Njihuni me myslimanët që rrezikojnë burgun gjatë pelegrinazhit të Haxhit

August 23, 2018 17:34

Njihuni me myslimanët që rrezikojnë burgun gjatë pelegrinazhit të Haxhit

Haxhi është një prej shtyllave të Islamit dhe një detyrim i çdo myslimani të mirë, që duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë.

Këtë detyrim e ndiejnë të fortë edhe myslimanët “Ahmadi”, por çështja është se ata nuk njihen nga pjesa tjetër e myslimanëve.

Arabia Saudite ua ka ndaluar hyrjen në Mekë, për shkak të mënyrës së tyre të besimit. Nëse kapen duke kryer ritet e Haxhit, ata rrezikojnë arrestimin dhe deportimin.

BBC foli me njërin prej tyre, i cili e kishte kryer vitin e kaluar Haxhin në fshehtësi, duke u ruajtur nga forcat vendase të sigurisë. Ai thotë se ekziston rreziku që të të kapin. Por, “kur bën diçka për kënaqësinë e Allahut atëherë e ke dhe mbështetjen e tij, sepse ai e di që je një mysliman i mirë”, shprehet burri, i cili ka preferuar të mos identifikohet.

“Ahmadi”-t janë një komunitet brenda Islamit, të cilët nuk besojnë se Muhamedi ishte Profeti përfundimtar. Ata mendojnë se Mirza Ghulam Admad, i lindur në Indi në vitin 1835, erdhi në këtë botë për të ripërtërirë mësimet e Muhamedit. Për rrjedhojë, degët e tjera të Islamit nuk e konsiderojnë këtë sekt pjesë të tij.

Pakistani, në mënyrë të veçantë, i ka rezervuar një përjashtim drastik.“Ahmadëve” pakistanezë u vendoset një vulë në pasaportë, ku deklarojnë besimin e tyre dhe në bazë të kësaj shenje, Arabia Saudite ua ndalon hyrjen. Të vetmit që mund të kalojnë janë ata me dy shtetësi, të cilët janë sidoqoftë të detyruar ta mbajnë të fshehur identitetin e tyre fetar.

s.a/dita

 

August 23, 2018 17:34
Komento

3 Komente

  1. Daja August 23, 20:23

    Pune jevgjish dhe turkoarab

    Reply to this comment
  2. Albania August 23, 21:16

    Kujt i plasi bytha

    Reply to this comment
  3. Ilir Alilaj August 24, 11:11

    Besimi nje temë shumë e gjerë ,por dhe unike sa e pergjithshme aq dhe vetvetore. Në këtë rastë nese e kam kuptuar drejte kemi te bejme me popullatë që e kane pranuar Islamin si fe dhe duhan të plotësojnë nje nga shtyllat e besimit,e kete duhan ta bejnë duke mohuar bazën themelin e besimit Islam që është deshmia që bën ç’do kush kur pranon Islamin qe do te perpiqem që kuptimin e saj ta jap ne shqip .Deshmoj e deklaroj me vullnet te lirë pa kurrfarë llune se ka vetem një Zot dhe se Muhamedi është rob dhe i derguari i Zotit.E per kete Krijuesi ka mare besën e te gjithë profeteve para Muhamedit dhe e cilesojë Muhamedin si profetin e fundmë në tok si perforcues i asaj qe profetet e tjerë kishin sjelle para tijë dhe si vulë e tyre vërtetues i tyre. Andaj e bëjnë ose jo Haxhin ajo popullatë ka një problem të madh në të kuptuarin e besimit.Kuptimi i besimit nuk është sipas dëshirës e gjthkush në mend e veta ,por sipas udhëzimit Hyjnor.Lus Krijuesin ti udhëzojë drejtë të gjitha krijesat ! Amen!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*