Njeriu më me fat i momentit

July 21, 2014 16:08

Njeriu më me fat i momentit

Dy tragjeditë e “Malaysian Airline” brenda pak muajsh të bëjnë të dyshosh për një mallkim. Por nëse është i tillë, ka edhe njerëz që i kanë shpëtuar atij mallkimi, madje mund ti konsiderohen si njerëzit më me fat të momentit. I tillë është Maarten de Jonge, një çiklist që dy herë planifikoi të udhëtonte me dy fluturimet fatkeqe dhe të dyja herët u pendua në momentin e fundit.

Në mars, Jonge kishte planifikuar të udhëtonte me avionin MH370, i cili u zhduk pa lënë gjurmë, por në momentet e fundit ndryshoi mendim. Po ashtu, pak ditë më parë, ai kishte në plan që të udhëtonte Amsterdami në Kuala Lumpur pikërisht ditën kur u rrëzua avioni, por në minutat e fundit e shtyu udhëtimin.

Jonge thotë se pavarësisht koincidencave fatlume për të, ai do të marrë avionin për një udhëtim në Australi. “Ajo që ndodhi është e tmerrshme. Kaq shumë viktima është vërtet e tmerrshme. Unë arrita të jem me fat dy herë, ndërsa tani do provoj herën e tretë”, ka thënë çiklisti

July 21, 2014 16:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*