Taksisti i “Saliut dhe Kardashianit” ia del prapë të tërheqë vëmendje

September 28, 2016 10:44

Taksisti i “Saliut dhe Kardashianit” ia del prapë të tërheqë vëmendje

Nuk është shumë e vështirë të gjesh Uljan Kolgjegjajn pasi ai tashmë njihet në rrethin e taksistëve në kryeqytet.

Por fama e tij tashmë ka arritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe këtë herë jo për tatuazhin e Marinës që mban në trup, as për faktin se disa ditë pasi bëri tatuazh portretin e ish-kryeministrit Sali Berisha e shndërroi atë në dragua, por për… mbështetjen që i jep Donald Trampit.

E gjetëm si zakonisht atje ku ka vendqëndrimin e tij, pranë Piramidës, duke pritur klientin e radhës. Shohim që taksia e tij, këtë herë ishte e mbushur me posterat e Donald Tramp. Dikur vendin e tij të nderit e kishte… Kim Kardashian dhe motra e saj, Kylie Jenner.

Kolgjegjaj e ka një shpjegim të vetin se përse Tramp i është futur politikës. Sipas tij, ai është nisur nga një mision i caktuar.

“Donald Tramp është futur në politikë për të hequr këtë farën e keqe të politikanëve që qeverisin gjithandej deri më tani. Ai është ndryshe nga të tjerët. I thotë gjërat troç, ashtu siç janë, pa diplomaci”- shprehet taksisti për Dita-n.

Uljan Kolgjegja, 37 vjeç, taksist shqiptar. (AP Photo/Hektor Pustina)

Uljan Kolgjegja, 37 vjeç, taksist shqiptar. (AP Photo/Hektor Pustina)

Nuk e ka tentuar ndonjëherë të aplikojë në lotarinë amerikane, por nëse fiton Tramp, do ta provojë edhe ai fatin.

Kur i themi që i preferuari i tij nuk i mbështet emigrantët, madje ka thënë se do t’i zhdukë ata nga Amerika, Kolgjegjaj e ka një arsyetim edhe për këtë deklaratë.

“Emigrantët që nuk e duan Donaldin janë ata që janë pa letra dhe që bëjnë pisllëqe. Donaldi do ta shuaj këtë farën e keqe. Ai i do njerëzit të rregullt, sipas ligjit. Emigrantët e rregullt nuk kanë arsye se pse duhet ta kenë frikë atë”- pohon taksisti.

Ai arrin deri aty sa të parashikojë edhe rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë. “Tramp ka për të fituar bindshëm, 70 për qind mendoj unë. Do m’i kujtosh këto fjalë që po të them”.

Hillari nuk është në shijet e tij, pasi ai thotë se, po të kaloi vakti duhet të hapësh rrugë dhe të zëvendësohesh më një tjetër. Në ditët e sotme, sipas tij, të ikën koha.

“Hilari Klinton nuk i hyn në punë askujt. Ajo është zonjë për veten e vet. Pse e gjithë familja do futet në politikë! Ka qenë burri, pse duhet të futet edhe ajo!? Pastaj s’ka moshë ajo për atë punë”- thotë Uljani.

Megjithatë, djaloshi taksist ka arritur të tërheq vëmendjen jo vetëm të njerëzve, por edhe të mediave të huaja këto kohë. “Këto ditë vetëm më fotografojnë. Vijnë njerëzit, bëjnë foto dhe qeshin”– tregon ai duke qeshur, gjithashtu.

1474899440_460x2

Uljan Kolgjegja me taksinë e tij në Tiranë

Shoferit të taksisë i ka dedikuar një shkrim të veçantë edhe mediat e huaja, konkretisht “Associated Press”, (e më pas është transmetuar edhe nga shumë media të tjera amerikane) për të cilën, ndër të tjera thotë se manjati i pasurive të paluajtshme ka ndihmuar mjaftueshëm në shpëtimin e biznesit të tij.

