FOTO: Historia e patreguar e ish-nënkryetarit të Kuvendit

Arben Llalla June 20, 2015 15:07

FOTO: Historia e patreguar e ish-nënkryetarit të Kuvendit

Njihni Elenin, ish-mikja armike që po rrënon Vangjel Dulen. Disa akuza të panjohura dhe një rrëfim nga brenda PBDNJ. Lidhjet me organizatat ekstremiste antishqiptare. Historia e patreguar e votave nga “jo grekët e Vranishtit” që e bënë deputet. Disa gjëra për veten dhe familjen që z.Dule nuk pëlqen t’i thotë asnjëherë në publik

 

Fillimet e depërtimit të Vangjel Dules në fushën e politikës kanë filluar si shoqërues dhe përkthyes i Anastas Janullatosit në fillim të viteve 1990, pasi kishte njohje dhe kontakte të rregullta me Mitropolitin e Konicës Sebastianos, kryetarin e SFEVA-s, (lëvizja e studentëve për çlirimin e Vorio Epirit) Grigori Drigojas dhe Babis Karafanos që ato vite ishte kryetar i shoqatës Rinia e Vorio Epirit.

Me ardhjen në Shqipëri si kryepeshkop i Kishës Autoqefale, të Janullatosit, Dule u pa fillimisht të vishte rrobën e dhjakut fetar. Për rreth 7 vite, ai ishte njeriu më i besuar i Anastas Janullatosit. Ka një hije dyshimi në ngritjen e shpejtë të karrierës politike të Dules i cili me vdekjen e kryetarit të Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, Vasil Melo më 2002, u telekomandua kryetar i kësaj partie pa qenë i anëtarësuar.

6

7

Ne dy fotot e mësiperme ndodhet Vangjel Dule me rroben e Dhjakut, 1991 dhe 1993

 

Disa akuza të rënda nga brenda PBDNJ

Sapo mori në duar PBDNJ-në ai mbylli gazetën partiake DEMOKRACIA dhe largoi të gjitha figurat kryesore që ishin themeluesit e partisë që në muajt e parë të drejtimit të saj.

Ish-deputeti i PBDNJ, Kristo Goçi në një shkrim të tij rrëfen:

“Në vend që të mbështeteshim tek një nga anëtarët relativisht të vjetër e të besueshëm si udhëheqës i ri i partisë, shkuam e morëm (ose erdhën e na thanë), domethënë importuam dhe adaptuam nga jashtë radhëve të Partisë, kryetarin e “Omonia”-s si kryetarin e ri të PBDNJ-së. Kjo më kujton veprimet arbitrare autoritariste të regjimit komunist, kur komandohej “zgjedhja” e sekretarëve të organizatave të PPSH, që në emër të direktivave nga lart do të ishin tutorët tanë në të ardhmen. Ne nuk u thelluam në CV-në e të importuarit. Është esenciale të studiosh historinë e ngjitjes së një personi që kërkon të jetë në të ashtuquajturën “elitë”.

Ne e dinim shumë mirë që në zgjedhjet e fundit të “Omonia”-s ishin larguar demonstrativisht të gjithë kandidatët për kryetar të kësaj organizate, pasi kryetari ekzistues kishte manipuluar zgjedhjet nëpër fshatra (ky fakt ekziston i dokumentuar në shtypin e asaj kohe).

Ne nuk u treguam substancialë për vlerësimin minimal të figurës së ish-kryetarit të “Omonia”-s kur ai në dy zgjedhje të njëpasnjëshme politike, si kandidat i porositur në zonën e Dropullit, në shtëpinë e tij, mundej thellësisht nga një tjetër intelektual minoritar i PS-së, që gëzon akoma edhe sot e kësaj dite respektin e popullit të Dropullit.

16. Dule, 17 .5.15

Vangjel Dule duke treguar servilizmin e tij ndaj ministrit të shtetit grek, Terenz Kuik i partisë ekstremiste të djathtë, Grekët e Pavarur. 17 Maj, 2015

Në të kundërtën, ne morëm të mundurin nga njerëzit tanë për të komanduar njerëzit tanë në auto-duele të humbura. Ndërkohë që populli nuk e votonte, ne e morëm me ceremoni, e bëmë shef dhe nga shef, dy herë deputet qyl në krye të listës së PBDNJ-së.

Në kongresin, ku natyrisht do të ishte kandidat për kryetar vetëm ai, ish-kryetari i “Omonia”-s, njësoj si atëherë në Jug, që të jemi të sigurt në numërimin e votave, sepse na duhen mbi 50% e delegatëve të porositur, të çelnikosim komisionin e numërimit të votave duke i vendosur vetëm minoritarë grekë, por kujdes, ata duhet të jenë grekë “të urtë”. Dhe numërimi ishte me të vërtetë mallëngjyes, në 500 votues “vetëm 14” kundër…

Në sajë të anarkisë, liberalizmit ekstrem dhe indiferencës totale ndaj shumicës, PBDNJ ka humbur pothuajse plotësisht vlerat pozitive për të cilat u krijua. Ai në fillim na zhgënjeu, tani vetëm na revolton kur, pa ndjenjën e përgjegjësisë po le të ndryshket gjithçka që ndërtuam me merak për vite të tërë”.

