Njihuni me kabinetin “shumëngjyrësh” të Kanadasë

November 5, 2015 11:01

Njihuni me kabinetin “shumëngjyrësh” të Kanadasë

Kryeministri i ri Kanadasë ka krijuar kabinetin qeveritar me 30 ministra në përbërje. Pas më shumë se një dekade në pushtet të konservatorëve, në krye të qeverisë së re është liberali Jasque Trrudeau, një ish-mësues.

Ai ka zgjedhur një mënyrë të re drejtimi. Kështu, nga 30 ministra, fiks gjysma janë gra. Por nuk mjaftohet me kaq.

Kabineti është shumë ngjyrësh! Katër ministra janë emigrantë që nuk kanë lindur në Kanada, dy ministra janë aborixhinë, gjashtë janë frankofonë. Po ashtu, për herë të parë është zgjedhur edhe ministër me aftësi të kufizuara fizike.

“Është nder dhe me rëndësi të jem këtu dhe të prezantoj kabinetin qeveritar të Kanadasë që është si Kanada”, tha para gazetarëve Trudeau.

Ai ka premtuar para opinionit se kabineti i tij do të jetë shumë më i hapur dhe transparent se sa qeveria e kaluar. /Dita/

November 5, 2015 11:01
Komento

3 Komente

  1. Treviso November 5, 11:25

    Kanadaja me te drejte ka vite qe valvit flamurin e demokracise.

    Reply to this comment
  2. gino November 5, 13:19

    Ministria e Emigracionit 30 vjec dhe lindur ne Afganistan.

    Reply to this comment
  3. RRAPI November 5, 15:57

    20 vjet qe jetoj ne canada ska shtet ne bote si canada zoti e bekofte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*