Njihuni me velinat e reja të Fiks Fare (FOTO)

August 31, 2018 19:10

Njihuni me velinat e reja të Fiks Fare (FOTO)

 

“Fiks Fare”, emisioni më i madh investigativ në vend, zgjedh dy velinat e reja për këtë sezon të ri.

Krahë dy prezantuesve Dorian Ramaliu dhe Devis Mukës do të jenë dy bukuroshet Marjana Shkreta dhe Artea Bebri.

Të dyja vajzat nuk janë pak të njohura për publikun.

Velinat e reja të Fiks-it janë marrë më modeling, kanë qenë pjesë të sfilatave të shumta apo seteve fotografike.

Marjana Shkreta është balerinë profesioniste, e cila mban edhe një çmim bukurie, atë të ‘Miss Kinemasë’.

Prej dy vitesh ka qenë pjesë e trupës së baletit të Top Channel.

Biondia Artea Bebri më shumë i është përkushtuar modelingut pa e lenë pas pasionin e saj për kërcimin.

Të hënën, në datë 3 shtator, Fiks Fare ju lë takim në të njëjtin orar, në 20:10.

a.s/dita

August 31, 2018 19:10
Komento

1 Koment

  1. hahaha sa kom qesh . August 31, 21:54

    Velinat & Nastradinat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*