“Nobeli” i letërsisë: Të enjten jepen dy çmime, si renditet Kadare

October 7, 2019 11:56

“Nobeli” i letërsisë: Të enjten jepen dy çmime, si renditet Kadare

Çmimin i madh i letërsisë, “Nobel Prize” do të jepet këtë të enjte, datë 10 tetor. Një ndër pretendentët në klasifikim është dhe Ismail Kadare.

Akademia Suedeze e çmimit, pohon se të gjithë ata “lojtarë letrarë basti” që kanë provuar intuitën e tyre me një emër të përveçëm shkrimtari, u janë shtuar shanset për të fituar. Po cila është arsyeja?

Siç dhe e dimë, për shkak të vendimit të Akademisë Suedeze vitin e kaluar, në vazhdën e një skandali seksual që përfshiu burrin e një anëtareje të Akademisë, i cili u dënua për përdhunim do të ndahen dy çmime “Nobel” për letërsi, të cilët do të kompensojnë mungesën e vitit 2018.

Çfarë ndodhi?

“Nobeli” i vitit të kaluar për letërsi nuk u nda vitin e kaluar për herë të parë që nga viti 1949, pasi Akademia Suedeze, institucioni që përzgjedh fituesit u përfshi në një skandal seksual. Fondacioni Nobel, i cili realizon vullnetin e Alfred Nobelit, ka njoftuar më herët për hapat që Akademia Suedeze ka marrë në mënyrë që të krijojë mundësi të mira për rivendosjen e besimit dhe që laureatët për të dy vitet, 2018 dhe 2019, të shpallen këtë vjeshtë.

Ndryshimi më i rëndësishëm i ndarjes së Çmimit është emërimi i pesë anëtarëve të pavarur dhe të jashtëm, të cilët do të ndihmojnë Akademinë Suedeze për të zgjedhur laureatët për vitet e ardhshme. Se si përzgjidhet fituesi ka qenë prej kohësh një sekret. Ajo që dihet është se rreth 200 nominime shqyrtohen nga Akademia në muajin shkurt dhe më tej, në maj përgatitet lista e ngushtë me pesë autorë që studiohen gjatë verës. Arkivat e detajuara për arsyetimin e jurisë hapen 50 vjet pas ngjarjes.

Sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze, Anders Olsson, ka njoftuar më herët shtyrjen e Çmimit, duke thënë se organizata i duhej të përqendrohej në “rikuperimin e besimit të publikut” për shkak të trajtimit të një serie akuzash për sulmet seksuale të bëra kundër Jean-Claude Arnault, bashkëshortit të anëtares Katarina Frostenson. Arnault u dënua më pas për përdhunim dhe nisi vuajtjen e dënimit.

Laureatët e letërsisë përveç medaljes marrin edhe shpërblimin prej 9 milionë krunash suedeze (rreth 850 mijë euro). Shkrimtari britanik Kazuo Ishiguro ishte laureati i fundit, në vitin 2017. Vitin e kaluar autorit Guadeloupean Maryse Condé iu dha një “Nobel alternativ”, çmimi i Akademisë së Re, që e plotësoi boshllëkun e lënë nga anulimi i çmimit zyrtar.

Cilat janë parashikimet?

Çmimi Nobel për Letërsi ka qenë prej kohësh tepër i vështirë për t’u parashikuar , por kjo kurrë nuk i ka ndaluar botuesit të përpilojnë shanset e tyre vjetore. Sipas tabloidit mjaft të njohur britanik “Nicer Odds”, poetja dhe eseistja kanadeze Anne Carson është në majën më të mirë të këtij viti, ndërsa shanset më të pakta i ka George R. R. Martin, një shkrimtar i tregimeve të shkurtra dhe novelist amerikan, i cili shkruan në zhanrin e fantazisë, horrorit, dhe fanta- shkencë.

Martin është gjithashtu një skenarist dhe producent televiziv. Ai është bërë i famshëm me serinë e tij të novelave fantastike më të shitura ndërkombëtarisht, A Song of Ice and Fire, të cilën më vonë HBO e përshtati për një seri ‘dramë’, të titulluar Game of Thrones (Loja e froneve).

