Njihuni me Navalnin, blogeri i keq i pushtetit të Putinit

September 3, 2017 11:41

Njihuni me Navalnin, blogeri i keq i pushtetit të Putinit

 

Herë pas here e kanë bërë të vdekur, të zhdukur, të lënë mënjanë, të mbingarkuar nga ofensiva e pushtetit dhe të heshtur nga censura. Por Aleksei Navalni ka treguar sërish që në Rusi ekziston një opozitë ndaj Kremlinit, ku ai është fytyra dhe mendja.

“Tweet”-et e tij nga celulari i policisë, tani janë një klasik i vërtetë, por pavarësisht dhjetëra ndalesave, arrestimeve, bindjeve, dënimeve me arrest shtëpie, mbylljeve të blogut të tij, ai mbetet i vetmi në Rusi, që është në gjendje që të sjellë mijëra njerëz në rrugë dhe të bëjë fushatë virale kundër qeverisë, me hitet e mijëra klikimeve.

Dikush thotë që është një agjent amerikan, për të tjerët është një kukull i oligarkëve, ose e Kremlinit, një lloj valvule e ndezur e krijuar nga regjimi. Por një legjendë argumenton se Vladimir Putin kurrë nuk e shqipton emrin e tij, duke kuptuar se ai është një kërcënim për sistemin e tij të pushtetit në Rusi.

Çelësi i këtij suksesi vjen nga një një karizëm e shquar, një organizim efikas, një përdorim mjeshtëror i mediave të reja dhe mbi të gjitha fjala kyçe: “korrupsioni”.

Programi i Navalnit është pragmatik dhe gjenerik: mbështeti luftën kundër Gjeorgjisë në vitin 2008, por pa hezitim doli në krah të ukrainasve, marshoi me nacionalistët, por është imun ndaj nostalgjisë imperialiste-sovjetike, modës dominante të ‘putinizmit’.

Ai mund të quhet një populist, por nuk premton mrekulli, kështu që ëndrrat për një të ardhme paqësore dhe borgjeze, si ai, tipik moskovit mesjetare, i cili ka në krah një grua të bukur, dy fëmijë biond, një apartament në periferi, një makinë japoneze dhe një Iphone. Kjo, në duart e tij bëhet një armë e frikshme, me një llogari “Twitter”, që mburret me më shumë ndjekës se kryeministri Medvedev.

Baza e betejës së Navalnit është padrejtësia, slogani i tij është “hajdutë dhe të korruptuar”, parrulla që ai nisi kundër Partisë së Bashkuar të Rusisë në 2011,  duke kontribuar në rezultatin zhgënjyes elektoral  të formacionit politik të Putinit.

 

Sepse zemërimi kundër të fuqishmëve të korruptuar, bashkon liberalët dhe nacionalistët, rusët dhe tartarët, të rinj dhe të moshuar, është i gjithëpranishëm dhe transversal. Ashtu si historiani Nikolaj Karamzin i shekullit të nëntëmbëdhjetë, Navalni përmbledh problemet e vendit, në një fjalë: “Vjedhin”.

Ato nuk janë akuza të përgjithshme anti- kastë: fondacioni i tij për luftën kundër korrupsionit publik, me hetime të ashpra, me dokumente dhe dëshmi dhe sidomos me xhirime spektakolare të vilave, aeroplanëve dhe jahteve të të interesuarve: nga “Porsche Cayenne” i policisë çeçene, deri në orën e zëdhënësit të Putinit, gjykatësve dhe ministrave po ashtu.

Navalni synon tani të garojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, gjithnjë nëse Putini do ta lejojë: dënimi që e pengoi atë për të kandiduar, ishte anuluar nga Gjykata Europiane dhe u rikonfirmua si e tillë edhe nga gjykata ruse.

September 3, 2017 11:41
Komento

1 Koment

  1. Lisi September 3, 15:01

    Presidenti Tramp , jo një herë , e ka kritikuar shtypin për lajmet e rreme që përhap ( fake news ) !
    Marr guximin t’u them se në këtë shkrim 90% janë gënjeshtra !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*