KLD, 4 anëtarë drejt fundit të mandatit (CV-të e atyre që konsiderohen si qeveria e pushtetit më të korruptuar në Shqipëri)

June 2, 2015 20:55

KLD, 4 anëtarë drejt fundit të mandatit (CV-të e atyre që konsiderohen si qeveria e pushtetit më të korruptuar në Shqipëri)

Katër anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë në përfundim të mandatit të tyre.

Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore diskutoi sot se kur do të votohen përfaqësuesit e rinj të gjyqtarëve në KLD.

Në muajin nëntor i mbaron mandati katër anëtarëve aktual të KLD-së, Dritan Hallunajt, Tritan Hamitajt, Ilir Mustafajt dhe Flamur Kapllanit.

Lulzim Lelçaj dhe Elvis Cefaj janë zëvendësuar tashmë nga Kuvendi me Vangjel Kostën dhe Albana Shtyllën.

KLD është vënë në shënjestër të kritikave për ruajtjen e statukuosë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri që renditet si pushteti më i korruptuar në vend.

Më poshtë, CV-të e anëtarëve (pa dy zëvendësimet e fundit të Kuvendit):

 

u2_bujar-nishani-980Bujar NISHANI

KRYETAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Data e zgjedhjes si anëtar: 26.07.2012

 

 

 

 

Artan Broci

Data e zgjedhjes si anëtar: 14.12.2012

Datëlindja: 03.03.1973

Artan BROCIVendlindja: Shkoder
Vendbanimi: Tirane

Arsimimi:

1991 – 1995 Fakulteti i Drejtesise Tirane. Titulli Jurist.

Zgjedhur si anëtar i KLD me Vendimin e Konferences Kombetare Gjyqesore datë 14.12.2012.

Punësimi/karriera:

1992-1994, Radio-Televizioni Shqiptar.
1994-1996, Kontrolli i Larte i Shtetit.
1996-2010, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.
2010 e ne vazhdim Gjykata e Apelit Tirane

 

Ilir MUSTAFAJ

imustafajData e zgjedhjes si anëtar: 15.11.2010

Datëlindja: 15.09.1970

Vendlindja: Ersekë

Arsimimi:

1992 – 1996 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me shkëputje nga puna

Punësimi:

Gusht 1996 – Maj 2000 Ndihmësgjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Maj 2000 e në vazhdim Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

1996 e në vazhdim Pedagog i jashtëm, Lektor në Lendën ‘E Drejta e Detyrimeve’ në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe Universiteti “Justiniani I-rë”, lektor në lenden ‘E Drejta e Biznesit (Detyrimet dhe Kontratat)’, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

 

Astrit HAXHIALUSHI


astrit-haxhialushi
Data e zgjedhjes si anëtar: 14.12.2012

Datëlindja:20.05.1968
Vendlindja:Kavaje

Arsimimi: Jurist(Korrespondence)

1 – Diplomuar me titullin “Jurist” ne vitin 1994 ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Drejtesise.
2 – Diplomuar ne vitin 1991 ne degen Matematike-Fizike ne Fakultetin e Shkencave Natyrore, Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi”.
3 – Diplomuar ne vitin 2011 “Master i Nivelit te Dyte” ne Shkencat Juridiko – Penale, Universiteti “Justiniani I”, Fakulteti i Drejtesise.

Punësimi: 

30.06.1994 – 19.05.2010, Gjyqtar dhe Kryetar i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kavaje.

20.05.2010 e ne vazhdim, Gjyqtar i Gjykates se Apelit Tirane.

 

 

lelcajLulzim LELÇAJ (tashmë i zëvendësuar)

Data e zgjedhjes si anëtar: 25.04.2013

Datëlindja: 20.01.1972

Vendlindja: Shkodër

Arsimimi: 1991-1995, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

  • Korrik 2002, Master në “Studime Europiane”. Universiteti i Tiranës.
  • 2003-2004, Provime pasuniversitare pranë Departmentit të së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
  • Korrik 2009, “Doktor” në të Drejtën Penale

