Njeriu qe “e gjeti dhe e la” famën në Skrapar

May 10, 2018 11:43

Njeriu qe “e gjeti dhe e la” famën në Skrapar

Nga Bashkim Koçi

Vitin që sapo kisha mbaruar Institutin e Lartë Bujqësor, fakultetin e agronomisë, mësova të dija diçka rreth punës të një personazhi, i cili në atë kohë kryente detyrën e sekretarit të parë të komitetit të partisë të rrethit të Skraparit, Teki Malindit. Kisha dëgjuar të flitej për të gjatë muajve të verës kur vija në fshat  për pushime, por “indiferenca” e studentit nuk më kish lënë hapësirën e duhur  që të mund të dija më shumë rreth kontributit  të tij në lëvizjen e gjërave, në dhënien e shtysës tek njerëzit që ata ta donin dhe adhuronin punën. Fjala vjen edhe sot, pra pas afro gjysmë shekulli, nga viti që ai u largua nga Skrapari, dëgjon të flitet me mirënjohje, me nostalgji, ta konsiderojnë si një njeri të çuditshëm që ia dha famën vetes vetëm me punë.

Mesa duket ai paska qenë një ëndërrimtar i madh, por edhe i guximshëm. Sepse që të mund të arrihen e të kryhen deri në fund punë të cilat konsiderohen “të mëdha”, duhet me domosdo ta duash atë që bën e, më pas, t’i jepesh i tëri.  Edhe sot atje në Skrapar thuhet se ajo arë, ajo rrugë, ai vresht apo ajo pemëtore, ai ujësjellës  apo rezervuar uji,  ajo shkollë  e ai spital, “është bërë në kohën e Teki Malindit”. Sot një numër i madh qendrash shëndetësore, shkollash, vreshta e pemëtore, ujëmbledhëse e kanale ujitëse  etj., janë shkatërruar, nuk u gjendet as name e as nishan. Si në të gjithë Shqipërinë. Thirrja që lëshuan disa “demokratë” në vitet ’90, për të djegur e shkatërruar çdo gjë të trashëguar nga komunizmi,  u finalizua duke i çuar shumë institucione  të rëndësishëm të arsimit, kulturës, shëndetësisë e ekonomisë në nivelin zero. U shkatërruan të gjitha.  Por disa nga “gërmadhat” e kohës së Teki Malindit janë ende në këmbë, funksionojnë.

Teki Malindi (Caushi) mban për mbiemër emrin e fshatit të tij të origjinës, Malindit. Është paksa çuditshme dhe që të vë në mendim fakti që shumë njerëz  me veprimtari të ndritur mbajnë për mbiemër vendin nga e kanë origjinën, andej nga kanë rrënjët e të parëve. Kështu, në Skrapar, mund të përmendim dy Heronjtë  e Popullit Riza Cerova (Hoxha) e Zylyftar Veleshnja (Bregu), Muço Kapinovën (Bakiasi) e Njazi Çepanin (Zyka), Mane Nishovën (Koxhaj)  e Ganimet Vendreshën (Bregu), Sinan Leshnjen (Ylli) e  ljaz Sevranin (Bejko), Asllan Osojën (Caka) e Ismail Gjerbësin (Alushani), Alush Grepckën (Guri) e Neki Zaloshnjen (Sula) e shumë të tjerë.  Të shkon mendja që kjo specifikë e veçantë, që emri i vendit  të origjinës  t’u jetë bërë “fërrë” mbrapa emrit, mund të jetë edhe “ofiq” thirrur nga njerëzit e thjeshtë deri sa më në fund u ka mbetur si mbiemër i zyrtarizuar.

Personazhi ynë lindi në fshatin Malind të Skraparit, por u rrit e u burrërua në qytetin e Beratit, aty ku u vendos familja e tij në viti 1926. Ka qenë vetëm dy vjeç. Shkollën, atë të ciklit të ulët dhe të mesëm, i kreu po aty, në qytetin e gurtë. Duke qenë familje e ardhur në Berat, do të thoshte që nga ana ekonomike të ishin disi të vakët. Por ishin njerëz të gjendur e me shpirt fisnik.

