Njihni gruan më të pikturuar në histori pas… Shën Mërisë

November 29, 2017 16:29

Njihni gruan më të pikturuar në histori pas… Shën Mërisë

Cila ka qenë gruaja më e pikturuar në histori? Përgjigjen besoj se e dinë të gjithë: Shën Mëria.

Por duke përjashtuar nga ky klasifikim nënën e Jezusit, duhet të shkojmë në fillimin e shekullit të kaluar, kur një grua tjetër pushtoi skenën artistike europiane: këngëtarja dhe kabaretistja franceze Suzy Solidor (1900-1983), e cila është pikturuar qindra herë nga rreth 225 artistë.

Modelja Suzy Solidor pozoi për artistë si Pablo Picaso, Jean Cocteau, Francis Bacon, Man Ray dhe Francis Picabia.

Solidor pozoi më shumë për Tamara de Lempicka, artistja polake që me portretin e saj të vitit 1933 e bëri “të pavdekshme”.

Po kush ishte Solidor dhe pse pati kaq shumë sukses mes artistëve të ‘900?

Vajza e një mamaje franceze, në moshën 30 vjeçe u bë një yll i kabaresë pariziane.

Personaliteti i saj ekletik dhe antikomformist- dhe homoseksualiteti i saj- e bënë aq të famshme, sa klubi i natës që ajo hapi, vetëm pas ca kohësh u kthye në pikë takimi për shumë artistë të kulturës pariziane.

Ajo vetë shkroi libra e këngë që më pas i recitonte brenda lokalit të saj.

b.m. / dita

November 29, 2017 16:29
Komento

1 Koment

  1. shabani November 30, 08:43

    Kjo duket si burre ça grua thoni ju

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim