Njihuni me Anën, vajza e 20 mijë SMS-ve në murin e Kryeministrisë

Entela Resuli January 10, 2014 11:10

Njihuni me Anën, vajza e 20 mijë SMS-ve në murin e Kryeministrisë

Një nga ngjarjet më të bukura të festave të fundvitit ishin mesazhet e shfaqura në murin e Kryeministrisë. Qëllimi i tyre ishte që nëpërmjet një urimi për këdo, të bëhej bamirësi. Dhe kështu u bë, paratë e mbledhura ( 3 milion lekë të vjetra) shkuan për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Ne shkuam pak më tej, kërkuam personin që i propozoi idenë kryeministrit e që më pas u bë realitet. Kërkimet na çuan tek një emër. Ajo është Ana Rafti dhe mban postin e drejtoreshës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Kryeministrisë. Në zyrën e saj ka letra dhe njerëz që vijnë të ankohen për halle nga më të ndryshmet. Dhe jo vetëm halle… Ka edhe nga ata që bëjnë propozime e japin mendimin duke kontribuar për një çështje të caktuar. Dhe përpos fluksit, ajo nuk e humb asnjëherë qetësinë dhe bën këdo që hyn në atë derë të dalë me buzëqeshje. Qëllimi ynë janë mesazhet. Para se të nisë rrëfimin e saj, Ana na tregon se ky pozicion pune në këto pak muaj, kontakti i afërt me njerëzit dhe hallet e tyre ndoshta i ngacmoi asaj idenë për atë projekt pilot që u realizua gjatë ditëve të festave. Duke takuar shumë njerëz me probleme, ajo donte që të jepte një ndihmë, dhe forma më e mirë ishte ajo që u bë, së bashku më të gjithë ata që kontribuuan me dërgimin e mesazheve. Rafti reflekton qetësi dhe të shpjegon çdo gjë me një ton të ulët. Në këta muaj, ajo ka ndarë kohën mes punës dhe familjes, pasi nuk do ta besoni, por Ana është nëna e një djali tre vjeç.

 

Ana, mesazhe në murin e Kryeministrisë. Si erdhi kjo ide tek ju?

Ishte një ditë e zakonshme pune përpara festave. Çdo mëngjes, grupi i komunikimit bën një mbledhje në Kryeministri, ku diskutojmë  dhe hedhim ide. Atë ditë na u kërkua një mendim për festat dhe se si të bënim diçka. U hodhën disa ide, një nga ato ishte edhe kjo e imja, e mesazheve që do të projektoheshin në fasadën e godinës së qeverisë.

 

Ju e kishit parë diku më parë këtë gjë?

E kisha dëgjuar, është bërë në Londër, në Beckingham Palace kjo gjë, përpara disa vitesh. Ka pasur edhe raste në Gjermani dhe në vende të tjera. Është një shprehje që thotë se idetë janë në ajër, i zoti është ai që i kap i pari. Në Shqipëri, kjo nuk ishte bërë asnjëherë.

 

Sa mesazhe erdhën gjithsej në ato ditë?

Në total kanë ardhur 20 mijë mesazhe. Pritej që do të kishte impakt pozitiv, por nuk e prisnim kaq shumë, pasi çdo popullsi reagon ndryshe. Ne gjatë gjithë kohës e kemi monitoruar si projekt dhe kuptuam që njerëzit e pëlqyen, dilnin,  kishin shumë qejf atë momentin që e dërgonin mesazhin dhe prisnin që të dilte.

 

E shijuat produktin tuaj dhe si u realizua si proces?

Ne e parashikuam që do të kishte njerëz që do të talleshin apo do të luanin me dërgimin e mesazheve. Do të kishte edhe dërgime dashakeqëse, kundra projektit, siç edhe ndodh. Menduam që sistemi të kishte një pengesë, që do të thotë, u dhanë disa fjalë që ishin fjalë të papërshtatshme.  Kishte sharje, mesazhe politike, të cilat nuk u shfaqën sepse ne nuk donim ta politizonim murin e Kryeministrisë. Qëllimi ynë ishte që mesazhet me urime të shndërroheshin në ndihmë për shtresat në nevojë. Përveç sistemit, ne kishim edhe dhjetë djem edhe vajza të vendosur në një nga zyrat, që me nga një laptop kontrollonin çdo mesazh që vinte, i cili automatikisht dilte në laptopin e tyre dhe ishin ata që e kontrollonin dhe e miratonin.