Përballimi i jetës, i rritjes dhe shkollimit të fëmijëve për kreun e familjes, Karafilin, donte pak mundim, i duhej të kalonte vështirësi. Herë-herë të paparashikuara. Por ky skraparlli i rrahur me vaj e me uthull dinte një gjë, dinte që vështirësitë e jetës disa i lodhin,të tjerë i forcojnë. E unë, i thoshte ai vetes, futem tek të dytët, tek ata që vështirësitë e jetës i forcojnë, i bëjnë  të kuptojnë mirë filozofinë e jetës: Secila punë kërkon njeriun e tërë. Të konceptuar e përdorur jetën me këtë filozofi shtëpia  e tyre mori drejtim ndaj së mirës, gjithmonë  të udhëhequr nga ideja se njeriu nuk është i pavdekshëm, por të përpiqet  të jetë i pavdekshëm për ato që bën. Në këtë kuptim  kjo familje i mbajti dyert e shtëpisë të hapura, ditën dhe natën, për të përcjellë tek çdo bujtës vetëm mirësi. Gjatë luftë Nacionalçlirimtare, fjala vjen,  Margarita e Kristaq Tutulani, motër e vëlla, e patën strehëzën më të besuar, më të dashur, në çastet kur u vihej jeta në rrezik. E, në këtë frymë u rrit edhe Teki Malindi. Për nga tabiatet, ishte kopja e të atit. Pse? Sepse njeriu është produkt i mjedisit ku rritet e edukohet.

Ky njeri ishte me plot ëndrra. Por jo thjesht ëndërrimtar në hava. Ai dinte mirë se synimet që kërkon të arrish, që mund t’i bësh realitet, duhet të kesh kurajën e duhur. Në vitet 1954-1959 pati fatin të shkollohej në Bashkimin Sovjetik, në Moskë. Në shkollë me tradita të shkëlqyera  mësimdhënieje, por edhe me shokë të mirë, që ndikonin për t’u formuar si kuadër  i zoti dhe me ambicie për të ngjitur shkallët e suksesit. Disa ndër këtë bashkë studentë ishte Thanas Nano, Gaqo Nesho e Skënder Luarasi. Teki Malindi, sa qe gjallë, fliste me konsiderata të larta, duke i quajtur  “gurë të rëndë”,  intelektualë që shkëlqyen në punë deri na fund të jetës së tyre.

Sekreti i ecjes përpara qëndron tek nisja. Ajo, kur fillon mbarë, të tillë e ka edhe fundin, të suksesshëm. Teki Malindi pas mbarimit të shkollës në BS iu ngarkuan detyra të rëndësishme  në shkallë vendi, të cilat i mësuan një gjë: sukses do të thoshte djersë plus sakrificë. Kur iu ngarkua detyra e “të parit” në Skrapar (1964), e që do të qëndronte aty plot 12 vjet (1975), i tha vetes: për të transformuar këtë vend më duhet forcë, më duhet durim, por edhe pasion për të kontribuar për Skraparin tim.

Skrapari në ato vite siguronte vetëm dy muaj bukë. Dhjetë muajt e tjerë furnizohej nga shteti. Ishte varfëri ekstreme, mjerim. Në një nga ditët kur në Çorovodë zbriste i gjithë Skrapari për të marrë racionin e misrit për çdo frymë, aty nga pasditja depua e drithit u boshatis. Ata që nuk arritën dot duhet të prisnin furnizimin e radhës. Në këtë situatë aspak të mirë për “të parin” e vendit, Tekiu u përball me një grua, e cila vinte nga Tomorrica. E mjera grua qante, ulërinte dhe, ashtu si e ikur nga mendja, iu ul më gjunjë Teki Malindit, i puthte  duar e këmbë, duke iu lutur që të jepte urdhër për të gjetur mundësinë për  pak misër, të mos kthehej në fshat, tek fëmijët, pa bereqet. Këtë ditë Teki Malindi nuk do ta harronte kurrë. Madje, siç thoshte ai më pas, në atë ditë u betua për të ndryshuar situatën dhe se skraparllinjtë nuk mund të ndjeheshin të poshtëruar  për një copë bukë. Sigurisht nuk është vendi të sjellim atë punë të madhe drejtuese e organizuese të këtij njeriu që mbeti i famshëm për Skraparin, por një fakt duhet shënuar: Në ato vite, të cilat më të drejtë populli i konsideronte  “të Teki Malindit”,  ai rreth, ndoshta shumë malor, arriti t’i dorëzonte teprica drithi shtetit. Kur lexoja këto ditë, në një nga gazetat e përditshme, se Greqia në vitin 1982 ka importuar drithë nga Shqipëria, më shkoi mendja që në ata thasë  të mbushur me grurë ka pasur edhe nga ai që prodhohej në Skrapar.  Nuk jam nga ata që të mbetem nostalgjik i së shkuarës, por si qytetar i këtij vendi nuk ndjehem mirë kur shoh e dëgjoj që unë, ti, të gjithë në shqiptarët konsumojmë miell nga ai që fqinjët tanë, shtetet nga furnizohemi, e përdorin për kafshët. Meqë sollëm faktin që Skrapari dikur vetë furnizohej me drithë, a nuk i ka mundësitë shteti të nxisë fermerët, t’i përkrah, madje edhe të investojë që ne si popull, aq sa jemi, të konsumojmë grurë, misër  dhe drithëra të tjera nga duart tona?