A do të marrë fund pritja e padurueshme e Milan Kunderës? A do të mund të bëhet Salla e Koncerteve të Stokholmit një pallat ëndrrash për Ismail Kadarénë? Po Olga Tokarczuk, shkrimtarja polake me një zë dhe reputacion të njohur në publik, do të arrijë dot të gërmojë tokën mbi eshtrat e bashkëmoshatarëve të saj të mundur? Këtë do ta zbulojmë të premten e kësaj jave. Ja dhe disa nga pretendentët:

Anne Carson 4/1

Maryse Condé 5/1

Can Xue 8/1

Haruki Murakami 8/1

Lyudmila Ulitskaya 8/1

Ngugi Wa Thiong’o 8/1

Margaret Atwood 10/1

Marilynne Robinson 10/1

Olga Tokarczuk 10/1

Péter Nádas 10/1

Adunis 14/1

Gerald Murnane 14/1

Mircea Cartarescu 14/1

Ya Hua 14/1

Ismail Kadaré 17/1

Javier Marías 20/1

Jon Fosse 20/1

László Krasznahorkai 20/1

Milan Kundera 20/1

Peter Handke 20/1

Yoko Tawada 20/1

César Aira 25/1

Yang Lian 25/1

Ko Un 33/1

Ernesto Cardenal 50/1

George R. R. Martin 250/1

j.l./ dita

October 7, 2019 11:56
Komento

11 Komente

  1. demo October 7, 12:42

    Nobeli po e mban varur Kadarene.Eshte teper i madh qe te pershtatet sipas stilit te atyre qe fitojne Nobelin,sic bejne keto kengetaret e festivaleve,qe zgjedhin kenge te pershtatura sipas shabllonit te festivalit europian.
    Me mire te mos e perfillte fare ate cmim dhe te shkruaje lirisht sipas menyres se vet.
    Sepse ve re qe veprat e Kadarese pas 90 mezi lexohen.
    Jane te ndikuara nga shablloni Nobel.

    Reply to this comment
    • Verifikim October 7, 13:44

      Demo Kadareceshte shkrimtar i mire por nuk eshte sgjrimtar i madh. Si ai bota ka me mijera.
      Plus qe e kaluara e dij dge venia e ralentit td tij ne sherbim te regjimit e penalizon shume.
      Pasi nobeli u jepet atyre qe u hapin syte lexuesve, u tregojne bote te reja. Kadareja lexuesit e tij shqiptare vetem i ka mashtruar. Nuk ka qene i sinqerte
      Nuk e di ne e ke lexuaf ate novelen ku flet per nje hotel ne Paris ku flinte dhe perandori japonez. Aty del ne pah krejt hapur shpirti i tij i keq si autor (jo si njeri) vreri i tij.
      Ca gjera i dine mure ne Suedi. .

      Reply to this comment
  2. Rita October 7, 14:32

    Me se drejte komenti me pseudonim “verifikim “! Shtoj se ndjej pikellim per talentin e tij ( Kadarese ) qe u vu ne sherbim te nje sistemi hipokrit e sadist ! Kur ne mundesite qe kishte pasur me dhjetera mund te zbatonte ate azil politik perpara finishit por ne nisjen e tij te karrieres , Sa here ka shetitur neper bote Kadareja si emisar i politikes enveriste nen petkun e nje shkrimtari ne konferenca te ndryshme kulturore ?? Kete azil politik te kryente ai ne vitet 60,70, e 80 e jo pas renies se murit re Berlinit ku dhe nje femije e kuptoi se komunizni falimentoi . Dhe sot ai do te gezonte pervjetoret e shumte te marrjes se cmimit Nobel e jo te prese me kot se do te fitoje ate cmim . T

    Reply to this comment
  3. Shahisti October 7, 15:03

    Me duket se me shume shqetsohen armiqte e Kadarese a do ta marri cmimin Nobel apo jo Kadareja, se sa vete Kadareja. Shkrimtari ka vepren e vet, dikush e pelqen dikush jo. Kadareja nuk behet me i vogel si shkrimtar ngaqe nje komision (qe nganje here perfshihet edhe ne skandale seksuale) suedez nuk i jep nje cmim, as nuk behet me i madh po qe se ketij komisionit na i teket qe t’ia japi cmimin. Kadareja me Nobel apo pa Nobel eshte ai qe eshte, e mjaft na cate zolloten me e mori, nuk e mori, jo po nuk e merr se eshte hipokrit, jo po nuk ia japin se i sherbeu diktatures. Kadareja duan apo nuk duan shkrimtarucet e tjere shqiptare, ngelet me i madhi i letrave shqipe. Kur te dale ndonje me i madh, e ka per te dale patjeter se jeta keshtu eshte, atehere ke te thone qe Kadareja eshte nje nga met medhenjt e letrave shqipe.

    Reply to this comment
  4. Doni October 7, 15:59

    O njerez Te mire lutuni qe Ismail Kadare Te fitoj.
    Nderi me I madh eshte per né shqiptaret pastaj per kadarene.

