NJOFTIMI / Sauditët kërkojnë falje: Gazetarin duhej ta kishim vrarë me njerzillëk

October 17, 2018 18:55

NJOFTIMI / Sauditët kërkojnë falje: Gazetarin duhej ta kishim vrarë me njerzillëk

RIAD – Një njoftim i orëve të fundit nga Arabia Saudite bën me dije se princi i Kurorës Mohamad bin Salman ka mbajtur një konferencë për shtyp menjëherë pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit Majk Pompeo, ku ka kërkuar sy për sy falje dhe ndjesë të thellë për çfarë i ndodhi gazetarit kritik të qeverisë, Xhamal Kashogi.

Duke folur para reporterëve sauditë që për ndonjë arsye misterioze po dridheshin nga emocionet, Princi Salman deklaroi se sipas informatave më të fundit, Kashogi humbi jetën gjatë një tentative vrasjeje të shkuar keq.

“Nga sa më kanë raportuar, bëhet fjalë për një mungesë të theksuar profesionalizmi dhe njerëzillëku nga ana jonë. Ne e joshëm zotin Kashogi në konsullatën tonë në Turqi, medemek se i ka gati dokumentet. Por plani ishte që të kryhej një vrasje e thjeshtë, rutinë, pa komplikacione. Ja që gjërat dolën nga kontrolli dhe fatkeqi aksidentalisht u përfshi në një gjakderdhje të panevojshme”.

Princi sqaroi se normalisht, gazetarët që kritikojnë qeverinë apo e potretizojnë me ngjyra negative regjimin, eliminohen me eficencë dhe pa zhurmë. Madje shumicën dërrmuese të rasteve as që bëhet fjalë ta marrë vesh dikush i jashtëm.

“Ne si shtëpi mbretërore, i kërkojmë ndjesë të thellë familjes Kashogi për mungesën e profesionalizmit në zhdukjen e të ndjerit. Në vend të një vrasjeje tak-fak dhe zhdukjeje të trupit në tre sekonda, u katandisëm në një kasaphanë qesharake që nuk i ka hije qeverisë sonë. Turp i madh,” shtoi princi Salman.

Në fund, ai siguroi gazetarët e pranishëm se kjo ngjarje e trishtë, do t’i shtyjë autoritetet të ngrenë një grup pune dhe të hartojnë një plan të ri masash për standardizimin e vrasjeve politike dhe eliminimin e gafave të kësaj natyre.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike shumë alergjike ndaj mungesës së profesionalizmit.   

October 17, 2018 18:55
Komento

3 Komente

  1. ironi Kanibalesh ! October 19, 17:05

    ” duhet ta kishim ngrene ,me pirua & thike ,
    si njerez te Kulturuar”

    por uria ishte aq e madhe sa harruam
    te perdornim piurua & thike dhe perdorem
    vetem Dhembet !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Fisit te ktij do cuar ca nga gazetaret e shqiperise ,
    #si zheji ,mero baze ,bushati, nano etj kerma mediash

    Reply to this comment
  2. Bjondi October 20, 10:32

    Kjo eshte tradita e juaj Saudite, Izraelit, Cia-s Amerikane, Kineze, Ruse e shume te tjere me radhe.

    Reply to this comment
  3. KORÇARI October 21, 10:36

    Kjo është mënyra e të gjithë atyre që nuk durojnë dot kundërshtarët ,akoma dhe për Salkën (Remzi Hoxha).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*