Njihuni me Qendrën e Bashkuar Operacionale

February 16, 2016 14:42

Njihuni me Qendrën e Bashkuar Operacionale

Në kuadër të ditës së krijimit të Qendrës së Bashkuar Operacionale (QBO), si dhe të përmbylljes së projektit për modernizimin e infrastrukturës së saj, u zhvillua sot aktiviteti “Ditë e Hapur në QBO”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i ambienteve të reja dhe i demonstrimit të disa veprimtarive të QBO-së, si pjesë e misionit të saj.

Në aktivitet morën pjesë ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, zëvendësministri z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandantë forcash, si dhe drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm.

Në fjalën e saj Kodheli falënderoi personelin e kësaj qendre për punën dhe ndihmën që ata kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve të funksionimit, si dhe bashkëpunimin e ngushtë të saj me institucionet e tjera. “Kjo qendër bashkë me të FA, i janë përgjigjur qytetarëve shqiptarë në gjithë këto vite të emergjencave të natyrave të ndryshme, duke filluar që nga përmbytjet, tek zjarret, tek problemet që kanë pasur në lidhje me detin, tek fatkeqësitë e tjera, procesi i kërkim shpëtimit e kështu me radhë. Kjo qendër është sot shumë herë më e strukturuar dhe më e fokusuar tek detyrat e aj primare dhe ajo çka është më e rëndësishme, është që kjo qendër sot është më bashkëpunuese me gjithë strukturat e tjera institucionale të cilat shteti ka të ngritura për të gjitha rastet e emergjencave të çfarëdolloj natyre. Është më vendimmarrëse dhe më e pavarur përgjatë zinxhirit të komandimit, nga çka qenë deri dje”, tha ministrja.

Ajo foli gjithashtu edhe për ndryshimet dhe investimet që janë bërë në me qëllim funksionimin sa më efikas të qendrës. “Vëmendja që i është dhënë kësaj qendre, na ka shtyrë të riformatojmë këtë qendër nëpërmjet edhe një investimi prej 12 milionë lekë të reja, të cilat kanë bërë të mundur përmirësimin e kushteve të punës, kanë bërë të mundur përmirësimin e mjediseve dhe mënyrës se si sot përgjigjemi ndaj emergjencave të çfarëdolloj natyre dhe sigurisht që kjo është pjesë dhe vazhdimësi e të gjithë procesit të modernizimit të FA-ve, në të cilin ne tashmë i jemi futur kësaj rruge të pandalshme dhe pa kthim, çka i bën mirë FA-ve vetë, i bën mirë përgjigjes që ne japim për detyrimet kushtetuese dhe angazhimit në NATO”, tha ajo.

Për të pranishmit u bë testimi i komandim – kontrollit (C2) nëpërmjet zhvillimit të një VTC-je (videotelekonference) në kohë reale me forcat kryesore.

Zgjidhja e një detyre (situatë) në rast emergjence civile, ishte programi në vazhdim i “Ditës së Hapur në QBO”.

Në fund pjesëmarrësit vizituan ambientet e Qendrës së Bashkuar Operacionale dhe panë nga afër punën e personelit të saj.

IMG_1177  IMG_1197 IMG_1212 IMG_1213

February 16, 2016 14:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*