Njolla e çadrës, FRESSH i shkruan Google: Përditësoni pamjen satelitore

May 24, 2017 21:28

Njolla e çadrës, FRESSH i shkruan Google: Përditësoni pamjen satelitore

Për plot 90 ditë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e bllokoi nja çadër e madhe në të cilën u ngujua Partia Demokratike. Historinë nga fillimi në fund të saj e di sot i madh e i vogël, ndaj s’ka shumë nevojë për koment.

Mirëpo, përpos kostove politike, ekonomike e sociale, çadra la edhe një njollë në imazhin e vendit në Google. Po të hysh në Google Maps, sheh që në Bulevard është akoma çadra. Kjo pasi nga fotografimet satelitore të Google që bëhen një herë në vit, nuk janë përditësuar. Kështu praktikisht do të duhet të presim një vit që Bulevardi të “zhbllokohet” në Google Maps.

Pikërisht që kjo njollë të hiqet, FRESSH (Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar) i ka bërë një letër zyrtare Googel-it që ta heqë nga bulevardi çadrën.

Më poshtë letra e plotë që kryetari i FRESSH-it i ka dërguar Google-it në emër të forumit:

1600 Amphitheatre Parkway
Mountain Vieë, CA 94043
SHBA

Tiranë, 24 Maj 2017

Të nderuar,

Më lejoni që në emër të FRESSH-it, organizatës rinore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të raportojmë një gabim dhe të sugjerojmë redaktimin përkatës në programin Google Maps për një nga pikat e referimit të Tiranës, kryeqytetit të vendit tim.

Jemi njohur së fundmi me pamjen satelitore të bulevardit qendror të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”, e cila pasqyron gabimisht imazhin e një çadre të pozicionuar ndërmjet godinës së Këshillit të Ministrave dhe asaj të Kuvendit.

Është e vërtetë që në prag të zgjedhjeve parlamentare, mbështetësit e Partisë Demokratike në opozitë, organizuan një protestë 90-ditore duke ngritur një çadër në bulevard dhe duke shpallur bojkotin e parlamentit për të ushtruar presion me kërkesën e tyre të çuditshme për krijimin e një qeverie teknike për mbikqyrjen e zgjedhjeve.

Ndërkohë që, prej 18 majit, çadra u hoq duke çliruar kalimin dhe liruar bulevardin pasi presioni në rritje i diplomatëve të BE-së dhe SHBA-së ndaj Partisë Demokratike, ndihmoi që opozita t’i jepte fund bojkotit të zgjedhjeve të ardhshme të qershorit.

Pas tre muajsh çrregullimi dhe çoroditjeje, bulevardi kryesor i Tiranës është sërish i lirë dhe i hapur që qytetarët e kryeqytetit, të cilët mund të kryejnë normalisht aktivitetet e tyre të përditshme jetësore.

Do t’ju luteshim që të kishit mirësinë të përditësoni pamjen satelitore të bulevardit kryesore të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit,” tashmë të çliruar nga imazhi i çadrës.

Sinqerisht,

Eljo Hysko,

Kryetar i FRESSH
Forumi Rinor Euro-Socialist i Shqipërisë/Lexo.al

May 24, 2017 21:28
Komento

2 Komente

  1. Mark uk May 25, 08:45

    Mire se ju jeni vegla qorre ne duart e PS.Nje dite duke shiku emisionin.Koha per tu zgjuar te NEWS 24 kam qesh me te madhe.Nie pukjan fliste nga malet e Pukes dhe thoshte se PD me ka zane rrugen ne Tirane.Shkoni more militaruc me pages se late name me brrockullat qe flisni.

    Reply to this comment
  2. l ri May 25, 17:01

    Po jep mënd zgjebaniku se çduhet të bëjmë të rinjtë…z
    Po ti o plehrë ngs fundi i botës që kruhesh me shqipëtarët çfar kërkon…?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*