Njihuni me shqiptarin më të njohur të mafies amerikane

February 10, 2016 18:34

Njihuni me shqiptarin më të njohur të mafies amerikane

John Alite ose ndryshe “Johnny Alletto” ka lindur më 30 shtator 1962 është një nga kriminelët dhe vrasësit më të njohur në SHBA.

Amerikani me orgjinë shqiptare ka qenë i lidhur me familjen Gambio dhe John A. Gotti në vitet 1980 deri në vitet 2000.

Alite u arratis në vitin 2003 pasi mësoi se kërkonin ta vrisnin.

Nga ditët e rinisë: Nga e majta, John E. Alite, John Gotti Jr. dhe Joseph “Cocaine” O’Kane

Nga ditët e rinisë: Nga e majta, John E. Alite, John Gotti Jr. dhe Joseph “Cocaine” O’Kane

Ai udhëtoi në 20 vende të Evropës dhe Amerikës së Jugut. U arrestua në Brazil me kërkesë të Interpolit, ku kaloi dy vite në burg dhe më pas u ekstradua në SHBA në vitin 2006.

Gangsteri shqiptar u dënua në vitin 2011 me 10 vite burg.

Në dëshmitë e tij ka rrëfyer se u njoh me grupin kriminal kur xhaxhai i tij e mori në një kazino. Më pas ai u bë njeri i afërt i John Gotti, i cili mori pjesë dhe në dasmën e tij të organizuar në vitin 1988.

Sipas hetuesve Alite dhe Gotti merreshin me trafikun e kokainës në Forest Hills dhe përveç kësaj merrnin dhe taksa nga shitësit e tjerë. Në vitet 1990, Alite thotë se grupi i tyre fitonte 1 milionë dollarë në muaj.

Në vitin 2008, Alite u shpall fajtor në mungesë për dy vrasje dhe bashkëpunëtor në katër vrasje të tjera si dhe për dy atentate e grabitje.
00---alitagj
Vetë ai ka treguar se ka vrarë mbi 15 persona dhe ka qëlluar 37 njerëz. Ai pranoi që të dëshmonte në gjyqin ndaj familjes Gambino, ku Charles “Charlie Canig” Carneglia mori burgim të përjetshëm. Pas kësaj, ai u thirr dëshmiotar dhe në gjyqin daj Gotti. Por në fund, Alite u cilëua si dëshmitar i pabesueshëm.

Më 26 prill 2011, Alite u dënua me 10 vite burg, ku pasi kreu gjashtë vite pas ekstradimit, u lirua në vitin 2013.

February 10, 2016 18:34
Komento

4 Komente

  1. Shahisti February 10, 22:03

    Ky qeka shqiptar per s’mari. Edvino thirre per deputet.

    Reply to this comment
  2. Loran February 10, 22:14

    Ky esht spiuni nga elbasani barkthari qe spiunoi gotin dhe jo gangsterri

    Reply to this comment
  3. Bayoneta February 11, 08:48

    Nuk ka gje per ty krenuar me te,si thote populli ky eshte SPIUN,shiti ata qe e bene dikushi.Eshte i vetmi qe i hengeri pas kurrizit italianet.TURP se ata i dhane miliona dhe fame.Fatkeqesisht ky nje dite do te paguaj qe u be fuks i amerikanve dhe u arrestuan familje dhe persona qe mbanin me buke mijera te tjere.Jo e gjithe mafia eshte si pershkruhet nga sionistet amerikane.Kane edhe ata anet e mira te tyre.Ky e preu ne bese besen e shqiptarit,qofte edhe per punet e pista,nuk ka rendesi.SPIUNI.turp qe fryhet si dikushi e kam pare shume here ne dokumentar me Sir Trevor Macdonald.tipik pusht i pabese. mos te harrojme se italianet e sicilise jane shumica me tradita si leke dukagjini dhe kur shkuan ne amerike,gjeten perbuzjen dhe rracizmin nga saxonet dhe sionistet.italianet u prene ne bese dhe fatkeqesisht spiuni hiqet si burre i beses.shikoni dokumentaret te kuptoni keta leshkot e kuq te pabese,ishin te vetmit qe lejohej te shkelnin shqiperine ne kohen e Enver Hoxhes nga Amerika.John Alite ka fame per spiun qe shit Gotin ,Goti i nderuar ,Alite i cnderuar kjo eshte e verteta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*