Eksperienca e Punës: 1995-2005, Pedagog efektiv në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Shkodrës”LuigjGurakuqi”.1996–2000,Dekan i këtij Fakulteti
2005 – vazhdim, Pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”2007 – vazhdim, Pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës.
Tetor 05 – Gusht 06, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave.
Gusht – Shtator 06, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI. Drejtor i Mbikqyrjes, Kontrollit tëLigjshmërisë dhe Ankesave.
Shtator 06 – korrik 2007, Drejtor i Shërbimit Juridik në Kuvendin e Shqipërisë.
Korrik 2007 – vazhdim, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ në Kuvendin e Shqipërisë

 

 Dritan HALLUNAJ

hallunaj dritan

Data e zgjedhjes si anëtar: 15.11.2010

Datëlindja:05.07.1973
Vendlindja: Shkodër

Arsimimi:

1991-1995 Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë

Punësimi:

1996-1998 Përmbarues gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

1998-2003 Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

2004 e në vazhdim Gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

2008 Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

03.11.2010 Jep dorëheqjen nga fuksioni drejtues i Gjykatës

 

 

 Flamur KAPLLANI

kapllani flamur

Data e zgjedhjes si anëtar: 15.11.2010

Datëlindja:13.04.1967
Vendlindja: Skrapar

Arsimimi:

1993-1997 Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë (korrespondence)

Punësimi:

1997-2000 Nd/gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Skrapar.

2000-2007 Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mirditë.

2007 -2010 Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.

2008 -2010 Kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.

01.04.2010 Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Hysen SALIKO

saliko hysen

Data e zgjedhjes si anëtar: 08.04.2011

Datëlindja: 05.02.1959

Vendlindja: Qinam-Kolonjë

Arsimimi:

1974-1978: Mbaruar shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” Ersekë, me rezultate të shkëlqyera.

1991-1994: Kryer Fakultetin e Drejtësisë-Universiteti Tiranë (me korrespodencë)

Gjuhë e huaj:

Gjuha Italiane e mbrojtur, nota 9.

Gjuha Angleze, Ruse (dobët)

Zotëroj programet kompjuterit Word, Exel dhe njohuri për Internetin.

Karriera: 25 Maj 2010 e në vazhdim, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë
17 Dhjetor 2007 deri më 25.05.2010, Inspektor i K.L.D.
1 Shtator 2007 deri 17.11.2007, në dispozicion të K.L.D.
Nga 6 Korriku 1994 deri me 31.08.2007,  Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kolonjë.
Për periudhën 1 Dhjetor 1993 deri në 6 Korrik 1994, Ndihmës- Gjyqtar efektiv në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kolonjë.
Gjatë viteve 2000-2001 i zgjedhur si anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Konferencës Gjyqësore.
Gjatë vitit 2007 i rizgjedhur si Anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Konferencës Gjyqësore.

 

Tritan HAMITAJ

hamitaj tritan

Data e zgjedhjes si anëtar: 15.11.2010 

Datëlindja: 07.07.1971

Vendlindja: Ballsh

Arsimimi:

1992-1996 Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë (me shkëputje nga puna)

1991 – 2000 Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë (pa shkëputje nga puna)

07.03.2011 Universiteti ‘Justiniani I’ Tiranë Master i nivelit të dytë në shkencat juridiko – penale

Punësimi:

1996-1998, Ndihmës gjyqtar në Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mallakastër

1998-1999, Ndihmës gjyqtar në Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier

1999 -2010, Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

2006-2010, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

01.04.2010 – aktualisht, Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

2009 – 2012-09-18, Lektor i jashtëm në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës Lënda ‘Procedura Penale’

 

Gjin GJONI

gjoni gjinData e zgjedhjes si anëtar i KLD-së: 04.06.2013

Datëlindja : 09.03.1970
Vendlindja: Lezhë
Arsimi: 2010-2011, Master në “E drejta e Biznesi Europian”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

1993-1994, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës,

Eksperienca në punë:
31.05.2013, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë
12.03.2013, Zëvendëskryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare
05.07.2013, Anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës
2009-Vazhdim, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
2006-2007, Ekspert pranë Këshillit të Evropës në Strasburg, në Komisionin e Çështjeve Penale.
2003-2012, Ekspert pranë Këshillit të Evropës në Strasburg, në Komisionin Europian të Luftës Kundër Terrorizmit
1999-2000, Pedagog i Jashtëm në Fakultetin e Inxhinierisë Gjeologji-Miniera, Universiteti i Tiranës
1994-2009, Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
1996-1997, Pedagog i jashtëm pranë Akademisë së Policisë Tiranë.
1993-1994 , Nd/gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Dritan CAKA

Dritan CAKAData e zgjedhjes si anëtar: 08.04.2011

Datëlindja: 24.12.1975

Vendlindja: Lushnjë

Vendbanimi: Tiranë

Arsimimi:

1998 – 2001 Shkolla e Magjistraturës Tiranë. Titulli “Magjistrat gjyqtar”.

1994 – 1998 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Titulli “Jurist”.

2010 – 2011 “Master shkencor në të drejtën penale” – Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

 

Punësimi/karriera:

Shtator 2000 – 2001: Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Tetor 2001 e në vijim: Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

Shkurt 2006 – Tetor 2006: Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

 

Elvis ÇEFA (i zëvendësuar)

cefa elvis

Data e zgjedhjes si anëtar i KLD-së: 12.04.2012.

Data e zgjedhjes si Zëvendëskryetar i KLD-së: 07.08.2012.

 

Datëlindja: 28 shtator 1973

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë

Arsimimi:

2009 – 2011 Master i Nivelit të dytë me drejtim publik “E drejtë europiane dhe kushtetuese e krahasuar” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

1992 – 1996 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

1988 – 1992 Shkolla e mesme e përgjithshme “Jordan Misja” Shkodër.

 

Eksperienca në punë:

Janar 2009 – gusht 2012 Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

Shkurt 2006 – janar 2009 Inspektor në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Atikorrupsion në Këshillin e Ministrave.

Shkurt 2005 – shkurt 2006 Jurist në Departamentin Juridik dhe Kontrollit të Cilësisë në Kontrollin e Lartë të Shtetit Tiranë.

Maj 2004 – janar 2005 Jurist në Drejtorinë e Auditimit të Brendëshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

Shtator 2000 – maj 2004 Inspektor në Drejtorinë e Kontrollit Financiar pranë Prefektit të Qarkut Tiranë.

Prill – shtator 2000 Drejtor i Departamentit Rajonal Tiranë të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Nëntor 1996 – mars 2000 Inspektor në Kontrollin e Lartë të Shtetit, Tiranë.

 

 

 

 

 

 

 

June 2, 2015 20:55
Komento

52 Komente

  1. N.VJOSA July 16, 13:40

    E pa kuptueshme kjo ngadalesi dhe mefshtesi politike e Qeverise Rama-Meta!
    Tronditese kjo gjendje katastrofike e Çerdhes kriminale te Sali Krimit me emrin KLD !
    Si mund te durohet qe nje Gjykates i korruptuar dhe kriminel te gjykoje Kriminelin dhe Hajdutin!
    Gjykates primitiv me nje formim medioker!
    President partiak, revole ne duart e Sali Kodoshit !
    Hajde mos thuaj po deshe qe Republika shqiptare eshte nje shtet i kapur nga Krimi!
    Dhe Kryekrimineli Sali bertet çdo dite se Mazhoranca qeveriset nga Krimi!
    I shkon kjo gjuhe nje Kryekrimineli, qe te mbrohet nga akuzat per vrasje, vjedhje dhe shkaterrim katastrofal te shtetit shqiptar!
    Domethenes ky shkrim i Ditas :
    11 MALIQET E SALIUT MBROJNE VEPREN KRIMINALE TE KAPOS SE TYRE ,
    VJEDHIN PER VEHTE DHE SHKATERROJNE PERFUNDIMISHT SHTETIN E SE DREJTES!
    META -RAMA,
    Shkundunui nga plogeshtia dhe mefshtesia!
    Jepuni shqiptareve Presidentin e tyre dhe gjykatsit e vertete , shkaterroni nga themelet Çerdhen Mafjoze , KLD-ne e Sali Oktapodit te Mafjes!
    Çdo vonese i kushton shume Popullit shqiptar qe u votoi me shumice!
    Veproni sa nuk eshte vone!
    Ndryshe popullariteti juaj do te bjere me shpejtesi!

