Njihuni me rastin e rrallë të 8 pjesëtarëve të së njëjtës familje që vuajnë nga e njëjta sëmundje

September 4, 2018 14:09

Njihuni me rastin e rrallë të 8 pjesëtarëve të së njëjtës familje që vuajnë nga e njëjta sëmundje

Historia e familjes amerikane Anderson të mbush me shpresë dhe optimizëm për të jetuar dhe për të përballuar problemet, të mëdha apo të vogla qofshin ato. Tetë nga nëntë anëtarët e kësaj familjeje nga Springfield, Illinois, kanë një formë të rrallë të kancerit të stomakut. Ata ndajnë një mutacion gjenetik që çon në kancer në 56-70% të rasteve nga njerëzit që e trashëgojnë atë. Vetëm rreth 400 familje në mbarë botën e kanë këtë gjen.

Lacy, 28 vjeç, është më e vogla e familjes Anderson e diagnostikuar me këtë lloj kanceri. Ajo është në fazën e fundit të sëmundjes. Pjestarët e tjerë të familjes kanë bërë ndërhyrje që në fillim, në mënyrë që të parandalonin sëmundjen. Pas dy vitesh lidhjeje, Lacy i ka propozuar të dashurit e saj dhe kanë vendosur që të martohen këtë të shtunë.

Historia fillon me xhaxhanë e saj Frank. Kur vëllai i babait të Lacy-t bëri kolonoskopi, mjekët gjetën polipe në të gjithë zorrën e trashë. Fillimisht mjekët dyshonin se Frank kishte kancer të zorrës së trashë, por pasi zhvilluan testet e gjakut, kuptuan se ai kishte një mutacion të gjenit të tij. Sapo mjekët mësuan se kishte mutacion, ata e dinin se kanceri i tij ishte me siguri i trashëguar nga kanceri i shpërndarë gastrik (HGDC). Ai u diagnostikua në qershor të vitit të kaluar. Më pas, dy fëmijët e tij, Laura dhe Eric, bënë gjithashtu testet e duhura, dhe dolën pozitivë.

E njëjta histori ndodhi dhe me vëllanë e Lucy-t, Robert. Ka rreth 120 mutacione që mund të ndodhin përgjatë gjenit CDH1 dhe secili prej tyre mund të shkaktojë kancerin e rrallë të stomakut. Këto mutacione gjithashtu mund të shkaktojnë kancerin e gjirit dhe të vezoreve, por zakonisht tumoret fillojnë në stomak.

l.h/ dita

September 4, 2018 14:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*