Nobel 2017: Ekonomi për mirëqenien

October 11, 2017 10:40

Nobel 2017: Ekonomi për mirëqenien

Akademik Kosta Barjaba

Prof. Dr. Arben Malaj

 Vitet e fundit ka qenë dominues diskutimi në qarqet shkencore se kush mund ta qeverisë më mirë një vend, ekonomistët apo sociologët. Thelbi i diskutimit fokusohej tek raporti midis pjesës me të tërën. Sipas studjuesve, ekonomistët mbajnë parasysh një pjesë të aktivitetit shoqëror, ndërsa sociologët e analizojnë shoqërinë në tërësinë e saj. ( https://www.nytimes.com/…/what-if-sociologists-had-as-much-influence-as-economists.h) Debatohet se ekonomistët gjatë hartimit të politikave ekonomike të zhvillimit, në vendim-marrjet ekonomike dhe në parandalimin e manaxhimit e krizave, duhet të mbajnë më mirë parasysh efektet sociale e psikologjike. Ky dallim midis ekonomistëve e sociologëve konstatohet më qartë në rastin e krizave, ku dështimet e politikave ekonomike krijojnë pasoja të rënda, jo vetëm ekonomike. Ndërsa dalja nga kriza, tejkalimi i nivelit të parakrizave dhe rritja e mirëqenies kushtëzohen nga faktorë kompleks e të ndërvarur. Manaxhimi i ekonomisë nuk është një rezultante matematikore e harmonizmit të politikave monetare, politikave fiskale dhe reformave strukturore. Një ndikim në rritje kanë perceptimet dhe pritshmëritë e agjenteve ekonomikë, të cilat kushtëzohen nga shumë faktorë socialë e psikologjikë. Ky debat akademik është materializuar edhe në përzgjedhjen vitet e fundit të fituesve të çmimit Nobël në ekonomi.

Homo Economicus dhe Homo Sociologicus

 Këtë vit çmimi Nobel në ekonomi iu dha ekonomistit amerikan Richard H. Thaler, profesor në Universitetin e Çikagos, një ndër themeluesit e ekonomisë së sjelljes. Thelbi i kontributit të tij mund të përmblidhet, siç nënvizoi juria, në eksplorimin e ndikimit të racionalitetit të kufizuar, preferencave sociale dhe mungesës së vetëkontrollit në vendimmarrjet e individëve dhe rezultatet e tregut.

Merita e nobelistit më të fundit është ndërtimi i “urës” që lidh ekonominë me psikologjinë dhe një analizë realiste e mënyrës sesi njerëzit mendojnë e sillen kur marrin vendime ekonomike. Ai ka analizuar gjerësisht tre tipare psikologjike: racionalitetin e kufizuar, percpetimin mbi të duhurën dhe mungesën e vetëkontrollit.

Siç shihet, lidhja midis ekonomisë dhe ndikimit të saj në mirëqenien e qytetarëve është e dukshme. Ekonmia nuk është vetëm ekonomi, por edhe sjellje, kulturë, edukim, psikologji. Homo Economicus duhet të jetë edhe Homo Sociologicus.

Tendencë drejt ekonomisë për mirëqenien

Tendenca për të lauruar me çmimin Nobel ekonomistët që zhvillojnë teori ekonomike me fytyrë nga mirëqenia ka qenë konstante pas vitit 2010. Madje vlerësimet nuk janë kufizuar në sjelljen e qytetarëve si konsumatorë, por në një spektër më të gjerë, si sjellje shoqërore e njerëzore.

Nobelistët e vitit 2010 ishin Peter A. Diamond, Dale T. Mortensen dhe Christopher A. Pissarides, për analizën e tyre mbi kërkimin në treg, përfshirë kërkimin e punës, ngushtimin e hendekut midis ofertës dhe kërkesës për punë dhe shkurtimin e kohës për gjetjen e punës.

Në vitin 2011 çmimi iu dha Thomas Sargent dhe Christopher Sims, për analizat e tyre mbi ndikimin e ndryshimit të politikave ose lëkundjet e çmimeve në inflacion dhe punësim.

Nobelistë të vitit 2012 u shpallën ekonomistët Lloyd Shapley dhe Alvin Roth për analizën e tyre mbi korelacionin midis agjentëve ekonomikë, për shembull, studentët me shkollat, shërbimet mjekësore me pacientët etj. Për të mundësuar sinergjinë midis nevojave për shërbime dhe alokimit të shërbimeve ata propozuan modifikime në ndërtimin e institucioneve të tregut.

Në vitin 2014 çmimin e fitoi ekonomisti Jean Tirole, për analizat e tij mbi evitimin e rezultateve shoqërisht të dëmshme të tregjeve të parregulluara.