 

 Pati ndonjë gjë që “u shpëtoi”?

Jo, absolutisht. U fol për nja dy mesazhe. I pari ishte ai i gjirokastritit me Golfin, dhe ai ishte montazh.

 

Do të vazhdojë kjo si nismë?

Po, besoj që do të vazhdojë. Momentet do të jenë të ndryshme, sa herë që të ketë festa. Qëllimi do të jetë për përgjegjësinë sociale dhe për shtresat në nevojë. Paratë do të shkojnë gjithmonë për këtë shtresë. Nëse këtë herë shkuan të shtëpia e fëmijës, herën tjetër mund të shkojnë për fëmijët e ngujuar, për femrat e prekura nga kanceri i gjirit e për shumë shtresa delikate të shoqërisë që kanë nevojë.

 

Cili ishte personi i parë publik që u bë pjesë e mesazheve?

Ishte Etore Sekui ai që e hapi lojën. Në fakt ka qenë duke kaluar në bulevard dhe aty dërgoi një mesazh përshëndetës për të gjithë shqiptarët. Më pas ishte edhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu. U bënë pjesë edhe deputetë, ministra, vetë kryeministri Edi Rama dërgoi një mesazh, kompani të ndryshme, organizata po ashtu, dhe për këtë na vjen mirë.

 

Ku konsiston puna e një drejtoreshe për Marrëdhënie me Publikun në kryeministri?

Ne bëjmë pritje me popullin ku qytetarët dëgjohen dhe sqarohen për problemet që parashtrojnë, si dhe shqyrtojmë korrespondencën zyrtare; letrat, shkresat dhe telegramet që shtetasit i drejtojnë kryeministrit, përsa i përket problematikave si dhe propozimeve për një bashkëqeverisje të denjë. Kjo është drejtoria që unë drejtoj. Jam marrë me Marrëdhënie me Publikun dhe në kompani të ndryshme private, nga ana tjetër jam pedagoge e jashtme në një universitet privat për lëndën e Marrëdhënieve me Publikun si dhe Shkencat e Komunikimit. Kam pasur eksperienca të tjera, por si pozicion pune në shtet ky është i pari.

 

Si ka qenë deri më tani kjo eksperiencë?

Është e vështirë dhe është e bukur nga ana tjetër në momentin kur shikon që problemi i dikujt merr zgjidhje.  Mbi të gjitha ndihem mirë që më përshtatet si pozicion pune me atë që unë kam studiuar. Kam që në të mesmen që e kam bërë shkollën jashtë. Në fillim në Athinë në shkollë të mesme amerikane, po ashtu edhe bachelorin për shkencat e komunikimit/Marrëdhënie me Publikun  dhe më pas, specializimin në Londër për Komunikim dhe Politikë në “London School of Economics and Political Science”. Në Shqipëri është ende një fushë e re. Për herë të parë, zyra e PR e mirëfilltë ka qenë në bashki.  Kjo punë të përfshin shumë në hallet e njerëzve dhe automatikisht ti bëhesh më e ndjeshme. Njerëz që vijnë kanë probleme e halle nga më të ndryshmet, vijnë nga zonat të ndryshme të Shqipërisë dhe janë halle të mbartura ndër vite.

 

Çfarë u bën përshtypje në kontaktin e parë me ta?

Më bën përshtypje  se ajo që u ka munguar gjithë këto vite, është komunikimi apo mënyra se si i presin. Sidomos mosha e tretë e ndien shumë.

 

Është krijuar ideja që kush troket në këto zyra nuk zgjidh gjë… vazhdon ende?

E di që është krijuar kjo ide, por duhet ndryshuar ky mentalitet dhe besoj do të ndryshojë. Unë kam shumë plane për këtë drejtori, dua ta bëj atë një drejtori model, por këto po ia lëmë kohës.

 

 

Gimi i Golfit ishte një “thriller”

U fol shumë për Gimin nga Gjirokastra që dërgoi një mesazh në murin e Kryeministrisë për të shitur makinën e tij. Por në fakt, Ana na tregon që ai mesazh nuk ka ardhur asnjëherë dhe se ishte vetëm një montazh. Ajo na ka siguruar foton reale për të bërë krahasimin me foton e “Gimit”. Për të nuk ka qenë shqetësuese, pasi momente të tilla janë reklamë për punën e saj. Gjithsesi, megjithatë atë debat që ndezi “Gimi” në Facebook, seç të vjen një ndjenjë boshllëku kur mëson se ishte thjesht një sajesë.

 

 

 

Edhe propozime dashurie

Urime për festat, propozime për martesë, deklarata dashurie, përshëndetje nga njerëz të famshëm dhe jo vetëm kanë qenë 19 mijë mesazhet (1 mijë të eliminuara për mungesë etike) që u shfaqën në ballinën kryesore të godinës kryeministrore. Çfarë nuk ka parë ai muri ditët e fundit të vitit. Për këdo ishte një përshkim i veçantë emocioni kur shikonte deklaratën e tij të shfaqur në një mur publik. Ishin dy gëzime bashkë, dedikimi për dikë, por edhe fakti që ato para shkonim për bamirësi. Urojmë që ai mur të ketë shërbyer për të forcuar lidhjet e dashurisë, miqësisë, shoqërisë…

 

300 mijë lekë nga SMS në murin e Kryeministrisë, për bamirësi

300 mijë lekë është shuma e mbledhur nga sms-të e dërguara në fasadën e selisë së Kryeministrisë gjatë festave të fundvitit. Zv.ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, ka deklaruar se kontributi prej 300 mijë lekësh do t`i dhurohet  Shtëpisë së Fëmijës, ndërsa ka theksuar se mesazhet janë dërguar nga qytetarë të thjeshtë, kompani të ndryshme dhe deputetë. “Shqipëria Uron, Shqipëria Dhuron” ishte nisma e Kryeministrisë, ku të ardhurat nga mesazhet e urimit të dërguara në një numër telefoni do shkojnë për bamirësi. Çdo qytetar mund të dërgonte një mesazh në numrin e dhënë me urimin përkatës, dhe ky urim do të shfaqet me shkronja drite në fasadën e selisë së qeverisë këtu në kryeqytet.

 

 

Të lësh Londrën për Shqipërinë

Ajo nuk e kishte menduar asnjëherë të braktiste Shqipërinë edhe pse është larguar që në shkollë të mesme, për të studiuar në një shkollë amerikane në Athinë, ku më pas kreu edhe shkollën e lartë për Shkenca Komunikimi dhe një fakultet të dytë për italisht-spanjisht, ideja e saj ishte që një ditë të kthehej në Shqipëri.

Duhej zgjedhur një fushë, ku në njëfarë mënyre do t’ia kishin nevojën, siç ishte ajo e komunikimit dhe marrëdhëniet me publikun, që në 2008-ën në Shqipëri ishte ende një fushë në hapat e saj të parë. Kjo ishte strategjia e saj që do ta bënte atë të spikaste. Dhe ashtu ndodhi. Si fillim, Ana Rafti, pedagogia dhe doktorantia e Universitetit të Tiranës, u pranua në Universitetin LSE-së. “Doja të mbetesha në atë që kisha studiuar deri atëherë, por dhe të profilizohesha. Më pëlqente shumë të merresha me politikë dhe e kam parë si një mundësi ku mund të tentoj në të ardhmen. Zgjodha me këtë qëllim Komunikimin Politik. Një arsye tjetër ishte që komunikimi dhe PR-ja ishte diçka e re në Shqipëri dhe unë doja kthehesha për të çarë në një drejtim të tillë. Në të vërtetë, kur u ktheva isha ndër të parat që kishin studiuar këtë degë”. Arsyet kthimit ishin disa, por mbi të gjitha u kthye për të ndërtuar jetën familjare në Shqipëri, duke lënë pas një mundësi të shkëlqyer pune në Londër, ku u pranua për të punuar në Parlamentin Anglez, por nuk është aspak e penduar për zgjedhjen e saj. Sot, është shumë e lumtur në pozicionin e punës pranë Kryeministrisë dhe thotë që… ka shumë për të bërë.

 

 

 

 

Entela Resuli January 10, 2014 11:10
Komento

43 Komente

  1. Horri i Bulevardit January 10, 11:30

    Ide e shkelqyer, ka shume forma dhe menyra, per te sensibilizuar njerezit, per te ndihmuar edhe finaciarisht, por edhe moralisht, njerezit ne nevoje.
    Kjo pervoje e SMS, ne murin e kryeministrise, tregon se njerezit qe dine dhe qe kane deshire te bejne dicka ndryshe, i kemi, duhet vetem, ti inkurajojme.

    Reply to this comment
    • Tigri 14 January 10, 11:41

      Super, super Ide. Bravo Kesaj iniciatorje e te gjithe atyre qe punuan per kete projekt te papare. Ja qe me gjeste te vogla mund te mbjellim pozitivitet e dashuri te madhe. GREAT

      Reply to this comment
      • besnik January 10, 18:56

        Kjo po qe ishte nje super ide. Me vjen shume mire qe keto ide vijne nga njerez te thjeshte dhe qe jane e ardhmja e ketij vendi. Bravo Ana.

        Reply to this comment
    • marisola xhimitiku January 10, 22:24

      kemi shume nevoje per ide te reja nga njerez mendjehapur.Ju lumte

      Reply to this comment
  2. Genti January 10, 11:31

    Me pelqeu shume ajo nisme, me vjene mire qe edhe ne Shqiperi ka organizime te tilla. Sa mire qe shkoni pertej mesazheve dhe na sillni personazhin, eshte interesante, nuk e kisha pare ne gazeta te tjera. Ju uroj me te mirat! Te fala, Genti

    Reply to this comment
  3. sushi January 10, 11:34

    Anen e njohe personalisht. Eshte vajze e shkelqyer, me vjen mire qe eshte ne ate pozicion pune. Jam e bindur qe do te kete rezultate shume te mira ne pune. Respekte.

    Reply to this comment
  4. besa January 10, 11:47

    ejjjjjjjj faleminderit

    Reply to this comment
  5. LasVegas January 10, 11:53

    Po ku mi gjen keto personazhe interesante moj Entela, sa kerkuese qe je. Bravo! Je e vetmja qe bene te tilla hulmutime. Ideja dhe qellimi i mesazheve fantastik.

    Reply to this comment
  6. Ora January 10, 12:00

    Great Great Great. Shume mire Ana, por shume mire mire Dita,qe shkone te burime, te personazhi, qe e ben me te gjall punen e saj duke na sjell kete figure se bashku me historine qe ka.

    Reply to this comment
  7. Sony January 10, 12:03

    O Entela, je njish.Sa me shume iniciativa te tjera , se jo per gje, po argetojne njerzit dhe behet po ashtu edhe bamiresia 🙂

    Reply to this comment
  8. Lajmi jam une January 10, 12:15

    Nja dhjete mesazhi i dergova une, ngela perpara kryeministrise, ishte ndjesi e bukur te pershendesje dike dhe mesazhi yt te shfaqej ne murin perball.

    Reply to this comment
  9. tomas January 10, 12:17

    po shikoj qe shumica e komenteve eshte e tipit:vetem per te vjedhur jeni..po mire po sikur ta benin kto te pd cdo te thonit?apo si gjithmone do i lepiheshit saliut?per mua kjo eshte nje nisme qe nuk e kam imagjinuar e jo me ta shihja vet ne shqiperi..shpresoj qe te behen shume projekte te tilla.

    Reply to this comment
  10. Luani January 10, 12:25

    Bokur bokur gocat

    Reply to this comment
  11. Noemy January 10, 12:56

    Po ishte ide e bukur dhe pike. Faleminderit DITA. Sapo e mbarova se lexuari ne print, ishte shume intersante vajza.

    Reply to this comment
  12. Studenti. January 10, 12:56

    Ata qe nuk kane asnje ide e mendim, kujtojne se i kane te gjitha vete dhe bejne sikur nuk u duhen e nuk i pranojne idete e mendimet e te tjereve sepse nuk e dine qe dijet jane rezultat i njohjes dhe njerezit vihen ne kerkim te tyre per te zgjidhur nevojat e jetes.Keto dije nuk mund te fitohen si aftesi veprimi e sjellje pa njohur, shqyrtuar, seleksinuar e pershtatur pervojen e te tjereve nepermjet komunikimit gojor si mjet informimi dhe atij te shkruar ne fushat perkatese te jetes njerezore. Vetem salarinjte e salistanit i dine te gjitha gjerat qe nuk i dine nuk dine gjerat qe dine.Ky ka qene dhe eshte paradoksi yne.

