Njeriu që do vriste Enver Hoxhën?

May 23, 2016 11:08

Njeriu që do vriste Enver Hoxhën?

 

Për Avdul Banushin është shkruar. Por shkrimtari Mihallaq Qilleri është njeriu të cilin ish-agjenti ish-diversanti ish-i burgosuri politik ka kontaktuar të parin pas viteve 90, për të bërë publike historinë e vet të jashtëzakonshme.

Si e ka njohur ai Banushin dhe aventurat e tij.

Lexojeni më poshtë …

 

Nga Mihallaq Qilleri

 

 Ky fragment është marrë nga libri “Një zë nga errësira”, i autorit Avdul Banushi. Libri është publikuar në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Kam pasur rastin ta redaktoj e ta sjell në gjendjen e botimit. Ishin ca shënime të mbajtura nëpër burgje, me fletë të zverdhura e të shkruara me lloj-lloj ngjyrash e lapsash,  sepse autori kishte kaluar nëpër një sërë peripecish, vuajtjesh, e dënimesh që, të mbledhura së bashku, do të bënin një rast unikal. Plot 31 vite burg, të ndarë në dy periudha. 1945-1961 dhe 1975-1990. Ndërkohën e kishte kaluar në arrati. Vitet e para në Greqi, pastaj në SHBA. Në ato vite erdhi me misione disa herë në Shqipëri, derisa u kap e u riburgos.

    Ai erdhi të kërkonte punën time, sepse askush nuk kishte pranuar ta ndihmonte. Madje as të afërm të tij që e quanin veten shkrimtarë. Sigurisht edhe unë u tremba kur i lexova këto kujtime. Po të kihet parasysh pasiguria politike e fillim viteve ’90, dyzimi, mosbesimi. Menjëherë mendova se një agjent kundër vendit tënd, është një agjent. Pushteti nuk merret me dhunë në demokraci. Kam kundërshtuar disa herë të merrja përsipër redaktimin e shënimeve  të tij. Dhe kur u binda kam bërë jo vetëm redaktimin. Por kurimin e tij deri në detaje. Sepse autori i vërtetë nuk e kishte idenë se si shkruhej një libër. Madje as gjuhën letrare shqipe nuk e njihte sa duhej.

   Në këto shënime, befas, gjeta 30 faqe të shkruara për një aventurë udhëtimi në pyjet e Amazonës kur autori gjendej në SHBA, në periudhën mes dy burgosjeve. Dhe i formulova e i botova një libër me titullin “Udhëtime në Amazonë”, me kuriozitetin se Avdyl Banushi duhej të ishte shqiptari i parë që shkelte e takohej me fiset e egra të atij vendi misteresh. Por z.Banushi nguli këmbë se i duhej më shumë jeta e tij politike. Dhe unë vendosa ta formuloja librin “Një zë nga errësira”, sigurisht duke hequr prej atyre shënimeve shumë  fantazi, të pavërteta, duke ulur disi zjarrin e urrejtjes antikomuniste, sepse shpesh herë  këto shënime më ngjanin të shkruara me metodën e socrealizmit.

Ishte koha kur familja ime gjendej në emigracion dhe Avdyli mund të vinte në çdo orë të ditës e të mbrëmjes për të diskutuar me mua, për shtuar a hequr diçka. Ishin muaj tepër të tensionuara për mua, kur më vlonte dyzimi nëse bëja mirë apo keq që merresha me një njeri që kishte hyrë disa herë në Shqipëri për të kryer vrasje e aksione të tjera destabilizuese, deri edhe dinamit në ambasadën shqiptare në Romë, ose në tentativën për të vrarë Enver Hoxhën, siç përshkruhet edhe në fragmentin e mëposhtëm.

Këto kujtime tregojnë sesa e ashpër ka qenë  Lufta e Ftohtë. Ajo vërtetë nuk krijoi një përballje frontale ushtarake kampesh, por pati shumë viktima. Si nga qytetarët e thjeshtë, ashtu edhe nga ata që u  përfshirë në këto histori spiunazhi. Në libër tregohet gjithashtu rolin që kanë pasur shtetet fqinje me Shqipërinë duke krijuar jo vetëm baza ushtarake kundër saj, por duke u lehtësuar këtyre grupeve antikomuniste rrugën të depërtonin në teritorin shqiptar. Kjo mund të konsiderohet sot si agresion shtetëror, por edhe njerëzit që merreshin me akte të tilla si vepra antikombëtare.

Autori tregon gjithashtu se pa mbështetje brenda vendit vështirë që veprimtaria e tyre antikomuniste mund të kishte ndonjë rezultat. Përmenden kështu mbiemrat e disa familjeve që i strehonin e i ushqenin këto grupe për shkak të armiqësisë që ndjenin ndaj sistemit socialist. Por janë përdorur edhe para për të joshur njerëz. Sigurisht kjo veprimtari shumëvjeçare do të krijonte viktimat e veta të inkuadruara në të quajturën Luftë e Klasave. Edhe sot kjo Luftë mbetet armiqësia më e madhe politike që përjeton Shqipëria, e cila nuk po e lejon këtë vend të marrë frymë lirisht e të shërohet nga plagët dhe është e përçarë më shumë se kurrë. Deri askush nuk fal, askënd..

Avdul Banushi

Avdul Banushi

Për ish-agjentin ka patur edhe akuza verbale se ai kishte rënë në kthetrat e Sigurimit të Shtetit kur u burgos. Këtë të vërtetë nuk e di askush. Ndoshta kur të hapen të quajtura Dosje..

Libri u botua me një cilësi shumë të dobët, në një shtypshkronjë province. Mbaj mend se ai ua shpërndau miqve e të afërmve të tij, ndërsa dhjetra kopje i dërgoi në SHBA ku vazhdonin të jetonin personazhet e tij. Vite më pas shumë gazeta kanë shkruar për Avdul Banushin e bëmat e tij, por askush më mirë se vetë ai, që tashmë nuk rron, dhe unë, që kam i kaluar rresht pas rreshti shënimet e tij e biseduar net e ditë të tëra me të, nuk dinë, them, aq hollësi për këtë agjent të rafinuar e po aq trim, i cili përmbysjen e komunizmit e kishte detyrën e ndjenjën e jetës së vet. Ishte më shumë një hakmarrje, sepse ai ishte bir i një familjeje golemase të Kurveleshit të lidhur me Luftën Antifashiste. E vërteta është se nuk u vlerësua sa duhej pas ndryshimit të sistemit, për të cilin ai kishte sakrifikuar aq shumë!

 

PËR TË VRARË ENVER HOXHËN…

 

Më datën 20 nëntor 1970, së toku me Tomën dhe Ded Mërnacin u nisëm nga SHBA. Kuptohej itinerari; Athinë-Prevezë dhe pasi të furnizoheshim atje me gjithçka na duhej, të kalonim kufirin për në Shqipëri. Më 22 nëntor ishim në Filat të Çamërisë, ndërsa në orën 21 të po asaj dite nisëm të ngjitnim Malin e Stillos.

Kundërzbulimi shqiptar ishte vënë menjëherë në dijeni të misionit tonë. Nuk e di nëse i dinte edhe qëllimet. Por kishte gabuar në një pikë. Na prisnin në hyrje të Kepit të Stillos, ndaj kishin dërguar atje forca të shumta. Ne iu shmangëm atij drejtimi. Përmes njerëzve tanë në Greqi kishim mundur të rekrutonim një nga komandantët e postës shqiptare të kufirit duke i dhënë 700 dollarë dhe kaluam andej. Ky njeri do të arratisej më vonë për në Jugosllavi e s’andejmi do të mbërrinte në Kanada.

Në urën e lumit Povlla ishte vendosur një patrullë e fortë e cila qëndronte aty edhe në ditë të zakonshme. Por tani me afrimin e festave komunistët merrnin masa të rrepta sigurimi sepse e dinim se ne godisnim pikërisht atëherë. Kështu që u detyruam ta kalonim lumin në këmbë. Ishte ftohtë. Sapo kishin nisur shirat e para të vjeshtës. Lumi kishte shumë ujë. Por ne i kishim të gjitha mjetet.

Baza jonë e parë ndodhej në fshatin Aliko të Sarandës. Atje kishte shtëpinë djali i njërit prej përkrahësve dhe anëtarëve më besnikë të frontit të rezistencës në Amerikë. Ky bënte tregëti të madhe dhe ishte larguar nga Shqipëria shpejt. Atje mësuam se djali i tij, megjithatë, ishte dhëndri i kryetarit të kooperativës e shofer njëherësh. Ky njeri do të na transportonte natën deri në Bamatat të Delvinës. Ne i dhamë atij 100 dollarë. Ai, paskëtaj, tha se mund të na çonte deri në Gjirokastër. Nuk mund të ngurroje para një fati të tillë…

Në Gjirokastër u strehuam në bazën tonë të përhershme, në familjen Jonuzi. Qenë po këta njerëz që na prenë 5 bileta për në Tiranë… Punët po shkonin mirë dhe ne, ja ku po hynim në kryeqytet.

Mirëpo nuk ishte aq e lehtë. Në Urën e Subashit ishte vendosur një postbllok me policë e ushtarë të cilët kontrollonin të gjitha mjetet dhe njerëzit e panjohur që kalonin s’andejmi. Ndaloi edhe autobuzi me të cilin udhëtonim. 6 ushtarë të tjerë e rrethuan autobuzin nga jashtë. Ishin të armatosur me automatikë. Një grup policësh qëndronin në këmbë para derës. Nuk kishte pikë dyshimi se të dhënat i kishin të sakta. Grupi që pritej të dërgohej nga jashtë kishte mundur të depërtonte në Shqipëri, megjithë përforcimet e kufirit dhe telat me gjemba të klonit. Prandaj qenë aktivizuar të gjitha postoblloqet.

Oficeri që hyri brenda në autobuz, foli me ton ushtarak.

– Nxirrni të gjithë pasaportat!

U hodha një sy tinës shokëve. Dy nga tanët ishin ulur në fund të autobuzit, dy në mes, ndërsa unë kisha zenë vend në sediljen pas krahëve të shoferit. Çasti ishte shumë kritik. O vdekje, o liri! – i thashë vetes.

Oficeri nisi kontrollin e pasaportave. Me radhë na kaloi edhe ne. Megjithë vëmendjen nuk arriti të diktojë asgjë. Dhe ja, u lehtësuam një çast të gjithë kur ai zbriti në tokë. Por menjëherë pas oficerit të policisë hynë në autobuz tri burra civilë. Ata mbanin të në krah nga një copë shirit të kuq. Kur u hodha një sy u drithërova. Që të tre ishin bashkëfshatarë të mi. Madje njeri prej tyre ishte bash… xhaxhai im. Ata kaluan në korridorin e autobusit midis pasagjerëve duke i vështruar njerëzit sa majtas, djathtas. Kuptohej se kërkonin fytyra të njohura. Kjo më shtoi ankthin. Kërkohesha pikërisht unë. Mirëpo kaluan dhe nuk njohën askënd. As mua. Kaq shumë kisha ndryshuar, me sa shihej! Pashë që xhaxhai im kishte në gojë një cigare të ndezur e ngjante pak nervoz. Pavarsisht se si ishim vendosur tani njeri kundër tjetrit, më kishte pikur malli për këtë njeri. Ndaj vetiu i thashë:

– Të lutem, ta ndez pak? – dhe vura në gojë me shpejtësi një cigare.

Ai ngriti cigaren e tij dhe nisi të më shikonte me vëmendje. Sytë tanë u kryqëzuan. Nuk e di se ç’drithërimë e fortë kaloi midis tyre. Gjaku ishte shndërruar në dritë dhe ajo dritë nuk mund të tradhëtonte. Më njohu; O, Zot, më njohu! Pastaj largoi disi me nervozizëm cigaren e ndezur nga e imja dhe shpejtoi të zbriste nga autobuzi..

Në orën 5 të mbrëmjes do të gjendeshim të strehuar në familjen Bineri në Tiranë.

28 Nëntor 1974. Tirana ishte zbukuruar e gjitha për festë. Nuk e kishim të vështirë të dilnim nëpër qytet. Aq shumë lëvizje kishte. Por gjithçka duhej ta kryenim të nesërmen, prandaj nuk largoheshim shumë nga baza jonë. Për të parë situatën doli disi më larg vetëm njeri nga tanët, Sulejmani. Ishte i armatosur me pistoletë e granata përfund bluzës së trashë. Doli deri në sheshin “Skenderbej”. Do të provonte të depërtonte së paku deri te vendi përballë tribunës tashmë të ngritur për paradën e nesërme. Por masat ishin të tilla, sa as te trotuari përballë Hotel “Dajtit”, ku vendosej zakonisht orkestra frymore, nuk lejohej të afrohej askush. Dikush i kërkoi fletë-hyrjen. U përgjigj thjesht se nuk kishte të tillë.

Mihallaq-Qilleri Sulejmani u kthye me shpejtësi e na njoftoi për gjithçka. Pra duhej një fletë-hyrje. Dhe ne duhej të shihnim mundësitë për të gjetur një të tillë e pastaj, po atë natë, të kopjonim disa. Vendosa të dilja vetë njëherë. Iu afrova drejtimit të tribunës, por kishte aq shumë njerëz të aktivizuar për sigurinë e saj e të vendit përreth, sa e ndjeva se do ta kisha shumë, shumë të vështirë. Njerëz të Sigurimit, ushtarakë, policë e të tjerë kishin mbushur bulevardin. Unë e dija se tashmë edhe fotografia ime qe shpërndarë gjithandej. Madje më zuri syri shumë golemas në mes vëzhguesve aty.

Të nesërmen, më 29 Nëntor, tentuam t’i afroheshim edhe njëherë tribunës, ashtu, kinse të shtyrë nga turma e njerëzve. Por nga sheshi “Skenderbej” e deri te Ura e Lanës gjithçka ishte në një kontroll aq të rreptë sa nuk mund të depërtonte as miza. Mbaj mend se ne qëndruam në largësinë më të lejueshme. Nuk kishim mundur të kopjonim lejet e hyrjeve. I pari në tribunë doli Haxhi Lleshi, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Më pas vetë Enver Hoxha. Haxhiu u spostua nga qendra për t’i lënë vendin diktatorit. Më pas hynë të gjithë byroistët. Kur dëgjova emrin e drejtuesit të paradës Bejto Diftir Hysi1) mendova se edhe atë detyrë golemasit e mi e kishin marrë. Oficeri Bejto i raportoi diktatorit dhe parada filloi. Ish i pamundur çdo veprim që duhej të bënim pikërisht ato çaste. Madje sy zhbirues nisën të na vëzhgonim. I dhamë sinjal njeri-tjetrit se duhej të ktheheshim në bazën tonë për të mos ndërlikuar më tej situatën. Shumë golemas kishin dalë për të më kapur…, mendova!

Në tarracën e shtëpisë ku kishim bazën, ishte vendosur një roje. Vonë ai na njoftoi se disa civilë vështronin herë pas here nga shtëpia, madje nga tarraca. Të ishin vallë agjentë të Sigurimit? Të ishim dekonspiruar? Sidoqoftë duhej marrë një masë. Dhe ne u detyruam të dilnim natën nga kati i dytë me litar, pas pallatit. U larguam më këmbë për në Yzberisht, ku kishim një bazë tjetër.

Nuk mund të ikej nga Tirana pa kryer asnjë nga detyrat tona. Të nesërmen, më 30 nëntor, u detyrova të hyja vet në Tiranë. Së paku të kryenim aksionin e ambasadës kineze2). Iu afrova ndërtesës e cila gjendej në një vend tepër të rrezikshëm. Nga njëra anë Radio-Televizioni shqiptar, nga ana tjetër bulevardi i Madh me institucionet e tij. Ruhej nga të gjitha anët. Ishte e pamundur të afroheshe pa rënë në sy. Thuhej se kinezët kishin nisur të ndërtonin një ambasadë të re, më të madhe. U ktheva pa bërë asgjë. Megjithatë, në konsultimet e pasdites vendosëm të hynin përsëri në Tiranë. Kësaj radhe baza do të ishte familja Begeja. Por duke qenë se ditët ishin të tensionuara dhe lajmet nga më të çuditshmet, Begejasit qenë trembur. Nuk ishin diktuar, por qenë squllur. Zbulimi shqiptar kishte të dhëna të sakta se ne gjendeshim në Tiranë. Megjithatë, në familjen Begeja bëmë një mbledhje të shpejtë ku analizuam situatën. Vendosëm të ndryshonim menjëherë bazën. Kështu u detyruam të hynim në Ndroq në familjen Mancaku. Atyre u ishin pushkatuar në burg dy djem, Seit dhe Zyhdi Mancaku, prandaj urrejtja ndaj rregjimit e bënte këtë bazë të sigurtë. Familja kishte një kasolle të madhe për kafshë dhe ne u stabilizuam atje për 7 ditë. Ishte e pamundur të hyje përsëri në Tiranë. Lajmet flisnin për kontrolle të ashpra, për rritjen e “vigjilencës” aq sa njerëzit e thjeshtë, të zhgënjyer, të shikonin me dyshim. U detyruam të niseshim për në Fier.

1)- Nuk e di nëse autori e dinte mirë që Bejto Hysi, në të vërtetë njihej me mbiemrin Isufi.

2)- Ishte në planin e operacionit formuluar para nisjes se duhej të sulmohej ambasada kineze në Tiranë, për shkak të lidhjeve të ngushta që ekzistonin aso kohe midis dy shteteve, nëse dështonte atentati ndaj Enver Hoxhës.

May 23, 2016 11:08
Komento

25 Komente

  1. Diko May 23, 11:32

    GENJESHTRA.

    LIBRA ME GENJESHTRA.

    ENVER HOXHEN E MBRONTE NJE POPULL I

    TERE.

    SIGURIMI SHQIPTAR KA QENE ME I FORTI NE

    BOTE.

    E PRANOJ TONY BLER SE SE AGJENTURAT

    E HUAJA DESHTUAN PARA SIGURIMIT TE

    SHTETIT,,,,,,

    SOT PO NA SHFAQET NJE LEPUR I EGER….

    NJE LEPUR TRIM QE DO VRISTE ENVER

    HOXHEN………

    ASNJE SHQIPTAR NUK E BESON HISTORINE E

    LEPURIT TRIM…….

    Reply to this comment
    • jepini enverit ate qe i dhate Cezarit May 23, 14:03

      Po paraqitet ky diversanti gadi si HERO dhe enveri si ndonje frikacak qe e ruanin se donin ta vrisnin..se ishte bere per tu vrare
      E verteta qendron 100 perqind ndryshe. qe nuk eshte kjo teme per sot.
      ______________
      Me beri pershtypje axhenda e muajve te fundit te zotit Obama..ku shkoi ne
      Kuben FIDEL KASTROS ..ne Hiroshime te Japonise dhe ne Vietnamin e HO SHI MINIT….
      Kush e kupton politiken e jashtme amerikane e nxjerr konkluzionin se ka nje klime pajtimi midis amerikes dhe armiqve apo gafave te bera prej saj ne te kaluaren.
      DUA TI BEJE DY PYETJE AMBASADORIT AMERIKAN DHE REDAKSISE SE GAZETES DITA
      E para…pse amerika zyrtare nuk po pajtohet me periudhen e enver hoxhes ku shquhet nje periudhe sulmi me banda dhe terroriste si ky rasti qe po flitet sot
      e dyta pse amerika zyrtare nuk po kerkon nje fare ndjese per bomben neuropsikollogjike te hedhur nga beogradi NE 1991 qe po vazhdon rrezatimin me emrin SALI BOYBISHA

      Ka ardhur koha qe zyrtarisht te rehabilitohet enver hoxha pasi moralisht me cfare ka ndodhur pas 1992 ai duhet te shpallet pernedia e shqiptareve.
      pershendesim subjektet e mesiperme me kenge qe populli i kendonte enverit dhe besoj qe nuk ka udheheqes ne bote ti kete kenduar keshtu nje lideri

      Enveri ç’u ngre në këmbë
      Shokë, do t’u them një këngë,
      Si ka qenë historia;
      Si ka qenë dhe si është sot.
      Pesë shekuj Turqia.
      Zogu kur sundoi vëndë,
      Bëri shumë të këqia,
      Na shiti me gjithë rrënjë,
      Na shiti tek Italia.
      Enveri ç’u ngre në këmbë,
      Foli: Nga vate rinia?
      Merrini armët në dorë,
      Të çlirohet Shqipëria!
      Rexhin-Tepelenë, 1981
      ***