    Reply to this comment
    • E VERTETA July 17, 00:23

      Nuk eshte kollaj o N.Vjosa ! Jane shume fije te ngaterruara. Enveri i rregullonte keto punet malinje. I operonte aq mire sa nuk linte anje metastaze. Ah Enver, Enver, te ndritte shpirti aty ku je !

      Reply to this comment
      • Manastir July 17, 00:23

        E tmerreshme, turpeshme e deri ne kufijte e marrezise kriminale/.
        Te gjithe pa perjshtim me fakultete te mbaruar mbas viteve 90-te , ku njeri si Gjini me nje vit fakultet dhe nje vit master; ekspert ne keshillin Europian /.
        Thuajse me moshe mesatare 43 vjeç.
        Qe ketu ka marre fund prestigji dhe autoriteti juridik i Republikes se Shqiperise.
        Diplomat e ketyre monstrave te KLD, vlejne zero, idem si diploma e birit te ish kryetarit Lega
        Nord Itali e dhene nga Universiteti (asil nido) i modulit salke.
        Per presidentin e republikes z. Nishani bej publikisht kete pyetje:
        Sa eshte mosha mesatare e KLD-ve ne shtetet; Itali dhe Greçi qe jana anetare te BE-se, dhe
        gjeografikisht shume afer nesh/ ?.

        Reply to this comment
        • turp July 17, 00:24

          Po keta famazot te tere me korospodent paskan mbaruar. Me lek shkollen me lek dhe punen. Ajde ajde. Turp

          Reply to this comment
          • CAJA E VAKUT TE TABAKEVE July 17, 00:24

            NJE QI-NAMAS (WOW) NE KLD

            Sting, kengetari i talentuar anglez qe jeton ne rrethinat e Firences, eshte i fameshem jo vetem per zerin dhe kenget tashme “disqe te arta”, por edhe ka NAMIN si Q. res deri ne nente orgazma njeren pas tjetres, edhe pse i afrohet te gjashtedhjetave. Dihet se nuk eshte nga Radovicka e Kolonjes, e nuk ka luajtur futboll ne rrepirat e Hollmit hijelarte. Nuk flet as edhe rusishten e ne italisht rreket ne nje fare menyre per te mbijetuar ne Toskanen e fameshme.

            U shungullova kur pashe mes skuadristeve te KLD-se Hysenin e Tekiut te Salikove nga Qi-nami i Kolonjes. Meqe rusishten (gjuhe e domosdoshme per te qene anetar i KLD-se) e njeh dobet, ka gjasa qe njohurite per tu lidhur iternet mund te kene qene faktoret dominues per emerimin e tij.

            Pak e çuditeshme, po megjithate u mesuam tashme me çorba te tilla dhe nuk para mrekullohemi me.

            Po ja qe na doli se qenka edhe Qinamas, ja pse eshte pranuar si skuadrist ne KLD. Kujdes ju banoret prapa Bankes se Fullanit, se ky Qinamasi qe nuk shikon as kisha e as xhamia, i mbetur me “gisht” ne dore ne KLD-ne e Çefes dhe te vallzuesit te “Lumturise” Mehmeti – alias Nishani -, mund te provoje me ju per te gjetur fene e vetme te Qi-namit …. qi-namerine.

          • sofra July 17, 00:25

            REDAKSIA!!!
            Ju i dini vete punet tuaja, por kam pershtypjen qe keto gjera duhen publikuar edhe me video.
            kanalin ne YOUTUBE e keni.Keto jane gjera shume interesante qe mund te sherbejne si pika referimi per shume njerez. Publikimi i tyre ne forma te ndryshme, do te shtonte valen e perhapjes…Po te lexonin njerzit kaq shume, ketu s’do ndodhnin kto marrezira pa fund

          • Emigranti October 18, 11:38

            Po atij maskarait gjin gjoni a markagjoni si e ka emrin kur i mbaron mandati

          • i ri June 2, 20:58

            Aman se mos peson gje Gjin Gjoni vetem ai te mbetet aty ne KLD. Se pa ate nuk bejme dot,,,,!

    • Ramizi July 17, 09:21

      Te gjitha ne rregull.

