Njihni “të tredhurit”, sekreti tjetër i haremeve sulltanore

August 13, 2018 11:01

Njihni “të tredhurit”, sekreti tjetër i haremeve sulltanore

Asnjë institucion tjetër otoman nuk ka ngacmuar më shumë fantazinë perëndimore se sa haremi i sovranëve: vend i lojërave erotike dhe mërzisë në luks, intrigave me gjakderdhje që thureshin brenda Portës së Lumturisë. Haremi i kishte të gjitha këto. Mbi të gjitha, ishte një qendër për mbrojtjen e pushtetit dinastik.

Dhe kur përmenden haremet, vec femrave me tërheqjen e tyre të përjetshme, personazhi më enigmatic ishte “eunuku”.

Nuk ka rrëfim me harem që mos përmenden eunukët.

Po çfarë ishin ata? Eunukët përbënin një fuqi më vete në perandorinë osmane.

Që nga 1591, ruajtja e haremit është detyrë ekskluzive e eunukëve zezakë. E kanë pothuajse gjithmonë prejardhjen nga Sudani apo Etiopia, dhe rekrutohen në mënyrë barbare: djem mes tetë dhe 12 vjec rrëmbehen dhe tridhen nga kristianë apo hebrenj (Islami ndalon besimtarët e tij të tredhin njerëz apo kafshë).

Tredhësi ndan penisin dhe testikujt, ndalon hemorragjinë, sterilizon plagën dhe ndalon bllokimin e kanalit urinar. Një fëmijë në tre i mbijeton procedurës, procesit të shërimit, që zgjat edhe me muaj, si dhe vuajtjeve urinare. Ata që ia dalin janë një pasuri e vërtetë për tregtarët: vetëm familjet më fisnike mund t’i lejojnë vetes shërbyes të tredhur. Për Topkapinë blihen me qindra.

Eunukët e moshuar u mësojnë të rinjve gjuhën kombëtare dhe fenë. Të rinjtë mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të bëjnë hesape, dhe i nënshtrohen stërvitjes ushtarake. Më pas, në bazë të talentit dhe aftësive, shërbejnë në rojën e pallatit apo si shoqërues personalë të një anëtari të familjes mbretërore apo një të preferuare.

Më të aftit mund të arrijnë pozicione me ndikim në administratën e haremit; komandanti i tyre është një prej njerëzve më me pushtet, më të informuar dhe më të korruptuar të sulltanatit: është anëtar i këshillit shtetëror, komandon rojat, kontrollon formimin e sulltanëve të mundshëm në burgjet e princërve, kryen detyrën e inspektorit për fondet për qytetet e shenjtë të Mekës dhe Medinës. Nëse u mbijeton intrigave të oborrit, ku eunukët me ngjyrë luajnë shpesh një rol kyc, në fund mund të kërkojë lirimin e tij për t’i kaluar vitet e fundit të jetës si njeri i pasur.

Eunukët nuk bëjnë vetëm rojë në hyrje të haremit dhe në apartamente, kontrolli i tyre ushtrohet edhe brenda. Haremi është si një bërthamë gjigande familjare, ku duhet të mësohen shërbyesit, të bëhet shoqërimi dhe ku duhet të bësh të mundur që të dalin hesapet.

Si dhe të ruash një disiplinë të hekurt. Hierarkia është e fortë, ceremoniali i ngurtë, mosbindja ndëshkohet me të rrahura me shkopinj: skllavet që kryejnë marrëdhënie homoseksuale apo tentojnë të afrohen me eunukët rrezikojnë ndëshkimin fizik ose vdekjen.

Përgjithësisht kanë qenë figura të urryera për turmën.

Kur mes viteve 1908 dhe 1909, revolucionarët turq i dhanë fund monarkisë dhe sulltani i fundit Abdyl Hamidi II u detyrua të heqë dorë nga froni, të parin që turma vari në urën e Gallatës ishte kreu i eunukëve të tij.

b.m. / dita

August 13, 2018 11:01
Komento

12 Komente

  1. leka August 13, 11:38

    ‘rrace qensh’ si duket nuk ke lexuar gje per korin e kapeles sistina ne vatikan qe e krijonin vetem me femije te tredhur…injorant

    Reply to this comment
  2. # August 13, 12:19

    Pergjigje dy komentuesve.
    Meqe keni vleresu se ky veprim tregon bote kafshesh,rrece qenesh.Shtoi dhe mendimin qe keto njerez te pushteteshem te besimit te dy paleve veprojne kundra krijuesit te tyne Perendi.C’ka don te thote se jane te pafe,kanibal.

    Reply to this comment
  3. A August 13, 12:23

    Eshte kuriozitet qe te dime me shume se çfare bejne mendjet perverse te sunduesve neper hareme, por me qe paska edhe ne korin e kapeles sistina per sistemet e tredhjes se meshkujve, por edhe si trajtohen femrat ne keto lloj ambjentesh skllaveruese. Por, sulltanet shquhen per keto vepra dhe skena makabre. QEMAL ATA TURK i vuri dermet ketij sistemi dhe XHEP TAIP ERDOGAN kerkon te kthehet mbrapa.
    Sipas disa filozofive: “Feja eshte opium per popujt”.
    Gjithe ne krie te popujve, vendeve dhe shteteve duhet kemi mundesisht njerez mendje ndritur dhe jo sharlatan. Fatkeqesisht mjaft shtete sundohen nga persona te tille edhe ne ditet e sotme. Gjithenje njerezimi ka vuajtur nga te tille tipa maskarenj. +

    Reply to this comment
    • katarakti August 13, 14:31

      Njerezit e ndershem dhe me mendje te ndritur nuk dalin anjehere ne krye. Ata shohin punen e tyre. Per te qene ne krye vuajne mediokrit, njerezit me vese, sharlatanet dhe maskarenjte, njerezit e etur per pushtet, lavdi dhe fame. Keshtu ka ngjare gjate gjithe historise se Njerezimit.

      Reply to this comment
  4. Mark U.K August 13, 19:38

    Zoti e shoft ket rrac te ndyre.Po fatkeqsisht na ka lene kto mutsihane edhe ne Shqiperi , ma e keqja flasin shqip.

    Reply to this comment
  5. Jimi August 13, 21:42

    Eunuket jan viktima te pushtetit te pakufijshem, pervers dhe djallezor dhe si te tille edhe nuk duhen gjykuar!

    Reply to this comment
  6. leka August 14, 10:08

    ‘rraca injoranteve’ eshte 100 here me e rrezikshme se rraca e qenve sepse injoranca nuk ka fe as kombesi…te tredhurit ishin skllever viktima te injoranteve pa dallim feje…

    Reply to this comment
  7. Gjergjit te Madhe te Katsrioteve qe August 14, 10:16

    i pallonte 20-vjazat e sulltanit ,
    i rrujti bolet Sulltani .
    Madje nga kronikanet e aferm te Sulltaniatit ,
    thuhet se Sulltani ja Conte qellimishte gocat e tij
    Kastrobeut ti pallonte ,sepse donte te lindnin
    rrace te forte per ushtrine e tij .
    cfar pederesh kan ken sulltanet .!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*