      O Enver flamur epoke
      Malet seç e ulën kryet,
      dritën seç e humbën yjet,
      lotët seç na i mbushën sytë.
      Ç’gjëmë na solli kjo ditë!
      Oh, i zi ç’na erdhi lajmi,
      sytë i mbylli Enver djali,
      O Enver flamur epoke,
      na dhe frymë nga fryma jote,
      dritë i dhe gjithë Shqipërisë,
      gaz dhe plakut dhe fëmisë.
      Ti jeton, ti nuk ke vdekur,
      nuk vdes fjala jote hekur,
      se në ballë na prin Partia,
      në gjoks të ka Shqipëria.
      Në çdo vepër, si pishtar,
      do t’na rrish përherë, në ballë,
      në rrugën që çele vetë,
      yll karvani je përjetë.
      Vlorë 1985
      ***
      Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
      Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
      si qet qielli bubullima.
      Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
      pushkë e madhe, besë e madhe,
      nji kreshnik, nji lis me rrema,
      Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
      Kërcet pushka në Tiranë,
      djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
      djemtë e Shqipes s’janë jetima,
      vend për vend vetojn’ vetima.
      N’ball’ vetimash kush po prin?
      Enver Hoxha me Partinë,
      pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
      pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
      Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
      s’guxoi kush me e prekë Enverin.
      Sa jan’ malet rreth e rrotull,
      garda e tij asht mbar’ nji popull.
      Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
      kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
      kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
      Enver Hoxha mal me mend.
      Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
      te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
      Duhet kanga nji mij’ rreshta,
      tan’ ortiqet që ka bjeshka,
      duhet t’vij’ deti me valë,
      duhet malet t’ishin fjalë,
      prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
      Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!
      Bajzë-Shkodër 1988

      ***

      Enver Hoxha të qofshim falë

      Enver Hoxha të qofshim falë
      çdo furtune i bane ballë.
      E godite rreptë tradhtinë
      si vigan e mbrojte Partinë
      shembull bote bane Shqipninë.
      Kur prej lajkave s’u gënjeve
      t’ligit shpinën kurrë s’ia ktheve.
      Shumë komplote të kanë kurdisë
      renegatë edhe titistë.
      Deshën t’na fusin në qorrsokak
      e t’na bajnë republikë t’shtatë.
      Krejt gabim jau mori mendja
      për me marrë kalanë nga mrena.
      Koci Xoxe me klyshët e tij
      shpresa e Titos ke n’Shqipni.
      Kur ata i muloi plehu
      në skenë doli Mehmet Shehu.
      Karta e fundit shteg nuk gjeti
      vet ia kthej revolen vetit.
      Ne jem’ kala e lashtë
      s’merrëm mrena as nga jashtë.
      Shpata e mprehtë e Enver Hoxhës
      çdo armiku do t’i bje kokës.

      Reply to this comment
  2. Vezhguesi May 23, 12:17

    Ka nje genjeshter apo sajim per ta zbukuruar takimin. Ne atobuz nuk lejohej pirja e duhanit. E dyta xhaxhaj mund ta ket njohur ,por nuk ka folur ose ka qene dora e tyre. Kemi lexuar e degjuar oer kete agjent,po ashtu edhe veprimtaria e tij ishte ne dore te sigurimit. Sipas nje ish-punonjesi te sugurimit , ishte interesi yne qe ai te mos arrestohej ne ato momente……… Pallavrat e ish agjenteve dakintani si heronje,po nefkt kur vinin ketu i mbushnin breket. Ata qe duheshin kapeshin ,te tjeret liheshin ……..

    Reply to this comment
    • cezari-2 May 23, 14:55

      Te nderuar moderatore

      Te denigrosh enverhoxhen sot eshte bere mode…biles e then sakte “kurverim politik” I cili behet pikerisht nga ata qe I lepin bythen dje.

      Nuk k ndoshur ne gazeten Dita qe komentuesit te shkruajne kaq masivisht kunder artikujve te tille elezbiberiste & xhevdetshehiste.

      Edhe fotografine e keni paraqitur nga me te trishtuarat kur dihet qe enveri ka qene me fotozheniku nag udheheqsit pas L2b.

      pra pse po botoni nje artikull qe eshte botuar 100 here me pare ??

      Enver Hoxha e vizitoi dy herë Tropojën. Vizita e parë më 5-7 shtator 1952 dhe e dyta më 30 maj 1970. Kam qënë pjesëmarrës në të dy takimet. Në shtatorin e vitit 51 isha 11 vjeç. Atë ditë zbrita nga bjeshka. Në shtëpi gjeta hallën dhe xhaxhain e vogël. Gjyshi, babai e dy xhaxhallarët e mëdhenj nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar në Kolgecaj (Bajram Curri) për të pritur Enver Hoxhën. Halla dhe xhaxhai i vogël kishin marrur porosi, që mos të më linin të ikja nga shtëpia. Unë bëra ç’bëra, u humba nga sytë dhe pa marrë asgjë parasysh me shpejtësi të erës u zhduka. Ecja me vrap. Gjithë njerëzit kishin ikur.

      Mbarimi i ditës po afrohej. Vetmia më bënte të më rrahte zemra. Arrita në Okol (livadh i madh). Aty ku rruga bashkohej me rrugë të tjera. Aty takova vargun e parë të njerëzve që ecnin me të shpejtë për të qenë në momentet e ardhjes së Enver Hoxhës. Përsëri vazhdoja të ecja me të shpejtë. Pas lija, njëri pas tjetrit grupet e tjera. Aq të shumtë ishin njerëzit që lëviznin gjatë asaj rruge, sa mezi depërtoja për t’i lënë pas. Makinat vinin njëra pas tjetrës. Vargut të njerëzve nuk i shihej as kreu as fundi. Të gjithë, duke biseduar me njëri-tjetrin, shikonin makinat për të parë atë që mbante Enver Hoxhën.

      Njëri thoshte se vjen me satë (autobus), tjetri thoshte se vjen me veturë, dikush tjetër thoshte se vjen me makinë ushtarake. Të gjithë prisnin me padurim që të shihnin Enver Hoxhën. Muzgu nuk kishte rënë akoma. Vendi ishte ishte mbushur plot e përplot me njerëz. Brohoritjet “Enver Hoxha”. këngët e vallet dëgjoheshin në çdo skaj të vendit të mbushur me njerëz. Në atë entuziazëm të papërshkuar, një makinë ndalet në hyrje të qytetit, që sapo kishte lindur. Dikush i hapi derën. Për një moment, etja e dëshira për të parë kush po del nga ajo makinë, e ndërpreu entuziazmin. Nji burrë shtatlartë, me shpatulla të gjera e me fytyrë tërë gaz ngriti duart lart, eci përmes turmës, duke shtërnguar duart sa me njërin sa me tjetrin, sa në një krah sa në krahun tjetër, duke përshëndetur gjithë të pranishmit. Brohoritjet, oshëtimat e tupanëve, këngët e vallet pa mbarim e bënë Enver Hoxhën, që të ndalej disa herë në mes të atij populli plot entuziazëm. Turma me Enver Hoxhën në mes mezi ecte përpara. U afruan te Shtëpia e Pritjes .

      Shoqëruesit mezi mundën të shkëpusnin Enver Hoxhën. Festa me këngë, valle e brohoritje vazhdoi deri në orët e vona të natës. Në Shtëpinë e Pritjes vazhdonte takimi mirëpritës. Në atë takim të mirëorganizuar merrnin pjesë autoritetet e rrethit, veteranë të luftës, ish-partizanë e partizane, nëpunës e aktivistë shoqërorë të dalluar, baballarë e nëna dëshmorësh, patriotë e mbështetës të luftës. Aty ishte edhe xhaxhai im, Ram Fazlia. Sipas Ramës, në atë ceremoni aq të ngrohtë e aq entuziaste u proçedua: “Arif Gashi, ishsekretar i parë i partisë për Tropojën në fjalën përshëndetëse, në emer të të gjithë popullit, i shprehu Enver Hoxhës, mirënjohjen dhe falenderimin për nderin e respektin, që ai po i bënte Tropojës e popullit të saj. Sekretari i partisë e siguroi Enver Hoxhën se Partia dhe ai në Tropojë, kurdoherë e në çdo situatë, kanë për të gjetur një popull besnik, nji popull të vendosur, nji popull që fjalën e dhënë s’di ta bëjë dysh.

      Në mes brohoritjeve e mori fjalën Enver Hoxha që shprehu kënaqësinë që ndodhet në mes të popullit të Tropojës, si dhe për pritjen shumë të ngrohtë që iu rezervua. Ai theksoi meritat historike të popullit të malësisë së Gjakovës, në luftë fyt për fyt me pushtuesit turq, serbo- malazezë, austriak e nazi-fshistë, theksoi arritjet e Shqipërisë gjatë tetë viteve çlirim si dhe perspektivat që i kanë çelur asaj planet 5vjeçare. Në vazhdim ai foli për miqtë e shumtë, duke veçuar Bashkimin Sovjetik e Stalinin e madh. Enver Hoxha ishte dhe psikolog. Ai i kuptonte njerëzit në shikim, në të folur, në lëvizje e në qëndërim. Afër mbarimit të fjalës ai iu drejtua të gjthë pjesëmarrësve. “E shoh se ju keni një shqetësim. Ju doni të dini se si është çështja e dy prej bijve të Tropojës, Zenel Bardhit e Beqir Ndout. Po jua shpjegoj. Zenel Bardhin, për merita lufte dhe aftësi organizuese dhe drejtuese, pas luftës e caktuam sekretar partie në vendin e vet. Për punë të mirë e bëmë dhe zv/ministër. Në atë detyrë shfaqi arrogancë, duke kundërshtuar dhe përçmuar ministrin. Më vonë mora vesh se Zeneli ishte fejuar me një vajzë nga Gjirokastëra, të cilës unë ia njihja familjen dhe të afërmit. Nga përbërësit e asaj familjeje, gjashtë prej tyre qenë në papajtueshmëri të plotë me pushtetin popullor dhe jetojnë në arrati.

      E thirra unë përsonalisht në zyrën time. I thashëë këto fjalë: -Zenel, e njeh atë vajzë me të cilën je fejuar? -Po, mu përgjigj. -I thashë-Sikur të isha duke kërkuar që të fejohesha me ndonjë vajzë nga Tropoja së pari do të të pyesja ty. Ju pse nuk më pyetët mua apo ndonjë shok tjetër që ka dijeni për atë vajzë e familjen e saj? Përsëri m’u përgjigj se dashuria nuk pyet për ato gjëra. Edhe Beqir Ndoun pas luftës e caktuam komandant qarku. Nga andej e ngritëm në përgjegjësi si zv/drejtor i drejtorisë politike në ushtri e pastaj zv/ministër të Brendshëm. Nji natë para se Sali Omeni të vriste vetën, Beqiri qëndroi me të tërë natën. Të dhënat për atë vrasje dhe shkaqet pse ndodhi, askush më mirë se Beqiri nuk mund t’i dinte. E thirrëm që të na e thoshte të vërtetën, të cilën na e fshehu, sepse u tregua frikacak. Tani për hatrin tuaj, të popullit të Tropojës ne do u japim dorën edhe një herë, por nëse ata, dorën tonë nuk e mirëkuptojnë , nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i kapim për supesh, t’u vëmë shqelmin në gjoks e t’i hedhim në humnerë”-u shpreh Enver Hoxha.

      Takimi emocionues me Sylejman Abaz Ndreun

      Në atë takim, thoshte Rama, folën shumë pjesmarrës, por ajo që elektrizoi gjithë pjesmarrësit ishte ngritja në këmbë e Sylejman Abaz Ndreut nga Selimajt e Gegysenit. Kur Enver Hoxha mbaroi fjalën e tij, duke falenderuar të pranishmit si dhe gjithë popullin e Tropojës për pritjen e ngrohtë që iu bë, Sylejmani, duke u mbështetur mbi shtagën (bastunin) e tij, ngrihet në këmbë dhe me kokën lart e me zë të fortë i drejtohet Enver Hoxhës : ”Bab mbaje kokën lart para armiqve e aleatëve se gjithë këtë popull që i pe i ke me vete e mos u tut (frikëso) prej askujt , se kurrkush nuk mundet me na ba gja”.

      Po kush ishte Sylejman Abaz Ndreu? Ishte një ndër burrat e njohur të Gegysenit, si dhe babai i dëshmorit Uk Sylejman Ndreu, partizan i brigadës së 25-të Sulmuese, që u bë fli me disa dhjetëra partizanë të tjerë në luftë për çlirimin e Kosovës. Fjalët e Sylejmanit e emocionuan Enver Hoxhën. Ai ngrihet nga vendi ku ishte ulur e shkon drejt Sylejmanit, e përqafon si djali babanë, e merr për dore, e ul pranë vetes deri sa përfundon takimi. Sylejmani kishte mbushur të shtëdhjetat. Vuajtjet e jetës si dhe azma kronike që e shoqëronte ia kishin shteruar forcat. Enver Hoxha , që nga ai moment e derisa Sylejmani mbylli sytë, u bë djalë e shkuar djalit për të.

      Me Enver Hoxhën, pranë lapidarit të Bajram Currit

      Interesimi i udhëheqësit komunist për jetën intime të heroit që u vra nga xhandarët e Zogut në mars 1925

      Mbas Kollatës, atje ku gjendet lapidari i i Bajram Currit, përballë kikave të Dragobisë, poshtë të cilave kalon rruga e makinës, u dëgjua nji oshtimë motorri. Në shpatin përballë u dukën tri makina që sillnin Enver Hoxhën afër shpellës së Dragobisë. Për ta pritur Enver Hoxhën, aty qëndruan dy prej pleqve të Valbonës, Ali Shabani, Muzli Tahiri dhe gjeologët, që përcaktonin vendburimet dhe rezervat e boksiteve të Valbonës. Enver Hoxhën e shoqëronin Ramiz Alia, Sadik Bekteshi, autoritetet e rrethit Tropojës si dhe veterani e bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani.

      Në atë lëndinë, afër lapidarit, në pllakën e të cilit shkruhej: “Këtu më 29 mars 1925 ra heroikisht duke luftuar kundër xhandarmërisë së Ahmet Zogut Bajram Curri”, ishin shtruar disa sixhade. Nga aty duket shumë qartë shpella ku u rrethua Bajram Curri. Mikpritësit e ftuan Enver Hoxhën që të ulet në vendin që i kishin caktuar. Enver Hoxha, pasi u ul mori një cigare prej Ali Shabanit dhe ulur gju më gju me malësorët filloi kuvendimin sikur të ishte malësor i lindur dhe i rritur në atë vend. Veterani dhe bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani i deklaroi Enver Hoxhës gjithçka kishte ndodhur në mëngjezin e 29 marsit 1925. I shpjegoi se Bajram Currin e stehuan në atë shpellë, duke menduar se xhandarmëria nuk do ta gjente, por ajo, në bashkëveprim me spiunët, e hetuan dhe e rrethuan papritur.

      “Ne, vazhdoi Avdiu, qëndruam. Vetë Bajram Curri u ngrit, mori pushkën dhe qëlloi mbi xhandarët. Gjithë synimi ynë ishte që të shpëtonim Bajramin, se po të na vritej ai do të na vritej edhe rezistenca ndaj Ahmet Zogut e regjimit të tij. Hoxha interesohej për jetën intime të Bajram Currit, moshën, ushqimin, apo si flinte. Hoxha, pasi nderoi Bajram Currin u rikthye në Dragobi. Populli ishte mbledhur. Vendi ku do bëhej takimi ishte caktuar e rregulluar. Makinat ecnin gjatë rrugës që përshkonte fshatin. Dy pleq të Dragobisë, Sadri Isufi, babai i heroit të popullit Ramë Sadria dhe Dul Alia, patriot dhe strehues i Bajram Currit, iu afruan Enver Hoxhës. Gjithë fjalimi i Enver Hoxhës, që zgjati jo më shumë se një gjysëm ore u përshkrua nga një ide e vetme se edhe në Malësi mund të jetohej mirë ashtu si në fushë. Dreka për të mirëpritur Enver Hoxhën u shtrua në një lëndinë buzë Valbonës. Mënyja kishte tre gjellëra karakteristike të malësisë së Gjakovës: çorbën, mazën e zier dhe qumështin e trashuar. Enver Hoxha, bashkë me banorët e grykave të Valbonës, u ul këmbëkryq si malësorët në sofrën e rrumbullakët tropojane. Shijoi gjellërat karakteristike.

      Kureshtarët nuk nguruan që ta pyesnin:. Si u duken këto gjellëra tano? -Shumë të mira- u përgjigj Enver Hoxha,- por ajo që ju preferoni shumë, (ishte fjala për mazën e zier), ka shumë shpenzime. Të nesërmën, datë 31 maj, Enver Hoxha u largua nga Tropoja. Tropojanët kishin mbushur rrugët nga Bajram Curri deri në Kam. Të vendosur në të dyja anët e rrugës, ata i shprehën mirënjohje dhe i uruan rrugë të mbarë. Vizitës së Enver Hoxhës në Tropojë iu kushtuan vargje poetike, këngë e valle. Poeti Ndoc Papleka e ka përjetësoi me vargjet e një peme të tërë “Enveri midis nesh”. Këngëtarja Fatime Sokoli i kushtoi këngën “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen”, ndërsa rapsodi popullor kosovar, Dervish Shaqja, vizitën e përjetësoi me vargjet : “Maj i kuq i vitit shtatëdhjetë/ N’histori ka me mbet/ N’ato bjeshkë të malësisë së Gjakovës/ Ushtoi zani i Enver Hoxhës.

      Maj 1970, Tropoja tri ditë Përgatitje

      Vizita e dytë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Tropojë u bë në maj 1970. Asokohe unë isha i rritur. Kisha mbaruar shkollën për mësuesi e kryeja detyrën e drejtorit të shkollës në Valbonën turistike. Në agjendën e asaj vizite Enver Hoxha kishte planifikuar që të dilte mbas Kollatës, atje ku është vrarë Bajram Curri. Për këtë arsye, gjthë popullatës së Grykave (Dragobi, Valbonë e Çerem) iu krijua mundësia që takimin me Enver Hoxhën ta organizonte në Dragobi. Në vitin 1970 pranvera ishte vonuar. Dëbora akoma nuk ishte shkrirë. Freskia që ajo dëborë lëshonte acaronte klimën, duke shtyrë ditët e daljes së luleve dhe rritjen e barit. Ardhjen e Enver Hoxhës në ato gryka na e thanë tre ditë përpara. Drejtuesit e partisë e të qeverisjes vendore na mblodhën dhe të tërë së bashku hartuam detyrat për seicilin, që pritja dhe takimi të shkonte sa më mirë. Nuk na u desh shumë preokupim, sepse populli, sapo e mori vesh lajmin, shprehu kënaqësi të veçantë, duke menduar që të shkonte në atë takim me sa më shumë dinjitet që të nderonte vendin me gjitha vlerat patriotike që kishte.

      Burrat dhe gratë nxorrën nga arkat veshjet kombëtare që i kishin rujtur për dasma e festa. Të rinjtë e të rejat blinin në dyqane ato veshje që u shkonin sa më bukur për shtat. Mësuesit dhe nxënësit mendonin të gjenin lulet më të bukura, mendonin se si ta pregatitnin një program sa më denjitoz me vjersha këngë e valle. Nxënësit e Rrogamit që vazhdonin mësimin në ciklin e lartë në Valbonë, sapo mbaruan mësimin, me çantat e librave në shpinë e pa ngrënë drekë, u nisën drejt shpateve të Papllukës, ku mblodhën lulet më të bukura që i sollën të nesërmen në shkollë. Nuk i harroj kurrë ato lule. Një bisht i gjatë rreth 10 centimetra, në mbarim të të cilit ishte një kupë prej 5 nënpetalesh me ngjyrë jashile e formë vezake, që pak e rrethonin kurorën. Sipër kupës qëndronte kurora me petale të pandara, me ngjyrë rozë, me mes pak të fryrë, me madhësinë e një gote rakie, me buzë pak të kthyera nga jashtë, të cilat veçoheshin nga njëratjetra nga një vijë harkore shumë pak e thelluar.

      Dy mësueset e shkollës, që atë vit kishin vitin e parë të mësuesisë, i morën ato lule, i bashkuan katër nga katër, ua rrethuan bishtat me letër të bardhë dhe u dhanë atyre formën e buqetave. Me lulet që na sollën nxënësit pregaditëm aq buqeta sa kompletuam gjithë nxënësit e disa nga gratë e vajzat e fshatit. U përgatitëm me mish e shpirt. Në mesin e 30 majit të gjthë u mblodhëm në Zallë të Valbonës. mbanim me vete topan, fyell, çifteli. Për çudi të fatit, ajo ditë u gdhi e kthjellët. Dielli sa ngrihej në horizont e shtonte nxehtësinë. Njerëzit i thonin njëri-tjetrit: ”E shikoni dhe dita sot doli më e mirë se ditët e tjera”. Tjetri ia kthente: “Nuk thonë kot se njerëzit e mirë i shoqëron dita e mirë”.

      Reply to this comment
    • Open your mind May 23, 17:08

      Vertet perralla me mbret. Keta te ardhur nga Amerika,ne nje autobus me shqiptare te tjere,dhe askush nuk dalloi ndryshimin ne fytyre. Sidomos ne ate kohe,nje qe jetonte diku jashte.dhe kthehej ne Shqiperi, dallohej direct ndryshimi. Edhe sot dallohen menjehere nga fytyra,floket,veshja ata shqiptare qe vijne nga jashte. Pastaj,asnje nga policet dhe officeret nuk I pyeti nga ishin e ku shkonin,por u ndezen dhe cigaren. Jane te besueshme per klasen e peste.

      Reply to this comment
  3. Antikonformisti May 23, 12:40

    Mihallaq! Te njoh mire si poet dhe shkrimtar. Nuk e di se ç’te ka shtyre te merresh me zhgaravinat e ketij golemasi (apo igolemas siç e quajne veten vendallinjte e atij fshati). Kjo nuk eshte vetem genjeshter e hiporbelizuar dhe e rregulluar apo kuruar. Por saktesisht kjo tregon se me çfare llumi injorantesh dhe trimash pordhace jane marre zbulimet e huaja kunder sovranitetit te Shqiperise dhe drejtuesve te shtetit te saj. Dhe pas gjithe ketyre pordheve me rigon qe pershkruan ditari i ketij zhapiku qe kerkon te shitet per gjarper amazonash, perfundimi ishte saktesisht nje vrime ne uje.

    Reply to this comment
  4. Samiu May 23, 12:52

    Po keta diversante, per keto veprime, a nuk ishin terroristet e asaj kohe?.. a nuk eshte veprim terrorist ky?…. Kush ia jepte kete te drejte ketyre te vrisnin ..qofte edhe diktatorin me te eger te nje kombi… ( ne fakt populli e mbronte…se askush nga populli nuk ka guxuar me gjithese ai rrinte ne mes te njerezve… here pas here) …e pra ate veprim terrorist qe planifikonin dhe realizonin SHBA dhe Franca e Anglia etj , j vetem ndaj shqiperise por shume vendeve te tjera sidomos atyre myslimane , po iu kthehet tani ne “shtepine” e tyre…..ai nuk quhej terror… keto sot quhen terorizem….

    Reply to this comment
  5. une May 23, 13:00

    Ka pro dhe kunder Enverit
    Ka dhe kendveshtrime te ndryshme mbi sigurine e tij
    E verteta mbetet ne te gjitha rastet e thjeshte: Shqiperia pati te mira e te keqija nga ai sistem, qe po te vihen ne balance anojne nga e mira vetem sepse Berisha Nano dhe ata qe erdhen pas u treguan vertet te paafte per te cuar vendin perpara

    Reply to this comment
  6. Jimi May 23, 13:03

    Nuk e di! Vazhdon te shkruaj ende ky Mihallaq Qilari?
    Jo per gje porse ne kohen e realizmit socialist ky e nderiti, tani me keto qe po shkruan mbase qullos dicka!

    Reply to this comment
  7. mir May 23, 13:10

    shume peralle e bukur do tja tregoj nipces…….flm

    Reply to this comment
  8. laveri May 23, 13:13

    Per sojin tend me shoke o Avdull golemsi ,komandanti do ishte bere nja 300 vjeç ,po thuaj qe e mori ai qe eshte siper ,se ti me shoke edhe perballe ta kishit dhe pa roje ,nuk do kishit buthe ti nxirrnit ato revole e bomba e ta vrisnit

    Reply to this comment
  9. normali May 23, 13:23

    Mor po si shkruajne keshtu keta njerez! Me keto genjeshtrat do u mbushen mendjen sot atyre qe kane boshllek? Nuk e besoj se forca e aresyes dhe atyre qe e kane jetuar kohen, do te jete me e forte se lumi genjeshtrave qe ka mbuluar vendin. Eshte periudhe kalimtare, por qe do vonoje nga shkaterrimi qe i beri mendjes se njerzeve ideatori dhe kontributori sali rame berisha duke i stimuluar mbeturinat e shoqerise te intrigojne e çpifin pa pushim

    Reply to this comment
  10. Beni May 23, 13:34

    Po Sala ishte ne grupin e ketyre apo pas deshtimit te tyre u hodh ne veprim?A ka ndonje shkrimtare qe te na tregoje se si u rekrutua Saliu iu iu iiiiiiiiiiuuuuuuuuuuuuuuuuu,e perse nuk ia dhane 1 milone $ e premtuar duke ia konvertuar ne pushtet,prona e nje BlackBerry qe e kishte enderuar gjithe jeten.Ndaj edhe sot ata e mbrojne e e falin se ai nuk u ka marre asnje cent perkundrazi iu ka dhene por jo nga vehtja por nga vendi ku ai ka sunduar e sundon!

    Reply to this comment
  11. fshatari pafshat May 23, 13:48

    Mihallaq Qilleri ose Mihallaq me Kile.

    Fama lart te ngre
    Po ishe i vertete
    Fama poshte te ngec
    Po ishe kastravec, Mihallaq.

    Dita e boton Qillerin sa per te lare gojen, nga cfare i ben Saliut me shoke Atdheut, t` cilit Sala ia hoqi atesine. Ka mbetur vetem dheu,pa baba.