Uljan Kolgjegja ka thënë për këtë media se, ideja për ta pikturuar automjetin e tij me fotot e Donald Tramp i ka ardhur pasi kishte dëgjuar kryeministrin Rama të thoshte se “Tramp mund të përbënte një kërcënim real ndaj marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”.

Gjesti i tij ka tërhequr vëmendjen e shumë personave në Tiranë, ndërsa Kolgjegja thotë se po fiton më shumë para se kurrë më parë, gjatë 13 viteve si shofer taksie. “Fotot e tij më kanë sjellë më shumë klientë”, shprehet ai për “AP”.

1

Uljan Kolgjegja me imazhin e Marina Vjollcës në tatuazhin e tij

Kolgjegja flet edhe në lidhje me presidencialet amerikane, teksa thotë se Tramp do të sjellë zhvillime të reja shpresëdhënëse anembanë botës, nëse zgjidhet president, ndërsa shfaqet më shumë skeptik ndaj kandidates demokrate, Hilari Klinton.

“Shikoni botën sot, e mbushur plot me luftëra. Presidenti Obama dhe Klintoni, e cila ka punuar për të më parë, nuk kanë bërë aq sa duhet”, thotë ai. “Tramp do të sjellë një ndryshim”.

Në komentet e mëhershme të tij për Trampin, kryeministri Rama ka thënë se “do të ketë pasoja shkatërrimtare” nëse ai zgjidhet president i SHBA-ve. Por këtu, ai nuk i është referuar republikanëve në tërësi, vetëm një “karakteri që ka sjellë shqetësim edhe mes vet republikanëve”, saqë shumë prej tyre tashmë duan dhe pritet të votojnë Klintonin.

“Kur Tramp të bëhet zyrtarisht president dhe të futet në Shtëpinë e Bardhë në janar, unë do të ndez 200 fishekzjarrë përpara zyrës së kryeministrit Rama”, ka premtuar Kolgjegja në fjalët e cituara nga “Associated Press”.

Tirana dhe Uashingtoni rivendosën marrëdhëniet diplomatike në vitin 1991 pas rënies së regjimit komunist në vendin tonë. Ndërkohë, edhe ish-presidenti amerikan George W. Bush pati një mikpritje si hero në Shqipëri, gjatë vizitës së tij në vitin 2007.

***

Shkrimi i plotë është botuar sot në DITA print.

 

September 28, 2016 10:44
Komento

6 Komente

  1. ??? September 28, 11:05

    Sa per dijeni Tramp dhe Trump jane dy fjale te ndryshme. Ai e ka Donald Trump dhe jo TRAMP!!!
    Mos u beni si verioret e Saliut qe thone Ajpet ne vend te Ipad(ajpad).
    trump1

    /trʌmp/

    noun

    noun: trump; plural noun: trumps

    1. (in bridge, whist, and similar card games) a playing card of the suit chosen to rank above the others, which can win a trick where a card of a different suit has been led.
    “declarer ruffs the opening lead and plays a trump”

    tramp

    /tramp/

    verb

    verb: tramp; 3rd person present: tramps; past tense: tramped; past participle: tramped; gerund or present participle: tramping

    1. walk heavily or noisily.
    “he tramped about the room”

    •walk over a long distance wearily or reluctantly.
    “he had tramped all over the city”

    •tread or stamp on.
    “one of the few wines still tramped by foot”

    noun

    noun: tramp; plural noun: tramps

    1. a person who travels from place to place on foot in search of work or as a vagrant or beggar.

    Reply to this comment
  2. info analitike September 28, 12:18

    Italianet thone “beata ignoranza”.

    Reply to this comment
  3. Valter Mola September 28, 12:55

    Amerika e ka lene shqiperin ne kete gjendje te mjerueshme

    Reply to this comment
  4. gjethi September 28, 15:36

    Siç duket ky trapi e paska fiksim me qene me ata qe jane pro-sllav(sala e trump jane te tille)

    Reply to this comment
  5. Boban Markotic October 5, 20:39

    Great photo. President Ronald Reagan and Donal Tramp president kandidate, good president.FOREVER !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*