Njihuni me 7 mrekullitë e Mesjetës

May 18, 2017 15:07

Njihuni me 7 mrekullitë e Mesjetës

Bota e Mesjetës nisi ndërmjet periudhës së lashtësisë (rreth vitit 600) dhe kohës së Re (duke filluar midis viteve 1453 dhe 1517). Mesjeta krijoi periudhën e mesme në një ndarje skematike të historisë evropiane në tre “epoka”: Qytetërimi klasik i lashtësisë, Mesjeta dhe Kohët moderne.

Në këtë periudhë lindën edhe shumë arkitektë të mëdhenj të cilët krijuan vepra arti, të cilësuara si shtatë mrekullitë arkitekturore në mesjetë, edhe pse një pjesë e këtyre mrekullive janë ndërtuar përpara kohës së Mesjetës.

1- Stonehenge

Shtate mrekullite arkitekturore te mesjete 3

Stonehenge është një ndërtim megalitik i Erës së neolitit dhe Erës së bronzit i cili gjendet pranë Amesberit, në krahinën angleze të Viltshajërit, rreth 13 km në veri të Salisberit. Përbëhet nga një grumbull gurësh pingulë të vendosur në formën e një rrethi gjigant. Është vendndodhja më e njohur parahistorike në botë. Arkeologët mendojnë që gurët pingul janë ngritur rreth viteve 2500 p.e.s dhe 2000 p.e.s megjithëse stomi dhe brazda rrethpërshkuese, të cilat përbëjnë fazën më të hershme të përmendores, datojnë rreth viteve 3100 p.e.s.

Vendndodhja dhe rrethinat bëjnë pjese ne listën e UNESCO-s të Objekteve të Trashëgimisë Botërore që nga viti 1986, si edhe ndodhet nën mbrojtjen e Scheduled Ancient Monument. Askush nuk e di se kush dhe pse e ka ndërtuar “Stounhenxhin”. Mendohet të ketë qenë një lloj kalendari i kombeve të lashta. Në atë kohë feja dhe astronomia ishin shumë të përziera së bashku. Disa mendojnë se “Stounhenxhi” ka fuqi magjike.

2- Koloseu

Shtate mrekullite arkitekturore te mesjete 4

Koloseu ose i njohur fillimisht si Amfiteatri Flavian, është një amfiteatër gjigant në qendër të qytetit të Romës, Itali. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet rreth 45,000-50,000 ulëse spektatorësh. Koloseu u shfrytëzua për garime gladiatorësh në sy të publikut. Filloi të ndërtohej në lindje të Forumit Romak gjatë viteve ‘70 dhe ‘72 nga perandori Vespasian. Koloseu u shfrytëzua rreth 500 vjet me garimet e fundit të evidentuara në shekullin e VI pas datës tradicionale të dështimit të Romës në vitin 476.  Sikurse mbajtja tradicionale e garave të gladiatorëve në këtë godinë janë mbajtur dhe shumë spektakle tjera të cilat kishin gjithmonë karakter gjakderdhës – dëfrim në vuajtje të të tjerëve qofshin njerëzit nga njerëzit, njerëzit nga kafshët ose kafshët nga njerëzit. Koloseu ka mbetur një nga simbolet që ka mbijetuar më me sukses nga arkitektura e Perandorisë Romake. Koloseu është një nga pikat më atraktive dhe më të vizituara në kohën e sotme në Romë dhe ka lidhje të ngushtë me Kishën Katolike Romake lidhur me disa rituale fetare.

3- Katakombet e Kom el Shoqafa

Shtate mrekullite arkitekturore te mesjete 5

Katakombet e Kom el Shoqafa janë një vend historik arkeologjik, gjenden në Aleksandri, Egjipt dhe konsiderohet si një nga shtatë mrekullitë e mesjetës. Nekropoli në Aleksandri, përbëhet nga një seri varresh, statuja dhe objekte arkeologjike kulti, me ndikime helene dhe romake. Një shkallë rrethore, e cila shpesh është përdorur për të transportuar trupat e vdekur në qendër të saj të çon poshtë në varre të cilat u hapën fillimisht gjatë periudhës së perandorëve Antonine (shekulli 2 pas Krishtit). Objekti është përdorur më pas si një dhomë varrimi nga shekulli i 2-të  deri në shekullin e 4-ët, para se të rizbuloheshin në vitin 1900.  Deri më sot, tre sarkofagë janë gjetur, së bashku me mbetjet e tjera të njerëzve dhe të kafshëve të cilat janë shtuar më vonë. Besohet se katakombet ishin të destinuara vetëm për një familje të vetme, por është e paqartë sepse vendi u zgjerua në mënyrë që të varroseshin edhe individë të tjerë. Katakombet e Kom el Shoqafa janë, sipas disa listave, edhe një nga shtatë mrekullitë mesjetare të botës. Një nga karakteristikat më të frikshme te katakombet është e ashtuquajtura Hall Caracalla. Sipas traditës, kjo është një dhomë varrimi në masë për njerëzit dhe kafshët të masakruar me urdhër të perandorit Caracalla në vitin 215 pas Krishtit.

