Njeriu sot nuk ka vetëm një atdhe

September 16, 2018 20:54

Njeriu sot nuk ka vetëm një atdhe

 

Vendlindja apo atdheu për një kohë të gjatë kishte diçka të kohës së shkuar, demode, të paktën për shumë gjermanë. Migrantët mendojnë ndryshe, sepse ata kanë më shumë se një atdhe.

Vendlindja – jo vend, por kohë

“Vendlindja është për mua fëmijëria, ngrohtësia e familjes, rruga ime e dikurshme me aromat e ndryshme drita, shija e kumbullave në oborr. Thuhet se atdheu im është aty ku është familja ime. Aty ku janë miqtë e mi. Atdheu im është aty, ku është shtëpia ime dhe ku unë ndjehem mirë. Por familja ime e zmadhuar jeton në 5 shtete, miqtë e mi më të ngushtë janë të shpërndarë në të gjithë botën, dhe unë ndjehem si në shtëpinë time në katër qytete dhe tre shtete”, thotë redaktori i Deutsche Welle për rubrikën Evropa ime.

Pastaj është edhe ajo gjëja me pasaportën. E formuluar pak më ndryshe, pasaporta është një patentë e klasit të lartë. Me pasaportën ti njeh disa detyrime kundrejt shtetit, dhe merr si shpërblim disa siguri. Me identitetin kjo ka të bëjë pak, më shumë me luajalitetin, ligjshmërinë dhe besnikërinë ndaj ligjit. Papa ka tre pasaporta: argjentinase, italiane dhe një në Vatikan. Si e pasqyron kjo identitetin e tij? A është ai argjentinas, italian apo njeri i Vatikanit? Apo më shumë kreu i kishës katolike?

Në ditët e sotme në një botë të komplikuar dhe të globalizuar ke detyrimisht disa identitete. Për shembull unë jam lindur si bullgar, me pasaportë jam gjerman. Por më fort ndjehem i lidhur me identitetin tim si gazetar. Një identitet tjetër që është po shumë i rëndësishëm është i lidhur me familjen time, dhe anëtarët e saj jetojnë në katër shtete. Nën-identitete të tjera të rëndësishme për mua, përkthyes nga letërsia, shkrimtar, çiklist, duhanpirës, i pasionuar pas muzikës klasike. Në Gjermani nuk kam përjetuar asnjëherë racizëm në jetën e përditshme. Ndoshta sepse pamja ime e jashtme është shumë e zakonshme dhe se e zotëroj gjuhën gjermane. Por kur para 27 vjetësh fillova të punoj si redaktor në Deutsche Welle, punonjëset e punonjësit e Deutsche Welle-s me sfond të huaj, nuk shiheshin si gazetarë, por më shumë si përkthyes. Dhe për vite më radhë në nivelet e drejtimit nuk gjeje asnjë koleg të vetëm më sfond të huaj. Kjo ka ndryshuar.

“Vendlindja është aty ku nuk ke nevojë të shpjegohesh”

Kjo thënie e Herderit ka qëndruar varur gjithmonë në kopsht në qytetin tim të lindjes në Hermannstadt, Sibiu në Rumani. Një qytezë mesjetare e një rajoni multikulturor europian, që prej 100 vitesh është pjesë e Rumanisë dhe më parë një mijëvjeçar i ka përkitur Hungarisë. Dhe vërtet aty nuk kishin nevojë të shpjegoheshim. As Mihai, fqinji im rumun, as motrat hungareze Emese dhe Enikö, as Anita një vajzë saksone e Siebenburgut. Ne jetonim të gjithë në të njëjtën rrugë, luanim së bashku, ziheshim dhe pajtoheshim me njëri-tjetrin.

Festat i festonim me familjet tona, secilën festë në kohën e vet.. Për shembull për Pashkë, ato ortodokse dhe protestante nuk qëllonin në të njëjtën javë, prandaj kishte dy herë vezë të lyera (tek gjermanët protestantë) dhe çorbë misri (tek rumunët ortodoksë). Tek fqinjët hungarezë qëndronin në tavolinë ëmbëlsira sipas recetave nga Budapesti. Dhe kur u rritëm shijonim verën Carmel, shumë të ëmbël, si liker bananesh, që na e ofronte fshehurazi tezja e Emmit, kur ne i hidhnim parfum të blerë lirë, një traditë e vjetër, që i bënte të spërkateshin të gjitha vajzat dhe djemtë në lagjen tonë. Me kursim që të mjaftonte për të gjithë. Dhe askush nuk pyeste, nëse një i krishterë mund të hante matcen apo një hebre vezët e lyera. Ne i hanim të gjitha dhe ky ishte një kujtim i bukur.