    Reply to this comment
  13. Denioni January 10, 13:26

    Ne presim qe institucionet shteterore te ndryshone komunikimin me popullin. Kemi shpresa te pakten. Kete duam dhe nga ju, te na prisni mire ne zyra e te na zgjidhni ndonje hall. Faleminderit.

    Reply to this comment
  14. Ir January 10, 14:17

    Gjë e bukur, s’ka rëndësi se ku është marrë si ide. Edhe unë isha një nga fatlumet që u gëzova vërtet kur e mora mesazhin nga im bir. Bravo Ana!

    Reply to this comment
  15. ADI January 10, 14:25

    I ZOTI ESHTE AI QE DI TE KOPJOJE MIRE DHE TA APLIKOJE SAME MIRE DUKE SHTUAR EDHE O,5 %

    Reply to this comment
  16. ICEMEN January 10, 14:30

    Me kete ide per mesazhet te muri i Rames e ke siguru vendin e punes ne administrate.

    Reply to this comment
  17. pelivan January 10, 14:39

    Te lumt Eri… Ne tre vargje ke thene aq shume sms, sa dhe ne murin e kryeministris…

    Reply to this comment
  18. Kris January 10, 15:14

    Shqiperia eshte e pasur,si nuk pyeti njeri sa u investuan nga buxheti dhe sa pare u fituan pas shlyerjes se borxhit ne buxhet.
    Akoma do rrojme me idealizma?

    Reply to this comment
  19. i mencuri January 10, 15:23

    Komplimente znj. Ana , ishte dicka e re dhe brilante !! Edhe nikqiret e mira , per te gatuar sa me mire ,marrin shembuj nga kuzhinat e tjera , cilat do qofshin ato . Shembulli yt mori 10 me yll.

    Reply to this comment
  20. Mikanoki January 10, 17:14

    Pavaresisht se ideja nuk eshte origjinale, nje bravo te madhe Anes per aplikimin e saj ne Shqiperi dhe sa me shume ide te tilla ne te ardhmen.

    Ajo qe me shqeteson mua eshte qe sapo hapa faqen e Departamentit te Administrates Publikehttp://pad.gov.al/dopawebpage2/vendevakante.aspx dhe ne Kryeministri ekzistojne aktualisht vakante keto dy poste pervec te tjerave : DREJTOR NË DREJTORINË E MARRËDHËNIEVE ME QYTETARËT dhe DREJTOR I DEPARTAMENTIT TË KOMUNIKIMIT E MARRËDHËNIEVE ME QYTETARËT. Aplikimi per keto dy pozicione eshte i hapur deri ne dt 16/01/2014 dhe 16/02/2014 respektivisht. Do deshiroja shume qe posti i Anes si Drejtoreshe e Marredhenieve me Publikun te mos korrespondoje me asnje nga postet e permendura me siper mgjs gjasat jane te larta.

    Reply to this comment
  21. Lona January 10, 17:15

    Bravo Ana! E bukur e zgjuar dhe e zonja!

    Reply to this comment
  22. as January 10, 18:36

    ana gezohemi alamet vajze

    Reply to this comment
  23. Elira January 10, 19:34

    Entela, je shume e mire. Ana, bravo dhe suksese ne punen tende. Disa njerez duhen besuar dhe inkurajuar.

    Reply to this comment
  24. Myska January 10, 21:04

    Me pelqeu shume e gjitha. Ideja, intervista, fakti qe u shkon mendja te sillni ne media personazhe te tille dhe pergezime vajzes per iniciativen. Nje shkrim ndryshe, nje ide ndryshe, sa mire qe ka dhe keshtu.

    Reply to this comment
  25. Tomorri January 11, 00:48

    Nje engjell i tille mund te sjelle vetem ide te mrekullueshme.
    Suksese ne pune o yll.

    Reply to this comment
  26. Llogaria January 11, 00:53

    20 mije mesazhe dhe vetem 3 milione leke te vjetra? Pra 150 leke te vjetra per mesazh.Une mesazhet i paguaj 200 leke te vjetra secilin .Kush i mori ato 50 leket e diferences?

    Reply to this comment
  27. Vaso January 11, 12:47

    Urime gazetares dhe Anës së guximshme dhe inovative gjithmonë

    Reply to this comment
  28. emigranti January 14, 20:43

    po ca lesh ideje gjeniale o injorante! ajo po thote cope qe e ka vjedh kte ide nga anglia. Copat e injoranteve vrapojne t’i bejne komplimente partise

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*