    Reply to this comment
  12. fteri May 23, 13:53

    *****Një popull i vogël i bashkuar në luftën e lavdishme nac-çlirtare që kishte në themel dashurinë për Atdheun e vet nën udhëheqjen e P.K.SH dhe komandantit saj E.Hoxha shkëlqeu si brilant ,u ngrit madhështor përball fashiizmit italnian dhe nazizmit gjerman që pushtuan atdheun ton të dashur,por edhe kundër bashkëpuntorve të fashizmit dhe nazimit mberurinat brenda vendit si persona me një të kaluar politike të dënueshme ,anëtar që kanë mbajtur poste në qeveri kuislinge , anti popullore ,zogiste e fashiste ,bejlerë e agallarë,dhe bajrektar injorant ,karëjeristë tregtar hajdut ,njerëz orëdiner, spiunë në shërbim të shteteve të huaja armik te betuar të popullit shqiptar ,që kur vendi u çlirua thyen qafën së bashu me pushtuesit e huajë.DHe nga jashtë në emigracion politik
    ,thurnin plane ogurzeza duk u hedhur me banda nga ajri .toka dhe deti deri eleminimin e E.Hoxhes siçë tregon edhe ky plan për të vrarë E.Hoxhën.Këto Bandit hijena që u vunë në shërbim të spiunazhit të huaj dhe armiqve brenda vendit ,armiq të sprovuar .të kohës, shteteve e perandorive të fuqishme të botës ,që donin të shtrinin sundimin e tyre në shqipërinë heroike ku çdo gurë e shkëmb është larë me gjak partizanësh nuk dorzohej kollaj me këto kavje spiunësh dhe diversantësh duke i përdorur si mish për top I hidhnin edepsezët kundër pushtetit të popullit ,duke vrarë ,pas shpine në errësirë kuadro dhe njerëz të thjeshtë në shqipërinë socialiste.Përball kësaj qëndrese të pa shembullt e heroike çdo ditë dilte në pahë vigjilenca heroizmi dhe gadishmëria e popullit për ruajtjen e fitoreve të luftës madhe dhe sakrificave të revulicionit .Por spiunët e diversantët që hidheshin në teritorin e R.SHqipërisë me mision dhe ndihmën e fuqive të huaja nuk e shihnin dritën e diellit shqiptar ,dheu nënë këmbë u dridhej përballë pafuqishmërisë së tyre për të vrarë udhëheqësin e dashur të popullit E.Hoxhën.Atë e mbronte një popull në këmbë ishte besë e besnikri dhe qëndresë për atdheun .Luftë heroike kundër armiqve të jashtëm dhe armiqve të brendshëm, është monomenti më madhështor i besnikrisë ,I heroizmit popullor të popullit të ARBËRIT në atë periudhë.Lufta e armiqve të jashtëm dhe bandat na goditën duke na sjellur dëme kolosale ,të cilat janë të njohura ,por shqipëria u ndërtua nga themelet më e fortë më brilante më bukur se regjimet e zogut dhe ato borgjeze kapitaliste . DHe ky është monument madhështor ,mahnitës në botë , për 45 vjet të P.P.SH. Është populli shqiptar i bashkuar me besë, për atdheun e tijë .Skulptori i këtijë monomenti madhështor është Enver Hoxha.që qëndroi besnik i atdheut e popullit shqiptarë deri në vdekje.Prandaj armiqët thyenin kokën në këtë qëndresë uniteti që ishte madhështia e mrekullisë shqiptare ,ku armiqtë thyenin kokën.

    Reply to this comment
  13. alqi May 23, 14:28

    Ku je o ADRIAN THANO?Te ka ikur gazeta per lesh e tash nuk e di pse te ngateroj me gazeten e Meros!Fiks fare ,bashkohuni e vendoseni emrin “TEMA E DITES”

    Reply to this comment
  14. I.Troplini May 23, 19:00

    Tè ishte pèr “diversantè” si ky,,,,,,,,,, Enver Hoxha ishte bèrè 200 vjeç,,, pa i hyrè gjemb ndèr kèmbè.
    Hapja e dosjeve, do kishte treguar me fakte “trimèrinè” e Banushève dhe palloshève qè sot hiqen pèr diversantè,,,,,,,, mirèpo ato dosje u prishèn nga ata syresh, qè sot bèjnè luanin antikomunist por qè nè atè kohè, mbanin me krenari nè trup, pardesytè simbol tè Sigurimit tè Shtetit.
    Vazhdo pèrrallat Banush. Mbase i ke tè nevojshme, tani qè je siguruar se dosja juaj nuk do hapet kurrè.

    Reply to this comment
  15. Aleanca e 1prillit, 2013. May 23, 19:27

    C’jane gjithe keta “trima”qe po na dalin, si kofini pas tè vjeli. Enverit i ruanit topet, sic ja ruajtet, deri sa vdiq ne krye tè vendit, 41vjet. Dinak, i zgjuar,dhe trim. Meqe jeni, kaq “trima, dhe memedhetare “pse nuk vrisni sali udbash serbine, dhe lulash bashovic gerqine, e paktit detar .

    Reply to this comment
  16. arben May 23, 19:30

    Logjikisht vetem po te kishte ndonje kokekrisur nga ata te Komitetit Qendror mund ti benin atentat Enverit, por asnjehere te tjeret. Eshte e thjeshte, neve nuk paraqisnim rrezik as per serbet e as per greket,as per amerikanet e as per ruset, persa i perket popullit shqiptar ishte aq i keputur saqe nuk kishte asnje shanc minimumi per ti bere atentat.
    Sipas ketij shkrimi i bie qe ka qene nje loje e sigurimit te asaj kohe, e nuk dihet per cafre arsye eshte kryer, ndoshta ka qene ndonje plan per te eleminuar ndonje nga zevendesit e Enverit.

    Reply to this comment
  17. ilir May 23, 20:05

    … ketij aventurieri dhe te ngjashmeve me Te, zotnia Rama nxitoi, brenda ketyre 3 viteve pushtet, ti jepte miliona te grabitura Djerses se Popullit.
    Fare e cartur shqip-folese!

    Reply to this comment
  18. Kari I Madhe May 23, 22:58

    Ore Te Gjithe Kelushat E Enverit Jane Zgjuar Zote. 40-50 Ju Shkerdheu Babane se nanat jua akishin per zanat edhe prape E Broni Shkerdhaten E pare Te Komitetit Qendror Te Partise Kurves Shqiperise- O i Ziu popull-per afrom 100 vjete vuan me plerat qe ke ncjere: Pederas Enveri, Sali Protopapa, Fatos Kurva, edhe tani Edi Trapi:(….

    Reply to this comment
    • Butrint arpica May 24, 10:24

      Ke fol per 100.vjet,dmth,nje realitet,une nuk te pershendes nga pozicioni antikomunist,por te pershendeta nga nje person realist,edhe deshiroj qe ky popull i shume vujatur te pakten nje here ne jete te shohin realitetin.

      Reply to this comment
    • DetariAl. May 24, 10:47

      Por cfar te presesh nga nje njeri si ty, qe kuptohet nga vet pseudonimi qe i ke vene vetes. Me bukur se e ke vlersuar ti veten, kush tjeter do e bente? Urime !

      Reply to this comment
  19. sazan May 24, 21:53

    Mirmbrema komentatore. Regjimet diktatoriale pe kete dallohen perdorimin e agjentures masive. Amerikanet kane mundur te depertojne deri ne mbrojtjen e jashtme te bllokut. Djalin e xhaxhait te Avdulit e kam pasur komshi ne durres dhe punonte ne bazen detare. Kete histori e kam degjuar perpara se te behej publike. Madje edhe vllai i gruas se tij i ndjeri Sali Cako ja qene i burgosur per politike. Pamvaresisht cfare thuhet ne komente pershendes te gjithe Golemas e nga Kaparjeli pasi jane njerez te shkelqyer. Babai i Petritit e ka njohur vertet por nuk e ka tradhtuar. Kish bese e burreri dhe jo legene si sot. Nqse do ta kush kene vete sigurimi, nuk eshte e mundur pasi flitej per jeten e Enver Hoxhes. Keto i shkruan nje tropojan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*