Njihuni me fshatin ku burrat dhe gratë flasin gjuhë të ndryshme

August 23, 2018 12:35

Njihuni me fshatin ku burrat dhe gratë flasin gjuhë të ndryshme

Burrat dhe gratë në Ubang të Nigerisë flasin me gjuhë të ndryshme dhe këtë gjë ata e shohin si një “bekim nga Perëndia”.

I veshur me një veshje tradicionale me ngjyra të ndezura dhe kapele të kuqe, Oliver Ibang i thërret dy fëmijët e tij të vegjël për të demonstruar gjuhët e ndryshme.

Ai mban në dorë një patate të ëmbël dhe e pyet vajzën e tij t’i thotë si quhet.

“Është ‘irui’,” thotë ajo, pa hezituar.

Por, në gjuhën e meshkujve të Ubang, emri i patates është “itong”.

Ka shumë shembuj të tjerë, siç është fjala për veshjen; e cila është “nki” për gratë dhe “ariga” për burrat.

Numri i fjalëve të ndryshme mes burrave dhe grave nuk është e qartë saktësisht. Antropologu Chi Chi Undie thotë për BBC se “është pothuajse si dy leksione të ndryshme”.

“Ka shumë fjalë që burrat dhe gratë ndajnë së bashku, siç ka edhe të tjera krejtësisht të ndryshme në varësi të gjinisë, nuk kanë të njëjtat shkronja, janë krejtësisht të ndryshme”, shprehet më tutje ai.

s.a/dita

August 23, 2018 12:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*