Këto janë akuza të rënda që i bëhen Vangjel Dules nga Kristo Goçi, njëri nga figurat kryesore të PBDNJ-së dikurshme.

1-1

2.

Vangjel Dule me Elena Dhimun, 11 Shkurt, 2012, Athinë, në Aktivitetin e organizuar nga shoqata Rinia e Vorio Epirit.

Njihni Elenin, ish-mikja armike që po rrënon Dulen

Dule disa herë ka marrë pjesë në tubimet e organizatave ekstremiste greke që luftojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç njihet nga grekët Autonomia e Vorio Epirit.

Në të gjitha aktivitetet që ka marrë pjesë është shoqëruar ngrohtë nga kryetarja e shoqatës së Rinisë së Vorio Epirit, Eleni Dhimu. Kjo shoqatë merret me aktivitete antishqiptare dhe ka organizuar tubime ku flitet për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Dule duke kërcyer me Elenin

Dule duke kërcyer me Elenin

Afërsia e Eleni Dhimut me Vangjel Dulen vërehet në shumë fotografi ku ata janë gjithnjë bashkë. Por pas ekskursionit të Gushtit 2014, ku për herë të parë Vangjel Dule mori bashkëshorten e tij në aktivitetet e minoritetit grek, marrëdhëniet me Elenin u ftohën papritmas.

4.

Vangjeli me Elenin, 16.11. 2014 në Athinë

Pas Gushtit, Eleni Dhimu që gëzon autoritet në personalitetet e politikës greke, tek anëtarët e OMONIA dhe të organizatave të tjera, filloi sulmin kundër Dules. Goditjen e parë Vangjel Dule e mori kur kandidati që ai propozoi për kryetar të OMONIA, Vasileos Kajos humbi përballë kandidatit që mbështeti fuqishëm Eleni Dhimu, Leonidha Papa.

Dule-Eleni, Athine,

Dule-Eleni, Athine

Goditja tjetër që po i jep Eleni Dhimu, është ajo në fushatën parazgjedhore në këto zgjedhje për pushtetin vendor. Me autoritetin e saj Dhimu ka influencuar që të gjithë shoqatat e minoritetit grek të mbështesin kandidatët për kryetar bashkie të partisë greke MEGA dhe jo të partisë që drejton Vangjel Dule, PBDNJ.

Sipas të gjitha gjasave, maksimumi i PBDNJ nën drejtimin e Vangjel Dules mund të arrihet në vetëm një bashki, atë të Finiqit në marrëveshje me PD-në.

14.DULE-ELENI, 2013. Bularat 13.Dule-Elene, tetor 2013 15.Dule-Eleni. Dhjetor 2013, Athine

Lidhjet me organizatat ekstremiste antishqiptare

Vangjel Dule gjatë viteve 2010-2014 ka marrë pjesë në aktivitetet që organizonin shoqatat e minoritetit grek në Athinë dhe Larisë me temë aneksimin e jugut të Shqipërisë-Autonomia e Vorio Epirit. Ai e ka ditur mirë se ku ka shkuar. Në ftesa shkruhet qartë se bëhet fjalë për promovimin e Autonomisë.

Vangjel Dule me flamurin e aneksimit të jugut, 19 Prill, 2011, Hotel TITANIA, Athinë

Vangjel Dule me flamurin e aneksimit të jugut, 19 Prill, 2011, Hotel TITANIA, Athinë

Madje ai është fotografuar me atë palo flamur i cili nuk përfaqëson Republikën e Greqisë, as ndonjë ekip futbolli, as ndonjë bashki apo ndonjë shoqatë humanitare njerëzore, por tregon se është flamuri i qeverisë së Autonomisë së Vorio Epirit i kryesuar nga Jorgji Zografos dhe andartët e tjerë të ardhur nga Athina në vitin 1914.

Vangjel Dule me Mitropolitin e Konicës Sebastianos dhe kryetari i SFEVA, Grigori Drigoja

Vangjel Dule me Mitropolitin e Konicës Sebastianos dhe kryetari i SFEVA, Grigori Drigoja

Dule ka bërë takime me drejtuesin e organizatës SFEVA, Filotheo Kemenzhezhidhis, si dhe me paraushtarakët e organizatës së shenjtë ortodokse Jero Loxos 2012. Takimi është bërë në Korçë, Tetor 2012, kur ai vuri një kurorë me lule në emër të Jeros Loxos 2012, në Boboshticë të Korçës. Këtë kurorë e kishin sjellë anëtarët e Jeros Loxos 2012 dhe SFEVA për Vangjel Dulen nga Greqia.

11. Dule -Babis Karathanos

Vangjel Dule, me ekstremistin Babis Karathanos, Shkurt 2013, Athinë

Paraushtarakët e Shenjtë Ortodoksë “Jero Loxos 2012”, financohen nga kisha greke dhe qendrën e kanë në Mitropolinë e Konicës ashtu si dhe SFEVA.