Teki Malindi qe njeri i suksesit. Kulmin e lavdisë si njeri i punës e i sakrificës e arriti në Skrapar, aty ku edhe mori famë, aty ku edhe pas kaq dekadash e përmendin, e marrin si shembullin e drejtuesit që la histori për t’i treguar.

Xhevahir Spahiu: Ai u vuri emrat arave

Pas çdo takimi nderimi im për të rritej, kujton poeti Xhevahis Spahiu. Njeriu, edhe ai më i thjeshti, sapo hynte në kujtesën e tij, nuk dilte më prej saj. Secilit i fliste me emër, si Bonaparti ushtarëve të tij. Kam qene disa herë maleve me të dhe kam ndjerë thellë këtë sjellje të jashtëzakonshme. Atëherë, por edhe tani, dëgjoj të thonë: “Tekiu u ka vënë emrat arave të Skraparit”. Dhe të pagëzosh arat, është si të pagëzosh njerëzit, apo jo? Ishte njeri i veprimit. Ishte gjithë dinjitet sepse dinte të çmonte dinjitetin e tjetrit. Dymbëdhjetë vitet e drejtimit të tij janë 12 vjetët e Rilindjes së Skraparit. Ja përse,  edhe sot vendasit thonë natyrshëm: Në kohën e Teki Malindit.

Deri vonë kur s’ishte i veshur me petkun e zyrtarit, por njeri i zakonshëm, në pension, sa shkelte në Skrapar, aty nën rrepet e Osumit njerëzit e rrethonin me dashuri. Ata e dinin mirë: ato arra e qershi, ato ullinj e vreshta me rrush në faqet e kodrave mbi qyet ishin mbjellë “në kohën e tij”. Një ditë-vijon Xhevahir Spahiu- e takova tek kulla e Sahatit në Tiranës. Ishte Janar-Shkurt 1983.” Hë, tha, si i ke punët?” “Ja, i thashë, ashtu…”. Porsa isha kritikuar hapur me emër nga Sekretari i Parë, jo Tekiu, tjetri Enveri, për ndikime nga filozofia “ant-marksiste” e Sartrit. Tekiu, bashkëfshatari im i shtrenjtë, më pa në sy si një prind, e kuptoi fare mirë gjendjen time të trazuar e gjysmë të hutuar e më përqafoi fort. “Mos u jep më tha. Kështu e kanë këto punë. Dhe ki kujdes! S’e kam fjalën për rrymat në fushën tuaj të  letërsisë, po ruhu nga smira e të ligut. Kam besim tek ti”.

Mikhail Susllovi, ai që u deh me raki Skrapari

Gjatë kohës që Teki Malindi studionte në Moskë i binte rasti të mblidhej me shokët për t’u argëtuar ashtu shqiptarçe, duke pirë edhe ndonjë gotë raki, të cilën e merrte  me vete sa herë që nisej për studime. Sigurisht që rakia ishte nga ajo e Skraparit, ballë kazani. Një nga këto ditë, të planifikuar për t’u mbledhur pranë gotës së rakisë, vjen rastësisht  Mikhail  Susllovi, politikan i rangjeve të larta në PK të Bashkimit Sovjetik, por që jepte edhe leksione të lëndës së filozofisë për studentët e huaj. Susllovit  i ra në sy që studentët shqiptarë pinin një lëng që i ngjante më shumë ujit sesa vodkës së famshme ruse.

-Çto eto, ç’është kjo?-kishte pyetur Susllovi. Studentët shqiptarë i kishin treguar se ky lëng pa ngjyrë quhej raki dhe se nxirrej nga lëngu i rrushit. I kishin mbushur edhe një gotë, nga ato të rakisë, pra të përmasave të vogla. Pasi e kishte hedhur gotën plot, Susllovi u kish kërkuar djemve studentë që t’i mbushnin një gotë tjetër, më të madhe, nga ato të ujit.

-Kjo qenka një mrekulli, po më bën për vete-kish thënë plot intuziazëm Susllovi,  pasi e kish rrokullisur gotën e ujit të mbushur denkaz me raki.

Kaq ishte dashur që, sekretari për problemet ideologjike të PK të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Susllovi,  t’i jepte urdhër Teki Malindit të shkonte në Shqipëri posaçërisht për të marrë raki Skrapari.

U tha, u bë. Studenti Teki Malindi pasi prenotoi biletën e avionit, falas, u përgatit shpirtërisht për të ardhur në atdhe. I erdhi fati, s’di nga ku,  për t’u takuar me miq e shokë, por në mënyrë të veçantë njerëzit e familjes për të cilët e kish marë malli. Sapo mbriti në Berat, të parën punë që bëri, i kërkoi babait t’i siguronte rakinë, nga ajo që të përvëlonte xhanin, pikë e parë. E kam për një të mdh,  për një personalitet të lartë politik të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Susllovin, por që është edhe profesori im, e kish sqaruar babain. Plaku në fillim nuk e kish kuptuar, madje nuk  e kishte besuar të birin sepse çka po i kërkonte i dukej marrëzi.  Si ka mundësi, ç’politikan qënka ky Susllovi, kish thënë me vete xha Karafili, si mund të nis tjetri të birin e botës, mijra kilometra larg, për të marrë disa litra raki Skrapari?

Pas dy-tre ditësh  rakia erdhi sipas porosisë dhe u ambalazhua bukur, si për një mik të veçantë. Studentit Teki Malindi nuk i mbetej gjë tjetër veçse t’i hipte avionit për në Moskë,  ndërsa rakinë ta niste me një anije tregtare për në Odesë, aty ku e priste një person tjetër, njeri i dërguar nga- Mekhail Susllovit.

 

May 10, 2018 11:43
Komento

11 Komente

  1. skrapari May 10, 16:10

    I nderuari Bashkim ! Nuk e di perse ky komentuesi me pseudonimin ” Paul Tedeschini” ka hedhur nga youtube,nje kenge per Ilir Meten,edhe pse shkrimi juaj s’ka asnje lidhje me Ilirin. Ju kini shkruar per nje njeri te nderuar ne te gjithe Skraparin,Teki Malindin. Meritoni urimet me te mira! Personalisht s’kam asnje lidhje gjaku me te,por si nje skraparli jam krenar per ate njeri. Kam patur disa raste qe te komunikoj me Tekiun,por do tregoj vetem nje rast ,per te treguar merakun qe kishte ai per punen . Isha ulur tek verori me te vellane e Tekiut, Zaimin. Me ne ndodhej edhe ish- kryetari i koooperatives se Zogasit , Nesim Hysa,por tani pensionist. Kete kohe Tekiu ishte trasferuar ne Durres. Ate dite,mbasdite, ndodhej ne Skrapar e vinte pikerisht nga Malindi. Ne zogas kishte pare parcelen me miser ,te cilit i kishte kaluar koha per t’a korrur. Tekiu erdhi e u ui ne tavolinen ku ishim ne.
    – More Nesim ,-ithot Tekiu- si e kini lene ate parcele pa korrur, e po i fliste me shume dhembshuri e autoritet. C’do te thuashe se tani je pensionist ? Po ke qene kuader.. e nuk duhet te heshtesh… Po,po kishte te drejte populli i Skraparit kur thoshte : “Skrapari ka zot shtepie” Dhe e kishte,o i nderuari Bashkim! Respekte!

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D(Dh Xhoga) May 10, 18:51

    Teki Malindi;Figura njerzore, qe duhet pergjithesuar.
    Faleminderit autorit.

    I nderuri dhe i paharruari Teki Malindi,ishte sumumi i emrave te degjuar skraparllinj,qe lane EMER me veprat e tyre atdhetare,MELHEMI sherrimit te “plageve” shekullore ne Skraparin e kenges e pushkes.(Ndihem krenar bashkekohes i TIJ-DANGELLIOT). Shembelltyra e tyre na ben te krenohemi dhe ne Dangelliotet degjuar dhe perjetuar bemat e tyre,qe Dangeline me “Vellezerit Frasheri”,qe i kishin MADEM frymezimi nje jete. Vertet krahina;-“BINJAKE te HISTORISE”.Krenohemi me vellazerimin ruajtur brezat
    Faleminderit penes suaj i nderuar Bashkim Koci,pa harruar te na sjellish, poetin tone te ralle(Nip Dangellie), Xhevahir Spahiun, “Xhevahiri “atyre trevave POETIKE sa TRIME..
    Miresite ju shoqerofshin Bashkim, se ate MBILLNI…
    Teki Malindi- model i KUADRIT te kohes qe jetoi
    I perjetshem Ai me shembullin e Tij te ralle
    .
    Tirane 10-05-2018 Guri Naimit D.
    .

    Reply to this comment
  3. N.D May 10, 20:39

    I madhi Teki Malindi ishte kuader drejtues i rralle.
    Ai i njihte dhe u dinte edhe emrat te gjithe traktoristeve dhe punonjesve te SMT-se Skrapar.
    Ai kish shkelur ne te gjitha arat e rrrethit dhe u dinte emrat.
    Kontributi i tij ishte i gjithanshem,per rrethin e Skraparit.
    Populli e kujton me respekt te madh emrin dhe vepren e Teki Malindit.

    Reply to this comment
  4. Iliri May 11, 13:04

    Ku i coi Skrapari “tepricat” e drithit, ne Kanada?

    Reply to this comment
  5. vasili May 11, 18:09

    Ndjehet si nje shkrim i sinqerte.
    Natyrshem,per Malindin, kete skrapali te vecante, pune dashes dhe njerezor, autori,duhej te kish propozuar ndonje bust te tij ne qender te Corovodes.
    Por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund te ndodhe,pasi skrapalinjte jane ziliqare te semure dhe do tja kishin prishur naten.E gjithe specia jone vuan ne menyre te vecante,nga kjo sindrom,por duket qe ne kete zone arrin piken kulmore.
    Kur ndonje nga kjo zone,merrte rruget me detyre ne Tirane,niseshin dyzina te tera me letra mbrapa tij,nga ´´patriotet pune-dashes´´,drejt institucioneve te larta,per tja nxirre biografine dhe per ta kthyer andej nga erdhi.Perjashtim,nuk beri as vet Malindi,nga kjo lloj perndjekje.
    Dikur para Majlindit, kur skrapalinjte,kerkuan rikthimin ne Skrapar te Mane Nishoves me detyre ne Tirane,ai u pergjigj:
    E di per cfare mund te vij une ne Corovode,u thosh ai miqve te vet:
    Te vendos nje kembe ne kodren filan dhe kemben tjeter ne kodren filan(kodra qe rrethojne Corovoden) dhe ti bej mutin mu ne mes Corovodes.
    Nje gje te habit me kete zone ´´patriotesh te thekur´´,qe asnje rob i kesaj krahine nuk mban emer kristian te origjines se tyre te hereshme.Te gjithe e kane dredhur me Turqine dhe u konvertuan,por me heret dhe me sllavet,pasi shumica e emrave te fshatrave dhe te vet Corovodes,vazhdojne te mbajne emra sllave.
    Arriti perseri maja ky ´´patriotizem´´prej rajai dhe ne regjimin komunist te Hoxhes,ku jo me pak sukses u kacavirren ne majat e institucioneve te atij rregjimi.
    Dhe tani shembulli me eksplicit i eres dhitmokratike eshte odiseja ´´dridhe like se na fike:
    meta nga nje pioner i betuar i enverit,e hodhi perkohesisht ate dhe u shndrrua ne doc te ps-es.Por dhe aty kur pa qe ju ftuan bythet,formoi parti te re,apo me sakte nje bande te vertete,qe vazhdon dhe kesaj dite(tani parat e varferise shqiptare,po shkojne per rrush e kumbulla,per weekendet jashte e brenda te ´´pjerdhidentit´´skrapalli) te bej kerdine,duke shpalosur te gjithe vesin njerzor(vetem qivac ka mundesi te mos jete).
    Keni ndonje opozicion,kundrejt ketyre qe une shkruaj,komentues te dashur skrapalinj.
    Do tju falenderoja,nqse do te me kundershtoni me faktin e argumentuar.
    .

    Reply to this comment
  6. ELIOT May 11, 21:02

    PO MORE SHOKU …I MADH PASKA QENE ..POR BYTHE SKISHTE TI THONTE ENVERIT PARTIS .. BIJTE TANE PO VDESIN PER BUKE DHE NE JA SHESIM AMIKUN DRITHIN …. PO KETE SE KE KUPTUAR .. KY NJERI PASKA PATUR ZEMER TE MADHE POR JO ……. GUXIM TJA THONTE NE SY DIKTATORIT DHE KOMUNISTAVE ……PRANDAJ ENVERI TE GJITHE PRODHIMET ME VLERE I SHISTE JASHTE .. DHE BLENTE BENZA DHE GJERA PER FAMILJEN E VET ..DHE NE ME RRACION …JA DEMOKRACIA E BOLSHEVIKEVE ..

    Reply to this comment
  7. Dashamiresi D. May 11, 22:47

    Eliot mos ja fut kot .Thuaji cte duash per Enverin po jo per HAJDUTERI dhe PRIVILEGJE VETIAKE sa ATDHETARI,qe ja tregoi vendin te gjithe superfuqive dhe vasaleve te tyre, fatkeqesisht fqinjet tane VERIJUGORE…

    Reply to this comment
  8. Zgalem May 12, 18:57

    Shkrim me shume vlere , ky i B . Kocit . Duhet t’i portretizojme figurat e shquara , qe kryen rindertimin dhe ndertimin e vendit ne Shqiperine e gjysmes se dyte te sh . 20 . Mendoni nga u nis Shqiperia ne 1945 : Vend malarik klasik , analfabetizem total , toke mocalore . bujqesi e parmendes . kush e ndryshoi ? Teki Malindet , Miti Rrapot , Subi Bakiret , Sul bushatet ,Petraq Magjistaret, Pirro Gushot e shoket e tyre . Keto emra , qe bene pune te medha , i eliminoi nga shtypi dhe mediat , Komunisti i degraduar Berisha . Ky e vijoi luften klasore , me ate intesitet , qe e zhvilloi Koci Xoxe , Kadri Azbiu dhe Enveri . Lufta klasore e Saliut u shoqerua me vrasje , rrembime , shkaterrime dhe vjedhje te pa para . Figurat politike te c’do niveli , kur nuk tejkaalojne detyren , mbeten te respektuar .Teki Malindet , kane bere shume me shume se mund t’i marresh me mend , sepse perballuan pasojat e te dy luftrave boterore edhe paqen . Jo nje paqe si kjo , qe perballoi Sali Berisha i zhytur ne pasuri , por e ndertuan vendin nga themeli .Lipset te ndryshoi rrenjesisht vleresimi i njerzve te punes , sic eshte rrasti i T. Malindit . Saliu hoqi nga veprimtaria urdherin “Hero i punes ” . Puna nuk ndryshon ne c’do regjim . Pse u hoq urdheri ? E hoqi Saliu sepse e kishte ndare mendjen , qe puna nuk duhet me . Sipas tij , duhej lufta , vjedhja , shkaterrimi . Faktikisht Saliu nuk beri as nje pune te hairit . Zgalem

    Reply to this comment
  9. Guri Naimit D(Dh.Xh.) May 12, 20:13

    “Zgalem”me te lumte mendia komanduar ate dore,sa na shpreh me sinqeritet atdhetari Vertet-ZGALEM Faleminderit -Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  10. kenga qe me mungon May 12, 20:47

    Me pelqeu shkrimi, por ka nje gje qe vete populli thote: nje dru i shtrember, prish gjithe barren. Ne fakt eshte e vertete per te gjithe ata qe nuk e njohin historine e Skaraparit dhe skraparllinjeve, por nuk eshte e vertete per ata qe e njohin, sepse druri shtrember eshte Ilir Meta me gjithe Moniken. S’ka pyll pa derra, thuhesh dikur, por keta s’jane as derra por çakenje. Bashkim Koçi ka bere nje pershkrim shume te bukur e real dhe e bukur eshte gjithmone ajo qe sot i thone “bio”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*