4- Muri i Madh Kinez

Shtate mrekullite arkitekturore te mesjete 6

Muri i Madh Kinez, i konsideruar si një nga “7 mrekullitë botërore” është vepra më e madhe e mbrojtjes ushtarake e kohëve të lashta të Kinës, që u ndërtua në një periudhë shumë të gjatë. Ky mur madhështor gjarbëron mbi 7 mijë kilometra në hartën e Kinës. Në vitin 1987, Muri i Madh Kinez u përfshi në “listën e trashëgimive botërore”. Ndërtimi i Murit të Madh filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e  kombësive veriore.  Në vitin 221, pasi perandori Qin Shi Huang e bashkoi Kinën, i lidhi të gjithë muret e ndërtuara nga mbretëri të ndryshme, duke krijuar një mur të madh në kufirin verior, për t’u mbrojtur nga sulmet e kalorësve shtegtarë të stepës mongole të veriut, atëherë Muri i Madh ishte 5 mijë kilometra.  Në dinastinë Han pas dinastisë Qin, Muri i Madh ka arritur në mbi 10 mijë kilometra. Gjatë historisë mbi 2 mijë vjeçare, sunduesit e periudhave të ndryshme të Kinës ndërtuan në sektorë të ndryshëm Murin e Madh, gjatësia e tyre e marrë së bashku i kaloi të 50 mijë kilometrat, kjo gjatësi mund ta rrethojë mbi një herë rruzullin tokësor. Muri i Madh u ndërtua me tulla kolosale dhe pllaka guri,  ai është rreth 10 metra i lartë dhe 4 deri 5 metra i gjerë.

5- Kulla e Porcelantë e Nanjingut

Shtate mrekullite arkitekturore te mesjete 9

Kjo kullë nuk ekziston më, por ka qenë e ndërtuar në breg të lumit Jangze (Kinë) ku ka vite që është në fazë rikostruksioni. Kjo mrekulli është ndërtuar nga mbreti Kinez Jang Le, rreth shekullit 15, me lartësi 290 metra dhe diametër 90 metra. Kjo ndërtesë ka qenë vepra me madhështore deri në periudhën e ndërtimit. Ka ekzistuar deri në shekullin 19.

7- Aja Sofia

kadir-gecesi-programı

Aja Sofia (Dituria e Shenjtë) apo bazilika e Shën Sofisë në fillim ishte kishë, me pushtimin e Kostandinopojës nga osmanët u kthye në xhami dhe sot është muze i qytetit turk të Stambollit. Aya Sofia u ndërtua në qindvjeçarin e 6-të dhe ishte kisha kryesore e Perandorisë Bizantine dhe qendër fetare e Ortodoksisë. Aya Sofia është vepra e fundit ndërtimore me rëndësi e lashtësisë së vonë dhe shembulli i parë i arkitekturës bizantine, në të cilën shfaqen kupolat që skalitën më vonë elementet e ndërtimit kishtar. Mendohet si një nga ndërtesat më të bukura në botë. Ajo ishte katedralja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në botë për më se një mijë vjet, deri para mbarimit të Katedrales së Seviljes në vitin 1575 (periudha e Rilindjes evropiane).

7- Kulla e Pjerrët e Pizës

Leaning-Tower-of-Pisa_5

Kulla e pjerrët e Pizës është kambanorja e Katedrales së Pizës. Ajo është vendosur mbrapa Katedrales së Pizës dhe është ndërtesa e trete më e vjetër në sheshin e Katedrales së Pizës. Edhe pse kishte si qëllim të ishte një kulle e drejte, Kulla e Pizës filloi dalëngadalë të anonte. Si fillim ajo kishte një prirje të anonte drejt juglindjes menjehere pas përfundimit te ndërtimit te saj ne 1173 me një baze të dobët mbi një tokë jo të fortë, gjë që u bë shkak që kulla të anohej. Në ditët e sotme kulla anon drejt jugperëndimit.  Lartësia e kullës është 55,86 m nga toka në anën më të ulët dhe 56,70 m në anën më të lartë. Gjerësia e murit në bazë është 4,09 m dhe në krye 2,48 m. Pesha e saj është vlerësuar 16 000 ton. Kulla ka 294 ose 296 hapa, kati i shtatë ka 2 hapa me pak ne veri. Para se të niste puna për restaurimin e kullës, e kryer midis 1990 deri në 2001, kulla kishte një pjerrësi prej 5,5 grade, kurse pas përfundimit te punës ajo qëndron ne një pjerrësi prej 3,99 gradë. Kjo do të thotë që maja e kullës qëndron 3,9 m më lart se vendi ku ajo duhej të ishte nëse do të ishte kullë vertikalisht perfekte.

May 18, 2017 15:07
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 May 19, 10:01

    “Njihuni me 7 mrekullitë e Mesjetës”
    ju keni marrë fund!!ose hashash me të lirë!!
    nga 7 mrekullitë e mesjetës,4 janë ndërtuar shekuj më parë se koha e përcaktuar si fillimi i mesjetës!!
    budallallëku e mënçuria nuk janë dy universet që konkurojnë universin fizik!!
    ky i fundit ndoshta përfundon diku!!nuk i dihet,por dy të parat janë të pafundme!!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 May 19, 11:58

    “Njihuni me 7 mrekullitë e Mesjetës”
    ju keni marrë fund!!ose hashash me të lirë!!
    nga 7 mrekullitë e mesjetës,4 janë ndërtuar shekuj më parë se koha e përcaktuar si fillimi i mesjetës!!
    budallallëku e mënçuria nuk janë dy universet që konkurojnë universin fizik!!
    ky i fundit ndoshta përfundon diku!!nuk i dihet,por dy të parat janë të pafundme!!
    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*