kualifikimin e duhur per te bere te tilla llogarish.

    Reply to this comment
  7. drogaxhiu March 23, 08:55

    cfare behet keshtu,mor aman.ne dore te ketij te droguari ka ngelur kjo pune?mos,o zot!

    Reply to this comment
  8. spata March 23, 09:46

    Idete jane gjithmone te mira per te bere dicka me te shendetshme e te bukur per qytetin .Qytetet tona kane shume probleme pasoje e fushatave elektorale qe i kane cperfytyruar ato rregulla elementare te urbanistikes qe egzistojne.
    Te pakten te ndalojme ndotjet ,permbytjet dhe sigurine qytetare . Kemi 25 vjete qe nuk po stabilizojme ujin e pishem,kanalet , ulluket ,kablat ajror e nentoksor. Eshte nje kaos qe po na i merr frymen cdo dite dhe po i kthen qytetaret ne trupa amorf qe nuk reagojne aspak per ambjentin ku jetojme .Pikerishte kjo do te ishte nje nisem jo vetem nga Bashkite por te ngrem ne kembe opinjonin per te mbajtur nje qytet e jo per ta shfrytezuar sipas qejfeve individuale .Kushdo bene ate qe mendon me teritorin .Praktika qe demtojne shume mbarvajtjen e perbashket qytetare .
    Shoqeria civile eshte akoma shume mbrapa per keto projekte masive .Ndoshta kerkojne fonde .E rendesishme eshte se ku hidhen ato .Vetem idea per te hequr bolieret nga taracat kushton me miljarda.Te niset zona zona duke u siguruar qytetarve me pare ujin ,rruget ,pastrimin ,kanalizimet ,dhe ambjente te perbashketa per shlodhje .

    Reply to this comment
  9. ble-ta March 23, 10:26

    Lepuri fle tjeter kund, ku birbilushi i Matos eshte i biri atij qe Erioni i fiqve e perdor si alibi e shoqerise civile dhe qe ka konflikt interesi ( ka surrat dhe akuzonte Sazanin). Kryetari si edhe piktori po tregojne se jane fyej ne drejtimin e shtetit dhe te bashkise, shpenzojne pare per show per te mbuluar pislleqet e mafias se ndertimit dhe jo vetem te saj. Betonizon liqenin dhe gjeklberon betonin e bashkise kur te gjithe shqiptaret e dine shume mire se katet e siperme te pallateve jane zene Mga pronaret qe i kane bere edhe nga dy kate shtese pa leje ME LEJEN E PARTISE DHE BASHKISE. Ky eshte nje mashtrues i kalibrit te larte dhe kete titull e ka me merite.

    Media e shkruar dhe elektronike per turpin e saj propagandon kete sharlatan dhe ka terr informativ per levizjet e qytetareve -sado pak te jene ata qe i kundervihen ketij shkelesi te ligjit.

    Reply to this comment
  10. ben March 23, 17:58

    Njerzit e vegjel detyrimisht do merren me gjera te vogla

    Reply to this comment
  11. maliqi March 23, 17:58

    me zor sbehet gje hahahahja qeshte per plerat o hahahaje keshtu 100 here me keq e la saliu ,qe kur e ka mare qeverine edi pastrime pastrime pa fund 25 vjet vetem plera mbushur vendi dhe kazan plerash ata qe krijuan qeverine e plerave, a ka plere me te keqe qe i vjen era tradheti lulzimia me straziirin te lidhur me lobin grek,per pushtet e per para ata shesin moter e vella,lulia duhet te pritet si i takon me thirie per arestimin e tij e te birishes kalova ne tem tjeter po te gjitha te coin ku pikon catia ,pastertia po behet po duhet ne ta mbajme jo te hedhim mbeturina vend e pa vend ooo hahahaha,dal nga dal cdo gje do vije ne vend ,me pune e dashuri per vendin ,te arestohen kriminelat hajdutet tu meren paret te krijohen vende pune,tek ne trazicioni erdhi i lodhshem me krime lufte bandash tragjedi ne kufij detar e tokesor,per here te pare pas 25 vjetesh po shkojme ne drejtimin e duhur

    Reply to this comment
  12. ZEUSI March 23, 23:25

    taracat nuk behen kurre pyje kjo eshte absurde ,por ato do behen te gjelberuara me bar dhe tek tuk ndonje selvi me vazo te medha

    Reply to this comment
  13. ZEUSI March 23, 23:26

    taracat nuk behen kurre pyje kjo eshte absurde ,por ato do behen te gjelberuara me bar ose nje lloj myshku dhe tek tuk ndonje selvi me vazo te medha

    Reply to this comment
  14. rajubi March 24, 09:26

    Taracat o Ened Jane llogaritur per 75kg/m2 che nuk mund ti ngarkosh me teper se shkon ne Katin perdhe pastaj. Kjo qe thua zotrote projektohej qysh ne fillim dhe jo ne fund

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim