Njeriu që mori peng avionin në Qipro i “dashuruar” pas ‘selfie’

March 31, 2016 21:50

Njeriu që mori peng avionin në Qipro i “dashuruar” pas ‘selfie’

Njeriu që mori peng avionin e “Egyptair” duket se është i “dashuruar” pas selfie. Në mediat sociale është publikuar një tjetër foto, ku ai shfaqet me stjuardesën e avionit.

59-vjeçari Seif Eldin Mustafa shihet në krah të stjuardesës. Mirëpo, kjo nuk është e vetmja foto që ai ka bërë gjatë kohës që mbante peng avionin. Më herët është publikuar në internet një tjetër foto, e cila u bë përhap masivisht në mediat sociale. Britaniku Ben Innes ka postuar një fotografi me rrëmbyesin e avioni “Egyptair”. Ai nuk i rezistoi dot tundimit të bënte një foto me personazhin, i cili ishte kthyer në kryelajm të mediave

ben-innes-selfie-web-cropKjo foto ka sjellë mjaft reagime dhe kanë qenë të shumtë ata që e kanë dënuar këtë veprim të tij. Të martën, Mustafa ka mbajtur peng 72 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit në avionin që po fluturonte nga Aleksandria në Kajro.

March 31, 2016 21:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*