Njihni hidraulikun që bën jetë luksoze dhe fiton më shumë se kryeministri

February 5, 2018 12:54

Njihni hidraulikun që bën jetë luksoze dhe fiton më shumë se kryeministri

Është bërë i pasur dhe shumë i kërkuar pasi hidrauliku rezulton një nga profesionet më të rrallë në Britani.

Stephen Fry, 34 vjeç, fiton 210,000 paund në vit, jeton në një zonë milionerësh në Kensington, West London, dhe bën pushime luksoze në Maldive nëpërmjet zhbllokimit të tualeteve dhe rregullimit të çezmave që rrjedhin, shkruan “Daily Mail”.

Fry filloi të punojë në këtë profesion qysh kur ishte 17 vjeç pasi ndoqi një praktikë dhe themeloi biznesin e tij para se të mbushte 20 vjeç.

Ai punon gjithë ditën nga ora 08:00 deri në orën 18:00 por shumicën e rasteve ai punon edhe në orët e vona kur e marrin në telefon.

Çdo ditë është kënaqësi. Mund të shkosh në një vend ku një gruaje i pikon tavani dhe po qan, kështu që është një ndjenjë e këndshme kur ndaloni ujin dhe e bëni të lumtur. Unë kënaqem me punën time, jam punëtor, do të punoj dhe mendoj se nuk do heq dorë kurrë”.

l.h/ dita

February 5, 2018 12:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*