Njihuni me aventurën e qenit Joker për festat e fundvitit

December 31, 2017 14:48

Njihuni me aventurën e qenit Joker për festat e fundvitit

 

Më 21 dhjetor, Summer Burgos, pronarja e qenit Joker, e çoi atë në Florida të qëndronte me familjen ndërkohë që vetë stërvitej në marinë.

Kur vjehrra e Burgos hapi kutinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Fort Lauderdale-Hollywood, qeni u largua menjëherë.

Për tetë ditët e ardhshme, Joker brodhi rrugëve nëpër një qytet të ri të çuditshëm për të.

Në prag të Krishtlindjeve, ‘Sun Sentinel’ raporton se Joker ishte parë pranë dyqaneve në Fort Lauderdale.

Ditë më vonë, rreth katër milje larg aeroportit, një grup fqinjësh në Dania Beach gjetën Joker. Me informacionin që përmbanin etiketat e tij, ata kontaktuan të zonjën, Burgosin.

Pas një kontrolli në veteriner, Joker u nis në shtëpi për të qëndruar me familjen e Burgosit, duke filluar një tjetër aventurë.

“Joker është i sigurt dhe i shëndetshëm falë jush! Unë nuk mendoja kurrë se të gjithë ju mund të bashkoheshit për të ndihmuar një të huaj dhe qenin e saj në nevojë” – Burgos shkroi në Facebook tek grupi ‘Dogs of Broward dhe Dade County’.

“Zemra ime është kaq plot dhe sa herë që dikush dyshon se ka njerëz të mirë në botë, unë do t’u tregoj atyre për të gjithë ju dhe për këtë aventurë të çmendur fatkeqe“, tha ajo.

December 31, 2017 14:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*