Njohja e patentave, ja lejet e drejtimit që vlejnë edhe në Greqi

August 31, 2018 13:49

Njohja e patentave, ja lejet e drejtimit që vlejnë edhe në Greqi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zbardhur marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbi njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit.

Sipas kësaj marrëveshjeje, shtetasit shqiptarë, që janë të pajisur me një patentë të modelit I, të lëshuar nga data 01.07.2005 ose modeli II, lëshuar nga data 24.01.2017, mund të drejtojnë mjete në territorin grek, brenda periudhës së vlefshmërisë së lejedrejtimit, për sa kohë nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin grek.

Ndërkohë që, në momentin që shtetasit shqiptarë vendosin rezidencën normale në Greqi, ata mund të konvertojnë patentën shqiptare, në greke, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale në Shtetin Grek, shkruan scan.tv

Kjo procedurë bëhet pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejedrejtimit shqiptare, në greqisht, pa qenë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike.

Ndërkohë që, të njëjtat rregulla vlejnë edhe për shtetasit grekë që udhëtojnë drejt vendit tonë. Dokumenti i firmosur nga palët tashmë ka hyrë në fuqi, ndërsa ka një afat të pacaktuar.

o.j/dita

August 31, 2018 13:49
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*