Njollë lagështie? Për fshatin Prilluzhë është… Shën Maria (FOTO)

May 10, 2014 20:12

Njollë lagështie? Për fshatin Prilluzhë është… Shën Maria (FOTO)

njolla1-767x1024Mediat serbe i kanë bërë jehonë orët e fundit lajmit se në kullën e Kishës së Shpërfytyrimit të Zotit, në Prilluzhë të Vushtrrisë, u shfaq figura e Shën Marisë.

Banorët serbë të këtij fshati e interpretojnë si dëshmi se “Zoti nuk i ka harruar serbët nga Kosova”! “Ka shpresë. Zoti nuk na ka harruar”, thotë një banore, e cila këtë foto e ka postuar në rrjetet sociale, shkruajnë mediat e Serbisë.

Portali kosovar Telegrafi ironizon me titullin: Juve mund t’ju duket njollë, por për serbët e Kosovës është “dëshmi se Zoti nuk i ka harruar”!

Disa komente, që tallen me këtë “dëshmi” janë si më poshtë:

“Oh, kjo është asgjë. Këtu në dhomën time, në mur, u shfaq Virgjëreshës Maria para një viti, me Krishtin në duar. Krishti i vogël nisi të ecën”.

“Njeriu sheh atë që dëshiron të shoh”!

“Çdo të mirë atyre që besojnë në Babadimër”!

“Ne serbët gënjejmë… Dobrica Cosic”!

“Edhe muret e lagështa bëhen lajme”!

“Unë këtu shoh një njollë në mur”.

“Edhe priftërinjtë nisën marrin drogë, kështu që kanë halucinacione për gjithçka”!

“Nëse kjo është Maria, unë jam Krishti”!

“Njolla në mur është lajm i madh”!

May 10, 2014 20:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*