Jetonim në botë paralele, secili në familjen e tij, në gjuhën dhe identitetin e tij dhe megjithatë bashkë me njëri-tjetrin. “Të vetmet paralele që priten janë ato në Hermannstadt”, thoshte im atë. Kjo ishte vendlindja për mua. Një botë ideale që prindërit tanë e kishin ngritur pas tmerreve të Luftës së Dytë Botërore? Një ishull i mirësisë, larg realitetit të dhimbshëm të diktaturës komuniste, në të cilin jetonim? Ishte Macondo-ja ime? Yoknapatavpha ime?

Ndoshta. E megjithatë nuk dua ta harroj atë kohë dhe miqtë e mi të atëhershëm. Ky është një atdhe, që unë e mbaj në shpirt, jo si barrë, por si burim frymëzimi për atdhe të tjerë, që janë uzurpuar nga unë apo më kanë uzurpuar mua. Disa vendlindje që më lejojnë edhe mua të them në Gjermani – Vendlindje – ja ku jam. Pa pasur nevojë të shpjegohem.

Shija e njohur e traditave tona

Në të ashtuquajturën Europa e vjetër nocioni i “vendlindjes” apo atdheut të tingëllon disi i thatë. Falë Zotit, sepse në emër të atdheut janë bërë luftëra në kontinentin tonë. Sot ndjehesh si në shtëpi kudo, në Athinë, në Köln apo në Porto. Gjithkund shija e njohur e traditave të përbashkëta. Si europian unë kam një sfond të huaj dhe një pasaportë gjermane. Grek në jetën e përditshme. Gjerman në jetën profesionale. Pra përzgjedh më të mirën aty ku jam, por kjo nuk është sipas dëshirës, ky është një riorganizim i jetës në një kuadër më të madh.

Avantazhet unë i kam edhe me shtetësinë e dyfishtë. Grekët se si ia dalin gjithmonë t’i arrijnë disa përjashtime për veten. Si pasojë e kësaj i kam dy pasaporta. Në Tunizi tregoj pasaportën greke, dhe e di që tregtarët nuk tentojnë të ma hedhin. Popujt e vegjël e të varfër kanë një lloj solidariteti me njëri-tjetrin. Në Turqi tregoj pasaportën gjermane më mirë, se nuk di se çfarë mund t’i shkrepet ndokujt. A jam oportunist? Jo, besoj se e kam gjetur veten mirë me dy shtetësitë.

Kur pyetet për identitetin – çfarë jam unë grek, gjerman, i krishterë, ateist? Karta ime e identitetit me ato pak të dhëna duket se e di kush jam. Por identiteti për mua nuk është një gardh, pas të cilit ndjehesh i sigurt, por rezultati i një udhë jetësore, që rrjedh nga origjina drejt vendit ku jeton. Në fund të fundit identiteti im ngjizet nga ajo që kam bërë apo nuk kam bërë. Por kush do ta dijë këtë…Në fund vlen përvoja. Nganjëherë bashkëqytetarët e mi gjermanë mendojnë se jam holandez nga theksi, nganjëherë më thonë se jam korsikan nga ngjyra e zezë e flokëve, për shkak të preferencës sime për grapa më thonë edhe italian. Nuk ka problem. Për sa kohë nuk më japin ndjesinë, se në këtë vend jam i diskriminuar apo i injoruar. Dhe këtë ata nuk e bëjnë për 35 vjet me radhë.

Por ylli im lindi me krizën greke në vitin 2010. Papritur u ktheva në një objekt kurioz tek të gjithë fqinjët. Më flisnin në rrugë, në dyqanin e bukës, madje nga disa fqinjë të fisëm u ftova edhe për darkë. Të gjithë donin të bisedonin me mua për zgjidhjen e enigmës greke, të gjenin një shpjegim të kuptueshëm për krizën. Në fakt deri më sot unë as për vete nuk e kam zgjidhur këtë enigmë./DW

Alexander Andreev, Robert Schwartz, Spiros Moskovou janë redaktorë në Deutsche Welle e drejtues respektivisht të redaksisë bullgare, rumune dhe greke.

l.h/ dita

September 16, 2018 20:54
Komento

6 Komente

  1. Adih September 16, 23:17

    Jane shume faktore te diskutosh per kete teme .Cfar je ? ,Kun ndihesh me mire ,aty ku ke lindur ,apo aty ku banon. ? .Cfare pashaporte ke ti , me qejf ? . Kush pashaporte te mbron ,kush pashaporte te ben me trim ,per te zgjidhur te drejta e tua . Ka rracizem Gjermania ,apo jo ,?. Pergjegja e ime eshte , se nuk ka .Gjermanet me te drejte ,jane pak te ftohte ne fillim ,por kur te njohin mire karakterin tend personal pozitiv ,,behen miqte e tu me te mire ,bile mund te repektojne me shume se vellai i tyre edhe se shoket e tu te dikurshem te feminise, ne Shqiperise tende. . .Por me kryesorja eshte pergjegja ,e kesaj teme ,si ,e ku ndihesh me mire .??
    Pergjegja e ime eshte :Ndihem me mire ne ate shtet ,ku zbatohet ligji ku zbatohet kushtetuta , ku ka transparence ligji dhe diktati i rrepte i tij .dhe ku atje ku banoj une zbatohet ligji me regorizitetin me te madh , mua me dhuron pa interes dinjitet ,e kjo me ben ta admiroje ate shtet , te ndihem i atij shteti ,se megjithe se jam i vogel ,pa fuqi ,e fitoj pa stres te drejten time ,e kjo eshte domethenese ,dhe fatkeqesisht nga ana tjeter ,per Shqiperine ,qe na ka dale koka ,nuk zbatohet ligji ,shkelet kushtetuta ,nga kreret politikane te socem e te djeshem ,komplet njelloj ,dhe kur politikanet mburren pa pike turpi ,po interesohemi per reformimin e drejtesise. Sarkazem ,po te ronte Balzaku , do bente romanin komiko tragjetik me te bukurin ne bote , te te gjitha koherave ?? .Dhe kur ne vendlinjen tende , nuk zbatohet ligji ,nuk ke dinjitet, me brutalitet na i kane rrembyer dinjitetin dhe kjo me dermon psiqikisht ,me lodh , me ben pesimist me ben dembel ,e dreqi me te birin .Nga nje here me gjithe se e kam gabim ,e mallkoj me gjithe shpirt ,nga nervat ,pse te jemi ne bisht ,aq shume na degradoi Turku dhe Komunizmi ne ? Pse nuk ma japin te drejten ,qe ma jep kushtetuta ligji ,kujt ti hankohem ,as edhe njeri sta var ,Gjithandej korrupsion . Prandaj uroj me gjithe zemer e me gjithe shpirt ,te behet sa me shpejt reformimi i drejtesise ,te zbatohet ligji ,diktati e transparenca e tij ,tamam sic e ka dhe e zbaton BE ,te pakten ta prek ,ta shijoj dinjitetin ,te pakten edhe per ca ore ,para se te vdes ,ta mari dreqi ta mare , njeriu nuk eshte kafshe , nuk jeton vetem per para e per te ngrene . Fatkeqesisht ,ne qe jetojme ne shqiperi , nuk e njohim dinjitetin ,nuk e kemi pasur rastin as edhe nje here ta prekim dinjitetin ,qe nga 45 e deri me sot ,me keqeardhje te madhe e te dhimbeshme..E kjo eshte per mua personalisht ,pergjigja e kesaj teme ,si ndihem ,e cfare me pelqen ,e cfare pashaporte me pelqen te kem ,dhe kush nga keto shtete me mbeshtet ,per te drejtat e mia ,qofte neper kontrolle kufijsh ,qe as edhe njeri te mos me mari neper kembe ,e tme shohi si person i botes se trete,te varfer dhe pa personalitet ,e pse prej pashaportes ??,Me thoni cfaje ka letra ,eshte njelloj ,leter eshte dreqi ta marri ?????!!!. …..

    Reply to this comment
  2. Walter September 17, 01:07

    Propagande Sorosiane. Ngadal ngadal e projektuar Per te shkrire ndjenjat patriotike Per atdheun. Per te krijuar nje vend “Globalist” ku te gjithe mund ta quajn veten Shqiptar. Absurditet!

    Siç Po ndodh ne Gjermanine e Mama Merkel. Ku “Gjermanet e rinj” Po bejne kerdine ndaj Vendalinjve.

    Ky eshte projekti Soros. Ku shkrihen vizat midis atedheve dhe te gjithe behen nje njgyre. Ku vlerat e vecanta qe krijojne nje popull zhduken dhe te gjithe kthehen ne konsumues pa identitet.

    Endrra Globaliste, popuj pa rrenje, popuj pa shtepi. Vetem njerez individe Duke luftuar Per prodhime materialiste.

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic September 17, 02:01

    Ceshte e Atedhut ke nje rendesi te vecante. Ne se shqiptaret si shembull nuk e konsiderojn Atedheun te tyre dhe nuk kontribojn per te athere Atedheu vihet ne pikpyetje. Njerzit luftojn per nje Aredhe te fort nga te gjith anet.
    Njeriu pa atdhe behet si zogjet shtegtar,Lindin dhe rriten ne folen e tyre dhe pastaj udhetoj ase at nuk e dije se per ku.
    Keta ketu ka dhen konceptet e tyre pore njeri nga filozofte e medhe i Madhi Krail Marks ka then.”Proletariati nuk ka Atedhe” Pra ai nuk ka atdhe se kure nuk ka pune ne vendin e vet ai iken dhe e shet krahun e punes ne nje vende tjeter ,.Pra proletariati keshtu ngelet pa Atedhe.!

    Reply to this comment
  4. Natyralisti September 17, 09:29

    Dokrra pa vlere, fjale ne ere qe edhe ato qe i thone nuk i besojne. Njeriu nje atdhe ka, le te veje ku te doje ashtu do quhet italiani, anglezi, kongolezi, afgani. Sado i thone Boatengut apo Gyndoganit gjermane, te gjithe pastaj vazhdojne “me origjine ganeze, turke”, pra kurre asnjehere nuk do behen gjermane. Rasti i Ozilit eshte kuptimplote, ai vajti nga vajti e u kthye ne identitetin e tij turk. Te pakten tani nuk do vazhdoje hipokrizia ta quajne gjerman.
    Pasaporta nuk tregon atdhe, ajo eshte nje cope leter. Te tilla kushdo mund te kete disa, por atdhe c’dokush ka nje e vetem nje, kot rrejne ca vehten se kane disa.

    Reply to this comment
  5. Pika qe s'ju bie September 17, 10:32

    Per mua nuk ka rendesi ku jetoj, per mua ka rendesi qe aty ku jetoj jeta, shendeti, arsimi, kultura, puna, ligji, dinjiteti i njeriu respektohet. Pra aty ku gjendesh mire.
    Njoh disa njerez qe thone se per te bere lek ( natyrisht me pune te pista) shko ne Itali, Zvicer, Greqi, Belgjike, Spanje sesa te bier lapsi policise per ty i bere leket. Ndersa per ti shpenzuar dhe bere jete krajli kthehu ne Shqiperi. Bej shoke politikanet e majte dhe te djathe, behu dhurata te plotfuqishmit te lagjes, prokurorit gjeja shtepine dhe vendosi buze rruges nje Audi Q7, Bli rroba ( sado prap nuk ndryshon dot) dhe makine luksoze dhe brith duke i bere karshillek policise. Nderto nje vile me tre kate per inat te komshiut ( se e di qe s’do te banosh aty). po pate akoma lek, hap nje biznes ne emer te dikujt qe eshte i mire, ndersa ti i mbron krahet. Dhe per ta mbyllur ( se nuk mbaron kurre), Behu deputet qe te hartosh ligje “per te më mbrojtur” nga e mira.

    Reply to this comment
  6. katarakti September 17, 11:01

    “Ubi bene, ibi patria”.Eshte nje shprehje e vjeter latine kjo. E kunderta e shprehjes:”Mos pyet se ç’ka bere Atdheu per ty, por ti çfare ke bere per Atdheun”.! Por çfare mund te beje i ziu njeri per Atdheun kur i vjedhin edhe voten. Kur gjyqtari e shikon nga lart poshte dhe pyet veten sesa para ka ky ne xhep. E njejta gje per mjekun, nepunesin e administrates etj etj. Ku ligjin e ben me i forti dhe jo me i drejti. Kur per njerin, politikan, funksionar, hajdut, kriminel Atdheu eshte si nje miniere floriri, ndersa per tjetrin, te drejtin, te ndershmin, punetorin nje zgafelle qymyri nga ku me zor siguron buken e gojes. A mund te quhet ky Atdhe?! Une te sakrifikoj per Atdheun, ndersa ai qe ka pushtet, qe ka diçka ne dore te siguroje te ardhmen e tij dhe te brezave te mepastajme! Une mezi u paguaj shkollen femijeve dhe tjetri me parate qe i ka xhvatur ne “atdheun e dashur” i kalon pushimet ne Maldive apo Bahamas! I çon femijet ne shkolla private jashte shtetit, aty ku ka edhe llogarite bankare! A eshte ky Atdhe i barabarte per te dyja palet?! Dhe neqoftese behet lufte me kerkohet mua dhe femijeve te mi te derdhin te paret gjakun per mbrojtjen e Atdheut! Po a eshte ky nje Atdhe per mua?! Prandaj “Ubi beni, ibi patria”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim