Njohja e Kosovës? Për Beogradin, një çek ”për të blerë” anëtarësimin në BE

December 31, 2014 10:07

Njohja e Kosovës? Për Beogradin, një çek ”për të blerë” anëtarësimin në BE

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, me rastin e festave të fundvitit ka dhënë një intervistë për mediat serbe ku ka folur edhe rreth statusit, sipas tij, përfundimtar të Kosovës, raporton portali kosovar Telegrafi.

“Procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës do të përshpejtohet dhe Serbia duhet të jetë gati për këtë. Si gati? Pra, Kuvendi sërish duhet të miratojë një program të masave, ndërsa unë nuk do të qëndroj larg. Jam i gatshëm për propozime, Qeveria është e gatshme të marrë pjesë në këtë plan të ri”, tha Nikoliç.

Nikoliç tha se platforma e re e shtetit serb për statusin përfundimtar Kosovën parasheh maksimumin e asaj që është e arritshme në ditët e sotme, por Serbia nuk duhet të kalojë “vijën e kuqe”.

“Platforma do të parashikojë maksimumin e arritshëm sot dhe do të përfaqësojë atë, që sipas së cilës, Serbia nuk do të ndahet plotësisht e kënaqur, por e njëjta gjë vlen edhe për Kosovën. Unë e kam krijuar planin e parë në vitin 2012, por ai u refuzua, për shkak se qeveria kishte thënë haptas se ka gjëra që nuk mund të zbatohen. Unë nuk mund të sugjeroj diçka që Qeveria nuk mund të zbatoj”, ka thënë Nikoliç.

I pari i shtetit serb përsëriti edhe njëherë se për shkak të këtij plani nuk do të ketë edhe ndryshime kushtetuese, pasi Serbia nuk do ta njoh shtetin e Kosovës për sa kohë ai është në postin e presidentit.

“Kjo nuk do të ndodhë, sepse vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës kërkon ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë. Ky akt nuk do të bëhet derisa unë jam president i Serbisë. Çdo gjë tjetër tashmë gjendet në Kushtetutë. Quhet autonomi substanciale dhe ne e respektojmë”, tha presidenti serb.

Nikoliç është i bindur se Serbisë do t’i kërkohet njohja e Kosovës në këmbim të hyrjes në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk them asgjë të re, por vetëm e përsëris atë që i thashë në sy Johannes Hahn. Ju e dini se unë këtë e kam thënë edhe në konferencën për shtyp me përfaqësuesin evropian – se BE-ja do të kërkojë ta njohim Kosovën… Hahn nuk tha asgjë. Nuk reagoj aty, por nuk e tha asnjë fjalë as në ditët në vijim. Unë jam i bindur se Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së brenda një muaji, nëse vendosë ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”, përsëriti ndër tjera Nikoliç.

 

December 31, 2014 10:07
Komento

14 Komente

  1. fatmiri November 7, 17:43

    Ky Nikolici thone qe e pi shume rakine shqiptare

    Reply to this comment
  2. Aljor November 7, 17:49

    Ore po qeni i Milloshevicit ngele,leri ore politikanet e rinje te hecin perpara.Jemi komshinj dhe duhet te merremi vesh se as njeri dhe as tjetri nuk ikim nga trojet tona.Lereni ore megallomanine dhe ndiqni shembullin e Frances dhe Gjermanise,qe megjthese kane lumej gjaku midis tyre,gjeten forca dhe bashkpunojne per te ardhmen e popujve te tyre dhe Europes.

    Reply to this comment
  3. Mal [email protected] November 7, 19:36

    Sikur u mungon guximi politikanve shqipetar dhe qetnikve tua thone troq
    Shqipetaret e duan shqiprine natyrale E madhe apo e vogel aq sa eshte
    Tokat shqipetare, as shqipetaret autokton ne to, nuk jan as serb as malazez as
    as maqedon e as grek Pra shqipetaret nuk duan te kolonizojne toka te hueja
    Ndersa kolonistet duhet heke dore prej kolonive O me hater o me zor !
    Ky eshte imperativ i kohes Nikoliq realiteti eshte i dhimshem per kolonizuesit
    Serbosllav Ndersa andrrat e nikoliqve per te kriju serbi te madhe me toka te hueja
    eshte iluzion i pa realizueshem( Umri kao shto je umerlla nada za veliku serbiju)
    Vdis nikoliq siq tka vdeke shpresa per serbi te madhe Ndersa shqiperija natyrale eshte realitet!

    Reply to this comment
  4. [email protected] November 7, 20:05

    Serbi mbetet serb, me kuptimin e sakte te shprehjes!

    Reply to this comment
  5. Arben November 7, 20:14

    Kosova esht e humbur, por edhe ashtu esht e mire per pazare
    te mesojn politikanet e Tiranes si behet pazar me cdo gje per te marre dhe fituar per vendin tend ne arenen nderkombetare

    Reply to this comment
    • albert November 7, 21:42

      e dine qe e kane te humbur.
      por si tregtare politike qe jane duan te perfitojne edhe nga kufoma e Kosoves si Serbi
      ndaj mire e thote qe do ta perdorin si cekun e blerjes
      njesoj si Saliu

      Reply to this comment
      • Arben November 7, 22:10

        E THONE FAKTET, JANE GJITHE BANORET E SANXHAKUT QE JANE SHQIPETARE, POR SERBET DERI TANI KANE ARRITUR TI BEJNE “BOSHNJAKE” NE RRUGEN DREJT SLLAVIZIMIT, KA EDHE SHUME TE TJERE ME PREJARDHJE SHQIPETARE QE KANE PRANUAR PROCESIN E SLLAVIZIMIT PER TU INTEGRUAR NE ATE SHTET.

        TE NJEJTAT PROBLEME JANE EDHE ME VOJVODINEN, QE ESHTE SA DY KOSOVA BASHKE DHE BANOHET ME HUNGAREZE.

        ORE MIK, SERBIA ESHTE SHTET ARTIFICIAL QE E SPONSORIZOJ RUSIA PAS LUFTES SE 2-TE BOTERORE DHE I DHA TERRITORE NGA PERANDORIA OSMANE DHE AUSTRO-HUNGAREZE.

        KETO JANE FAKTE HISTORIKE, DHE PER KETE ARSYE BEJNE SI “NACIONALISTA”, SEPSE VIZITA E RAMES NE SERBI, I MINON KETO PROGRAMET E TYRE TE ASIMILIMIT QE KANE 100 VITE QE I COJNE PERPARA.

        Reply to this comment
  6. lili November 7, 20:40

    Serbet qe qindra vjet kete’ refrain’ e Kane! Edhe qe qindra vjet po deshtojne,pra sa ma shpejt vota ta kuptojne kete aq ma mire!
    Sa per kryeministrin francez,ai eshte kryeministri ma deshtak déri sot te gjithe qeverive franceze,eshte nje kryeminister ne ikje,pra mos u cuditni qe deshtaku shkon tek deshtaket!
    United states of albania!

    Reply to this comment
  7. DRENICA E KUQE November 7, 21:16

    Ti duhet te dijsh se edhe ku je duke qendruar, je duke qendruar ne token e pushtuar shqiptare. Pra, deriu ne Danub eshte kufiri i Shqiperise Etnike ose Natyrore. Ti, ore derri serb je duke jetuar ne token e pushtuar shqiptare dhe duhet t’i therrasesh mendjes per çfare llomotit ti dhe serbet e tjere fashiste sikurse ti!…
    Lereni Shqiperine te kthehet ne kufijte e saj Etnike, deri ne Lumin Danub, pastaj n’daçi thoni e Madhe n’daçi e Vogel, kush s’pjerdh per ju fashistet e Putinit!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  8. tirons prej verteti November 7, 22:45

    Ky pijetari debil po ben lojen e carit te ri rus qe i dha porosite e fundit pas parades ushtarake ne Beograd. Kerkon nga Europa ta degjojne se ai eshte “i rendesishem” dhe se mundet te beje trazira qe nuk i kontrollon dot Evropa nqs nuk perfillet ai dhe ustai i tij ne Moske. Si gjithmone serbet vazhdojne te jene thjesht vegla te lira, dhe kafsherore, te instrumentalizuara nga stepat ruse. Prape me humbje do dalin dhe prape do te vazhdojne te “festojne” dhe te perkujtojne humbjet e tyre sic kane bere per shekuj. Historia perseritet, cuditerisht shpesh.

    Reply to this comment
  9. Mark uk November 8, 19:55

    Edhe turku mbetet turk.Me turk e shkja bese nuk ka thoshte Fishta.

    Reply to this comment
  10. Hm... December 31, 11:57

    e c’rendesi ka c’ka mendon ai qe humbi!!!! Kush po pyet per mendimin e vrasesve dhe dhunuesve… nese ka ndonje dileme per ta, mbetet ajo kur do te veproje drejtesia mbi ta. BE ben gabim te toleroje nje shtet vrases dhe dhunues qe meqe ua prene duart e gjakosura, tani kerkojne kompensim per to!!!

    Reply to this comment
  11. Cœur December 31, 15:24

    Urimi: (me plis në kokë) Pra, të dashurit e mipasi që jam i qytetëruar, po prezentohem:
    Emrin e kam: Alban, Albanez, Albenj, Allbanac, Arbër, Arbëresh, Arvanit, Arbanas, Arnaut, Skipetar, Shqyptar, Shiptar, Shqiptar.
    Emri i babës: Ilir
    Emri i nënës: Dardane
    Mbiemri: Pellazgu
    Gjendja familjare: I martuar me të Bukurën e Dheut
    Numri i anëtarëve të familjes: Afro 16 milion frymë
    Gjuha: E skipeve
    Vendlindja: Ballkan
    Prejardhja: Etnike
    Mosha: Sa Baba Tomorri
    Lartësia: Sa Sharri
    Pesha: Sa nderi
    Nderi: Sa besa
    Besa: Sa vet jeta
    Feja: E shqiptarisë
    Ngjyra: Kuq e zi
    Simboli: Shqipja dykrenëshe
    Garderoba: Kombëtare dhe ajo moderne
    Himni: Ai i Flamurit Kombëtar
    Profesioni: Rob, bujk, artizan, puntorë, luftëtar, intelektual në shërbim të popullit tim
    Gjenda momentale: I robëruar, i mërguar, i arrestuar, i burgosur, i keqtrajtuar. Tash gjendem në rrugën e drejt. Zemra më rrah me pulsin e zemrës së popullit. Gjindem në rrugën e Lirisë!
    Virtytet: Urtësia, durimi, qëndresa, mikpritja, besimi, bujaria, morali, humanizmi ….
    Epitetet: Nacionalist, irredentist, seperatist, terrorist, analfabet, fundamentalist, vandalist, secesionist ……
    Dëshira: Paqja, demokracia, VETVENDOSJA, liria …….
    Idealet: Sinqeriteti, dashamirësia ….
    Urrejtja: Dyftyrësia, rrena, tradhtia ….
    Adresa: Ballkani-bota. Fahu postal nr.001
    (ofshan thellë, pastaj vazhdon) hëm, pastaj në damarët e mi rrjedh gjaku i Pirros, i Teutës, i Skenderbeut, i Ali Pashë Tepelenës, i Abdyl Frashërit, i Mic Sokolit, i Ismail Qemalit, i Hasan Prishtines, i Haxhi Zekës, Gjergj Fishtes, Isa Buletinit, Adem Jasharit, e shumë të tjerve. Me që ra fjala në damarët e mi rrjedh gjaku i gjithë shqiptaris.
    ……….. Tash më bëhet sikur dëgjoj simfonin e shkronjave të shenjta të ‘’Formulës se pagëzimit’’, të ‘’Mesharit’’, të ‘’Historisë së Skenderbeut’’, të ‘’Lahutës së Malësisë’’, të ‘’Gjarprinëve të gjakut’’, të ‘’Gjeneralit të ushtris së vdekur’’, të ‘’Trungut Ilir’’, të ‘’Nga folklori ynë’’etj. Në kokë më gjumëzhijnë shkronjat e ABETARES sonë të mrekullueshme!….
    …… Ja, ky qe letërnjoftimi im i shkurtër. Çka të shtoj tjetër?! Si dikur, edhe sot i robëruar, i ndjekur, i keqtrajtuar, i djegur, i vrarë mu në pragun e shtëpis sime, por kurr i përkulur, kurr i thyer….. Planet e elaboratet shfarosëse dje të Garashaninit, Çubrilloviqit, Andriqit, e sot të Akademisë së Shkencave Serbe kishin e kanë për qellim të na zhbijnë, po jo, JO! Ne jetojmë…….Nata, sado e gjatë që të jetë, në agim do të ketë!…..

    Kosova nuk eshte “cek’ i Beogradit per ne Europe
    eshte ceku per te qene nje Europe e Bashkuar !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*