Z.Dule për çdo vit bënë homazhe në përmendoren e andartit grek Thimo Lolis i cili ka bërë masakra kundër popullsisë shqiptare në vitin 1914.

Mandati paradoksal nga “jo grekët e Vranishtit”

Si deputet mandatin e vitit 2013-2017, Vangjel Dule e ka falë votave të shqiptarëve. Ekzistojnë të dhëna se në vitin 2013, Vangjel Dule dhe Vasil Bollano i kanë premtuar disa emigrantëve shqiptarë në Athinë të cilët janë nga komuna e Vranishtit-Lumi i Vlorës, se do t’ju sigurojnë lehtësira për marrjen e shtetësisë greke, por ata duhet të votonin gjithnjë PBDNJ. Bëhet fjalë për rreth 6.800 vota.

9

Vangjel Dule me deputetin e Agimit të Artë, Kristo Papa, 2012

Kjo nuk është gënjeshtër, por një e dhënë e shprehur para pak kohe në një shkrim nga Panajot Barka, i botuar në portalet greke. Panajot Barka shkruan se Vangjel Dule mori vota në Vranisht të cilët “janë shqiptarë dhe jo grekë…”

Më tej Barka thotë se pritet që Vangjel Dule të dalë nga koalicioni si hero, duke kërkuar mbrojtje nga Athina zyrtare. Këtë taktikë Vangjel Dule e ka bërë disa herë… Pra, që më 25 Prill 2015, Barka ka paralajmëruar teatrin heroik të Vangjel Dules për dorëheqjen si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Vangjel Dule gjithnjë luan në dramë rolin e “heroit” me lojë fjalësh për të justifikuar dështimet e tij në krye të PBDNJ.

17.

Vangjel Dule, Dhjetor 2014, Aliko, ulur pranë gjeneral-lejtnant ish shefi i shtabit të ushtrisë greke, Frangos Franguli dhe diplomatë grek.

Dule prej shumë vitesh është edhe përfaqësuesi i “deputetëve ortodoksë me kombësi shqiptare” në Lidhjen Botërore të Deputetëve Ortodoksë me qendër në Moskë dhe Athinë. Si është e mundur që një deputet me kombësi greke të përfaqësojë deputetët ortodoks me kombësi shqiptare në Kuvendin e Lidhjes Botërore të Deputetëve Ortodoksë?

Disa gjëra për veten që z.Dule nuk i thotë asnjëherë

Dule, që hiqet si hero i nacionalizmit grek nuk e thotë kurrë. Por bashkëshortja e tij është shqiptare 24 karatshe, ndaj fëmijët e tij janë aq shqiptarë sa edhe grekë. Nuk do kish asgjë të keqe ta thoshte. Ne shqiptarët krushq që të parë në Ballkan kemi grekët. Duke hedhur baltë Vangjeli mbi kulturën dhe historinë shqiptare, z.Dule hedh baltë edhe mbi familjen e bashkëshortes, të gjyshërve dhe të fëmijëve të tij.

8

Gruaja e Vangjel Dules, Kristina- Iris Hanxhari me veshje të nuses Dropullite, 2013

Familja e Vangjel Dules është nga Goranxi, por rrënjët e kësaj familjeje janë nga Gumenica dhe erdhën në Goranxi para 150-120 vitesh si barinj, me dhentë e bejlerëve shqiptarë nga Epiri i Poshtëm, nga Çamëria. Propaganda kishtare, presionet e ndryshme ndër vite kanë bërë që dhjetëra fshatra dhe mijëra shqiptar ortodoksë të asimilohen dhe të deklarohen me kombësi dhe kulturë greke. Por regjistrat e vjetër i tregojnë rrënjët e tyre shqiptare.

Për t’ja vërtetuar se Goranxët kanë rrënjë shqiptare po botojmë një foto të vjetër ku ka dalë Mitro Kuruni, me plisin i bardhë lab, e vetmja shenjë e veçantë që dallohen shqiptarët nga të tjerët. Mitro Kuruni ka lindur më 1870 dhe rrojti 117 vite.

18

Bashkëfshatari i Vangjel Dules nga Goranxi, Mitro Kurinis, i cili ka lindur më 1870 dhe rrojti 117 vjeç. Dallohet qartë Plisi shqiptar tradicional. E vetmja kapele që i dallon shqiptarët nga të tjerët

Veç atyre që nuk thotë për familjes, z. Dule duhet të na tregojë edhe kush ja dha të drejtën e bursës në kohën e komunizmit për të studiuar për anglisht. Në atë periudhë disa bursa të veçanta si anglishtja, gjermanishtja, etj., ishin me pikatore dhe u jepeshin vetëm të përkëdhelurve të Partisë së Punës me miratim nga Komiteti Ekzekutivë i qytetit, në këtë rast qyteti i Gjirokastrës.

E pastajmja e zgjedhjeve vendore do tregojë se Vangjel Dule është një “hero” në acarimin e marrëdhënieve greko-shqiptare dhe si gjithnjë për të lyer pak buzët me mjaltin e pushtetit, ai do të kthehet në një servil këpucë-lustrues duke marrë rolin e paqësorit të këtyre marrëdhënieve fqinjësore.

Arben Llalla June 20, 2015 15:07
Komento

54 Komente

  1. Sh.Kolonja June 20, 17:10

    PO TI ARBEN DHALLA,PAS 26 VJETESH TU KUJTUA TE SHKRUASH PER ISH SHQIPERINE QE KA NGELUR PA BREKE E PA NJEREZ?

    NE VERI EDHE DERRAT FLASIN SERBISHT E NE JUGE NGA MINORITETI KANE NGELUR VETEM QENTE E MACET QE FLASIN GREQISHT E PERFAQESOHEN NE PARLAMENTIN UIKILLIKS ME 10 PARTI E ALABAKUN DULE NENKRYETAR PARLAMENTI?

    Si nuk skuqeSH kur shkruan pas çerek shekulli?

    Reply to this comment
  2. Euro Maloku June 20, 17:12

    Pse nuk e ndrrojne kete Vangjelin me ELENIN ??!

    Reply to this comment
  3. andromeda June 20, 17:12

    Po si mundi ky qen e bir qeni të depërtojë deri në ofiqet më të larta të politikës shqiptare (zv.kryetar i kuvendit të Shqipërisë) Kaq sylesha dhe bukshkalë kanë qenë politikanët tanë?

    Reply to this comment
    • Pilo Lala June 20, 18:42

      Per here te pare mbas 23 vjeteve, nuk ka Minister te Greqise ne Qeverine Shqiptare.
      Kjo eshte fitorja qe arriti Edi rama.
      Te tjerat do vijne pak me ngadale, se tani Edi i ka dale perballe Grekerve, dhe i thote qe ky vend ka Zot, dhe quhet SHQIPERI !

      Reply to this comment
    • Pilo Lala June 20, 18:46

      Qe te shporren Dulet dhe Serbet, duhet te vije Eduard Selami, ose Gjergji Bojaxhi ne krye te PD.
      Greket i ka mbajtur ne kembe ne Shqiperi vetem Berisha, pollo, Basha.

      Reply to this comment
  4. KOSOVARI June 20, 17:43

    VANGJEL DULJA KERPUSHA NE BYTH TE GREKERVE DO TA MARI MIR VESH NE KETO ZGJEDHJE

    Reply to this comment
  5. Abdyl Iljazi June 20, 18:13

    Z.Dule, ju drejtoni një parti që “mbron të drejtat e njeriut” e që sipas teje minoriteti grek në Shqipëri nuk i gëzon këto të drejta.
    Minoriteti grek në Shqipëri ka pasur vëmendjen në kahun pozitiv në çdo kohë deri në ditët e sotme.
    Shikoje veten z.Dule, ke qen nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe veç kësaj, të drejtat e këtij minoriteti janë në një shkallë kaq të lartë sa nuk krahasohet as me vendet më të përparuara se ne.
    Por ju nuk doni të shikoni se çfarë vendi zë minoriteti grek. Për çudinë tonë, ju deklaroni se tek ne mungon kuadri ligjor dhe se Qeveria Shqiptare ka dështuar për këtë komunitet dhe shpreheni ndër të tjera se Bashkimi Europian do ta vlerësojë këtë çështje.

    Në gjykimin tim, por edhe të shumë miqve minoritarë, më vjen keq për këtë “lajthitje” të çuditshme. A janë bërë ata zotër të tokës ku banojnë dhe a i gëzojnë të gjitha të drejtat si shqiptarët e tjerë?

    Tani më lejo zotëri, t’ju rikujtoj për atë çka ndodhur me shqiptarët e Çamërisë – nga ata që u shërbeni. Sa prej tyre janë vrarë e masakruar, sa u këmbyen me turq dhe sa të tjerë mundën të arrijnë të sakatosur në Shqipëri? Krijuat të ashtuquajtur varreza të ushtarëve grek! Por a e di ti zotëri se djali i Filatit të Çamërisë, Heroi i Popullit Ali Demi, në shtëpinë ku ka lindur nuk ka së paku një pllakë përkujtimore? Pra, Partia që ju drejtoni e që pretendoni për të Drejtat e Njeriut, a nuk ka vend t’u kërkojë këto të drejta të shqiptarëve të Çamërisë miqve grek?

    Z.Dule, marrëdhënieve tona mos u vër gurë nën rrota, se populli në dy anët e kufirit të gjykon nga puna dhe jo nga guna.

    Reply to this comment
    • enea June 20, 18:15

      Pershendetje Dita
      Flm per keto informacione.
      Lidhur em komentuesin Abdyl Iliazi kam kete koment:
      une them qe ti veme nje parameter ketij Dules. Ti themi qe minoritetet ne shqiperi do te kene te njejtat te drejta(proporcionalisht me popullsine) qe kane minoritetet shqipetare ne vendet korespondente…

      Reply to this comment
  6. ilia June 20, 18:16

    nga shkrimi del qarte qe fundi i nje bukeshkali si Dule eshte teper poshteruas,sepse as greket nuk e duan me.
    Nje skllave i hapi deren e Romes germaneve dhe ata dogjen rrafsh me token.
    Argatet si Dule kan komplekset e skllavit,por me e keqja eshte se nuk jan as grek por vlleh ortodoks te greqisizuar
    Kurse himarjoteve ti hajne mune se jan shqiptare nga mbiemrat dhe pamja dhe nuk e kan lekuren si bytha e kusise.

    Reply to this comment
  7. predator June 20, 18:18

    ky dule eshte thjesht nje pusht i vogel si dhjetera te tjere qe gelojne ne politiken e Tiranes.
    Sa here afrojne zgjedhjet lokale edhe ky si pushtat e tjere kerkon te te bejne ndonje oferte,per te marre ca kocka andej kendej.
    se mos eshte me i mire Shpetim Idrizi, apo Nard Ndoka, apo lloj lloj minjsh qe hidhen te paret nga anija qe mbytet

    Reply to this comment
  8. gani usa June 20, 18:20

    Zoti Vangjel nese do ishte realisht nje “politikan shqiptar” sic e mban veten dhe sic e pretendojne te tjeret (se fundmi PD-ja ne Finiq) do duhet ti te kerkonte Greqise te heqi Ligjin E Luftes me Shqiperine…

    Ti kerkonte Greqise te respektoje Kufijt Detare dhe mos te beje kerkime ne ujrat teritoriale Shqipetare
    Dhe gjithashtu ti kerkoje Greqise ti njohi Shqipetareve te drejten e pronesis ,se Jane me mijra Shqipetar qe Kane Tapite e tokave dhe smund ti marin per efektin e ligjit te luftes..

    Por z.Vangjel nuk ka te beje me politiken shqiptare ne kuptimin e perfaqesimit te interesave. Keto qe thuhen ne kete shkrim jane pasqyre e qarte se me ke kemi te bejme.

    Reply to this comment
  9. treporti June 20, 18:21

    Me Greqine shteti shqiptar duhet te ndjeke parimin e reciprocitetit.Camet dhe arvanitasit ne Greqi nuk lejohen as te kene shkolla ne gjuhen shqipe. as te flasin shqip ne shtepi,njesoj duhet trajtuar minoriteti grek ne disa fshatra te Gjirokastres.
    Cameve nuk u njihen pronat stergjyshore,as tapite e ligjshme te tokave,;te cpronesohen fshataret e dropullit,qe perfituan tokat e bejlereve libohovite dhe pronareve gjirokastrite me ligjin 7501.
    T`u behen analizat e gjakut banoreve te Himares.Po qe se dalin greke, hallall e pacin minoritetin,po qe se dalin krutane,laciane,leber,shkurt rrace shqiptare le ta bejne si Arjani i Zylfit qe leu mushken me shirita bardh e zi dhe therriste neper fshat;:-Pela ime ka pjelle zeber!

    Reply to this comment
  10. emigranti June 20, 18:23

    Nuk e ka fajin Dulja.
    As Greqia.
    Fajin e kemi ne.
    Se jemi popull qe shesim bythen, atdheun dhe prinderit per perfitime te vogla meskine.
    Diku en shkrim thuhet qe Dulja u zgjodh deputet em votat e banoreve te Vranishtit qe u premtoi shtetesine greke.
    Mire Dulja se ato qellime kishte po shqiptaret e Vranishtit pse e shiten veten?
    Ta kthejme pasqyren nga vetja shqiptare.
    Une besoj ky eshte dhe qellimi i botimit te ketij artikulli nga me e nderuara e gazetave shqiptare, Dita.

    Reply to this comment
  11. begu June 20, 18:23

    politikane dhe Parti kurva qe shiten atje ku marrin me shume para.

    Reply to this comment
  12. ela June 20, 18:24

    o Dule!
    Rama te kembeu me tre deputetet e PDIU-se. Keshtu qe hidhu, kerce nga PD-ja.
    Ti ben pjese tek ata qe s’kane b*the per te dale vetem ne zgjedhje. Ju doni ombrellen e partive te medha, keshtu qe, kur s’te hap deren njera, hidheni hop te tjetra.
    Me kembimin qe beri Rama nuk eshte se do dale i fituar, se keta te PDIU-se jane shume me te pabese se ju te PBDNJ-se, por jo sepse jane çam (respekt per çamet), por sepse jane pazarxhinj ordinere dhe qen te sprovuar per gjuhetine e parase. E ndjejne me ere qe larg…

    Reply to this comment
  13. zz15 June 20, 18:25

    Safi krimineli Berisha le ta marre me vete.!

    Reply to this comment
  14. kulla June 20, 18:27

    Si Rama qe e futi ne koalicion si Meta qe pranoi per nenkryetar Kuvendi kane njesoj faj per ngritjen e ketyre figurave kaq te dyshimta.
    Ashtu po kane faj edhe ata vranishtasit qe i paskan dhene mandatin e pare ketij pizevengu

    Reply to this comment
  15. libohovit June 20, 18:27

    mu krijua nje si tip respekti per kete elenin 🙂

    Reply to this comment
  16. ladi June 20, 18:27

    Mire qe e hoqen nga nenkryetar Kuvendi te pakten.
    Se u beme gati te therrisnim Rrofte republika greke e allvanise me nenkrytar dule korofillakun .

    Reply to this comment
  17. 1912 June 20, 18:29

    nuk ka faj dulja.
    “shqiptaret” qe e votojne dhe ata qe ndajne pushtet me te jane fajtoret.
    turpet skane te sosur nga tradhetaret e kombit te shitur me vakt .

    Reply to this comment
    • mira June 20, 18:29

      hume e drejte.
      Kush e beri nenkryetar Kuvendi kete?
      Dulja personi me i votuar per postin e nenkryetarit,kur bashkekombesit e tij duan qe me zorret e bashkeqytetaret e tij, te bejne lidhese kepucesh.
      hahaha
      shqipo hesapi

      Reply to this comment
  18. kalushi June 20, 18:31

    O Vangjel o njeri qe fshihesh pas te drejtave te njeriut. Bej punen tende tamam dhe hidh syte tek diskriminimi i shqiptareve te rinj dhe te autokton ne Greqi – emigrante, camer, arvanitas etj. Kontribuo ne kete drejtim sepse i ke vene ate emer partise ndryshe hiq emrin dhe dil sheshit si grekofon qe shkel buken me kembe.
    Nderkohe RAMA beri shume mire qe ta preu shkurt dhe bile ta ngrentee njecik steken me lart se ai Idrizi i doganave sepse nuk behet fjale per pretendime halucinante si ato te serbeve dhe grekeve per historira te paqena por per fakte historike mijravjecare. Keshtu i do mushka drute.

    Reply to this comment
  19. nokia June 20, 18:32

    Bastard!

    Reply to this comment
  20. sopiqoti June 20, 18:32

    SHOQERIA SHQIPTARE KE SHUME E SHUME PROBLEME TE TJERA,MADHORE QE E SHQETESOJNE DHE ESHTE MIRE QE gazeta Dita Blushi /Mojkom Zeqo /apo dhe te tjere DUHET TE MEREN DHE JO MA SHKELQESIN E TIJ jANULLATOS.Si nuk u ben pershtypje ketyre zoterijve zhvillimi ne gjuhen arabe te ritit te faljes ?

    Reply to this comment
  21. mario June 20, 18:33

    Ju shoku Vangjel U mesuat keq me tradhetarin Sali Berisha, i cili ju bindej per cdo poshtersi tuajen!
    Me rilindasit po ju has sharra ne gozhde!
    E vetmja shprese per gerrqiret dhe pretendimet e tyre eshte tradhetari Sali Qen Berisha!

    Reply to this comment
  22. historia June 20, 18:33

    Hem i ka thene te gjitha o Arben llalla, gjithe tradhetaret e atdheut duhen ndeshkuar, gjithe ata qe luftojne per interesat e vendeve fqinje, dhe ushqehen, pasurohen ne menyre marramendese ne kurriz te popullit shqiptare,duhen spastruar shkulur me gjithe rrenje njehere e pergjithmone!

    Reply to this comment
    • Albioni March 12, 21:45

      Ky Llalla, që nuk dihet i kujt është dhe nga është, bënë sikur është antigrek, por e ka shitur bythën te grekët prej kohësh. Një palaço që ka shitur shtetesin shqiptare, për të marrë shtetësinë maqedone. Dule është një filogrek i pacip, por duke shkruar kundër tij një fëlliqësir që kërkon një vend pune në ministri nga Shpëtim Idrizi dhe kërkon të promovohet me “nacionalizëm”, kjo është një gjë e keqe edhe për gazetën prestigjioze Dita, e cila pranon në gjirin e saj bastard të tillë.

      Reply to this comment
  23. aleks June 20, 18:34

    gazeta dita dhe komunistet e ps e mohojne himaren si zone ku jeton etnia greke.
    po kete e vendos populli i himares, dhe jo komunistat e ps, vete populli himariot e di se cfare jane, kane qene , dhe duan te jene, ata e dine si ndihen, ne rast se ndihen greke, eshet e drejta e tyre, te ndihen keshtu .
    nuk mund ti bejme me zor shqiptare , sic beri enver hoxha, me kompanine etij , evgjitin apo romin te jete krenar per origjinen e tij ilire apo pellazge,keto kohe kane mbaruar,

    Reply to this comment
    • kaqi i vertete June 20, 18:35

      ALEKS ! Ke nje kuptim te gabuar per etnine himarjote.-Ka disa gjera qe nuk ndryshohen si, etnia , pra periardhja e njeriut dhe kjo nuk ndryshohet ne gjithe boten .
      Dhe Himarjotet kete nuk e ndryshojne me vullnetin e tyre dhe te Bollanve e Dules.Periardhja e hershme e atij populli Himarjot eshte den-baba-den ilre (shqiptar ) me deshmi dhe dokumenta shume te vjetra .

      Kurse shtetesia Aleks ndryshohet,sot nje grek marr pashaport shqiptare dhe greku heq shtetesin si grek e behet nenshtetas shqiptar .Ose shqiptari marre shtetesin britanike dhe heq dore nga pashaporta shqiptare, behet shtetas britanik ,por jo kombesi britanike.
      POR kombesia nuk ndryshohet kurre ,sipas vullnetit te kujdo qofte,ne rastin konkret dhe te ndonje himarjoti qe ruan flamuj te dale boje ne sunduçe te tradhtise,dhe na I shpalos sot si te ri ne prezence te z. vangjel. Turp

      Reply to this comment
  24. pune , mu .. June 20, 18:40

    Puna , dhe respekti per punen e ndershme duhet te futet tek te rinjte per te respektuar historinë dhe shqiptarine . Kto shqiptar te greqizuar per tu pasuruar shpejt , pa merite e pa pune po mohojne historinë e lavdine shqiptare te pareve te tyre , turp qe do te i turperojne para historise e brezave qe do lene pas . Per deri sa te na mungoje nje lider per shqiptaret ne ballkan siç ishte ENVERI para viteve 80 te fatkeqsisht kesi histori shqiptarucesh do te degjohen .

    Reply to this comment
  25. labi June 20, 18:41

    ore po pse veni large, a nuk me thoni mbiemri Dule eshte greke ?

    Reply to this comment
  26. I.Troplini June 20, 18:51

    Kush do fliste sot, per nje gojore si Dule, qe here ia merr ne goje Janulles e here ndonje ministri apo “trimi” te se djathtes ekstreme greke?
    Kush do fliste per keto krimba, po te mos kishim pasur Saliun nga Vicidoli, qe e telendisi ate vend, ne ate fund pusi, saqe shqiptaret e Vranishtit, jane te gatshem te shesin edhe voten, per te siguruar nje pacavure greke si dokument perfaqesimi.
    Nuk ka greke ne keto anet tona. Ka vetem gojore si Duleja. Nese Shqiperia stabilizohet ekonomikisht dhe politikisht, “trimi” dhe “ujku” i Voriopidhit Dule, nuk e ka problem aspak, te ushtroje “profesionin” e tij me shqiptare. Ia merr ne goje Rames apo Metes,,,,,,,pa dallim feje e krahine.
    Turme evgjitesh.!!

    Reply to this comment
  27. suliot June 20, 18:54

    po pse z llalla koheve te fundit po meret vetem me shkrime greke, sulmon minoritetin grek ne menyra te ndryshme me shkrimet e tij, por me e keqja eshte se si historian qe hiqet nuk shkruan , te verteten, por sic i intereson, nuk mendoj se nuk mund te kete informacione te qarta,
    shume lexues te shkrimeve historike nuk meren me historine, por thjesht lexojne, cfare thone historianet shqiptare, apo cfare studiohet neper universiteet, apo shkolla ne shqiperi, cfare u serviret nxenesve , apo dhe lexuesve te ndryshem,
    shkrimet historike, nga shume historiane apo dhe nga vete zoti llalla mbeshteten ne nacionalizem, spese kjo eshte corba qe u pelqen shqiptareve sot,
    do te desha te deshiroja te shtoja dicka, te vertet per ata lexues qe u pelqen e verteta, historia eshte me mire te degjohet nga persona, qe e kane per pasion, sesa nga persona qe i sherbejne cfare do lloj shteti,
    persa i takon fotografise, qe zoti llalla ka paraqitur ketu Mitro Kurinis, plisi ne koke eshte vllah, kjo lloj perdoret nga vllehet gjithashtu, por dhe vete emri mitro , e tregon origjinen vllahe, apo mbiemri kurinis, pra mbiemri kurinis vjen nga kuri, apo kuro, fise vllehe, + prapashtesa nis, ekzistenca e vlleheve aty qe shume shekuj me pare duket dhe nga emertimi i fshatit vllaho-goranxi, kush eshte nga jugu mund ta kete degjuar ., por dhe regjistrimet e vjetra turke te shekullit 15 tregojne per ekzistencen vllahe aty,
    ferit duka gjithashtu i cili eshte mare me dokumentat osmane ka zbuluar regjistrimet osmane dhe permend per ekzistencen vllahe ne keto fshtra,

    Reply to this comment
  28. padrino June 20, 18:56

    Fajin, se kanë minorikarët grekë, apo kurva gerqi që sillen kështu me vendin tonë , po politikanët e shitur të Shqipërisë, që kanë 25vjet që kanë lënë dorë të lirë greqise të bëjë çfarë ti dojë qejfi, në Shqipëri. Si saliu , nanua , basha, lilo floriri, duke futur grekër, e filogrekër, në partitë e tyre, apo piktori që bëri vangjel dulen, nënkryetar parlamenti. Komplimente këtij gazetarit për shkrimet e tij.

    Reply to this comment
  29. suliot June 20, 18:59

    per labin
    po mire dule nuk eshte grek, po berish, (slav) meta(turk) majko(bullgar)nano(grek) milo( sllav)
    cfare mbiemra jane, po kush ka mbiemer shqiptar ne shqiperi, apo ku ka ndonje toponim , fshat apo qytet apo lume, mal, fusha, me emra shqiptar,
    kurvelesh , laberi, golem,(i madh) etj fjale sllave

    Reply to this comment
  30. toni June 20, 19:14

    Z Llalla po ja ngrin vlerat shume ketij Dules,ky dhe ata qe i shkojne mbrapa po mundohen te nxjerrin disa para duke luajtur lojen e nacionalizmit.Dule nje fshatar injorant nuk mund ti luaj themelet e Shqiperise pa ndihmen e disa pseudo Shqiptareve.Zhvillimet ne Athine po shkojne ne interes te Shqiptareve,nuk do jete e larget koha kur bijte e ketyre plerave do deklarohen si me origjine Shqiptare.

    Reply to this comment
  31. luan June 20, 20:10

    Duhet larguar sa me pare nga Shqiperia pedofili janulle . Financuesi kryesor i antishqiptare. Depozitues shqiptare terhiqni leket nga bankat e jevgjitereve.

    Reply to this comment
  32. Moderatoret e dine kush jam June 20, 20:31

    Nuk ka faj Vangjel Dulja, apo Evangelos, siç shkruan ne profilin e tij ne fb. Rrenjet e te keqes se tij jane thelle shume thelle.
    Vangjel Dulja, i biri i Jorgos, eshte nje goranxiot, (dropulli i Poshtem), qe nuk eshte se i mungon inteligjenca.
    Por dhe eshte ndihmuar shume nga bashkefshatari i tij, ish sekeretari i komitetit te Partise se rrethit te Gjirokastres, sa i perket te drejtes se studimit.
    Eshte djal i nje ishpuntori te lekureve ne fabriken e lekure-kepuces ne Gjirokaster.
    Por Vangjeli nuk eshte se ka ngrene vetem nje luge çorbe te ptishur, por ka ngrene nje maune me çorbe te prishur dhe eshte i kapur si miu ne dhokan.
    Eshte nje antishqiptar i thekur perkundrejt antishqiptarit koke gdhe nga Derviciani, Spiros Kseras, ish prefekt dhe minister i Berishes.
    Si Vangjeli dhe Spirua kane nje mision ne veprimtarine e tyre, misionin qe nuk arriten as andartet, as sebastianet dhe as forcat monarko-fashiste ne 1949.
    Eshte ne dore te strukturave te shtetit shqiptar ta ndalojne apo ta lejojne kete kontigjent te asfalise qe te beje siç ka bere deri tani, ne mos me keq.

    Reply to this comment
  33. SS June 20, 20:42

    Ajo qe me shqeteson me teper jane Vranishqotet qe e kane shitur veten Se labi shqueht per trimeri dhe patriotizem Se Greku tinzar ka qene dihet historikisht i dhame doren por na mori krahun me gjith grrushtin e rende qe e kishim rrojtur per ne finale Se kuptojme veten se sa poshte kemi rene nga ca njerez muti po qelben dynjane Krehnoheshim me vendin e shqiponjave dykrenare duke na lene emblemen e laraskave jane merzitur dhe malet

    Reply to this comment
  34. Albani June 21, 00:05

    Ja pra dy kryeministra shqiptar te krishter,Meksi dhe Rama I lene greket jasht qeverise,e kunderta e myslymanit verior Sali Qeni qe ju dhuroj dhe 350 km katror nga gjiu I Sarandes.

    Reply to this comment
  35. xxx June 21, 00:35

    DULE ESHTE NGA ATO LANGOT QE KUR U HAPEN KUFIJTE,, EDHE KY SI TE GJITHE MINORITARET FILLUAN TE THERRISNIN PER NJE COP BUK DHE NJE PAL XHINSA RROFTGREQIA,,HARRUAN KU ISHIN RRITUR SHKOLLUAR DHE JETUAR,,, QE PER DY LEK SHITEN BYTH,,TEK GREKET,, FILLUAN TE AKTIVIZOHESHIN NEPER SHOQATA ANTI SHQIPTARE DHE EMIGRANTET SHQIPTAR I SHIKONIN ME PPERBUZJE,SE KETA GJOJA ISHIN GREKER,,, PTUUUUUUU JU QIF,,,ROP,,,RRAC E POSHTER ME DULE-BOLLANO E SOJ SOROLLOP,,,,,,

    Reply to this comment
  36. Dibran mergimtari June 22, 16:11

    Nese Fan Noli ze vendin e merituar qe ka ne kishen e pavarur ortodokse, ndikimi I njerezve si Dule apo I atyre qe I ushqejne ato thahet per njekohe shume te shkurter.

    Reply to this comment
  37. eleni June 22, 21:48

    ore skipetare do rini mire apo si e keni . Une e ngrita ne gjokset e mia Vangon une e skaterova ate. dhe pergatituni se ushtria e vorio epirit eshte gati ..

    Reply to this comment
  38. Arberi March 12, 13:40

    Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjeve……c ne qe u kujtuat tani per kete Dule leshin…..????? C ne qe ishte burre I mire ky Dulja kur e dilte dite per dite duke share Saliun?????? Kur te luftojme kriminelet.hajdutet dhe maskarenjte brenda vetes ta keni te sigurte qe Dule iken me vrap nga syte kembet

    Reply to this comment
  39. sammmm July 25, 22:33

    AMERIKA FAK OFFFFFFFFFFFF

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*