      Po a ka ligje se si mund te jepet nje dipllome universitare brenda nje viti?
      A ka persona qe e kane firmosur ate?
      A ka rregull se si mund te fillosh shkollen pasuniversitare master.
      Kush jane personat qe kane firmosur ne kundershtim me rregullat, jo vetem ne fakultetin e drejtesise por ne te gjitha nivelet e arsimit te larte?
      Pra shteti nuk funksionon ne asnje nivel.
      Kjo eshte arsyeja pse te gjithe vrapojne te behen Dekane dhe Rektore.
      Ku eshte pergjegjesia e rektorit te Uiniversitetit te Tiranes.
      Na del qe te gjithe politikanet e kane ngjyer gishtin ne sistemin universitar shqiptar.
      A epate si e la kliniken per tu bere dekan Z. Lutaj. Ka para ka alla.
      Edhe ministria e Arsimit e kishte fshire nje master ne Uiniversitetin privat, vetem sa per CV.

      Reply to this comment
    • adri October 18, 17:30

      Absolutisht qe te gjithe ose pjesa me e madhe jane me Teste te PD se, pasi koha qe kane filluar studimet dhe jane emruar perkon me vitet 1992 -1996 kur pd ja mbushi me shumice fakultet e drejtesise me te perndjekur dhe njerez qe ndodhta nuk e ksihin aresimin e mesem.
      Flamur kapllani jurist korrespondence te gjithe me korrespondence, dhe absolutisht abuzues me ligjin deri ku nuk ka me. turp qe te drejtojne drejtesine shqipetare kjo bande pseudo gjyqtaresh qe nuk kane asnje lidhje me sistemin e drejtesise.
      Keta absolutisht qe jane shkelesit dhe me te medhenj ne sistemin e drejtesise pasi nuk e kane studiuar drejtesisne dhe ligjin dhe nuk e njohin ligjin dhe per rrjedhoje nuk e kane frike ate.
      ajo cfare te bie ne sy eshte qe pjesa me e madhe jane juriste korrespondence. TURP. Shqiperia ose drejtesia shqipetare qe eshte zemra e shoqerise te drejtohet nga keta pseudo gjyqtare, si flamur kapllani me kompani.
      Artan Broci ne C V e ka te shkuar qe eshte diplumuar ne 1991 1995 dhe ne te njeten kohe ka qene i punesuar ne televizionin Shqipetar, kjo eshte e pakumtimte.
      KETA DUHEN SHKARKUAR ABSOLUTISHT QE TE GJITHE PA ASNJE PERJASHTIM DHE PRESIDENTIN E REPUBLIKES NISHANIN.

      Reply to this comment
  2. Zeqo rrapushi July 16, 13:44

    Qenkan te gjithe me shkolle nate. Prandaj ka shume drejtesi ne gjykatat tona.Bravo ne infinit

    Reply to this comment
    • anonim 1 July 16, 16:10

      PER KURIOZITET – me perjashtim te Xhin Xhonit te Birishes (argites) te gjithe keta funderrina jane musliman….
      A thua valle eshte rastesi kjo!!!

      Reply to this comment
      • PA PARTI FARE July 16, 19:27

        jam mysliman dhe ish i djathte,,,,por keto jane thjesht disa lavire
        qe duhen futur ne burg

        Nuk d,m th gje feja plako,,,megjithese une nuk kam shkuar asnjehere ne xhami

        Te rujt zoti,TY dhe MU

        Reply to this comment
    • PA PARTI FARE July 16, 19:40

      ca e ka dritan hallunaj gorillen ??? Si halla vet duket !

      Reply to this comment
  3. Olsi July 16, 13:47

    Kjo eshte e bukur fare! KLD e ndertuar totalisht mbi parimin e “meritokracise”!!!
    DITA, dergojani kete artikull me mail gjithe ambasadoreve te shikojne se kush eshte qeveria e gjyqesorit. Kur jane emeruar keta ne kete menyre, kush e di si promovohen gjyqtaret e tjere…

    Reply to this comment
  4. Sallakja July 16, 13:51

    E lexova artikullin deri ne fund.
    Thuaj po deshe kriminel Enver Hoxhes qe kesaj
    kategorie njerzish nuk i bente as pashaportizimin
    ne Tirone e jo me ti bente gjykates.
    I lane traktoret qe punonin per viti 2037 e u bene
    juriste…….me fal……juriste te larte

    Eh, ku je mer Dritero Agolli;
    Cezme e Radovecit shtate Sylonjare,
    Si u beme neve, lumi te na marre.

    Reply to this comment
    • kastriot June 3, 09:30

      Drejt flet por per nje kohe tjeter se kjo kohe dhe keta jane bekimi I Enverit nepermjet Ramizit.Jo se Enveri eshte pergjegjes per keta por rper trashegimine qe la pas se keta jane pjese e vazhdimesise pavaresisht se me ngjyrim te ri blu.

      Reply to this comment
  5. merobaze July 16, 14:14

    KLD-JA E SALIUT NJESOJ SI BYROJA POLITIKE E ENVER HOXHES DRU ME PRE

    Po t’i shikosh keta lopcare dhe druvare duken njesoj si servilet e Enverit, Lenka Cuko, Pali Miska, Muho Asllani, me falni harrova Hekuran Isain me Rita Markon, me shume lopcare dru me pre nga pas, qe falimentuan ekonomine dhe renuan shtetin si kurre me pare ne histori. Degjuam dudumin e Drejtesise Elvis Cefa te fliste brockulla pa fund, me fjali-klishte te pergatitura ne emisionin akoma me dudum te gazetares famoze te TV News 24, dhe ky BOS i KLD-se vetem pyetjes kryesore nuk deshi t’i pergjigjej:

    PSE KLD-JA E SALIUT NGJAN KAQ SHUME ME BYRONE POLITIKE TE ENVER HOXHES?

    Reply to this comment
    • PA PARTI FARE July 16, 19:35

      SHume edrejte plako

      Reply to this comment
    • Anna July 16, 19:38

      Jo per ndonje nostalgji, por je shume larg ti rrushi merobaze, teksa rrekesh te lidhesh pa lidhje me stereotipin e ish Byrose Politike. Sa per korrupsion apo pasurira, veshtire se edhe me i keqi nder ta, te krahasohet me me te ndershmin nga keta te sotmit, perfshire edhe ty. A ke bo noj lek vlla?

      Reply to this comment
  6. plaku i mocem July 16, 14:21

    Te bie ne sy se shumica jane arsimuar pas 92-shit pra i perkasin edukimit te ri demokratik,djem te rinj(,vaza nuk paska!).Por si me yrysh e kane marre punen e drejtesise.Ne “qeverine” e drejtesise mund te kalosh kur je perballur me popullin 30 vjet si gjyqtar,pra kur je “rrahur me vaj e uthull”.

    Reply to this comment
  7. xh July 16, 15:11

    ……..të cilët duhet të jenë gjyqtarë prej jo më pak se 10 vjetësh. Mandati i anëtarëve të KLD zgjat 5 vite.

    Si ka mundesi qe djaloshi Cefa,Nenkryetari te kete marre kete pergjegjesi pa qene asnje dite Gjyqtar????????????????????????????????

    Eh Sali,Sali sa bukuri ka kjo tufa jote……………………..

    Reply to this comment
  8. Meteh July 16, 15:36

    DITA,ju lumt qe na i paraqesni cv e ketyre bythelepireve te Saliut me ne krye Kapterin Nishan dhe ushtarin Çefa.Kjo eshte KLD-ja jone e korruptuar me kampionin GJIN GJONI(deri tashme).Kjo fare e keqe me kurse e diplloma fallco ne kohen e Saliut duhet te shpartallohet menjehere,ndryshe nuk mund te ket drejtesi ne kete vend dhe EU do na shofi si delja e zeze.

    Reply to this comment
  9. DFK July 16, 15:37

    Me pak fjale qenkan Trapa te tere. Hiiiiiiiihiiiiiihiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.

    Reply to this comment
  10. emi July 16, 16:00

    Ju dita i quani 11 shja simpatike,por keta jane ddhe me shume,sepse jane toga e ushtareve te bindur e shoqeise sh.p.k. argitas e salias company,e nasipi i shkrete ka ngelur si ai qe as te q…in e as te prek.dhe njerzit duhet te ankohen per keta,po ku ke nasipi i vetem….

    Reply to this comment
  11. Nikolaj July 16, 16:32

    KLD – Departamenti Kundra Ligjèshmèris.
    Kujan ato OJQ-tè,pèrse nuk organizojnè protesta kundra KLD-sè dhe ta nxjerrin jasht nga zyrat bashk me gjith kryetarin e sajè.Kjo qè rekomandoj nuk èshtè shpikja ime por e Sali Mavris kur kèrcènoi Bamir Topin se do tè rrethonte Presidencèn me alabakèt e tijè, qè i ka me shumicè, dhe do e qèllonin me gurè Presidencèn.Ishte ambasadori Amerikan qè ndaloi Sali Kriminelin.
    Dhe pèr çfar? pèr deklaratèn qè bèri se nuk kemi rè bèjmè me grusht shteti mè 21 Jenarin.
    Kurse Bujar Shejtani po kryen prapsi tè pa numèrta me gjith strukturèn vartse tè tijè.
    Vetèm nè vèndin ton ndodhin kèto çudira duke ja kaluar dhe Amerikès.Vetè seleksioni fizik bènè derman kjo e aplikuar nga Sali Berisha Shifni kush ka ngelur nè PD-nè nga themeluesit e sajè.

    Reply to this comment
  12. Ben July 16, 17:06

    Po ky Gin(tonik)Joni na paska dhene mesim is “pedagog ” gjitheandej mor ta marsha po paska qent shume I zgjuar more,pa mbaruar asnje shkolle dhe ka dhene mesim, hajde rrumpalle hajde,prandaj vriten perdite njerezit e shkrete per nje cope toke.Ky nuk eshte turp ,por nje krim I rende ndaj popullit …

    Reply to this comment
  13. bani July 16, 17:23

    EDHE KUNGULLI (qe eshte kungull) NUK PIQET NATEN DHE PA DRITEN E DJELLIT

    Reply to this comment
  14. inf July 16, 17:47

    Banda e Hajdutave e kyesuar nga hajdut sakati
    nishanlliu i berishes nji ish oficer i rregjimit Komunist

    Reply to this comment
  15. stazhieri July 16, 17:51

    lexova me larte se njeri nga keta ka mbarura shkollen e mesme me nota te shkelqyera ne vitet 74-78 dhe ne vitet 91-94 ka kryer fakultetin e drejtesise,me sa duket ne vitet 78-91 ka kryer stazhin ne prodhim

    Reply to this comment
  16. Anonim July 16, 18:48

    Hami derra pini derra he mo ju lumte futini dhe nje valle ne kld

    Reply to this comment
  17. Genci July 16, 20:53

    Shiko se cilet jane koka e gjyqesorit.
    Eshte turp i madh per ata gjyqtare me arsim te larte, me pervoje pune 40 vjecare si juriste, qe nuk kane respekt per koleget e tyre me vlera, por votojne te tille karagjoze qe jane fundi i kavallit te drejtesise.
    Fshatare te rendomte, me kurs plazhi tre mujor, me thuthadore te Argites, behen kupola e drejtesise!!!!!
    O tempora, o mores!

    Reply to this comment
  18. beni July 16, 21:55

    O Qeveria fshijini nga KLD-ja keto karavidhe se nuk durohet me……

    Reply to this comment
  19. lary July 17, 03:05

    shume I goditur ky shkrim,Nishani ngjan me skolarin

    Reply to this comment
  20. mentor July 17, 08:10

    Te gjithe gjyqtare te KLD nxenes te Argites dhe te emeruar nga Argita dhe Sali Berisha.
    Organizate e ristrukturuar kriminale dhe mafiose ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  21. dorela July 17, 09:12

    Turp i madh dhe per te qare kjo KLD! Ne fakt duhet te quhet Keshilli Ordiner i Drejtesise.

    Reply to this comment
  22. emy July 17, 10:01

    Keta duhen hequr te gjithe si grup. Ka plot me te zote dhe me te shkolluar se keta dhe me dinjitetin e duhur per ate funksion. Qeveria te jete e vendosur per ta ndryshuar situaten. Populli don rezultate dhe shume mire qe e kane vendosur ta nisin nga KLD. Ne nje vend ky nuk ka drejtesi nuk ka kuptim as zhvillimi dhe as progresi.

    Reply to this comment
  23. lili July 17, 21:02

    Universiteti i plepave,
    Asnje me université evropiane
    Juridikun me korrespondance!
    Kur kemi studente qe Kane kete drejtesine ne Assas ne Paris,ne Lewen ne Belgique apo ne Columbia…
    Doni mut,keni mut!

    Reply to this comment
  24. Sokol October 18, 15:27

    E turpshme dhe e ndyre! Kupola e te ashtuquajtures drejtesi: thuajse te gjithe provinciale,fshatare(asnje i lindur ne Tirane),trecereku me fakultet drejtesie te marre ose me korrespondence,ose me kuota partie ose me kurs 6 mujor plepist.
    Une cuditem se pse kjo shumice u mor gjithe keto muaj me zevendesimin e vetem ketyre dy personave nga 12 qe jane aty.Keta cdo dite qe rrine vetem sa shtojne gangrenen dhe qelbezimin e sistemit.Kjo shumice i ka te gjithe votat per ta shkrire kete KLD fshataresko-maloke.

    Reply to this comment
  25. orienti October 19, 07:44

    -Shume e drejte…,qe nga Nishani,s’duhet lene asnje virus per infeksion ne KLD,as per nostalgji neqoftese mendojme per nje shtet te respektueshem.

    Reply to this comment
  26. semanjaku June 2, 21:35

    O EDI RAMA//////i lezon ndonjehere keto qe shkruajne shtetasit e tu ne kete gazete po edhe ne gazeta te tjera?,,,,ktheje nje here koken nga populli degjoje cfare thote dhe lexo cfare shkruan se te bene mire. Ti e di kush jane anetar te KLDse, cfare brumi kane, cfare perfaqesojne,si e kane katandisur sistemin e drejtesis,,,,,votat dhe besimin e popullit e ke cfare te pengon qe te veprosh?.Po nuk vure dore ne drejtesi asnje reform nuk do te eci mbare.

    Reply to this comment
  27. padrino June 2, 22:34

    Qysh thotë lilo floriri , me qetësi, dhe dashuri, pa çdo gjë do “rregullohet “.lilua, me nasip naçon , si ministër, i institucionit të padrejtësisë, me defter në dorë do ti kullandrisin mirë punët e drejtësisë. po ku bëhet llaf të ketë më drejtësi, në allvani, ka 25vjet që s’flitet më për drejtësi , në albanistan .po pate para ka drejtësi, ska para drejtësi.

    Reply to this comment
  28. arben June 3, 04:19

    Te qenit Kolonjar eshte ”Titull”. Pra nisur vetem nga ky fakt Hysen Saliko dhe Ilirjan Mustafaraj e meritojne te jene aty ku jane.

    Reply to this comment
  29. radiokashari June 3, 06:47

    eshte e tmershme …..ore kur vini keta antikapatet ne drejtesi ,pse nuk i nxirni ata te burgosurit e shkrete …po atje brenda ka me qindra qe jane burra per sembari ..jo bythlepiresa si keta …apo si duket bythlepiresat triumfojne ne kete vend te ndyre

    Reply to this comment
  30. Enea June 3, 09:06

    Shumica me shkolle nate (korrespondence). Keshtu i deshte Sala qe te kishte mundesi t’i perdorte

    Reply to this comment
  31. TROC June 3, 10:29

    INJORANTE POR QELBESIRA QE I NXORI LLUMI SIPER NE KETE MUT DEMOKRACI………………………….ME DIPLOMA FALLCO

    Reply to this comment
  32. fshatari. pafshat June 3, 13:45

    Ne titull shkruhet ” …./ qeveria e pushtetit me te koruptuar ne Shqiperi …” . Nuk mund te ri pa shkruar se i’a keni fut kot fare, fare. Sepse Qeveria, kuvendi, gjyqesori jane tre pushtete te pavarura. Ata persona jane: anetare te pushtetit gjyqesor qe eshte me i koruptuari ne Shqiperi. Ose, anetare te pushtetit gjyqesor te emeruar politikisht nga qeveria e vjeter, me e koruptuara ne Shqiperi. Etj. Togfjaleshi: qeveria e pushtetit = nonsens.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*