Njihni “Gadget”, bomba e parë atomike në histori

January 11, 2018 03:09

Njihni “Gadget”, bomba e parë atomike në histori

Emri i koduar me të cilin njihet bomba e parë atomike në histori është Gadget.

Tentativat epara për të prodhuar një armë nukleare nisën në 1939, por vetëm në 1942 studimet u konkretizuan me projektin Manhatan që prodhoi bombën Gadget, raporton DITA.

E përbërë nga 8 kg pluton dhe rreth 2250 kg eksploziv, Gadget u testua në një zonë ushtarake në Nju Meksiko në orën 5:29:45 (ora lolale) të 16 qershorit 1945.

Shpërthimi u vëzhgua nga një grup ushtarakësh dhe shkencëtarësh të cilët u vendosën në një bazë 16 km larg zones.

Bomba shpërtheu sipas parashikimeve me një forcë prej 19-21 kiloton.

Presidenti amerikan Truman që në atë kohë ndodhej jashtë vendit, u njoftua me një mesazh të koduar, teksti i të cilit ishte “Operated this morning. Diagnosis not complete but results seem satisfactory and already exceed expectations… Dr. Groves pleased” (U operua sot në mengjes. Diagnoza jo e plotë, por rezultatet duken të kënaqshme dhe në çdo rast, përtej pritshmërive. Dr. Groves, I kënaqur).

I gjithë operacioni u mbajt sekret dhe zërave për një shpërthim të jashtëzakonshëm në Nju Meksiko, zyrtarisht autoritetet iu përgjigjën me një komunikatë ku flitej për shpërthimin aksidental të një depoje ushtarake, ku fatmirësisht nuk pati viktima.

Vetëm në 1953 në zonën e shpërthimit u lejuan 650 vizitorët e parë.

b.m. / dita

Pamje e përgjithshme e Gadget

Reja e shpërthimit

Në vendin e shpërthimit, disa javë më pas

 

 

January 11, 2018 03:09
Komento

7 Komente

  1. Guret January 11, 03:15

    PO rrezatimi radioaktiv???????

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 January 11, 08:05

    më në fund diçka për dhëmbët e qënjes superiore!!
    me të vërtetë dhe unë u binda më në fund se qënka gjë e vështirë për tu ndërtuar,tërë këto kablla për ti lidhur!!kishte të drejtë moni kur tha se kishte 6’000 pjesë!vetëm jashtë janë 5’600 kabllo,pastaj llogarit kapsollat për TNT,bile dhe çengeli duhet llogaritur!!
    qënje ti si i rritur me fizikë dhe me 30 vjet në vjenë në institutin e “ku ta di unë”,mund të na japësh ndonjë shpjegim më të saktë,detajuar,shkoqur për bombën e pamundur për tu prodhuar!!
    ps:lekso nuk më rrihet pa u gric,por mos ma merr për keq!!thjesht për kureshtje!!

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit January 11, 15:51

      ceno, pa ç’pa Thanua, duke pare se po mungonte grupi jone, kerkoi ne arkiva dhe nxorri nje top llamarine me tuba dhe kabllo qe te ktheheshim atje ku e lame ne 2017-en. Po ne s’na ka dale akoma rakia dhe bakllavaja e Vitit te Ri, hahhahahahhahaa. Megjtihate, une te thashe qe bmba e pare u provua ne shkretetiren e Los Alamos ne qershor dhe ishte Pu-239. Ato 6 mije komponentet nuk jane per versionin e pare, qe jane keto kabllot. Psh, ajo qe shpertheu ne Nagasaki shkarkoi rreth 2% te potencialit qe mund te shkarkohet ne kohet moderne. Per te tjerat pyet plakun xhuxhumakun, hahhahahahaa. Kalofsh nje vit te gezuar ceno! Hambarin plot!

      Reply to this comment
  3. shushica January 11, 11:17

    Jo qeshor por korrik .Truman ishte ne Berlin ,ne takimin me Stalinin dhe kryeministrin britanik .Trumani e njoftoi per kete prove Stalinin ,por ai nuk manifestoi asnje habi .Duket kishte informacion ,pasi ne grupin e punes te projektetit Menhatan kishte informatore .

    Reply to this comment
  4. kjo o mo mir se Vetting-u January 11, 19:12

    kjo i zgjidh
    problemet ne Shqypnie

    Reply to this comment
  5. alphade January 12, 09:20

    Shushica, nje korigjim te vogel: Trumani,Curcilli dhe Sta-
    lini nuk ndodheshin ne Berlin por ne Postdam…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*