Njëzet e Një Janari është varrosur!

January 22, 2021 12:05

Njëzet e Një Janari është varrosur!

Maskarenjtë që vranë,

në atë Janar,

as në burg s’u futën,

as u morën zvarrë!

 

Kre krimineli,

Sali Horr Berisha,

natë e ditë nxjerr helm,

ulëret si bisha!

 

Vrasësit me damkë,

tërr nuk ja bën syri,

nga vrasjet që bëri,

gjemb në këmbë s’i hyri!

 

Ish ministër Luli,

në zyrë me Salinë,

vrasës që tani,

kërkon qeverinë!

 

Shkakun e protestës,

që e dimë të tërë,

Rama-president,

për qokë e ka bërë!

 

Dihet-kemi pasur,

drejtësi të ndyrë,

por edhe tani,

nuk është më e mirë!

 

Tani pas dhjetë vjetësh,

kundër kësaj bande,

ka bërë policia,

një akt propagande!

 

Dhe pse bën reformën,

jona drejtësi,

të njëjtit gjyqtarë,

vijnë vërdallë aty!

 

Sala dhjetëra herë,

na ka deklaruar,

se për ato vrasje,

ai ka urdhëruar!.

 

Vetëm deklarimet,

e monstrës Sali,

mjaftojnë ta futësh,

përjetë në qeli!

 

Unë kisha shumë,

gjëra për të shkruar,

po numri i djeshëm,

i ka ezauruar!

 

Vështirë të vendoset,

këtu drejtësia,

kërmat i dënoftë,

vetëm Perëndia!

 

A.DUKA

January 22, 2021 12:05
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 January 22, 12:26

    “Vështirë të vendoset,

    këtu drejtësia,

    kërmat i dënoftë,

    vetëm Perëndia!”

    perëndia o dukë të dënon kur të dredhësh bishtin!
    më parë!?
    të rruan lesht!!
    prandaj ti vazhdo e krihja lesht ramës,se e ke pas shoq që i ka mbet hatri!!

    “Njëzet e Një Janari është varrosur!”
    e ti i çove një tufe me lule plastike sot??
    i ke blerë të reja,apo janë të njëjtat që çon këto 7 vitet e fundit??

    Reply to this comment
  2. Adih January 23, 05:58

    Eshte fai i vetem ,i Rames tend , o Ben djali .
    Ai u tall me kokpalaret .,ai eshte me i poshter se Sali larqofti .A ke luajtur ndonje here voliboll o Z Ben Duka .Ma hidh, ta hedh ,hidhe nga fusha tjeter .Ja , me tre takime .Keto tre takime i bejne shume mire vetem tre mosketeret PS ,PD e LSI .U kenaqe o Ben djali .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim