Njihuni me makinën që mund të kalojë kudo (Video)

April 14, 2016 11:30

Njihuni me makinën që mund të kalojë kudo (Video)

Ata të cilët kanë nevojë për një veturë që lëviz nëpër terrene malore, në rërë, akull, shkëmborë nuk kanë nevojë të kërkojnë më shumë.

Këto ditë është prezantuar vetura e fuqishme për terrene malore Hunt Overcomer.

Kjo veturë është rezultat i një bashkëpunimi të ekspertëve nga Bjellorusia dhe Gjermania, dhe pretendohet se mund t’i rezistojë gjitha kushteve ekstreme.

Karroceria e punuar nga fibër karboni, mbron shoferin dhe pasagjerët tjerë, derisa rezervuari i karburantit është prej 100 litrave, por ekziston mundësia t’i shtohen edhe 95 tjera. Hunt vjen në dy versione të motorëve, atij me benzinë dhe me naftë.

Prodhuesit pohojnë se gomat e mëdha të kësaj veture janë testuar në “kushtet më të këqija të mundshme”, kurse gjatë ngasjes nëpër ujë ato mundësojnë “lundrimin” e veturës, duke lëvizur me shpejtësi prej 8 km/h.

Në Hunt mund të akomodohen tetë pasagjerë, ndërsa shpejtësia maksimale e saj në rrugë është 50 km/h.

Kjo veturë po reklamohet si produkt rival i prodhuesit rus “Sherp ATV”, që gjithashtu mund të lëviz në tokë dhe ujë.

 

April 14, 2016 11:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*