Nobeli i vitit 2015 ishte për Augus Deaton dhe rekomandimet e tij mbi hartimin e politikave që nxisin mirëqenien dhe reduktojnë varfërinë, duke u fokusuar tek zgjedhjet e konsumatorëve individualë.

Në vitin 2016 Nobeli shkoi për Oliver Hart e Bengt Holmström dhe teorinë e tyre mbi kontratat si edhe ndikimin e tyre në shumë sektorë të ekonomisë e të shoqërisë, përfshirë politikat e sigurimeve, partneritetin pubik-privat e madje edhe ndërtimin e institucioneve.

 “Shtytja e lehtë” në treg dhe në ekonomi

 Thelbi i kontributit të nobelistit më të ri të ekonomisë është analiza e tij mbi rolin e nxitjes së lojës së lirë në ekonominë e tregut. Shteti nuk mund të luajë as rol përcaktues, as rol rregullator. Roli i qeverisë, por edhe i institucioneve të tregut, sipas Thaler, duhet të jete orientues-instrumental, për të nxitur krijimin e mekanizmave, të cilat duhet tu ofrojnë konsumatorëve alternativat e shumta që ofrohen në treg. Sipas kësaj teorie, qytetarët dhe tregjet kanë nevojë vetëm për një “shtytje të lehtë”, për t’i ndihmuar të orientohen drejt kryerjes së veprimeve të duhura.

Ky rol orientues duhet të shtrihet edhe në sjelljen njerezore dhe mendimin njerëzor. Mendimi njerëzor zhvillohet në dy forma: si mendim reflektiv dhe si mendim automatik. Ky i fundit ka të bëjë me reagimin e menjëhershëm të individit ndaj fakteve e rrethanave të jashtme, pa i analizuar ato. Ndërkohë, të menduarit reflektiv shpie drejt një vendim-marrjeje, të mbështetur në një kontekst njohës dhe përvojash individuale. Për shembull, cilin universitet apo degë duhet të ndjekim, çfarë lloj sipërmarrjeje duhet dhe mund të krijojë një individ, në cilën pjesë të territorit duhet ta shtrijë aktivitetin sipërmarrës etj.

“Shtytja e lehtë” është e domosdoshme për sjelljen në treg. Për shembull, në raste epidemish apo rreziqesh për shëndetin, njerëzit shtyhen të blejnë polica sigurimi, si përtej rrezikut, ashtu edhe përtej aftësive të tyre paguese. Ose për të ndihmuar grupe të varfëra e të rrezikuara të popullsisë, qeveritë mund të ndërtojnë programe sociale të kushtueshme, të cilat mund të ngadalësojnë ose deformojnë rregullat e tregjeve të lira. Në këtë rast, politikat rishpëndarëse dëmtojnë, përtej arsyes, interesat e krijuesve të pasurisë, nxisin parazitizmin apo riciklojnë papunësinë e varfërinë. Nobelisti Thaler sugjeron se në rastet e mësipërme, ose edhe në mjaft situata të tjera ekonomike, financiare apo sociale, mund të gjendet një vijë ndarëse, e cila pajton nevojën me burimet për plotësimin e saj.

“Shtytja e lehtë” ose paternalizmi liberal harmonizon politikat liberiste me politikat paternaliste, si të shtetit apo institucioneve, ashtu edhe të tregut. Kjo mundëson që zgjedhjet e njerëzve në treg të orientohen, por deri në masën kur nuk shkelin lirinë e tyre. Për shembull, nëse dëshirojmë të nxisim përdorimin e ushqimeve të shëndetshme, kjo nuk mund të arrihet me propagandë apo reklama, por duke i ekspozuar këto ushqime në vende më të dukshme e më të arritshme prej konsumatorit. Ky është një shembull i thjeshtë, por ndoshta ndihmon për të ilustruar idenë sesi mund të orientohet sjellja e njerëzve në treg. Ky shembull sugjeron sesi arkitektura e supermarketeve, në rastin konkret, dhe arkitektura e ekonomisë, në përgjithësi, duhet të vihen në funksion të arkitekturës së qëllimeve, sjelljes se zgjedhjeve konsumatore e njerëzore.

Teoria e Thaler ka implikime të drejtpërdrejta edhe në politikat e mirëqenies. Për shembull, në politikat e pensioneve, kjo teori sugjeron zgjerimin e arkitekturës së zgjedhjeve për pensionistët e ardhshëm, duke krijuar sa më shumë plane e kolona sigurimi e vetësigurimi, publike e private, sidomos duke krijuar kushtet ligjore për njerëzit që dëshirojnë të kursejnë më shumë.

Përfundimisht, teoria e “shtytjes së lehtë” është një kontribut jo vetëm teorik, por edhe praktik sepse ndihmon vendim-marrjet individuale për mirëqenien, shëndetin dhe lumturinë e qytetarëve.

 

October 11, 2017 10:40
Komento

10 Komente

  1. Novruz Taip Vishanji October 11, 19:16

    HE MOR TEORICIEN GANGSTER

    i tetedhjeteekater te masakruarve ne te ashtuquajtures tragjedi te Otrantos, pasi teorizove dhe vure ne praktike “katenat e Sant Antonios”, skemat piramidale po na derdelit edhe per nje teori gjoja te re, te “shtytjes se lehte” te shtetit per te zhvilluar ekonomine !

    Quhet thejshte PLANIFIKIM i ekonomise, pa shtytje te lehta, por programime shkencore e te miremenduara e asgje me shume.

    Sepse nobelistet tuaj, dalengadale po arrijne te kuptojne ate qe i duhet ekonomive sot ne bote, nje zhvillim te planifikuar deri ne detal, sepse vetem ne kete menyre mund te arrihet nje barazpeshim mes nevojave dhe mondesive qe afron tregu.

    Mos u tromaks shume, se shqiptaret nuk harrojne gjemen qe u ke bere dikur, ne vend te asaj “shtytjes se lehte”, mbaje mire vath ne vesh, te kane zgjedhur nje denim kapital qe heret ea vone nuk do te mungoje te te peshtjelloje.

    Idiot !

    Reply to this comment
    • ULLI MAGNA October 12, 14:53

      http://time.ikub.al/277eb3bef8/2732524550c316518e699a1ef8f78336/lajm_Barjaba-bashkeshortja-dhe-vajza-akuzohen-per-vjedhje.aspx

      “Policia e qytetit Palo Alto të Kalifornisë njofton se arrestoi më 27 dhjetor për vjedhje tre persona me shtetësi shqiptare, Kosta Barjaba, gruan e tij Fatbardha dhe vajzën e tyre Joniada. Ata u arrestuan se po vidhnin mallra të një dyqani Nordstrom në një Qendër Tregtare të Palo Altos.”

      … NJE PLAGJATOR I RENDOMTE E LEPIRES I TE GJITHE ‘SISTEMEVE’ … !!!!!

      Reply to this comment
    • Mark .U.K October 12, 15:33

      Ajo qe thote Frau Merkel , e ”’ Lokomotives ”’
      se Evropit eshte nje ideologji .

      Kjo eshte nje ideologji e partise se saj .
      Qe po prek edhe partine e social demokrateve , pikerisht zbaton nje politike te tille , per te reduktuar papunesine , dhe qe eshte nje politike e mire sociale …..

      Edhe nese njerzit vuajne ,ose ne qoftese pagat bihen , kjo eshte Apsolutisht e nevojshme dhe e justifikuar , sepse renia e pagave eshte nje gje e mire , dhe ka nje efekt pozitiv , te pakten ne Fjale , krijon vende pune —- Kjo eshte FALLSO .

      Kjo ka ndodhur ne rastin gjerman ,
      ne shekullin e kaluar ku gjermania ZVOGELOJE pagat , duke Shfrytezuar mundesine e te qenit
      brenda Bashkimit monetar
      Dhe brenda saj , ka zbatuar te ashtu quajtr
      politiken ” fuck ” ose futja komshiut
      [ beggar – thy – neighbor ]
      qe do te thote , Gjermania me uljen e kostove te punes ,
      ka rritur konkurencen ne kurriz te vendeve fqinje
      dhe eshte kjo Arsyeja pse kemi krizen e Euros .

      Kjo nuk eshte nje recete per te gjitha vendet e botes .

      Gjermania
      percepton se gjermania eshte mire ,
      Dhe nuk u interesojne Komshinjte
      duke thene qe ne nuk kujdesemi per papunesine ne
      vendet e tjera te europes , dhe nuk na intreson
      varferia ………

      Perserisin vazhdimisht , duke thene
      qe kjo politike nuk munde te ndryshoje ,
      Ne jemi te sukseshem , dhe nuk kemi pse ta ndryshojme .

      E shikon Taip politiken Ekonomike te Lokomotives se Evropit ?

      Reply to this comment
      • Novruz Taip Vishanji October 18, 22:04

        MARK UKU !

        Gjermania, ndryshe nga shumica e vendeve perendimore, ka nje borxh te jashtem ne nivele qesharake, andaj me politikene e saj vendim-berese ne Be, u ka imponuar te tjereve kushte te perballueshme zhvillimi e invetimi ne ekonomi.
        Per me shume, politka ekonomike e trusteve me ne ze gjermane, bazohet ne te ashtuquajturen “pjesmarrje ne fitin te klases punetore te saj, duke krijuar nje disnivel te dukshem me pagat e simileve ne vendet e tjera te BE-se.

        Politika gjermane gjithashtu, si ajo amerikane, favorizon perthithjen e inteligjences se vendeve te tjera europiane, pikerisht me incentivimin e saj ne pagesa e lehtesi fiskale.

        Me fjale me te thjeshta, te tjeret punojne, arsimojne e pergetitin inteligjencen per gjermanet.

        E drejte apo jo, kjo eshte politika ekonomike ekspansive e shoviniste gjrmane sot.

        Reply to this comment
    • Tahip Novruz Tahip October 12, 16:41

      Tahip Novruz Tahip, yyyppp NTV yyyppp, duket qe ke nostalgji per ekonomistet dhe llogaritaret e kohes se dulles.

      Reply to this comment
  2. Kasandra October 11, 23:01

    “Shtytja e lehtë”në treg dhe në ekonomi!
    Artikull informativ i saktë e i pasur për tu komentuar nga profesionistë. Në tetë vjet janë lauruar shtatë nobelistë në ekonomi. Nuk ka informacion se si kanë kontribuar tezat e gjashtë nobelistëve pararendës, po i shtati i ka vënë pikat mbi “i”. Tani “morëm vesh” se “Siç shihet, thuhet në artikull, lidhja midis ekonomisë dhe ndikimit të saj në mirëqenien e qytetarëve është e dukshme” dhe çudira të tjera që bëjnë përgjegjës edhe sjelljen dhe dobësitë e njerëzve, vendim-marrjen e tyre të pa përshtatshme për veten e tyre dhe problemet egzistuese, thënë ndryshe për dështimet në ekonomi dhe krizat. Tani shpresa është te kjo “shtytja e lehtë” orientuese e qeverisë, që i ngjan shprehjes së famshme “Shtyje Like”, për të përmirësuar “miëqenien, shëndetin dhe lumturinë e qytetarëve”. Kasandra.

    Reply to this comment
  3. proletar October 12, 16:10

    Teoria klasike , ose teoria e ekuilibrit ne pergjithsi
    vazhdon te dominoje pjesen me te madhe te studimeve dhe interpretimeve ekonomike ,
    dhe ne vençanti duke pare tregun e punes
    , dhe deshiren e Qeverive per te kaluar qofte edhe me force te gjithe Serine e masave
    qe te shtrengojne puntoret ne nje situat IZOLIMI ,
    Ekzaktesisht si na dikton Teoria Neoklasike .
    Kjo teori lindi nga s’forcimmi teorik i Leon Walras .

    Kjo eshte nje teori Tregu pa Treg .
    Eshte nje teori qe mohon monedhen ne treg .

    Reply to this comment
  4. agroni October 12, 17:03

    cili eshte suksesi i Ekonomisteve , kur jane shtuar te varferit , dhe pasuria eshte perqendruar ne nje grusht njerzish ,

    Reply to this comment
  5. Lira October 14, 11:36

    Bravo, o blogista, jeni vërtet më të mirë..
    “Shtytje të lehta”, demagogji e vërtetë…
    Pasuria po koncentrohet!
    Varferia po rritet….

    Reply to this comment
  6. Nje shqiptar October 14, 12:52

    Jetoj ne nje province te Italise e cila qe prej vitit 1945 e deri me sot qeveriset me shume sukses nga KOMUNISTET REVIZIONISTE e KATOLIKE . Format ekonomike qe ata kane aplikuar me shume sukses, kane ne bazen e tyre “KUJDESIN PER NJERIUN”. Ata aplikojne organizimin kolektivist e kooperativist ne fshat , ne qytet, ne tregti si dhe ne shume aktivitete te tjere. Aplikojne metoda te tilla per perkrahjen dhe lehtesimin sa me shume te biznesit te vogel dhe te mesem privat, asistencen per shume te varferit , fonde gratis per nismat ekonomike te grupimeve rinore, bashkepunim shtete – privat por edhe taksim te larte biznesit te madh, arka kursimi per ruajtjen e kursimit te popullesise dhe kreditimin me norma favorizuese te biznesit te vogel etj. etj. Ne tere keta forma ekonomike e financiare eshte pasur parasysh parimi “”shtytja e lehte” apo sic thone me shaka vete keta “komuniste” , eshte me mire qe “ njeriut ti japim kallamin per te peshkuar se sa peshkun gati”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*