    Reply to this comment
  5. i asht qep Noblit Skuthi I.K si dikur Sigurimsat X - intelektuali lol ! October 7, 19:27

    ik mer mut njeri ,
    se nji shkrimtare i redomt je ,qe me Boten qe jetome s’te lidh asigjo .
    nuk presim dot Nobelin saher vjen koha ,
    sepse do dali Skuthi menjiher nga pas ngjit si muti
    mbas kepuce lol .
    nji muzllum qe ka shkrujt vetem per padronet komuiste ,
    dhe qe shoqerise e shqiptareve nuk i thot asgje ,sepse sdi cfar ti thoj .
    Aaaaaaaaaaaaaaaa me tregu prralla kamuniste o qerrata .
    Hik mer mut njeri zhduku nga Jeta e Shqiptareve sepse ty vetem idiotet e ca muzllume besnike te taborit komuiste dua me ta pa ate surrat prej skuthi .
    Kush pjerdh per ty ne kte Bote ?
    hahahahah je nji Xerrooooooooooooo me xhufka
    poture anadolli asgjo me shume .
    hajt e pjerdhu plak i peshtire se je bo teper i neveritshem per kte Bote

    Reply to this comment
  6. ivoni October 7, 19:58

    NUK BESOJ TE KETE TE TJERE AUTORE TE LIBRIT ..! E PERSERIS “AUTORE TE LIBRIT ” , PRA SHKRIMTARE ..! GABIM E DI QE E KAM , POR SI TA SHPREH NDRYSHE PASI E DI MIRE QE TANI NUK LEXON ME NJERI LIBRA . PRA KANDITIMI I AUTOREVE PER CMIMIN “NOBEL” LE TE NA NXISE PER TE LEXUAR ..! POR KAM PERKRAH NJE MIKUN TIM QE ME THOTE : E C`TE LEXOJME KUR NUK KEMI BUKE TE HAME ?! TE SHITURIT TEK BORGJEZET ?! .. E BESOJ MIKUN , PASI E DI MIRE SE BORGJEZET NUK KANE FANTAZI , NUK KANE ZELL SHKRIMTARI , PASI SHKRIMTARE “ZEMER ZINJ ” NUK MUND TE GJESH OSE BORGJEZE ME ZEMER TE BARDHE …!

    Reply to this comment
  7. Dn October 7, 20:45

    Kujtonise Nobeli do nje tjeter skandal me njerin qe detyroj vajzen me abortuar 6 muajsh, me masakrimin e dashnorit te vajzes sepse nuk ishte per ta?! Me njerin qe ka bere elogj partise ma te eger te evropes?!
    Mos lini nam me !
    Ka plot shkrimtar te mire qe nuk kaneperlyer vetin e tyre si ky!
    Kundera per shembull.

    Reply to this comment
  8. era! October 7, 21:17

    Gjirokastriti kadare synon vetem vleren e cmimit se sa per famen as qe e casn trapin se ate ja siguroi Enveri i madh qe ky debili tani e quan diktator(DIKTATORI I SATEME)

    Reply to this comment
  9. pijetari October 7, 22:43

    Si me Nobel si pa te, Kadare eshte i madh.

    Reply to this comment
  10. Rita October 8, 22:22

    A e din ( komentuesit Dn ) se po mendoj pas atyreve fakteve rrenqethese qe shkruani me siper se “trimi “Kadare u arratis ne tetorin e 1990 ( pas shembjes se murit Berlinez e dyndjes se ambasadave ne Tirane ) nga frika e ndonje shpagimi nga familja RRAPI !!??Familjarisht arratiset l,gruaja e vajza a thu se ishin vitet 70,80 ku internoheshin familjaret e jo vetem dy muaj para se hapej kufiri jugor me Greqine . U qetesu kur familja Rrapi emigroi ne Amerike !! Une personalisht duhet te jem mirenjohese qe ai shpalli arratine e tij me ane te stacionit ” Ju flet Amerika ” cdo mbremje ne oren 18 pikerisht 25 tetor 1990. E kam shkruajtur nje here se pikerisht ai lajm me shpetoi jeten e ne se dje u gezova sot me medyshje them se le te shkoja ne djall une vec ajo arrati e tij te kryhej vite me pare e me penen e tij te inspironte rinine ,te udhezonte e t”i jipte kurajo populit te shumevuajtur ,te burgosur ! Talenti s”i mungonte ,,,,por medet i mungonte BURRERIA !!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*